Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Poezia e Luan Cipit dhe :”Një jetë midis yjesh”

Poezia e Luan Cipit dhe :”Një jetë midis yjesh”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Gëzim Llojdia

Poezia e Luan Cipit dhe :”Një jetë midis yjesh”

Gëzim Llojdia

1.
Krijuesi nga qyteti i Vlorës Luan Cipi është autor i 13 botimeve ,8 në gjininë e prozës dhe 5 në poezi. Libri i fundit me poezi titullohet :”Një jetë midis yjesh” ,ka gjithsejt 180 faqe, ku janë ndër krijimet kushtuar disa prej figurave të shquar të qytetit të Flamurit por edhe me gjerë. Ndonëse vëllimi poetik nis me një poezi parathënie:Ç’është poezia” ku autori mundohet të shpjegojë thjeshtë dhe qartazi tufën e vjershave të lindur nga frymëzimi,ai ja kushton mikut poet ,që është një klasik në vjershërim me varg,ritëm,rimë por i dalë nga moda në thonjëza ngase poezia ka vite, që po shkon nëpër ca hulli të reja dhe drejtime të ndryshme me rimë e pa rimë dhe më tepër s’ka më atë ngrohtësi shpirti të dikurshme,atë vargëzim të lezetshëm siç e krijoi Lasgushi, Ali Asllani, Noli, Fishta deri nga lashtësia nga ku ajo ka ardhë si një hyjneshë e bukur,por qiellore, të mbush shpirtin me shpresë, a trishtim,dhimbje e pikëllim . Madje duhet thënë :qysh kah herët se te mistikët hyjnorë,bashkudhëtare e tyre ka qenë ,poezia.Ose më mirë themi kështu:Poezia është bijë e parë e bukurisë hyjnore.Ngase ajo vjen nga bota e përjetimeve shpirtërore.
2.
Autori ,Luan Cipi në këtë vëllim poetik u ka kushtuar krijimet e tyre disa personaliteteve të shkencës si:shkencëtarit Farudin Hoxha,akademik Bardhyl Golemi,profesor Harilla Papajorgjit,ekonomistit Niko Gjyzari,gazetarit të shquar lab Duro Mustafai,futbollistit Jani Papa,inxhinierit Taulla Bimo,kryetarit Tajar Bonjaku,,veterinerit Minella Konomi,artistit të skenës dhe estradës Qirjako Sava,gazetarit dhe poetit Irfan Bregu,ndërtuesit Vangjel Loli,biologut Agron Cuci, dentistit Sadedin Gjoka, Luan Totos, Ervehes, Refit Hoxhës, Lilo Panozaqit, Skendër Banit, inxhinierit Teki Muka,aktori Leka Kruta si dhe një varg figurash të shquara të qytetit të Flamurit. Poezia Luan Cipit është një lloj himni kushtuar figurave ,që kanë lënë gjurmë në jetën e një qyteti,apo të një shteti. Luan Cipi shkruan thjeshtë me një vargëzim aspak monoton por të mbushur me metaforë dhe shpesh herë përdorë ose rimën. Ai mundohet me vargun e tij të skalitur dhe të përpunuar që të nxjerr në pah, tiparet e këtyre njerëzve të njohur në punësit e tyre. Autori shkruan në gjuhën e njerëzve të thjeshtë duke zbuluar figurat dhe merita e këtyre njerëzve të shquar në disa fusha. Gjuha standarde e autorit në krijimet e tij e tij është e pasur, pa ngarkesa kryesisht, për ndërtimin e vargjeve . Shumica e krijimeve të janë të shkruara me vargje të shkurtra ,por me një stil të veçantë të këtij autori.
3.`
Autori Luan cipi në vëllimin poetic “Një jetë midis yjesh” ja ka kushtuar disa prej bukurive të qytetit të tij .Gjirokastrës si dhe shumë poezi të tjera kanë një temë historike për disa ngjarje madhore të qytetit të flamurit apo figura historike e personalitete artistike .Disa poezi të autorit si: “Vlora po zbukurohet’,Bukurit e Vlorës”,”Krenaria e Vlorës,”Hebrenjtë e Vlorës”,kanë nga një motiv historie të lidhur ngushtësisht me qytetin e flamurit. Kurse poezia kushtuar ndarjes nga jeta të poetit Dritëro Agolli apo Kadaresë kanë një cilësi më të mirë se krijimet e tjera.Në përgjithësi autori Luan Cipi është një punëtor i palodhur edhe në këtë moshë duke sjellë për 10 vjet, 13 vëllime të ndryshme në dy gjini .Ajo që shquhet te poeti Luan Cipi është: krehja e vargut dhe gjuha standarde e përdorur mjeshtërisht nga autori në 90 % të krijimeve të tij poetike në këtë vëllim të fundit. Ajo që e përbën cilësinë e krijimeve është përzgjedhja e ngjarjeve dhe e situatave nga jeta e rëndomtë, të shpjeguara apo të përshkruara me një gjuhë të pastër shqipe dhe me një varg cilësor. Nëse poezia është shpirti dhe jo lënda, autori këtë e ka pasur në mëndje kur ka përshkruar figura të shquara që gjurmë kanë lënë kudo në këtë epokë apo atë tjetrën.
Poezia e autorit po ashtu është atribut për artin e thjeshtë. Autori mundohet ti qëndroj besnik asaj poezive himn që dikur kanë krijuar penat e shquara shqipe.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1