Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | 4 JANAR 1999-2019, NJËZET VJET “RADIO KOSOVA E LIRË”

4 JANAR 1999-2019, NJËZET VJET “RADIO KOSOVA E LIRË”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Skënder S. KAPITI

 

Nga Skënder S.KAPITI , Durrës 

4 Janari i Vitit  2019 shënon 20 Vjetorin e fillimit të transmetimit të fjalës , të thirrjes, të zërit dhe të kushtrimit për liri nga “Radio Kosova e Lirë”, nga fronti i Luftës së Lavdishme të UÇK-së.

Kjo ngjarje e madhe që filloi në ditët e para të Vitit të Artë të Kosovës, të vitit 1999  i parapriu zhvillimeve luftarake të betejave  çlirimtare të UÇK-së, Konferencës së Rambujesë, Ndërhyrjes së NATO-s dhe 12 Qershorit –Ditës së Çlirimit të Kosovës, që de fakto është edhe Dita e Pavarësisë.”Radio Kosova e Lirë”  dhe i gjithë stafi i saj i guximshëm dhe patriotik kanë meritën e madhe sepse ata mbajtën gjallë Epopenë e Lavdishme të Jasharajve dhe të Komandantit Legjendar Adem Jashari, frymëzimin dhe shpirtin liridashës dhe të sakrificës më të madhe për dinjitet dhe për sakrificë kombëtare.

Zëri i “Radio Kosova e Lirë” jehonte si zë kushtrimi e  lirie jo vetëm në Kosovë por kudo në trojet shqiptare, si thirrje e kushtrim për liri, dhe kjo mbërrinte edhe kudo në Botë  ku kishte diasporë shqiptare, dhe që iu përgjigjën me mijra e mijra vullnetarë nga anët më të largëta të globit  që mbërrinin në “Drenicën” historike të Durrësit.

Edhe sot Fjala dhe Zëri i “Radio Kosova e Lirë” vazhdon e dëgjohet si zëri i shpirtit të lirisë, demokracisë dhe i kombëtarizmit; Fjala dhe Zëri i cili mban gjallë e në përjetësi  veprën e madhe të sakrificës për liri të heronjve , të dëshmorëve, të  invalidëve dhe të veteranëve të UÇK- së;  Fjala dhe Zëri i “Radio Kosova e Lirë”  eshtë frymëzim dhe edukim patriotik, heroik e kombëtar për Brezin e Ri; Fjala dhe Zëri i “Radio Kosova e Lirë” ka edhe misionin tjetër të madh sot: atë të mediumit opozitar , i cili me guxim e me perkushtim përballet në sfidë më të gjitha të këqijat politike, demokratike e juridike të pushtetit dhe të politikës së keqe të korrupsionit, të papërgjegjshmërisë e padrejtësive të politikës, pushtetit dhe të drejtësisë.        

Ky shkrim i imi është edhe një urim prej meje për “Radio Kosova e Lirë” i cili  vjen  në përkujtim të 4 Janarit të vitit 1999, me rastin e 20 Vjetorit të fillimit të transmetimit të parë të fjalës së lirë dhe të zërit çlirimtar të kësaj medie thellësisht patriotike e kombëtare.

Ju uroj suksese Juve : Z. Ahmet Qeriqi, Drejtor i “Radio Kosova e Lirë “,  si dhe të gjithë atyre të cilët kanë kontribuar në themelimin dhe që i janë përkushtuar misionit patriotik, kombëtar e çlirimtar të këtij mediumi, si dhe të gjithë gazetarëve, shkrimtarëve, intelektualëve, shkruesve dhe opinionistëve e analistëve të saj.

Urime dhe sukseses “Radio Kosova e Lirë” si Zëri  çlirimtar dhe si Gazeta e  penës dhe e medias  së lirë e lirisë, si roje e demokracisë dhe si pararojë e mbrojtese e së  vërtetës dhe të drejtësisë  në shërbim të  kombëtarizmit , të qytetarisë, të lirisë  dhe  të emancipimit  kulturor, demokratik, ligjor, patriotik dhe të integrimit. 

Nga Skënder Sadri KAPITI ,”DRENICA”, Durrës

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1