Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ANALIZA | “BUNARI” një krijim i mrekullueshëm

“BUNARI” një krijim i mrekullueshëm

image NEXHI BAUSHI

“BUNARI” një krijim i mrekullueshëm

 

Romani “BUNARI” i shkrimtarit Fatmir Terziu

VESHTRIM LETRAR NGA NEXHI BAUSHI

 

“BUNARI” një krijim i mrekullueshëm, kupton menjëherë se ke në dorë një vlerë, të cilën nuk duhet ta lesh pa e lexuar, të imopnon ta lexosh me një frymë dhe të bën të harrosh gjithçka. Ne të, ne gjejmë një gërshetim fin të mesjetës me modernen, me një gjuhë të thjeshtë, shkencore, por edhe mjaft të pasur, si vetë natyra e asaj treve sa të lashtë po aq enigmatike, edhe pse në kohët moderne e lenë mënjanë, nuk është ankuar asnjëhere, jo pse nuk e ka ditur që qellimisht është lënë mënjanë, por me thjeshtësinë që e karakterizon, heshtazi ka ndjekur rrugën e saj si ato milingonat që ecin karvan e nuk ndihen, punojnë e ndihen të pasur shpirtërisht e hambar plot. 

Autori e ka lartësuar në nivelin që i takon atë trevë “origjinën tonë të nëpërkëmbur e të djegur kohërave (shënim i autorit), sepse ajo e meriton për historinë që bart, për traditat, kulturën, harmoninë mes vedi, për mirësinë e dashurinë që e karakterizon duke e përcjell brezave dhe dinjitetin njerëzor, që pavarësish të gjithave ka ditur të mbrojë veten por edhe të fal. Dhe ja se si i përshkruan autori disa moment të asaj zone:

“Kloni me gjemba iu vu kufirit. Qershitë u kooperativizuan. Si çdo gjë në fakt mbeti nën kontroll. Fshat kufitar, aman or të keqen. I mbyllur në të vetën. Më keq se ajo mbyllja e madhe. Katër male që e fusnin në kthetrat e tyre tërë atë bukuri të dhuruar nga Zoti. E shtrydhnin në pranverë dhe e thanin në verë. Vjeshtës dhe dimrave, vetëm zhurmat ndërronin vendet.

“Fillonte era nga Stugara dhe mbaronte me ulërimat e ujqërve nga Raduçi, që çanin borën dy-tre metroshe për të sulmuar tinëz tufat e kooperativës. Një herë në tre ditë dëgjohej boria e autobuzit urban në Prisoj dhe të dielave xhanga e madhe e Kishës së Vërnicës, por jo në rolin e saj, në një rol tjetër. Ishte shkulur nga vendi i saj dhe ishte ngulur në Depon e Armëve ku ajo tingëllonte vetëm për prova alarmi”. 

U bëra njësh me këto dy paragrafe, të cilët munda t’i shkëpus nga libri, e pa dashur m’u kujtua vendlindja e të parëve të mi. Fëmijë kam shkelur në ato anë. Raduçi personifikim i forcës dhe vitalitetit, i hijeshisë dhe fisnikërisë, Raduçi kapuçborë që netëve të gjata dimërore edhe të mbronte, por edhe të friksonte me ato uturima ulkonjash që vërsuleshin kope të uritur për të gllabëruar ç’gjenin përpara. Ka ndodhur edhe me tragjikja, kur u rrëmbye në pragun e derës një foshnjë dhe u bë pre e tyre.

“Ndërsa Ançja ishte me krahë të shkurtëra. Fustan basmaje të qepur andej nga matanë majave të larta. Nuk dihej se ku, por ishte i qendisur bukur. Lule i tëri në kraharor. Ançes pesëmbëdhjetëvjeçare i shkonte shumë. Aq shumë sa edhe më laiku i ngulte sytë tek ajo vajzë. Gjoksdalë. E bukur nga tërë konstrukti. Këmbëgjatë, belhollë, flokëmjaltë, syqiell, bojaneshë e tëra. Eh, si ishte ajo. E kisha parë ditë të tjera. E kisha ndjekur asokohe. Isha edhe bukurosh. I bëshëm”.

Histori mjaft të trishtë, për të bukurën pesëmbëdhjetvjeçare, Ança, një përshkrim mjaft i bukur të fizikut të saj, por dhe me mjaft nostalgji e dhimbje përfundimi tragjik i dashurisë së saj. 

Shkrimtari Fatmir Terziu, ka ditur të nxjerrë në pah gjërat më pikante të historisë të asaj treve, e cila më kujtoj analogjinë e historisë së herëshme të dashurisë së pamundur të dy të rinjve nga Stebleva, me religjone të ndryshme, e cila përfundoj në mënyrë dramatike. Dashuria e Dimjanës me Selamin, që më pas u kthye në legjendë dhe u tregua gojë më gojë e erdh aq bukur në ditët tona.

Mënyra e rrëfimit të një historie sa të lashtë, por dhe aq moderne, gërshetimi i ngjarjeve me një rrjedhë logjike që shumë kush do ta kishte zili, pa u ndjerë të impon ta lexosh dhe me imagjinatën tënde të ndjehesh brenda saj hap pas hapi e në çdo çast e episode, që me kaq finesë autori ka ditur t’i zbërthejë ato ngjarje të ndodhura shekuj më parë në supstanca të reja kohore, të miteve e legjendave si pjesë e pazgjidhëshme e dramës se një populli përgjatë rrjedhës historike.

Nuk me mbetet gjë tjetër vetëm të falenderoi z. Terziu për mundësine që më krijoi, për ta lexuar romanin “BUNARI”, një dritare më shumë, e cila më bëri të përjetoj vërtet çaste të bukura e zhytur në leximin e këtij libri.

Nexhi Baushi, 04. Maj 2019

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1