Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ANALIZA | Nëse tashmë po derdhet, pse shqetësoheni për çdo pikëz?

Nëse tashmë po derdhet, pse shqetësoheni për çdo pikëz?

image Fatmir Terziu

Nëse tashmë po derdhet, pse shqetësoheni për çdo pikëz?

 

Njerëzit e ndjeshëm. Njerëzit e sotëm e njerëzit e djeshëm. Njerëzit e urtë, njerëzit e butë. Njerëzit që na rritën dhe njerëzit që me ta u burrëruam. Njerëzit e mirë e njerëzit e lirë. Të lirët njerëz që jetuan vetëm me fjalë. Jetuan dhe jeta krijoi një stigmë. Stigma që njerëzit e ndjeshëm janë të dobët. Në fakt sot e mot kjo stigmë duhet e duhet të zvogëlohet. Vetëm për shkak se ajo ndjen gjërat poshtë “kockave” të saj nuk do të thotë se ajo është e dobët. Ajo mbart gjithçka. Ndjenjat e saj, ndjenjat e njerëzve të mirë, njerëzve të lirë, njerëzve të tjerë, bota rreth saj është shpërngulur pa pashaportizim, ndërsa ajo, pra bota e mistershme ngadalë e ngadalë i merr të gjitha. I merr të gjitha me një të telefonuar, me një Watsapp, me një Viber, me një Mesazhier, me një fjalë… që prodhon dhimbje e mall. Aty stacionohet ndjeshmëria.  

Ndjeshmëria u konsideroka e dobët?! Njerëzit e tillë janë ata që konsiderohen të guximshëm, apo jo? Ata kanë duruar aq shumë sa që nuk ndiejnë asgjë. Vërejtjet shkasin, komentet e mbajnë truallin e tyre të vrazhdë, dhe situatat e tyre të vështira lëkunden mbi lëkurën e tyre si uji gjatë një stuhie. Nëse tashmë po derdhet, pse shqetësoheni për çdo pikëz?

Ky është problemi, mendoi vetë. A ka njerëz të guximshëm me të vërtetë të guximshëm? Jo. Njerëzit e guximshëm janë frikacakët e vërtetë. Në vend që të marrin përvojat dhe ndjenjat e tyre, duke i lënë ata të depërtojnë në eshtrat e tyre për t’u bërë palca që i nxit trupat e tyre, i mbyllin dhe i bëjnë skelete në një dollap. Ata janë ngatërruar me bagazhin që ata mbajnë në kurriz. Dhe janë bërë palë të mpiksjes gjithnjë e më shumë. Ju a përsëris! Nëse tashmë po derdhet, pse shqetësoheni për çdo pikëz? Një botë që mbeti e lagur me lotë, me lotë emigrimi, ikjesh e ikjesh, një botë që mbeti në ujëra të ftohtë … ujëra të dhimbshme. Njerëzit rreth kësaj po jetojnë vetëm në këtë botë … Njerëzit e ndjeshëm, o njerëz të ndjeshëm vendosni, ndërkohë që po e absorboni atë. Kjo tashmë ndodh në Pranverë!

Në pranverë jeta dhe dashuria shtrihen në bar, duke xhiruar gishtat nëpër çdo thithkë sikur të ishin flokët e Tokës. Kur netët e Pranverës sjellin një fllad të lehtë, stigma imagjinon se shpirtrat po e përqafojnë atë. Në verë, kur ajo thahet, ajo përhap krahët e saj dhe shikon deri në qiell, duke ditur se çdo pikë uji që bie është Nënë Natyra që freskon lëkurën e saj me lutje. Dhe lutjet bëjnë ende efektin e tyre…, edhe për të Tjerët!

Të Tjerët janë shumë të shqetësuar duke u siguruar që skeletët e tyre të mos dalin nga dollapi. Forca, në fund të fundit, është aftësia për të përballuar sasi të mëdha të presionit dhe Perëndia e di se sa forcë duhet të mbajnë këto skelete. Është sikur po bisedojnë me veten kur në realitet Ai edhe kur shkruajti Postulatin e tij të Pestë, duket qartë se bisedon me skeletet e tij. Mos prisni natë, mesnatë, pas mesnatë. 

Pas mesnatës, kur të tjerët janë zhvendosur për të fjetur, duke shpresuar që skeletet e tyre të mos vijnë për t’i ndjekur ata, stigma është e gjallë, është zgjuar, derën e saj të dollapit e ka tashmë të hapur.

Ai shtrihet në shtrat dhe e pyet ankthin se si do të jetë dita, qesh me një koment të mprehtë dhe duket qartë se depresioni ka bërë shumë për jetën e tij. Gjërat që duhet ta peshonin atë, tashmë janë shprishur. Ata vijnë për ta vizituar kaq shpesh, gjithësesi në kohën kur po përgatitet për Postulatin e tij të rradhës. Dhe dera e mbyllur nuk hapet më. Forca që duhet për të mbajtur derën mbyllur është e pamund.

Megjithatë, Ai merr një sasi të dozës së përditshme, dhe teksa duket se ende ka guxim për të hapur dollapin e tij, pa u frikësuar nga gjërat që mund të hidhen jashtë në tërë këtë amulli qesh me veten e tij. Qesh ashtu i përlagur. Dhe ndjek pikëzat me numra që qafohen e bien rreth lëkurës dhe skeleteve të të vetëve… habitet! Fundja për herë të parë ndodh njerëzisht në skeletet e tij: Nëse tashmë po derdhet, pse shqetësoheni për çdo pikëz?

Comments (5 posted):

Odise Gremo on 26/05/2019 16:39:46
avatar
Ky shkrim duhet të lexohet nga 'skeletet" e Kryeministrit Rama që ende lëpyjnë letrat e tij ashtu si gomarët kur gjejnë në rrugë një letër ambalazhi marmalate.
Gjithmonë filozofike shkrimet e Tua profesor Fatmir Terziu !
Alda Taçe Shpata on 26/05/2019 16:40:25
avatar
Është një hapësirë ku nuk mund të hyjë askush , si të thuash mundet Uni dhe Zoti , ose ajo shkrirja e krijuar nga shkalla maksimale e të njohurit dhe të ndjerit .
Që në hyrje të shkrimit keni lënë jashtë të pamundurit profesor , ama ata që e gjejnë rrugën kanë prekur stigmën e tyre . Përfundimisht s'ka më tej , kot shqetësohen ...
E ndjeva si bekim këtë shkrim .
Ju përshëndes !
Resmi Corbaxhi on 26/05/2019 16:41:38
avatar
I dashur Fatmir Me sakte ska ku te shkoje Lum ai qe mendon reflekton per te mos lenduar te tjeret I je thene te gjitha te gjithe e kuptojne vec ata qe nuk duan te veprojne bejne sikur nuk kuptojne
Reshat Kripa on 26/05/2019 16:46:38
avatar
Nje shkrim filozofik i shkelqyer. Kush ka sy le ta lexoje dhe kush ka veshe le ta degjoje. Urime i dashur fatmir!
xingografia on 03/06/2019 07:04:55
avatar
Më tërhoqi titulli. Se në Tiranë thonë: "kur ikën bara e vojit, s'ke pse I gji-mon kokrës së ullirit". Dhe e lexova këtë shkrim ku të bind me thënien: "Nëse tashmë po derdhet, pse shqetësohemi për çdo pikëzë? Dhe e gjej shkakun e zëvëndë -simit të së parës me të dytën, në para- grafin që nis me " në pranverë, jeta dhe dashuria shtrihen në bar,duke xhiruar gishtat nëpër çdo thithkë sikur të ishin flokët e tokës.. . .atje. , ku del filo-zofia e së tërës si një prozë e mirfill-të poetike e kuptimore. Z.Terziu është përherë I veçantë për këto gjetje.Urime!
Xingografia.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1