Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | VEPRA “LUFTA E VIGANEVE TE LUMIT TE VLORES” E AUTORIT ISUF LUZAJ, S’KA NEVOJE TE KOMENTOHET, MJAFTON TË LEXOHET NGA KUSHDO…

VEPRA “LUFTA E VIGANEVE TE LUMIT TE VLORES” E AUTORIT ISUF LUZAJ, S’KA NEVOJE TE KOMENTOHET, MJAFTON TË LEXOHET NGA KUSHDO…

Font size: Decrease font Enlarge font
image ZYBA HYSEN HYSA

ZYBA HYSEN HYSA: VEPRA “LUFTA E VIGANEVE TE LUMIT TE VLORES” E AUTORIT ISUF LUZAJ, S’KA NEVOJE TE KOMENTOHET, MJAFTON TË LEXOHET NGA KUSHDO… 

 

Luftrat shekullore të popullit tonë kanë qënë të udhëhequra nga dëshira për liri dhe pavarësi, për atë liri dhe pavarësi që ua fali vetë Zoti qysh kur i vendosi në trojet e tyre që siç e përshkruan Isuf luzaj: “35000 vjet para Krishtit sipas rezeve të karbonit 14 erdhën nga ishujt e Sumatrës me një udhëtim 4000 vjeçarë Ilirothrakët që u ndanë në fisë Maqedon, Epirot Etrusk dhe u vendosën në shprehjen gjeografike të sotme: Italia qendrore, Alpet, Dinarik, Vardari, Maqedoni e sotme, Thraqi deri në Athinë dhe të gjithë bregedetin Jon dhe Adriatik…”, por në të gjitha luftrat, pasi humbi lirinë me pushtimin osman, është shfrytëzuar kjo ndjenjë e zjarrtë nga të huajt, për të dëbuar një pushtues dhe për të istaluar një tjetër.

“Lodhja e popujve t'Evropës nga Lufta, degjenermi moral i popujve të saj, kriza ekonomike e shteteve t'Evropës, reçesjoni dhe depresjoni i pas Luftës, marrëzija e Këshillave të Paqes ose Konferencave të Londrës, Parisit dhe Romës, padrejtësija e vendimeve të tyre imorale dhe xhahile, të gjitha pasoja të luftës së parë Botërore.” - thekson Isuf Luzaj në shënimet e tij, ishte arësyeja e ardhjes së Italisë në Vlorë në 1920, të cilën e shpreh edhe në vargjet e kësaj poeme gjigande, si për nga madhësia, ashtu nga rëndësia e saj.

“N'a u bë pajë Italija/ Si dhuratë nga Evropia/ Mbetet në Vlotë me gjithë ushtri./ Lodhur luftës së Greqisë/ Q'i dha zjarrin Labërisë/ Populli ynë fatzi/ Kish mbetur si i mahnitur/ Nga jeta i neveritur/ Urren dhe veten e tij / Kish rënë helm në bar e n'ujë/ Helm në bagëti të malit/ Helëm në gjellë e në bukë/ Helëm në mes babës dhe djalit./ Që atëherë kur Osmëni/ I thirri fort Perëndisë/ Erth një engjëll e përmendi/ "Ngrehu, bëhu  Zot'i vendit/ Për hallin e Shqipërisë"

Këto qenë shkaqet e pushtimit nga Italia dhe më pas të shpërthimit të luftës heroike të Vorës, të çilën do ta përshkruante me hollësinë të jashtëzakonëshme, sikur të kishte qënë dëshmitar okular, por në fakt ai u bazua tërësisht në rrëëfimet e njerëzve që drejtuan këtë luftë, si dhe mjaft dëshmitarësh tjerë okularë të luftës së 1920.

Shkrimi I kësaj poeme, gjigande si nga volume dhe rëndësia, ka nisur qysh në vitin 1937, kur Prof. dr. Isuf Luzaj ishte veçse 24 vjeç djalë, por dorëshkrimet u sekuestruan në burgun e Ventotenes dhe u desh ta riniste në vitin 1965 e ta mbaronte në vitin 1990, këtë poemë - lapidar të Luftës së Vlorës, çdo varg të poemës e ka bazuar në fakte historike nga dëshmitarët okularë të kohës, ku burimet më të rëndësishme ai i ka marrë nga "Skënderbeu i kohës sonë" siç e quan ai Qazim Koculin, nga Babai i tij, që populli e thërriste "Hoxhë Hoxholli" dhe në shënimet e tija që jep në këtë poemë, thotë:“Burimet e mija historike… për të gjithë poemën janë:

1)      Qazim Koculi vetë, me të cilin pata fat të jetoj tre vjet në Paris, (1933 - 1936) ai si 

refugjat politik, unë si student, afër njëri - tjetrit. 

Në netët e gjata të ftohta të dimrit parizjan, në shtëpi të tija, mblidheshin të gjithë rrefugjatët politikë shqiptarë dhe shumica e studentëvet dhe u përgjigjej me saktësi fetare të gjitha pyetjevet mbi historinë e re të kombit dhe sidomos mbi luftën e Vlorës, që Ali Klisura e quante Qazimin: "Skënderbeu i kohës sonë", Qazimi mbante ment emrat e kumandarëvet të çetavet, emrat e shumicës së të vrarëvet e të plagosurvet dhe mjaft emra heronjsh vullnetarësh. Nuk fliste kurrë për vete, merzitej kur e mburrnin dhe në një rast që Mustafa Kruja e thirri: "Babai i Kombit" Qazimi nuk e mbëshehu mërzinë e rastit.

2) Im atë, që lebrit e thirrën: Hoxhë Hoxholli që Osmëni deshi të qëndronte si anëtar i Komisjonit dhe që ai deshi më mirë të qëndronte si hoxhë i çetave me çetat bashkë.

3) Ali Beqiri, mik i ngushtë i t'im eti dhe shok i të birit të tijë MEJPHMETIT…

4) Osmën Haxhi, kushëriri i mëmës t'imë dhe adhuronjës i t'im eti. 

5) Qazim Kokoshi, fqinji i imi në Skelë dhe ati i Fatoshit, shokut t'im të shkollës fillore dhe më vonë në Paris.

6) Spiro Koleka, fqinji yni dhe mik për më se 30 vjet, i t'im eti.

7) Sheme Sadik Dukati, Laze Malo Tërbaçi, bajrM Qamil Agaj, Rrapo Çelo Sevasteri, Shahin Nuredin Gorishti, Ymer Çelo Dukati dhe Velo Hazis Kananaj, dajiu i mëmës t'ime. Duke i njohur e duke i pyetur këto heronj të luftës, patëm bujarinë të më jepnin miqësinë e tyrej mua që nuk ishja asgjë, më nderonte jashtë çdo dimensioni që ka mendja e një të riut, ajo miqësi e tyrej. Sipas dëshiravet të këtyre burravet, dilte në shesh fatkeqësija që Qazim Koculi si intrigant, kërkonte ta shkatërronte miqësinë dhe dashurinë në mes të Osmënit dhe Qazim Kokoshit, duke arrijtur më në fund me konfliktin në mes të Qazimit e të Kokoshit, kur populli pas fitimit të luftës, emëroi me brohoritje Osmën Haxhinë, babai i popullit dhe Prefekt të Vlorës, më vonë deputet në Parlamentin e parë demokrat të Republikës së Shqipërisë.

8) Shukri Dimraj, nipi i Selam Musait, miku im, nga i cili kam më se 300 faqe të makanografuara, informata e dëshmi të sakta të jetës së Selamit dhe të luftëtarëvet të tija kundra Grekut. Këjo lëndë e vargëzuar në tetë rrokëshin popullore do të figurojë në një tjetër poemë, me emrin "LABËRIJA".

9) Populli me radhë, vullnetarë ose jo që të rinisë t'ime, që kur fillova të shkruaj këtë poemë aty nga viti 1937, i pyesja dhe me durim e vullnet të mirë më përgjigjeshin drejtësisht. Selam Musai vdiq 62 vjeç.

Të gjithë këtyrej burravet të ndershëm u falëm nderit.” Ky shënim I autorit, flet qartë për vërtetësinë dhe origjinalitetin e kësaj poeme histrorikë me rëndësi të jashtë zakonëshme kombëtare.

 

Poema “PËRPJEKJA E VIGANËVE TË LUMIT TË VLORËS" ka pesë vëllime, e shkruar me vargun popullor tetë rrokësh, me një gjuhë të pasur, ku spikasin fjalë të dy dialekteve, toskërishtes dhe gegërishtes, saqë kur fillova të lexoj, s’më besohej që ishte nga Vlora, por vazhimi i shkollës në gjimnazin e Shkodrës dhe fati i tij që jetoi dhe u shkollua para vetit 1972, kur Kongresi i drejtëshkrimit i ra me sopatën e madh dhe i preu krahun e djathtë, gegërishten, me qëllim, që në të ardhmen, gegërishtja të quhet gjuha kosovare dhe Kosova, kombi Kosovar. Vetëm në vendin tonë ndodh të përbuzen dialektet dhe krahinizmat, të mos përfshihen ato në gjuhën standarte, kështu gjuha shqipe është bëre një përzierje gjuhësh, në një kohë që ka një fjalor nga të gjitha trevat shqiptare për të konkuruar për çmimin “GINES”.

 

Ka mjaft njerës që duke lexuar fragmente nga kjo poemë, mendojnë se Isufi ka qënë folklorik, por mendoj se folklorikë janë ata që mendojnë kështu, se vërtet ai ka përdorur regjistrin e thjeshtë të gjuhës shqipe, por jo se nuk di të përdorë regjistrin libror, por qëllimi i tij ka qënë që ky libër të shkojë në duar të popullit, se kjo vepër gjigande është shkruar për popullin shqiptar, jo për “ata që shkruajnë për shetin dhe pushtetin”, Isuf Luzaj është shkimtar, poet, filozof, historian… që i përket popullit shqiptar nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, ai shkruan shqip – shqip, përmes fjalëve të thjeshta, shpreh mendime të mëdha, të cilat janë një busull orientuese për popullin tonë të verbuar prej shkëlqimit të rremë të shkrimtarëve shqiptarë të diktaturës dhe pas diktaturës, librat e të cilëve edhe sot, rekomandohen me detyrim të lexohen nëpër shkolla, ndërsa shkrimtarët e vërtetë, edhe nëse botohen, mbyllen diku, apo bëhet sikur shpërndahet dhe kurrë nuk shkojnë në masat e gjera të popullit, as në fëmijët e shkollave, ndaj botimi i kësaj vepre është një dhuratë e çmuar për mbarë popullin shqiptar, ku shikohet pastër genocid shqiptar, si nga serbët, grekët, dhe aq më shumë nga Italianët në 1920.

Nga përshkrimet e personazheve (qindra personazhë të skalitur me daltën e hollë të artit popullor, ku të gjitha figurat stilistike i gjen vetëm në gurrën tonë popullore, të cilat më kanë mahnitur e në të njëtën kohë më kanë tronditur shumë, se arti i popullit pak nga pak po vdes, nën pretekstin e modernizmit, por modernizëm s’do të thotë të mohosh kulturën tënde, përkundrazi lulëzimi i kësaj kulturë të bën pjesë e globalizmit me dinjitet.

Në këngën e parë të poemës “Viganët e lumit të Vlorës” , titulluar “LUTJA” përshkruhet përmes vargjesh plot pathos dëshira e autorit për të gjetur forca mbrenda vetes për të shkruar epopenë e Luftës së Vlorës, epope që autori e krahason me Luftën e Qerbelasë, ndaj duke qënë jashtë Atdheut, si një murg brenda mureve të vetmisë, i lutet Zotit: “N'adhurim të bje në gjunjë/ Ndihmë se u lodha shumë/ Duke të këtkuar Ty/ Mënt e shpirtin tek Zotrote/ Nëm, pakë dritë nga drita jote/ Jam i gjori çilimi. /Nëm guxim e zë e zemër/ Të këndoj një këngë me emër/ Një Qabe në Labëri.” 

 

Duke menduar për rëndësinë e madhe që ka nxjerrja në dritë e së vërtetëes historike, për të qënë të kujdesshëm, se historikisht kemi qënë të rrethuar me fqinjë grabitqarë “Për kët hall të shqipëtarit / Që ka mbetur çilimi,/ Në mes fqinjësh bishë të egër/ Armiq si në kohë të vjetër/ Ca për lakmi ca për sedër.. / Kush preh dhëmbë, kush preh kthetër/ T'a bëjë gjah për darkë të tij/ Dhe shqiptari si shqiptari / Ashtu si e bëre Ti/ Digjet flakë për së gjalli/ Ja vdes ja rron me liri/ Dhe barbari si barbari/ Lindur farë grabitqari/ Bën pusi e pret qyqari/ Në shekuj rastin e tij.” që brezit të ri ti lëmë një “Çirak” të ndezur për të parë udhën e së ardhmes, ai shprehet: “Të kërkoj vajin dhe zjarrin/ Mendjen shpirtin dhe guximin/ Si për djepin dhe për varrin/ Të mos i shkundë harrimi / Duke thurur histori/ Mëndjen femër që të pjell/ Dritën t'ënde të shohë qartë/ Kohës perin të ja shtjell/ Hëm të hekurt hëm të zjarrtë/ Farës së re që të mbjell/ Brezavet që të vijnë të lashtë/T'u lë shkoqur këthioll/ Këtë testament të artë/ Për gjith' atë madhëri./

 

Dhe më poshtë lutjen ua drejton ZËRAVE ARBNORE, ashtu siç u drejtohet Fishta Zanave të Maleve, se të gjitha trojet shqiptare kanë të njëjtën besim qysh qysh në kohrat pellazgjike, me Perëndeshën Dodonë, të cilën e kam ndeshur shpesh në krijimtarinë e këtij autori, që e pse Lufta ishte në Vlorë, ai herë u drejtohet Zërave Labe, herë Zërave arbnore dhe përmend sinoret e atdheut tonë të pushtuar nga barbarët shekullorë. “Dhe ju zëra arbërore/ Që fluturoni nëpër male/ Mbi shkumë vijash gurore/ Që lundroni sipër vale/ Që në Vardar e në Qore/ Në Kosovë famëmadhe/ Në Prevezë e toka Çame/ Ku zu fill koha mizore/ Për shqiponjën me shumë halle/ Në Vraninë e Rreth Kurore/ Luftë me popuj e me krale./ e këtë lutje e bën për të çuar gjer në fund misionin e tij për të kënduar këtij heroizmi të pa shoq të popullit martir shqiptar, ndaj ai lutjen e tij e bën duke treguar arësyen e tij dhe thotë: “Një këngë si besim feje/ Për një histori virane…/ Për halle të vegjëlisë/ Rroj si i dehur i gjori/ Ëndrrës që mënt m'i mori/ Zjarrit që djeg kraharorin/ Me qëllim që t'a bitisë…”

 

Në një letërkëmbim me djalin e Isufit, Dalanin, më shkruan: “Sa ishte gjallë Isufi, i thosha shpesh të shkruante një jetëshkrim, një biografi, se do na duhej dhe më tej, por Ai e shtynte duke thënë, se s’ka vlerë më tepër sesa një krijim i tij. Edhe në bisedat e shkurtëra që bënim, ishte tepër i kufizuar…” Kjo tregon qartazi, se ai e kishte kohën flori, s’donte të shpenzonte atë me mburrje, se siç e thotë vetë në këtë poemë, “Mburrja është BOSHËSI” “Po u lutem më besoni/ Nderin mos e tepëroni/ Se ne s'na i do zakoni,/ Mburrja që është boshësi.”, ndaj ai bën lutje, që të ketë edhe jetë të gjatë të përmbushë misionin, por të ketë edhe dritë për të thënë të vërtetën.

“Eja zërë të qofsha falë/ Do të t'zbut me pika loti/ Eja se nuk jam më djalë/ Të pres e të bjenë stina e moti/ Mos më shty tutje beharë/ Se mase më thërret Zoti/ Nuk dua të mbyll qepallë/ Pa mbaruar s'të kënduar/ Këtë këngë që kam në duar…”

 

Jo rastësisht, Isuf Luzaj, u pushtua nga ky zjarr dhe dëshirë për të hedhur në letër këtë epope të pa përshkruar dot nga mendjet njerzore të zakonëshme, u pushtua, se misione të tilla u besohen njerëzve të jashtëzakonshëm, siç ishte Ky gjigand i mendimit njerëzor, se ajo luftë, siç e përshkruan ai, që cili do e lexojë, do të lotojë siç kam bërë edhe unë shpesh nëpër vargje të shkruara me një realizëm të përsosur, shprehur përmes një figuracioni të pastër vjelë nga gurra e pa shtershme popullore e trevave të Vlorës e më gjerë. Të trondisin vargjet e tij, se një popull i pa armatosur, përballë një ushtrie me arsenal të lartë ushtarak, siç ishte ushtria italiane e kohës: “Çap për çap si beduvaja/ Tym e flakë e lemeri/ Vijnë ballonët nëpër erë/ Mbjellin zjarr: digjen lëverë/ Dheu dhe guri si sere/ Digjen bashkë me njeri… U vërvijnë të bijtë e zhgabës/ Kush me thikë e kush me draper/ Kush me kamë e kush me kosor/ Kush me shkop e një hell mishi/ Me kërpace a me kërrabë/ Rrallë e tek ndonjë këmbëzë gishte/ Rrallë e tek dyfek i gjatë/ U vërvinë soj' e Petritit/ Nëpër zjarr me istikamë/ Jo sikur i priste vdekja/ Jo sikur i priste varri/ Po sikur i priste festa…”

 

Këngae dytë të poemës “Përpjekja e Viganëve të Luftës së Vlorës” fillon me vargjet: “Në Beun kur u mblodhë/ Dymbëdhjetë Komisjonë/ Kalanë e Kaninës vështrojnë/ Mëndjen e kanë në Vlorë… "E vendosi Komisjoni/ Sulmin e parë për Vlorë/Që në gërxh tek buron kroi/ Shkallë e Rradhimës si bore/ Qafës Shashicës në Baro/ Tatëpjetë Gropës së Derrit/ Fushës Kerrit me Gjezdare/ Xhyherinë Pylli i Mademit/ Në Bestrovë e Panaja/ Për në Vreshtat e Mbëdha/ Një sulmim si në çdo krah/ Do vemi brënda në ta."

 

Në këtë poemë historike, shkruhen ngjarjet me objektivitet të lartë, jo siç jemi mësuar të lexojmë historinë si një përrallë me dragonj, se të sulmoje Vlorën, pa marrë krahët që e mbronin atë, ishte si të futeshe me këmbët tua në zjarr xhehenemi e siç edhe e tregon historia perrallore e kohës pa kohë të Shqipërisë, na del një zgalem që hidhet përmbi tela dhe “çliron” Vlorën e pushtuar nga italianët. Isuf Luzaj, si asnjë autor shqiptar, por edhe botëror, mendoj, të rrallë do të kenë përshkruar një ngjarje të tillë historike me kaq imtësi e vërtetësi sa Isuf Luzaj, unë me të drejtën time si krijuese dhe studiuese, poemën me mbi 68.000 vargje të Luftës së Vlorës, e rendis me “Tragjedinë Hyjnore” të Dante Aligerit, se siç do ta shikojmë deri në find të poemës, ai na dërgon edhe përtej varrit, në gjyqin e të rënëve për liri, ku Zot për të gjykuar vendos Ismail Qemalin. 

Nuk i kuptoj disa studiues shqiptarë që rrudhin buzët kur u përmend Isuf Luzajn, biles ka që më kthehen: “Po dale, ai shkruan si bejtexhi…” Unë qesh nën vete, dhe u them: “Ai shkruan që ta lexojë edhe populli, edhe më i mençuri, ai shkruan me rregjistrin e zakonshëm të gjuhës shqipe në ato vepra që u dedikohen njerëzve të dalë nga gjiri i popullit, por ai ka filozofinë e tij, që “filozofët” tanë ende se marrin për ushqim të rinisë sonë, ushqim që e ka përgatitur me dashuri për rininë e shekullit XXI të shqipërisë, ndaj, ai ka parasyshë forcat tona të armatosur më shumë me hunj sesa me pushkë, apo sopata, si në mesjetë, dhe shqetësimin e tij e vë në rolin e personave historikë. 

Kur komisioni vendos për sulmin e parë mbi Vlorë, do ta drejtonte Selam Musai, sigurisht nuk do pritej pa shqetësim, ndaj ai e përshkruan: “Një heshtje shumë e thellë/ Si një re që mbulon djellë/ Mbuloi atë njerëzi.” Vërtet Komisioni vendosi, por as dita, as ora e sulmit nuk u caktua për të sulmuar mbi Vlorë, ndaj e pse u vendos, diskutimet dhe debatet vazhduan gjatë mes Osman Haxhiut, Qazim Koculit, Ali Beqiri, Hoxhë Hoxhollit, baba Ahmet Turhani dhe Selam Musait. Secili jepte faktorët që e ndihmonin sulmin, por faktorët që e pengonin ishin kokëfortë, se “Lëftojnë kundra një armiku/ Popull i shumtë, mbret i forte/ Erë e det armë çelniku/ Në sterë ushtëri plotë/ Kral i vjetër në Europë/ Kemi kuptimin e plotë/ Kral i vjetër në Europë/ Si në zemër dhe në kokë/ Po tjetër udhë s'na u dha/ Nevej kemi drejtësinë/ Besën, nderin burrërinë/ Pra kemi dhe Perëndinë/ Që Italija s'i ka!”

 

Në këngën e dytë të kësaj poeme legjendare të titulluar “KASNEÇI”, përshkruhet mjeshtërisht personazhi i KASNEÇIT, detyrë të cilën ia besuar një patrioti të flaktë, Muço Zeka, i cili kishte kërkuar të gjitha trojet shqiptare pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për të ngritur popullin në luftë për autonominë e vendit, sugjeruar dhe mbështetur nga autoritetet Osmane, për të përdorur shqiptarët, apo për t’i vënë shqiptarët përballë përbindshave serbë, grekë, këta të mbështetur nga Rusia, se fill pas luftës Ruse – Turke, disa territore shqiptare, sipas Traktatit të Shën Stefanit, u dhuruan serbëve, grekëve dhe Malit të Zi, por dihet, kur të mbështet një pushtues, do të thotë, se luftën e ke të humbur qysh pa hyrë në luftë, se pushtuesi i ri, me pushtuesin e vjetër bëjnë marrëveshje sado të rënda qofshin ato, se pasojat nuk biemn mbi ta, por mbi shqiptarët dhe historia tregon këtë vërtetësi, se po të kthehemi pas në kohën e Skënderbeut, ai u mbështet nga Papa, Venediku, Hungaria… vende të cilat kishin interest e tyre në Arbëri dhe sapo këta “aleatë” i rregulluan marrëveshjet me pushtuesin e ri, Perandorinë Osmane, braksisën Skënderbenë dhe u bënë palë me ta, pa u shpallur botërisht, por me zona influence shfrytëzuese në territoret arbërore, pra nga gjithë kjo lojë, dolën të humbur shqiptarët, kështu edhe pas Lidhjes së Prizrenit, turqit e rinj i braktisën shqiptarët, po kështu, edhe Lufta e Vlorës, në mos qofsha e gabuar, ka qënë financuar nga rivalët e Italisë e siç thotë Isuf Luzaj në këtë poemë, se Qazim Koculi u arratis në Francë dhe nderin që i bënte Franca ishte shumë i madh, saqë përherë kur Parlamenti francez hapte sezonin e tij, fjalën e parë të hapjes e bënte Qazim Koculi. Pra, kush fitoi në këtë mes, populli i Vlorës që u përcëllua, apo krahu i Rusisë që na sundoi qysh me dëbimin e Italisë e për ti dhënë nuance patriotike, në fillim me pëlqimin e forcave antiitaliane, u vendos Fan Noli, por po këto forca nëpërmjet financimit dhe mbështetjes me ushtri e rrëzoi Fan Nolin patriot dhe vendosën Ahmet Zogun sahanlëpirës e armiqve të shqiptarqëve e po të ndjekim rrjedhën e historisë, vijmë tek Marrëveshja e Mukjes, ku ishin sllavët që e lejuan mbledhjen e saj, për të fiksuar patriotët e vërtetë dhe më pas ishin po sllavët që e dënuan dhe e prishën këtë marrëveshje me dhunë e me gjak shqiptarësh, dhunë e cila vazhdon deri në ditët e sotme, me forma nga më të ndryshmet, ekonomike, psikologjike, diskriminuese dhe fyese…

Në poemë e pse tregohen pastër përpjekjet dhe lufta heroike e Vlorës – Qerbela, përsëri autori i vë fatet e Shqipërisë në dorën e Zotit, ndaj thotë: “Epna oh Zot dritën t'ënde/ T'i shpëtojmë këta vënde/ Mëmën tonë Shqipëri/ Na e dimë që drita jote/ Kur të bëçë urdhër zotrote/ Bëhet si të duash Ti"…”

 

Në këngën e tretë të poemës, përmes vargjeve gdhenden përsonazhe realë të kësaj lufte, si personazhë që kanë qënë udhëheqës dhe monitorues të luftës, por kemi edhe personazhe bashkëpunëtorë me pushtuesin.

Asnjëherë një pushtues nuk zbarkon në një shtet tjetër, pa i dalë përpara ose me luftë, ose me pushkë të zotët e shtëpisë, Italia në vitin 1920 erdhi si shpëtimtare e popullit shqiptar, se qysh në hyrjen e kësaj poeme Autori na njeh me fjalimin e general Piaçentinit, i cili shoqërohej nga pushtetarët vendas. 

Vetëm në Shqipëri ndodhin çudira, i presim pushtuesit ose duke hequr shulet armëve, ose duke u liruar kolltukun, ose duke i nderuar me tufa lule e më pas kujtohemi që janë pushtues, por ky lloj qëndrimi është vetvrasës për ne, sepse në vend t’i kishim ne pikat strtategjike të Vlorës për të mos e lejuar të zbarkonte në breg Italia, tashme kërkojmë të dëbojmë Italinë duke u future në mes të zjarrit të tyre, kjo lloj strategjie fsheh brenda vetes strategjinë antishqiptare të genocidit e për këtë genocid, s’është fajtor populli, por janë vetë drejtuesit që bashkëpunojnë me pushtuesit për qëllimet e tyre përfituese. 

Kur një popull mbështet thirrjen e një shteti tjetër për të dëbuar pushtuesin e tij, ai ka siguruar skllavërinë e tij, se edhe bariu e shpëton delen nga ujku, por në darkë e ther dhe i ha mishin, kështu ka ndodhur historikisht me ne, shqiptarët, dëbojmë njërin, më pas jemi të detyruar të japim shpërblimin duke e duruar mbi shpinë…

 VAZHDIMI KETU ...

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1