Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ANALIZA | Parathënie

Parathënie

image Fatmir Minguli

Parathënie

 

    Me librin e tij më të ri "Zërat e shpresës" poeti Vladimir Muça bën një rikthim te zhanri i tij më i preferuar, te poezia, kjo mike e kahershme e tij. Rikthim dhe rigjetje, kjo do të ishte dhe befasia e këtij vëllimi poetik që për hir të së vërtetës është një vëllim me poezi krejt ndryshe.

Poezitë e Vladimir Muçës në këtë libër të ri, janë në fakt një udhëtim poetik i shpirtit të poetit, një udhëtim jo vetëm gjeografik apo kohor por një udhëtim drejt së panjohurës. Është ajo që kërkon poeti, të panjohurën që ndodhet që në dallgët e detit durrsak, te shpirti i një gruaje, te enigmat e ikjeve të ndryshme e deri te mistika që e çon drejt kozmosit. 

 Vladimir Muça kërkon të shenjtën kudo që ai vrojton me syrin e shpirtit, por e di shumë mirë se dëshira e njeriut për të jetuar së bashku me të shenjtën është e njëllojtë me dëshirën e tij për ta gjetur këtë të shenjtë në shtëpinë e tij, në jetën e tij të përditshme. 

   Kështu që iluzionet dhe përçapjet poetike, ëndrrimtare drejt kozmosit të dëshiruar për tu arritur te poeti Vladimir Muça marrin kuptim praktik duke iu larguar botës së iluzioneve të pakuptimta.

   Pikërisht në poezitë e këtij vëllimi gjejmë jetën e gjallë të njeriut shqiptar që jeton në atdheun e tij si dhe në mërgim. Kjo jetë është dhe burimi ku pi ujë poezia e Vladimir Muçës, dhe qëndron i mahnitur para këtij burimi por i kapur në grackën ekzistenciale të shpirtit dhe trupit dhe kërkon të deshifrojë kriptogramet e kontradiktave të të qenit njeri. I këndon këtij burimi dhe nuk ndalet, nuk pushon asnjëherë,

   Prandaj poezitë e tij janë shumë të sinqerta, por që mbruhen me magjinë e së fshehtës, të asaj që tjetër duke dhe tjetër është. Kësisoj poezia e Vladimirit në librin "Zërat e shpresës " tenton shumë më tepër se një poezi e thjeshtë që vetëm mediton. Poezia e tij shoqëron meditimin me qëllimin, me një objektiv të caktuar për një njeri intelektual e me zemër të madhe. 

E tillë është poezia "Botë zhgënjyese" ku metaforat janë moderne, të një origjinaliteti të personalizuar dhe që thonë shumë gjëra. Të tilla poezi janë të shumta në këtë libër të ri. 

  Poezia e Vladimir Muçës sheh horizonte të reja por që mbajnë edhe peshat e poezive të kaluara sidomos ato që i këndojnë vendlindjes si dhe poezive tanka, që si mjeshtër i të cilave ai qëndron në vend të aprë mes poetëve shqiptarë.

"ndryshme si "Drita", "Luftëtari", etj. Por një vëzhgues i mirë, një lexues i apasionuar me poezinë e vërtetë do gjejë midis poezive të herëshme diferenca të mëdha në stilin poetik, në konceptualitetin e figurave letrare dhe në mesazhet avangarde për botën shqiptare. 

   Në konceptet e poezisë së re të Vladimir Muçës vihen re tendencat e zbërthimit të së pakuptueshmes në tranzicionin shqiptar, tendencat për ta lidhur këto fenomene shoqërore me ekuacionet midis reales dhe asaj të shenjtës, mistikes. Prandaj në poezitë e tij ndeshemi me kozmosin dhe të fshehtat e tij, me ëndrrat dhe hijet, me ndryshkun e urave dhe të shpirtit, me bukuritë e femrës dhe fshehtësitë dashurore. Ja një fragment nga poezia "Kur zemra të bën bllok":

 

Vjen një ditë e di, s'më ndjen

Të të qëndroj afër si vëlla si shok,

Se Halley kometë më nuk vjen

E zemra e lodhur, të bën bllok.

 

   Intersektimi i figurave artistike që burojnë nga poezia popullore bëhet me sqimë nga ky autor, që me sukses ka sjellë disa poezi me motive popullore, të cilat ta ngrejnë zemrën peshë.

 Në tërë kompleksin e tij, libri "Zërat e shpresës" është një gjetje e re poetike, një perceptim modern i shprehjes së mendimit duke i dhëne poezisë forcë jo vetëm medituese por dhe mobilizuese.

  Herë- herë poezitë e këtij libri janë kushtrime për një botkuptim të ri të jetzës së shqiptarëve dhe të sjella këto në vargje poetike tronditëse jo vetëm për lexuesin shqiptar por edhe për të huajt.

Ky libër është risi në poezinë e sotme shqipatre.

 

Fatmir Minguli

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1