Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ANALIZA | PROMOVOHET LIBRI ARKEOLOGJIA NE PULLAT SHQIPTARE 1913-2018

PROMOVOHET LIBRI ARKEOLOGJIA NE PULLAT SHQIPTARE 1913-2018

image Cmimi

PROMOVOHET LIBRI ARKEOLOGJIA NE PULLAT SHQIPTARE 1913-2018

NE BIBLOTEKEN ,,MARIN BARLETI, TE QYTETIT SHKODRES

NGA VETERANI I FILATELISE SHKODRANE,Z.Beqir Ndrukaj 

Antar i klubit Filatelik të qytetit Shkodrës që nga vitin 1959

Antar i klubit Filatelik ,,THE STAMPS,,MODENA-MILANO që nga vitin 1960

Promovimi i librit ,,Arkeologjia në pullat shqiptare 1913-2018,të kolegut tonë z.Hysen Dizdari  e bëhët sot në një përvjetor shumë të rëndësishem në 106 vjetorin e emetimit të pullës parë shqiptare.Me 5 maj 1913 është emetuar pulla e parë postare shqiptare ,nga Qeveria e atdhetarit , Ismail Qemalit.Në rrugën e vete 106 vjecare  historia e emetimit të pullës shqiptare ka pasqyruar me vertetësi edhe historin e zbulimeve në fushën e Arkeologjisë shqiptare.

Libri ka rëndesi të madhe sepse me anë të pullës postare në fushën e arkeologjisë,tregojmë  rrënjët dhe historinë e lashtë të kombit  shqiptare.Ky libër është një guide e bukur turistike sepse përmbledh rreth 150 pamje të pulla postare me objektet arkeologjike të zbuluera në Shqipëri dhe përfshin zbulimet më të rëndesishme arkeologjike në qytetin antik të Butrintit ,të Apollonise ,të Bylisit ,të Antogonese,të Orikumit ,etjere,Por në këtë liber përfshihen edhe emisionet me pulla postare kushtuar mozaikve të zbuluera në Fshatin Lin të Porgradecit ,në Apolloni ,në Butrint etjere.Pra ky liber ndihmon agjensite turistike për ta përdorë si guide kultorore të turizmin shqiptar ,por ti orjentuar turistët drejt vlerave tona kulturore arkeologjike.Por me këtë rast dua të theksoje se ky liber brilant tregon për punen e madhe studimore ,me durim e përkushtim që ka bërë autori i këtij libri z.Hysen Dizdari ,për ti mbledhe në koloksionin e tij ,për ti studjuar një për një dhe për ti paraqit  të botuar ne kete liber me vlera te mëdha per filatelin shqiptare. 

Libri përmban të gjitha emisionet me pulla të emetuara nga Posta Shqiptare ne fushen e arkeologjisë nga viti 1913 deri në vitin 2018 dhe është i ndarë në tri periudha që përkojnë me periudhat historike:

Pjesa e parë i kushtohet viteve 1913-1944, 

Pjesa e parë i kushtohet viteve 1945-1990, 

Pjesa e parë i kushtohet viteve 1991-2018, 

Me qënë se ky libër promovohe sot në  qytetin e Shkodrës ,duhet tu tregoj pjesmarrsve me këtë rastë që qyteti i Shkodres ka qenë djepi i Filatelise Shqiptare.

Në muajn Prill të vitit  1947 në Shkoder u themelua Klubi i para Filatelik shqiptare me insiative të intelektuave atdhetar ,Idriz Fishata,Zef Prendushi,Pashko Saraci,Selim Karakaci etjere .Ne muajn Shtator të vitit 1947 u hap ekspozita e parë filatelike në qytetin e Shkodres me emisionet e pullave shqiptare dhe të hueja.

Në këte ekspozite filatelike ishin të ftuar përfaqesit e trupit dipolmatike të hueja në Shqipëri  ,por ekspozita u vizitue nga me shume se 4000 qytetar nga shkodran dhe qytetet e tjera,jehana e saj doli jasht Shqipërie,për këtë ekspozitë shkruajti një raportazh  edhe revista Filatelike Zagrebit ne Kroaci.

Në vitet në vazhdim një vazhdim Filatelia në Shkoder  mori një zhvillim sidomos në vitin 1957 kur Klubi Filatelik i Shkodres drejtohet nga Filatelistet atdhetar Idriz Fishta,Kol Gjinaj,Gjush Dragjata Prof.Shefik Osmani ,Lugj Shabani etjere.

Historia e Klubi Filatelik të Shkodes në këto vite ishte shumë aktiv duke organizuar seminare ,ekspozita filatelike  për të ndihmuar brezin e ri me njohurit  e para filatelike  ,por dua të theksoje se është merit e  veçantë e ketij klubi që edukoje dhe krijoje një braz të ri me fialateliste të pasionuar shkodran ,disa prej të cilve jemi këtu sot.Në këtë rast nuk do të zgjatem me shumë sepse për Klubin Filateli të Shkodres po punoj për ti kushtuar një shkrim ku do e trajtoj të zgjeruar historin e Klubit Filatelik Shkodran. 

Por me këtë rast dua të përgëzoje autorin e këtij libri Z.Hysen Dizdari ,për kontributin e tij  të vaçant në fushën e Filatelise Shqiptare duke na sjelle në Biblotekat tona librin e katërt të tij ,por edhe  për punën e palodhur dhe plotë pasion të tij në nxjerrjen në pah të vlerave tona kulturore,historike dhe në fushën e arkeologjike shqiptare. Librat e z.Hysen Dizdari na kanë përfaqesur me dinjitet Filatelin Shqiptare në Ekspozitat filatelike nderkombetare si në ekspozitën ITALIA 2018 ,mbajtur në Verona ,Itali ,ku dy librat e tij u vlersuan nga një Juria e specializuar ndërkombetare e librit fialtelik me dy Madalje Ndërkombëtare ,duke sjellë Shqipërise ,dy margiritar me vlera të mëdha Kombëtare në historin e Filatelis Shqiptare.

Libri Gjergj Kastrioti Skenderbeu në pullat shqiptare u vlersua me medalje –VERMEL LARGE

Kurse libri tjetër i tij ,Flora dhe Fauna Detare  ne pullat shqiptare u vlersua me medalje –VERMEL .

Ne studjusit dhe filatelistët shqiptarë ,por veçanarisht Posta Shqiptare duhet ti jemi mirënjohes z.Hysen Dizdari për kontributin e tij të vëçant ,duke sjellë katër libra vlera të mëdha shkencore dhe filatelike për Shqipërinë.

Shkodër ,04 Maj 2019.

Comments (3 posted):

Besniku on 06/05/2019 13:12:05
avatar
Z.Hysen Dizdari po jep nje ndihme te madhe ne pasqyrimin e vlerave te pulles shqiptare Dhe ky liber tejet interesant dhe cdo lexuesi qe do ti bie ne dore do ta lexoje si thote nje shprehje e popullit "me nje fryme".Urime dhe per shkrimin e z.Ndrukaj,vecse me nje korigjim te vogel.Me 1947 ka qene jo Zef Prendushi por Luigj Kromiqi ne grupin inisiator te krijimit te klubit filatelik. shkodran.
Gent Hoxha on 06/05/2019 13:34:41
avatar
Faleminderit Z.Beqir per informacionin qe sjell per promovimin e librit te Z.Dizdari.Jam i interesuar ta lexoj ate liber,qe besoj do te jete interesant sikur dhe tre librat e pare te tij.Interesante jane dhe pershkrimi qe ju i beni lindjes se levizjes organizuar filatelike ne Shkoder,qe qellon te jete e para ne Shqiperi.E cuditshme por eshte e vertete,qe ne ato vite te veshtira 1946-47 menjehere pas luftes intelektuale atdhetare dhe guximtare shkodrane arriten te benin ate qe ne qytetet e tjera e arriten shume vone.Ashtu sic shkruani dhe ju filatelia ishte gjate kohes se monizmit e vetmja dritare qe i bente shqiptaret te shikonin boten e huaj.Urojme qe promovime te tilla te shohim se shpejti perseri.
Lorenc on 06/05/2019 13:54:11
avatar
Libri Arkeologjia ne Pullat Shqiptare u promovu me sukses ne biblioteken e qytetit te Shkodres,ky promovim perkon me rastin e 106 vjetorit te daljes per here te pare te pulles-vule shqiptare me 5 Maj 1913. Libri ka vlera te vecanta ne trajtimin me hollesi te objekteve arkeologjike te zbuluara ne vendin tone dhe te pasqyrimeve kohore te tyre ne Pullat Shqiptare,dhe kjo merite i takon autorit te librit Z.Hysen Dizdari,autor edhe i tre librave te tjere,po kaq te sukseseshem.
Uroj z.Dizdari per punen e palodhurte tij ne kete drejtim dhe besoj do kemi te tjera libra te ketij autori ne kontributin e pashtershem te tij ne pasurimin e filatelise shqiptare
Lorenci

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1