Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | HUMBJA SI FORCË E SË TASHMES

HUMBJA SI FORCË E SË TASHMES

Font size: Decrease font Enlarge font
image Për vëllimin poetik “VITE TË HUMBURA”

HUMBJA SI FORCË E SË TASHMES


NGA BAJRAM CANAMETI

Vëllimi më i ri i autorit çemenikas Qazim Shehu, dëshmon për zgjerimin e frymëmarrjes poetike të tij,për kërkimet transcedentale dhe forcën e fjalës.Ky vëllim shpreh kredon e njeriut urban,përsiatjet e tij mbi të ndodhurën,diçka që humb për shkak të konsumimit të kohës dhe për shkak të moskuptimit të saj.Ky vëllim ka gjithsej 180poezi,të shkurtëra dhe të gjata,me gjetje interesante.Dhe në gjithë këtë katrahurë poeti shprehet:”Kjo botë ka shumë tirani/tirania më e madhe je ti, bukuri’Dhe gjithë kjo vjen pas një trazimi shpirtëror kur poeti këlthet:”Më duhet të shpik/një fytyrë tjetër që s`e kam/prej vetes të ik/manekin me shafran”.Poeti ndodhet brenda kohës së sotme që pranon çdo etiketim me poetin Brenda:”Kohë putanë/tha dikush/njeriu harroi se kohën mbush”.Poezia e Shehut është një poezi e kthjellët ,ekzistenciale,plot përvoja të brendshme dhe kënde shikimi nga më të ndryshmet.Lirizimi estetik i poetit nuk është i hapur po siguron një ndjenjë të luksit të sprovuar.Kujtesa vringëllon tek ai heshturazi:”Krakëllin një portë/era e shtyn/kush nuk hyn”.Në këtë kohë kur”Helm i mashtrimit/ngrihet në ajër/shtëpi në tym”.Sepse nata njerëzore”Zbret drejt bardhësisë/t`i ikë vetes”.Dhe kur koha ndodhet në zjarrminë e saj, ndaj:”Ora këndon /në valle akrepash/t`i ikë vetes”. Njeru ndodhet gjithnjë në transfigurën e tij,është një njeri në kërkim,në lëvizje, i pakuptuar,i sofistikuar nga një mijë mënyra të sjelljes, prej të cilave asnjë nuk është e matshme në kufij të besueshëm të sinqeritetrit.Ndaj ai krijon iluzione të pafund,me  jetën por:”Iluzionet i mbështjell me leckë/I hedh tutje/era s`i lëviz/veç i fshikullon me përbuzje”…E ,megjithatë, kjo botë është e bukur,atë e zbukurojnë fasadat që “Shkëlqejnë  sfumojnë e hutojnë/para tyre të pistën e mbulojnë”..Pikërisht në këtë shoqëri ku”Ballazi qëndron suksesi?S`ta jep çelësin”.Poeti është gjithnjë në sferën e vet,në ndjenjat dhe mendimet që shpështillen e ngrenë kurthe të vetvetes.Ai nuk e pranon humbjen ,po edhe e evidenton atë;kjo ia shkëndijon më së miri ndjenjat dhe mendimet që sillen qark e qark gjetjes së kuptimeve dhe meditimeve  të ndryshme që çerdhësojnë shtëpinë e tij.Si poet i koncepsionit të gjallë,ai sjell zërin e vet,e vë metaforën në masën e duhur, dhe në pozicionin më të natyrshëm, pa pasur ndonjë merak për të,sepse poeti nuk është në kërkim të saj.Pikërisht në këtë botë të marrë ku”Don Kishoti nguli/shtizën në asgjë/bota flet për të”.Në këtë kohë ku “E  djeshmja”s`ka fjalë/E djeshmja ka mall/kambanë e etur/më gjoksin tonë/vetëm kur i vemë gjuhën e së sotmes/kumbon”.Dhe, i lodhur me kohën,me përsiatjet e shumta filozofike poeti kërkon ta braktisë edhe veten teksa: “Minë me kurdisje/pranë vetes/zemrën vë/Ajo ende nuk po plas/me siguri prêt të largohem prej saj/mos më vrasë”…,duke e lënë veten”Të ngarkohet/me grimca të ditës/gurë të mëdhenj”.E prapë vazhdon ky kalvar vuajtjesh dhe përjetimesh,një kalvar i pambarimtë dhe  që kërkon deshifrimin e ndjenjës në objektet përreth,po  ku objektet rrinë memece dhe të ngrira edhe pse jeta e sotme është plot gjallësri.Çfarë ka ndodhur?Poeti është gjithnjë në kërkim të moskuptimit të kësaj shurdhërie që habitet prej ethesh të gjalla njerëzore drejt materializmit absurd.Sepse:”Ulërasin qentë/Për mungesë të bukës?As kocka s`u hedhin”…Dhe i ndodhur në këtë shkreti të denatyrimit të njeriut ,ai shpesh afrohet tek sendet sepse:”Sinjale dashurie çojnë sendet/kur mungojnë njerëzit”.Vëllimi “Vitet e humbura” i poetit Qazim Shehu, lexohet për thellësinë e ndjenjës dhe të mendimit dhe nuk mund t`i ndash këto dy thellësi,sa shkon njëra dhe sa tjera në zemër të universit të ndjenjës dhe mendimit.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1