Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Vepra letrare e Lumo Skëndos filozofi e domosdoshme për brezat

Vepra letrare e Lumo Skëndos filozofi e domosdoshme për brezat

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vepra letrare e Lumo Skëndos filozofi e domosdoshme për brezat

 

Vepra letrare e Lumo Skëndos filozofi e domosdoshme për brezat

Dr Fatmir Terziu

 

Vëllimi i III-të “Mid’hat Frashëri (Lumo Skëndo) - Vepra të zgjedhura” (2018) i studiuesit shqiptar Dr Uran Butka, nën përkujdesjen e drejtuesit të Shtëpisë Botuese “Onufri”, Bujar Hudhri, natyrisht mbetet një vlerë e madhe për mjaft fusha studimore në Shqipëri e më tej. Vlera e madhe historike e këtij vëllimi shfaqet sa hap kapakun e tij, ku menjëherë të vjen në sy një fotografi mjaft domethënëse, ku Mid’hat Frashëri, kryetari i Kongresit të Manastirit

(në qendër), shfaqet mes  Gjergj Fishtës dhe Nikollë Kaçorrit, si edhe delegatëve të tjerë të kongresit të Manastirit. Ndaj Vëllimi i botuar në prag të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, jo më kot është ndërtuar dhe strukturuar në një formë të tillë, ku vlerat e Mid’hat Frashërit nisin me Krijimtarinë e tij Letrare, ku pasqyrohen tregime dhe novela të nxjerra nga libri “Hi dhe Shpuzë” të botuar në Sofje në vitin 1915-të dhe vazhdon me proza të pabotuara më parë (dorëshkrime), të cilat Butka i ka mbledhur dhe i ka seleksionuar me kujdesin më të mirë. Në këtë vëllim paraqiten “Fjalë të urta”; strukturohet një tematikë e veçantë “Mallëngjimi”; “Kujtimet”, “Analiza dhe kritika si dhe “Bibiografitë”.

Kështu vëllimi i tretë me punën letrare të Mid’hat Frashërit, me pseudonimin letrar Lumo Skëndo, ku ndodhet përmbledhja e punëve letrare, pjesë nga shkrimet, prozat poetike e skicat që janë pjesë e fondit të artë të letrave shqipe, pos vëmendjes së studiuesit dhe botuesit, po aq dhe të medias e akademikëve, kërkon një vëmendje më të madhe institucionale dhe një vend të merituar në studimin e tij nëpër shkolla. Kjo lexohet mirësëmbari edhe tek fjalët e Mid’hat Frashërit për Shqipërinë e shqiptarët, që tregojnë më së miri për qëllimin e lartë të tij; ndriçimin e popullit përmes dijes duke u zgjeruar horizontin: “Shumë herë ideali për shqiptarin është të qenët i zoti, me çdo mënyrë që të jetë. Pa dyshim, duke pasur horizontin të ngushtë, nuk mund të kërkojë veç sukseset e lehta.”

Ardhja në dritë dhe në duart e lexuesit të këtij vëllimi në praninë e veçantë të shkrimtarit me përmasa botërore Ismail Kadare, dhe seriozitetit që ka ndërrmarë Instituti “Lumo Skëndo” flet qartë për rëndësinë dhe vlerat e mëdha të veprës letrare të Lumo Skëndos. Pas dy vëllimeve të para ku bie në sy ribotimi i revistës Diturija, vëllimi i 3 plotëson edhe më tej mozaikun e fondit të jashtëzakonshëm që ka trashëguar intelektuali i madh Lumo Skëndo. Një përmbledhje e rrallë me poezi, proza poetike, skica e kujtime të cilat i ofrohen lexuesit shqiptar për herë të parë. Sipas vetë autorit të kësaj ndërrmarjeje të madhe e të rrëndësishme studimore, Dr Uran Butkës, mësojmë se Instituti “Lumo Skëndo” do të vijojë punën dhe me 10 vëllime të tjera. Natyrisht botimi i plotë i veprës së sistemuar të Mid’hat Frashërit kërkon thellim të mëtejshëm studiues.

Duke u ndalur paraparakisht tek kapitulli “Analiza dhe Kritika”, të cilat përfshihen nën tematikën “Duke lexuar një libër”, nuk mund të lësh jashtë vëmendjes emrat e tillë si Petro Scaglione, Léon Maccas, Kristo A. Dako, Justin Gradart, Edmond Bouchié de Belle, Henry Baerlein, Jacques Bourcart, Harold Ë. Temperley, Jacques Ancel, Rose Ëilder Lane; At Ali Tyrabiu; Jan & Cora Gordon; Gaetano Petrotta dhe Mario Roques, të cilët janë shprehur për krijimtarinë dhe veprën e Mid’hat Frashërit. Ndërsa krijimtaria letrare e Lumo Skëndos mbetet një vlerë e madhe, por pak e njohur për arsye që tashmë dihen, fjala e redaktorit dhe realizuesit të këtij libri sqaron se “Krijimtaria letrare e Lumo Skëndos e përfshirë në këtë vëllim, përmban prozën poetike të botimit “Hi dhe shpuzë”  të vitit 1915 në Sofje, si edhe tregimet, skicat dhe rrëfimet poetike të tij, që ruhen në dorëshkrim në Arkivin e Shtetit, të pabotuara më parë, si “Të përënduarit  e diellit”, “Qyqeja”, “Kroi”, “Eja mike”, “Sytë”, “Bariu”, “Moli i vogël”, “Në kishë”, “Kovaçi”, “Sizifi” e të tjera, mbi 60 proza të shkurtëra poetike e meditative, të panjohura për lexuesit dhe studiuesit. Në këtë botim zë vend edhe drama e vetme e autorit “Foleja Kombëtare”, me katër akte, që trajton çeljen e shkollës së parë shqipe të vajzave në Korçë më 23 tetor 1891. Po ashtu, në këtë vëllim ngërthehen edhe analizat (kritikat) historike, kulturore dhe politike, që autori i ka shpalosur te rubrikat “Duke kënduar një libër” dhe bibliografitë, botuar kryesisht tek revistat “Diturija” dhe “Hylli i Dritës. Një vend të veçantë zënë fjalët e urta të krijuara  nga autori dhe meditimet e thukta, të nxjerra nga veprat e tij. Kështu që gama e krijimtarisë  si tregimtar dhe një nga themeluesit e prozës së shkurtër moderne shqiptare, edhe si dramaturg, mendimtar, analist, kritik, bibliograf etj,  zgjerohet për lexuesit e studiuesit dhe bëhet më e plotë e më e larmishme”. (Shënim i redaktorit dhe realizuesit të studimit, Dr Uran Butka).

Le ta nismi me gjuhën, thjeshtësinë, bukurinë e shprehisë, mendimin e thellë, mesazhin e qartë dhe me mjaft arsye të tjera që krijojnë më vete një tipologji letrare me sens të thellë filozofik të Lumo Skëndos, tek lexon krijimet e tij. Një i tillë është skicimi i kujtimeve, nën një arsye të tillë përshpirtëse, me një sigël të fortë dhimbëse që del nga shpirti e memorja, me një arsye që ka mijëra nënkuptime të tjera arsyetore: “Ejani, ejani o kujtime, se kam nevojë për ju! Zemra sot ka pikëllim. Ejani, se ju dua! T’ëmbël a të hidhur, gjithnjë ju kam dashur, o miqt’ e mi! Të ngroht’ a të ftohtë, sido që kini qenë, zemra ju ka pritur me dashuri. Jini miq të vjetër: m’arrin të mbyll sytë, që t’ju shoh këtu pranë meje. Ejani, pra, o kujtime! Kur shpirti më ndjen të ftohtë, kur zemra ndjen veten e saj jetime, ju dua, o kujtime, si i varfëri që trazon hin’e vatrës, për të gjetur pak shpuzë. Sa t’ëmbëla t’i duken ato shkëndijat e vogla! Po edhe në kohë të gazit dhe të shpresës, ahere kur një e sotm’ e qeshur më bën të dua gjithë kohën e shkuar dhe të shoh t’ëmbël dhe të bukur udhën që kam përpara, edhe ahere, o miqt’ e mi, dua të trazoj këtë hi të jetës, që të shoh shpuzën, ta shoh, të gëzohem e të qesh duke e flakur n’erë! (Ineboll, 18/31 korrik 1912)

Ejani, o kujtime!” nuk është thjesht një skicë e vogël, as dhe një “thirrje” e thjeshtë, por një diskurs i plotë, që bën realizcion me situatën, kohën dhe vendin, që bën lidhje tërthorazi me problemet, që ndikon në arsyetimin e thellë e të detajuar të ndodhive, që shkon tek trazimi i hirit të jetës, që shkon tek zgjimi, hapaja e syve, e më tej tek gëzimi dhe e qeshura që i duhet një njeriu të lirë e të sigurtë në ecjen e tij jetike. Pasuesja tjetër e renditjes “Asaj” është një prozë e shkurtër poetike, që ka një risi të thellë mendimi filozofik. Në të janë ndjenjat patriotike të mishëruara me ekzistencën e kombeve me veti e me mendime të thjeshta, në të janë edhe rrahjet e zemrës, në të është vështrimi që për autorin “është si një shtizë në dorë të një djali që lot me një zog; vuajtjet e shpesit i heq dhe zemëra ime”. Ndaj Lumo Skëndo kërkon dhe lutet “Të lutem pusho, pushoje këtë lodër të gjakme!” Por mbi të gjitha arsyet, dhimbjet dhe shqetësimet, aty është dashuria, dhe dashuria ka një kuptim logjik të thellë “Po të dua se, tekdo, me gëzim të fatbardhësisë, a në t’errët të helmit, se në qeshje të mëngjesit, në tym të të mugëtit, se në ngjyrë të lules a në përkëdhelje të veriut, tekdo, o e dashura ime, ty të gjej dhe ty të shoh; të dua se edhe kur zbres në thellësi të shpirtit dhe në fund të zemrës, edhe atje thellë të gjej”. (Gusht, 1909)

Një filozofi të shtjelluar bukur kanë tregimet e shkurtëra “Them”, “Të mugëtit”, “Një mbrëmje mbi udhë”, “Eja motër”, “Ah po bie shi”, “Po esheh? Drita venitet!”, “Shkretina”, “Tym’ i cigarit”, “Pse të shoh të brengosur”, “Mot i ri”, “Zemër pusho”, “Afrëditë e Milo’s”, ndërsa tregimet e tjera më të gjata “Pika Loti” (1899), “Kush e ka fajin” (1900), “Tmerri” (1905), “Udhëtim” (1906) e mjaft të tjera që pasojnë kanë në thelb skena dhe ngajrje të cilat mjeshtëria e gjuhës së Lumo Skëndos na i sjell sikur të ishin reale edhe sot. Ajo që duhet theksuar dhe thënë e strëthënë fort është se filozofia e këtij autori të madh shqiptar qëndron kudo, në të gjitha shkrimet dhe krijimet e tij, në të gjithë veprën e tij, po aq sa mbetet një filozofi e thellë edhe tek proverbat, Fjalët e urata” të tij.

E botuar tek gazeta “Lirija”, në vitin 1908, natyrisht filozofia e fjalës së urtë “Liria është që të mos të trazojë njeri ty dhe ti të mos trazosh të tjerët”, ka një kuptim të qartë të shpirtit shqiptar, ka një arsyetim të lartë të njeriut me vlera dhe gjykim të thellë, të një njeriu që e do dhe ekërkon lirinë  e tij të vertëtë. Po kaq vlerat e mëdhetarëve i shpreh me “S’jemi mëmëdhetarë të gënjeshtërt që të themi se shqiptari duhet të rrojë edhe paskëtaj kështu, me atë liri të egër e të rrezikshme. S’është lumturia me të rrojtur si dhitë në majë të malit, s’është rrojtje ajo jetë gjithnjë në frikë e në zihje, gjithnjë me pushkë në dorë dhe me vdekje ndër dhëmbë!…Liria është një mjet, është një derë, nga e cila hyjmë në fushë të gjerë të përparimit e të qytetërimit”.

Me fjalën e tij të urtë, me filozofinë e tij të thellë, Frashëri, si një pinjoll vazhdimtar i këtij trungu të madh shqiptar, na flet për përparimi, lirinë, madje dhe “Lëvizja për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nuk është kurrgjë tjetër, veçse vijim i rregullt i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” dhe shton “Meqenëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e njerëzve e të gjithë atyre që së bashku formojnë kombin, do të na donte shpirti që çdokush të sakrifikojë pesë minuta në njëzetekatër orë dhe të hetojë nga thellësia e vetes së tij, ç’shërbim ka bërë për Shqipërinë dhe ç’të mirë mund t’i bëjë kësaj shoqërie, që e quajmë komb”. Për Frashërin “Çdo përparim vjen nga idetë e përparuara, nga idetë e reja”. Në plot dhjetra fjalë të tjera të urta të tij, ai fuqishëm jep mes filozofisë së tij arsye dhe ndjenja, dashuri dhe vyrtyte, ku mbi të gjitha të qënit “më vehte”, do të thotë qartë “me një cope Shqipëri të lirë. Gjysma tjetër e Shqipërisë na mbeti nën të huajt. Një milion e gjysmë vëllezërit tanë janë nën një zgjedhë njëqind herë më të keqe se më parë. Shqipëria që na mbeti, kjo copë Shqipëri, pret shërbime dhe sakrifica nga ne. Paskëtaj çdo e keqe, çdo e metë që të bëhet, fajin do ta kemi ne vetë: unë, ti, shokët tanë, gjithë shqiptarët… Le të jetë e vogël kjo Shqipëri, le të jetë e vogëluar, e prerë – aq më shumë duhet ta duam, sa më i dobët dhe më i pakët të jetë biri, aq më shumë e dashuron e ëma! T’i duam edhe gurët, edhe drurët e saj, edhe dheun e saj!… S’është burrë ai, që shan kombin e tij”.

Duke e përfunduar këtë ndalesë tek Vëllimi i II-të le ta mbyllim me këtë fjalë të urtë të Mid’hat Frashërit, alias Lumo Skëndos: “Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë”.

 

Comments (1 posted):

NENAT SHQIPTARE bejne APEL ! on 10/12/2018 22:37:28
avatar
Si Rilindasit;
Nenan Shqiptare bejne APEL.

Fatmir Terziu vertet PENE-"TEREZIU"
Sa kete FOTOGRAFI na ke servirur;
Mes TYRE ajka e mendies RILINDASE
"Filiza"RRENJEZUAR ne vite Shqiperise
*
Dihet"flizat"jo te gjithe,jane"filiza"
Po dine,te dallojne mes tyre gjembat..
Rilindasit,"Vellezerit Frasheri"n'vite
Sa Lufta PV.e N.Cl.;ngadhnjimi tyre.
**
S'ditem;aritiet50vjetve ti jetesonim,
Vuajme dhe;28 vjet bere tranzicionin.
...Vellezer mendien MBLIDHNI!

"""Mbareshqiptare nga do te JINI !
Mbare bota po na qendron prane,
Fatkeqesi;(ata qe,sduan ta degjojne)
Mbetur jashtekohe-dhe kojshijte tane.
""""
Ne fund te fundit,kane menden e tyre
Ne;T'u dalim ZOT trojeve shekullore.
Pa tjeter;me perparimtaren BOTE
Trojet mbareshqiptare;Harmoni te kene

Si Rilindasit;

NENAT SHQIPTARE-
Bejme APEL!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1