Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | NJË QERTHUL FJALËSH JANË PAK….

NJË QERTHUL FJALËSH JANË PAK….

Font size: Decrease font Enlarge font
image kostandin

KONSTANDIN VOGLI,

PIKTOR, POET DHE SHKRIMTAR

          NJË QERTHUL FJALËSH JANË PAK….

                 rreth librit me poezi “Erdhëm nga uji” të poetes Lediona Braho  

                     Me Ledionën kam patur një njohje që kur ishte në gjimnazin e qytetit të saj Konispol. Kam patur për gjithmonë simpati për talentin e saj që e shfaqi që në moshë të re. Ajo me esetë e saj dhe poezinë tregoi se në të ardhmen do të bëhej një poete dhe shkrimtare e talentuar. Dhe ja doli!                                                                                                                

     Megjithëse vazhdoi të studjonte për psikologji, gjatë kohës studentore e më vonë si pedagoge, talentin e saj poetik e çoi më lart duke u bërë e njohur në rrethet letrare dhe në publik.                            

                    Dhe ja kur një ditë na ftoi për prezantimin e librit të saj të fundit me poezi, në vëndlindjen e saj në Konispol. Aty ku ka lindur, është rritur dhe ka mbaruar gjimnazin. Aty ku populli dhe  intelektualët e atij qyteti të vogël që nuk janë të paktë, kanë respektin më të madh për të.                                                                                        

    Tek libri me poezi “ ERDHËM NGA UJI” poetja çapitet në shtegun e dritës. Ëndërronjëse dhe ngazëllimtare nëpër monopatin elektrizues të fjalës. E mban të pastër nga flaka e llampadarëve me shkëlqim verbues. Ulur në lëndinën e frymëzimit, shijon triumfin e dritës në pikën e ujit, tek lë gjurmën mbi bllokun e poezive. Atë gjurmë që e ka shënjtëruar në vargjet. Më duhet akoma të paktën të tjerr një cop të hapit, të mos më njohë më frymë e vjetër. Gjthçka është kaq e prekshme. Ndjeshmëria lëvrin në lëmin e ëndërrave. Mes larmisë së ngjyrave të papersëritshme të emocionit, si dallgëza mes tallazesh ledhatare, poetja mban mes pëllëmbësh ekstremet e kryqit të dhëmbjes, sepse nuk lejon të kridhet në vorbuj rrenacake vargjesh mediocre.                

       Lënda e parë e anktheve është shpresa e lundrimeve në ujëra të hetuara. Kjo është Lediona me tehun e fjalës, që ndodhitë e vrazhda të jetës na i sjell kaq tërheqëse, si një mozaik i porsa zbuluar nga terri i kohës. Dhe zbulohet I shndritshëm, verbues.                                                                                                                    

       Ka një thjeshtësi të dlirë poete Lediona. Dalngadalë largon vetminë dhe hap kanatin e lavdisë. Poezinë e vendos përball erës së fjalës. Ajo shkon shumë larg. Megjithëse e re në moshë, shtegton duke bredhur mes fantazive e mjegullnajave.                                                                                 

       Lediona është fluoreshente. Ajo bashkëbiseton me horizontin dhe e kurorëzon atë. Poezitë e saj janë si llampat neoni të varura përgjatë bregdetit të Sarandës, dhe e bëjnë atë një unazë llamburitse.                                                                                                                    

       Të këndosh me gjuhën e poezisë do të thotë të shtysh lodhjen, mërzitjen ta vrasësh duke u kënduar muzgjeve, dhe e pa shqetësuar hap portën e agimeve. Metaforat i ka rrëmbyer nga grumbulli i fjalëve dhe krijon befasinë.                                                                                                                          

      Lediona e fillon shumë bukur. Ujë, ajër, tokë, zjarr. Të gjitha janë në botën që na mban. Uji është jeta. Por ujërat i shkaktojnë edhe baticat edhe zbaticat. Zbatica e rrëmben në barkun e ujërave si një peshk shumëngjyrësh, por batica e sjell përsëri në breg më të shëndetshme, më poetike, më të dashuruar.                                                                                                                 

       Poezitë e Ledionës janë lulet shumëngjyrëshe në vazot e ballkoneve të një vile modern, ku sipas librit “ERDHËM NGA UJI”,  qëndrojnë vazot me lule të veçanta, të kuqe, të bardha, të verdha, blu, roz të grupuara sipas ndarjeve që u ka berë në tetë radhitje, dhe e bëjnë vilën e saj të mahnitshme. Lediona nuk është një vëzhguese e thjeshtë dhe admiruese e natyrës, por edhe një vajzë që ka parë e sheh brenda shpirtit dhe ndjenjave të njerëzve mes të cilëve ka jetuar, ka parë e perceptuar plot admirim me mendime në mënyrë realiste.                                                                         

       Në kundërshtim më Biblën Lediona na thotë, ne vijmë nga uji dhe jo nga balta. Dhe e vërtetë. Sepse ne përbëhemi nga 70% ujë, dhe pa asnjë thërrime baltë. Dhe bëhemi po ujë. Avullojmë. Lediona duke përdorur inteligjencën del nga rrethi. Del sa një pikë por bëhet miljarda pika. Dhe pikat bëhen rrjedhë. Dhe Lediona bashkon ajërin që e ndanë nga ëndërra e bardhë. Ajo si një shkrimtare me horizont kulturor, me pjekuri dhe freski rinore i ka vënë në themel shkrimet e saj të harmonizuara me mjeshtëri.                                                                                                                      

       Për Ledionën nuk ka humnera. Ajo e kapërcen dhe bashkon ndarjen. E urren pritjen. Pritja si flaka e shkrepëses. E urren vetminë, rrugën bosh. Kërkon jetë të gjithanshme. Vetmia të thanë buzët. Lundron mbi pikëza uji, dhe aty i gjen motivet dhe metaforat e goditura. Poetes edhe pikat e ujit i marrin flakë. Flakërojnë duke kaluar në spektrin me pikëla drite dhe i ndriçon edhe errësirën. Në perëndimin e diellit zhytet edhe trupi në ujin e përflakur. I shpërndan pikëzat e dritës dhe ndez zemrat që të mos fiken. Ajo nuk e dëshiron zjarrin e shuar. Dhe atë zjarr nuk ja shuan as shiu, sepse malli qënka zjarr, dhe ai nuk shuhet.                                                                                      

       Që të mos i çukitë shpirtin, zogu duhet të fluturojë. Ajo e lëshon pëllumbin me kurorë ulliri të shërojë dhëmbien kozmike. Një metaphorë e goditur. Ja kërkon pyllit të humburin. Ëndërron parajsën me ëndërra, por më e mira është këtu poshtë mes brigjeve e buzë ujërash. Poetja i ndruhet furtunës dhe për të shpëtuar prej saj, e la mburojën dhe bëri zgjidhjen. Dy krahë të fuqishëm.                                                                                                                              

       Nga maskat është shumë e vështirë të mbrohesh. Ato të goditin, mundohen të të presin edhe kokën, por mëndjen e ndritur nuk e deformon dot. Flamuri firores do të valëvitet. Ajo   proteston për botën e veshur me rroba të ngushta që po i zënë frymën.                                                     

       Lediona e ka rilindur poezinë në këtë qytet të sajin, ku tani i duket se është shpërbërë prej migrimeve Është shndërruar. Është i etur. Por ajo ka besim se qyteti do të ndriçojë përsëri një ditë. Sipas saj, ajo zhvillimin e qytetit e ka në kokën e saj. Në gjirin plot dashuri.                                                                     

       Poetja Lediona Braho i ka ngjitur shkallët e poezisë dhe është shumë afër majës. Unë e di se ajo do të dalë së shpejti në atë majë, sepse talenti saj është vlerësuar që në poezinë e parë. Që me pikën e saj të ujit, e cila u shumua në pika të pa numurta, dhe Ledionës si poete me horizont kulturor, me freski rinore dhe plot ngjyra të harmonizuara, i ndrisin rrugën e saj të bukur të artit të    poezisë. Të poezisë së bukur e të ndritshme që na ndriçon të gjithëve. Me atë poezi flakëruese si sytë e saj, që të shtrojnë para këmbëve qiellin.                                                                                                                                                                                                        

       Lediona është një befasi brilante!                                     

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1