Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ANALIZA | “Fillime Vizionare në Kohë të Traumatizuar” vepra studimore e munguar në trevat shqiptare

“Fillime Vizionare në Kohë të Traumatizuar” vepra studimore e munguar në trevat shqiptare

image Zyhdi Dervishi

“Fillime Vizionare në Kohë të Traumatizuar” vepra studimore e munguar në trevat shqiptare

 


 

Zyhdi Dervishi, Fillime Vizionare në Kohë të Traumatizuar; Sociologji Shkencë 1 (Ky tekst – monografi është miratuar në mbledhjen e Departamentit të Sociologjisë të Universitetit të Tiranës më 18 prill 2019). Redaktor Pandeli Koçi, Studio A-Vizion, Studio M&B; Botuar nga EMAL (574 faqe, 16 kapituj, dhjetra nënkapituj, literaturë dhe bibliografi).  

 

 

Dervishi ka një profil të gjatë kariere në më shumë se 40 vite. Oeuvre-ja e tij konsiston me një numër të madh artikujsh (700 shkrime teoriko-publicistike), pjesa më e madhe e tyre e specializuar dhe detajuar, dhe një numër të madh librash dhe studimesh nga të cilat Lente të Ndërveprimit Simbolik(2008), ndoshta nga më të mirët e kohërave, e më saktë e vetmja e kësaj kategorie që flet qartë për mjaft anë sociologjike dhe kulturore parë në aspekte shkencore të fushës së autorit, duke mos veçuar dhe mjaft të tjera e sidomos Didaktika e shkencave(2015).  Si një shfaqje feste në llojit e vet shkenca shoqërore paraqet një sfidë, dhe ajo është përgjigjur në këtë volum pune të autorit në kontribute të mëdha nga fusha të ndryshme të kërkimit. Në përgjithësi sfera e punës është një dëshmi mbresëlënëse për vitalitetin e shkencës shoqërore. Kjo kështu përforcon përshtypjen e krijuar nga vëllimi Fillime Vizionare në Kohë të Traumatizuar, i sapobotuar, substancial dhe me cilësi të ndjeshme të kërkuara e të realizuara mbi sociologjinë shkencore dhe reflektimet e saj në realitetin shqiptar. 

Duhet thënë që në fillim të herës se Fillime Vizionare në Kohë të Traumatizuarështë tepër i realizuar, i vetmi në sfondin shkencor përkatës dhe hapësirën mbarëshqiptare, madje dhe më i kërkuari nga profesionistët e fushës, studentët, kërkuesit shkencorë dhe të tjerë, pra më i domosdoshmi. Në veçanti kontributet ndryshojnë shumë në gjatësi dhe në aksesueshmëri për lexuesit. Që në hyrje të tij, Parathënia, reflekton me thëniet e Karl Manhejm (1839-1947), duke cituar se pothuajse të gjithë sociologët janë të një mendje se themelues i kësaj disipline, është pikërisht Manhejm dhe ndaj Dervishi siguron një qartësim për lexuesin dhe tërë teorinë që pason ndikimet komplekse të rrethanave të ndryshme shoqërore e psikokulturore, filozofike e fetare, ekonomike, tekniko-teknologjike etj. Dijet, parimet, vlerat e shumanshme të sociologjisë së shkencës zënë një hapësirë të mirë tek Sociologjia shkence … dhe reflektime në realitetin shqiptar

Në këtë ndalesë autori shkon në thellësitë emendimit të zbulojë atë që lidh e ndërlidh fatin e një populli, sikurse është populli shqiptar, në tërësinë e tij të mpleksur sa gjeografikisht, kulturologjikisht dhe në hapësira të tjera me ushtri pushtuese, perandori të mëdha, shtete agresive si Perandoria Romake, Bizantine, Osmane, Italia fashiste, Gjermania naziste etj. Duke parë këtë ravijëzim të ndërlidhur autori detajon dhe rolin e madh dhe historik të shqiptarëve në atmosferën shtetëformuese dhe udhëjetike të fqinjëve, ku si fakt sillet Marugas, i cili mes të tjerave ka shkruar se “në krijimin e kombit grek, rol jashtëzakonisht të rëndësishëm luajtën edhe arbëreshët”. Në thellënajën e këhërave vitet 1945-1990 kaplojnë insinuatat e rendit totalitar socialist në Republikën e Shqipërisë, tek të cilat Dervishi ndalet të detajjë shkencërisht arsyet e delegimit në skajshmëri të funksionimit të dukurisë së hujit, domethënë të nxjerrjes jashtë qarkullimit shkencor dhe artistik të veprave studimore dhe shkencore, duke u nisur jo nga vlerat e tyre, por nga anët ideologjike e politike. 

Disa profile metodologjike, është një ndalesë më vete në këtë Parathënie, ku autori në mënyrë efikase sqaron efektin e gjatë kuotues, arsyen e mesazheve të drejtëpërdrejta, citime të cilat janë të nevojshme për të skanuar të gjithë spektrin e nuancimeve shkencore e artistike, kulturologjike e atdhetare të mendimeve të anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të ISSH-së. Në thuajse të gjitha shtatë pikat sqaruese në këtë ndalesë teksti monografik arsyeton se do të vijojë me botime të tjera që do të fokusohen me përparësi në shqyrtimin e problematikës sociologjike të zhvillimit të shkencave në botë dhe veçanërisht në hapësirën shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore. 

Vështrimi i shkurtër sociohistorik i simbiozës shkencë-teknologji, jo vetëm paraprin rendin e kapitujve në vazhdim, por dhe shpjegon arsyet që variojnë kryesisht nëpërmjet përvojës empirike, rrethanat motivuese për kërkimet shkencore në fillimet e modernitetit, institucionalizimin e shkencës, përvojën e vendeve perëndimore më të industrializuara me shkencën moderne. Dervishi ndalet në shoqërinë moderne ku shkencat kanë ndikime komplekse përcaktuese duke na sqaruar pos fazave të zhvillimet dhe arsyet pse teknologjia dhe shkencat i kanë rrënjët thellë e më thellë në lashtësi. Autori gjen faktorët që kanë rrethana motivuese për kërkimet shkencore tek kompleksi i atyre me qasje ekonomike dhe shoqërore, filozofike e fetare etj. Në sitën e mendimit shkencor natyrisht kalon institucionalizimi i shkencës, ku fakt sillen anëtarët e “Shoqërisë Mbretërore të Londrës”, që kishin një komitet që punonte sistematikisht për të përmirësuar “shpikjet mekanike”. 

Ndoshta, vetë fakti që sjell autori me Profile të përparimit të mendimit shkencor: Novacione të zakonshme dhe revolucione shkencore, e bën kapitullin në vazhdim një vlerë më vete, një ndalesë sa të domosdoshme, aq dhe të arsyetuar qartë, bukur, dhe me mjaft interes të gjithëanshëm. Kriza në shkencë dhe paradigmat e saj trajton arsyet pse shkenca dhe shkencëtarët duhet të jenë gjithnjë në vazhdë të punëve të nisura, përirësimit të tyre. Prandaj dhe revolucioni në studimin e materies është brenda vëmëndjes së autorit, po aq sa janë edhe revolucioni biomolekular dhe  revolucioni në mendim. 

Shkencëtarë shqiptarë në vende të tjera, e bën kapitullin e tretë të ketë një kënd mjaft interesant, mjaft domethënës, mjaft të domosdoshëm. Ky kapitull që nis me shkencëtarin e kërkuar dhe të nderuar në disa shtete, Gjon Gazuli (1400-1465) dhe vazhdon me stratiotin në ballë të luftës për liri dhe drejtësi, art poetik dhe dije, Mikel Maruli (1453-1500), dijetar humanist me shkëlqime të shumëvlershme, Nikollë Tomeu (1456-1531), autorin e veprave shkencore, burimin e frymëzimeve për shumë vepra të çdolloji për fenomenin e papërsëritshëm Gjergj Kastrioti, Marin Barleci ose Barleti (1460-1512/1513), Marin Beçikemin, historian dhe kulturolog, mjeshtër të panegjirikëve, me dijetarët shqiptarë, ndërkomunikes virtuozë kulturash, qytetërimesh, me Vezirin e madh dhe studiuesin Lutfi Pasha nga Vlora, me Koçi Beun, me arkitektin Mimar (1489-1588), me Karl Gegën, Hasan Tahsinin, Elena Gjikën, Sami Frashërin, Refat Frashërin (1862-1934), Shtjefën Gjeçovin, Dr Bilal Golemin. 

Komisia letrare shqipe në Shkodër, bërthamë e parë e një strukture kërkimore – shkencore në hapësirën shqiptare,  trajton në brendësi të kapitullit një vatër dritë-dijeje në terrin e luftës, anëtarë me cilësi të epërme në shumëçka, pjesëmarrës dhe të ftuar me kuota të larta diniteti profesional dhe njerëzor, lëvrimi i gjuhës shqipe, pikësynim kryesor, përgatitja e teksteve për shkollat, veprime vizionare për letërsinë dhe bibliotekën. Ndërsa kapitulli tjetër ndalet tek Instituti Kombëtar Zooteknik në Xhafëzotaj, ku autori sheh vizione moderne, veprimtari pothuajse anemike. Kapitulli i shtatë krijon ide dhe njohuri për strukturën e parë kërkimore dhe shkencore, që qaset më e kompletuar. Dervishi në këtë kapitulli sjell skicë-portrete shkencore të studiuesve që themeluan Institutin e parë të Studimeve Shqiptare. 

Studiuesit dhe figurat shqiptare, Dhimitër Berati, Eqrem Çabej, Gjergj Fishta, Karl Gurakuqi, Anton Arapi, Kolë Kamsi, Vangjel Koça, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, Mati Logoreci, Bernardin Palaj, Lasgush Poradeci, Ilo Mitkë Qafzezi, Namik Resuli, Lazër Shantoja, Eqrem Bej Vlora, Aleksandër Xhuvani, Ndue Paluca, Antonio Baldaçi, Mateo Bartoli, Serxhio Betini, Nilo Borxhia, Fulvio Kordinjano, Françesko Erkole, Anxhelo Leoti, Nikola Lo Ruso Atoma, Xhenario Mario Monti, Domeniko Mustili, Paolo Emilio Pavolini, Gaetano Petrota, Zef Skiro, Karlo Taljavini, Zef Valentini janë thuajse në vëmendjen e plotë të autorit.  Autori ndalet edhe në statusin e institutit në hierarkinë e strukturave të shtetit dhe në mjaft fakte e dokumenta që shpalosen për herë të parë. 

Idealet shkencore dhe veprimtaria kërkimore në hapësirën shqiptare zënë një hapësirë të konsiderueshme në kapitullin e tetë, ndërsa kapitulli i nëntë ndalet tek Përkatësia fetare: Klerikë dhe shkëncëtarë të shquar. Kapitulli në vazhdim trajton mekanizma metodologjikë me rrezatime bashkëkohore. Ndjeshmëria për respektimin e të drejtave të autorit, paraprin mendimet e studiuesit të mirënjohur të kësaj fushe për të arsyetuar e argumentuar shkencërisht financimet vizionare, korrekte dhe motivuese në kapitullin e dymbëdhjetë të këtij studimi voluminoz. 

Duhet theksuar se autori jo më kot ka lënë në vëmendje të ndjeshme studimet për gjuhën shqipe, duke i vënë këtij kapitulli dhe vetë temës përpari të përparësive. Në rreth tetëdhjetë faqe të këtij kapitulli ndeshim në fakte dhe pyetje të ndjeshme e të formatuara si kurë më parë, sikurse dhënia e një theksi tek përparësia e një dialekti, por pa mohuar vlerat e të tjerëve, apo dhe në projektin vizionar për hartimin e fjalorëve. Dervishi ndalet edhe tek kultivimi i dialekteve përmes literaturës dhe dukshëm tek gjurmët e difuzimit të gjuhës shqipe në vendet e tjera. Kapitujt e tjerë ndjekin studimet dhe veprimtaritë e tjera, mesazhet rrëzëllitëse edhe nga komunikimi, si dhe tematika të tjera sikurse mbetet përforcimi i frymës kritike ndaj Institutit të Studimeve Shqiptare.

Në përfundim mbetet literatura kryesore e pasur dhe shtjellimi i detajuar i saj. Jo vetëm nga vëllimi i madh i faqeve, as nga tematika e shumtë, por nga kualifikimi i detajuar dhe i sistemuar literatura e “Fillime Vizionare në Kohë të Traumatizuar” mbetet vepra studimore e munguar në trevat shqiptare. Si e tillë kjo vepër mbetet një kolonë e domosdoshme akademike e më gjerë në konkurimin e gjerë të librit studimor dhe në planin efikas të vlerës studimore shqiptare. Sugjerimi ynë qëndron tek institucionet përkatëse në përkthimin e saj dhe dhënien e këtyre vlerave dhe kërkuesve në gjuhë të tjera, sidomos në anglisht. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1