Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ANALIZA | Libri “Para-j-sa?! i Petraq Ristos - libër thesar

Libri “Para-j-sa?! i Petraq Ristos - libër thesar

image Astrit Lulushi

Libri “Para-j-sa?! i Petraq Ristos - libër thesar
Astrit Lulushi

Shqiptarët, të pakët në numër, duket se janë të pakët edhe si lexues të letërsisë së tyre. A nuk e dinë se nga mosleximi, një komb bëhet akoma më i vogël e më i varfër në dije, kulturë e në të gjitha? Sepse nuk mund të hidhen tej a mbulohen romane e poezi me vlera të shumta të një brezi bashkëkohorë poetësh. Një prej tyre është Petraq Risto. Poezia e tij përshkohet nga trishtimi, ndjenjë që Risto e vesh me një vello shpotitëse. Vetëm kështu e veshur ajo mund të fshihet e shtrihet thellë në zonën më të thellë të shpirtit, ku bluhet derisa bëhet pluhur e shpërthen jashtë nën presion. Me një stil të rrjedhshëm vargjesh të lira, në librin poetik “Para-j-sa?!”, Risto ndihmohet nga kjo ndjenjë herë-herë pesimiste-zhgënjimi-trishtimi për të krijuar vargje perlash të tilla për t’ia hedhur në qafë si stoli çdo njeriut jo-foshnje apo të gjithë atyre që duan të lexojnë:

“Si të bujtim në të njejtën sofër
me mbrëmjen e lodhur nga pjekja...” (Thelbi i padukshëm)

ose

“Një dorë valëvitet në ajër: flamur përshëndetjeje
Nga që s’merr përgjigje, si re në ajër tretet...)

Por veç njeriut që nuk lexon, është edhe mësuesja që vret veten kur sheh ish nxënësit që ulen thjesht për të lexuar vetëm përmbajtjen e faturave të shpenzimeve që u vijnë një herë në muaj; ky është i vetmi fryt i mësimeve të saj, çdo dije tjerër e ka humbur vlerën:

“E gjetën në rrënojat e qytetërimeve të vjetra me lulëkuqe në tëmth
Me buzëqeshje cinike në gojën e hapur ku vërtitej një bletë e hutuar....” (Mësuesja e historisë vetvritet) 

“Para-j-sa?!” përmbledh poezi që Risto i ka shkruar kohë pas kohe në shumë vende të botës ku ka shkuar jo si shetitës por si qëmtues i përvojës së tyre. Ai merr atmosferën e ditës, dhe frymëzohet duke e shprehur në vargje, si këto shkruar në Tiranën e 2016s:

“I fundosur në një det sa një dhomë, me dallgë sa një pasqyrë apo sa një jastëk
Me peshkaqenë sa një mendim, sa një frikë e herëshme, sa një kërcënim..” 
(I fundosur...)

“Para-j-sa?!” në rreth 300 faqe përmban edhe nje kapitull me Epitafe:

“Shumë gjëra i mësova gjatë rrugës
Dhe kur arrita në fund të saj
Rruga nisi të qaj...” (Epitaf 407)

apo...

“Jetova në një shkëmb me një skifter: herë e ushqeja, herë më ushqente
Në shkëmbin e madh gdhenda vargje paprerë, dëgjoja recitimin e erërave
U zbut skifteri, mi solli bilbilat në derë....” (Epitaf#103...)

Duket se autori Petraq Risto parasheh se kulturës (por edhe njeriut, shoqërisë) shpejt mund t’i vijë vdekja, mund të shuhet, nëse harron një nga bashkëpuntorët e tij më të mirë, më besnik, më të pashtershëm, i cili është libri që lexohet.

Comments (1 posted):

Zeqir Lushaj on 10/02/2019 19:59:22
avatar
Flm Astrit per kete prezantim.
Urimet me te mira dhe Peçit, mikut e kolegut tim te mes-viteve '70 ne Gazeten Zeri i Rinisë.
Çdo te mire per te Dy. Respekt.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1