Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Kur nënteksti flet më shumë se teksti

Kur nënteksti flet më shumë se teksti

Font size: Decrease font Enlarge font
image Sazan Goliku

 

                                    - Përsiatje rreth librit "Turbull" të Sazan Golikut –

 

 

            Duhej një impenjim pak më ndryshe, nga librat e tjerë të shkrimtarit Sazan Goliku, për t'iu qasur vëllimit të tij të ri poetik "Turbull'' dhe për të perceptuar kumtet dhe qëmtuar vlerat artistike të këtyre poezive. Lënda poetike që formësohet në trevargëshe ka në qendër njerëzit, natyrën, kohën, vuajtjet, përjetimin, ku dukuritë dhe raportet Njeri-Natyrë që përthith intuita  e tij, përbluhen dhe siten mjeshtërisht në botën krijuese të poetit, për vetë natyrën e këtyre vargjeve, ku ndryshe do të binte në deklarativizëm rutinor.

            Zajet poetike që ia fal muza përcjellin bukuritë natyrore dhe krenarinë për pasuritë e panumërta të saj, nëpërmjet metaforave të goditura: "Ti nuk ke qenë atje ku thyen qafën Drini". Poeti kërkon të zgjidhë gjuhën e kësaj natyre me gjallërinë e pafundme: "Rrëshqita mes zajeve të lumit. Një troftë nxori kryet dhe qeshi. Nuk mbaj mend ç'më tha". Koha bën çudira dhe autori kërkon të na kumtojë paradokset e saj: "Shiu veror përmbyti Prishtinën, as vesë nuk ra në rrethinë...". Shqetësimi poetik në këto vargje prek natyrën e begatë me tërë ato burime që kërkojnë  mbrojtjen e dorën e njeriut: "Ngjyrat e harbuara hedhin valle mbi Sazan dhe atje vdesin", ose "Grykës së Këlcyrës rrjedh e ligjëron Vjosa mbi ujë mjegulla e fjetur. Shpesh poezitë janë aluduese për pasoja e rreziqe qe autori arrin t'i japë edhe me një pyetje të vetme domethënëse: "Ku po shkon, o pinguin? Po kërkoj frigorifer   të fus në të Globin".

            Me kontraste të goditura autori përcjell gjendjen psikike të njeriut të sotëm: "Jam turbull pa u pirë jam kthjellët kur pi..."

            Profetizimi biblik jo rrallë e shpie te dukuritë natyrore mbarëbotërore, për të keqen që ka mbuluar njeriun, te rrënimi shpirtëror: "Korb, o korb jam pëllumb më tha brengat më kanë nxirë". Kjo situatë aktuale sikur jep alarmin apokaliptik: "Akujt polar po treten... dokerët po riparojnë varkën e Noes". Shpesh herë realiteti e bën edhe zëdhënës të shqetësimit për shterpësinë natyrore dhe papërgjegjësinë shoqërore: "Sa kokrra ulliri s'u mblodhën dhe u kalbën. Po farat pse s'mbin?". Dhe ja një pyetje tjetër ironike: "Kujt po i buzëqesh pranvera, dimrit pa dimër apo vetes pa lule?".

             Duke i konceptuar e kuptuar në mënyrë dialektike jo vetëm dukuritë natyrore, po dhe ato shoqërore, autori parashikon simbolikisht me skepticizëm të nesërmen që duhet kapërcyer: "E mbusha thesin me gjemba, e hodha në kurriz. Do t'ia çoj të ardhmes". Në mënyrë të tërthortë jepen kontradiktat e marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes grupimeve e individëve të njohur e të panjohur: "Kapa dy tela elektrikë me i lidhë nyje. M'u shfaq 1997-a". Problemet e keqkuptimet shoqërore janë një tjetër shqetësim për autorin: "Lopa tund bishtin e kënaqur nga bari që ha. Demi e merr për shenjë dashurie". Ose më dhimbshëm shfaqet burokracia: "Korridoreve të shtetit flutura pa ngjyra përplaset mureve të akullta".

             Ideja e përflakur e lirisë në vargjet e këtij libri krijon simbioza poetike  me dashurinë, historinë e artin, për të reflektuar një ylber të gdhendur me fjalë të thukta: "Eja dhe ik bukuri nuk dua ta vras krenarinë ik dhe eja dashuri". Ose: "Zbrit e zbrit e zbrit... në thellësitë e shpirtit. S'paska fund liria!". Paradigmat e poetizuara si "aventurë e poezi", "fjala-këngë-e kënga-shpirt", "Afërdita bëri vetëvrasje","fluturimi i lirë i mendimit" i shpërthejnë kufijtë e trevargëshit dhe na bindin se poeti, edhe te gjendja "turbull" di të perceptojë dhe t'i këndojë me stilin e tij mugullimit të zemrave.

Comments (1 posted):

Golik Kokoja(Dh Xhoga) on 04/01/2019 14:14:55
avatar
Zazani po Sazan GOLIKU,mbiemrin mban
I yni modest, KOCI PETRITI Pene;
Urime:dhurate librin"TURULL"sjelle,
Me kthielltesine AZGANE te fjales
Nga Tornto Guri Naimit;
shendet e suksese iuron,
Sazan Golikut.
Biri GOLIKUT,
Bri Sanjoves e"Gurit Bletes"
Mbedhur"fjale NAIMJANE"per te;
Uruar Vitin e Ri
Koci Patritit
PERTRIT.

Toronto04-10-2019 Guri Naimit D.
(Dh.Xhoga)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1