Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | MOZAIK EPISODESH TË VELO CFARKUT

MOZAIK EPISODESH TË VELO CFARKUT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Qazim Shehu

 

MOZAIK EPISODESH TË VELO CFARKUT

Shënime për librin”Mozaik episodesh Rrjedhës së Drinit të Zi”

Nga Qazim Shehu

Velo Cfarku është një gazetar i vjetër,publicist dhe analist  me përvojë,ai ka drejtuar gazetën “Oshëtima e maleve” sa vite, dhe gjithë kjo i ka dhënë mundësi të zgjerojë kontaktet me njerëz të ndryshëm,të moshave dhe profesioneve të lloj llojshme,dhe këto t`i pasqyrojë mëvonshëm në libra.Librat e tij dallohen për pasqyrim të sinqertë të jetës,janë dëshmi autentike e të ndodhurës në çastin real,pa zbukurime dhe sajime,janë ,si të thuash, një burim i fshehur në kohë, që ai e zbulon sot përmes kujtesës.Velo Cfarku është nga Golloborda, një krahinë e njohur për burra fisnikë,ngjitur me Çermenikën. Golloborda me Çermenikën kanë ndarë pothuajse një fat të përbashkët historik,të dyja këto krahina ruajnë në shekuj lidhje miqësore dhe janë gjendur sa herë bashkë në sa e sa ndodhi e ngjarje kombëtare. Po Golloborda, si njësi e Dibrës, mbart edhe të tjera veçori që e bëjnë atë të spikatur dhe mjaft tërheqëse. Velo ka punuar në një kohë të vështirë,në kohën e totalitarizmit dhe të mendësive që, shpesh, paraqiteshin si shpresë dhe diçka e re. Ai,në ato rrethana,kurrë nuk i ka shkëputur lidhjet me njerëzit,ka ditur t`i ruajë ato dhe të kuptojë gjuhën e shenjave njerëzore.

Kështu,edhe në librin e tij të ri,paraqitet kjo njerëzore,me detaje të freskëta, paraqiten në radhë të parë  fshatarët, punëtorët, intelektualët, njerëzit e thjeshtë me shpirt të madh, bujarë e mikpritës,të dashur e të respektuar,të gjithë të portretizuar ashtu  siç janë ose kanë qenë në kushte të caktuara,në stinë të ndryshme,në vapë e shi, borë e furtunë, kudo të gjendur e të  dashur. Velo, me detyrën e gazetarit po edhe të bashkëkrahinarit, ka mbajtur shënime,apo më së shumti i ka regjistruar në kujtesë këto çaste,sepse ato janë të pashlyeshme dhe  mbeten si afreske  të vizatuara në murin e kujtesës që është ngritur nga  gurët e latuar të ditëve. Ky mozaik mbart ngjyrat e gëzimit,po edhe të trishtimit,ngjyrat e kthjellta po edhe tone gri,pse e tillë ishte jeta brenda qetësisë dhe dilemave të saj,të tillë ishin njerëzit, por, në prozën e tij publicistike, Velo i shikon ata me pozitivitet  brenda natyrës së tyre,në sfondin e kohës. Kjo është veçoria kryesore ose tharmi i stilit të tij që përjetohet përmes një rrëfimi të shkrifët gjithë dritë ,harmoni dhe xixëllima që shkundin dhe ndezin pahun e kohës, të një kohe të caktuar,  po që u flet të gjitha kohërave me mesazhin e universales njerëzore. Është për t`u theksuar se çdo rrëfim përbën një tregim më vete,një inspirim të caktuar për forcën e madhe të karakterit njerëzor,për dashurinë dhe mundësitë që gjejnë njerëzit për të ndihmuar njerëzit,për çiltërsinë dhe mungesën e hiles,çka sjell një panoramë të kohës,po edhe një vertikalitet të ngulur në realitetin historik të malësorit shqiptar,i mësuar gjithnjë në natyrën e tij si ambient gjeografik po edhe si trashëgimi vlerash .

Këto mesazhe përftohen si ndjesi  që vijnë permes perceptimit  të një bote që ngjizet si frymëzim dhe dëshmi e së bukurës e cila buron nga flakët e një shpirti të kulluet dhe diskret.Nëse koha kërkon dëshmitarë,kjo dëshmi nuk mund të gjendet më e vërtetë dhe më e besueshme se sa tek shpirti njerëzor,dhe ky shpirt njerëzor nuk mund të gjejë gdhendje më të bukur se sa në libër;i nisur nga kjo moto, shkrimtari Velo Cfarku ia ka arritur të na japë edhe artistikisht gjithë këto botë që lëvron  në arën e mirësisë dhe  të bukurisë së gjestit,çka e bën këtë libër të veçantë në mundësinë që të jep për ta lexuar me kënaqësi,si një prozë e reflektimit të kohës permes disa parametrave dhe shfaqjeve të qëndrueshme që xhirojnësi në shiritat e një filmi me metrazh të gjatë.Kjo spikatje nuk mund të mos përcillet  në rreshtat e një proze që vjen dhe e realizon veten në masën e duhur të komunikimit duke ruajtur ritmin përcjellës. Në librin e Velos zënë vend një numër njerëzish që ai i ka njohur si: Vait Kormaku, Bogdan Cfarku, Hatixhe Avda, Shehat Osmani, Ismail Erebara etj etj; po edhe figura të ndryshme të historisë së kësaj treve si: Qemal Ataturku që thuhet se është nga Stebleva, Mustafa Ago Osmani,Hoxhë Moglica, Hazis Lila, Vasil Mlladen Pleushku, Adem Bojaxhiu, Qerim Aliaj, Budin Budini etj etj,duke zhvilluar kështu harmonishëm një ide interesante që nuk është e re, po merr vlerën e së resë:asgjë nuk lind kot, vetvetiu, përkundrazi, vjen e ushqehet nga shtresat e kohërave të vaditura me gjak, djersë, nga brezat paraardhës.

Velo është një njohës shumë i mirë i historisë,i asaj historie që ai e ka mbledhur si lëndë të gjallë nga burimet gojore,nga njerëz që nuk kanë ditur ta manipulojnë.Kështu ai ka mbledhur legjenda,mite,gojëdhëna ,pa i klasifikuar  si burim më vete po duke i dhënë ato të shkrira në rrëfimet e veta ose të njerëzve,kështu në prozën e tij lëvizin toponime,emra njerëzish,ngjarje që flasin mbi bukuritë natyrore, e këto toponime nuk janë emërtesa të thata,përkundrazi ato mbajnë hijen dhe ngrohtësinë e veprimeve dhe ndodhive njerëzore.Kjo natyrisht nuk do kishte vlerë pa qëndresën dhe dashurinë për trollin e tyre të Gollobordës,e cila ka ditur të orientohet drejt për nga patriotizmi dhe dëshira për liri, duke duruar edhe masakrat serbe dhe bullgare nëpër kohëra, të cilat dihen.Solidariteti krahinor e më tej,ai ndërkrahinor, nuk mund të perceptohen askund tjetër më mirë se këtu e kjo,padyshim, solli edhe premisën e padiskutueshme të emancipionit shoqëror,e vullnetit për të parë në horizontin e kohës shenjat më të reja të këtij emancipioni.Kështu,gollobordasit duarartë do t`i gjesh si ndërtues në Ballkan,po edhe në të gjithë Shqipërinë,dhe të ndërtosh vepra që koha nuk do t`i përmbysë duhet të kesh fantazi,mençuri ,saktësi logjike dhe  edhe dëshirë për të ndërlidhur e projektuar konstruksine që flasin për ndërthurje të larmishme ideshë.

Duke përshkruar fshatrat,Zabzuni,Borova,Sebishti,Llanga,Studna,Stebleva,Gjinoveci,male si Raduçi,autori ndalet mirë në traditat,po edhe në emra njerëzish,për secilin, me dy tre detaje, jep një veçori,qoftë një bisedë,qoftë një shfaqje të çastit,diku ndalet më shumë e diku më pak,duke krijuar kështu një ansambël njerëzor  si një kor i fuqishëm i jetës.Dhe të gjithë këtë panoramë e bën shkurt,saktë e me ndjenjë ,çka e afron prozën e tij publicistike me tipare të theksuara të zbukurimit artistik e që sjell elementin e kuptueshëm të poetizimit pa sforco,krejtësisht natyrshëm.Duke u ndalur në vlerat arsimore dhe etnokulturore ,Velo me saktësi, jep emrat e artistëve kërcimtarë,valltarë të Steblevës,çka tregon se ai ka ditur ta memorizojë me vakt lëndën e vet dhe ta shenjojë saktësisht në domethënien e saj.Kjo konseguencë shkrimore na rrëfen për mënyrën sesi ka investiguar dhe ka mbajtur shënime jo vetëm të historisë së largët,po edhe të historive të reja.Nga faqja në faqe, vijnë historitë, rrëfimet,episode,grimcat e ngjarjeve që ndizen brenda ortekut të rrëfimit,duke shkatërruar muret e harresës,e duke lënë vend për pemët e kujtesës,sepse i tillë është Velo,një personalitet i kohës së tij që nuk e trukon kohën,as e mbron ,po e rrëfen sipas mënyrës së vet,përmes diskursit të tij dhe  dëshmisë së njerëzve,prandaj për këtë personalitet janë shprehur një numër njerëzish të artit, kulturës dhe fushave të tjera si:Dukagjin Hata,poet,shkrimtar,av.Serxho Mazreku,Ilir Balili,poet,SaliLeka,poet disident,Faik Xhani,publicist,Nadire Buzo,kineaste,Ismail Erebara,mësues veteran,Enrieta Sina,gazetare,Mevlud Buci,poet,studiues,analist,publicist,etj,etj.Dhe kjo nuk është pak,sepse Velo arrin të imponohet jo vetëm me mirësinë e tij,po edhe me veprën,dhe imponimi me anë të veprës nuk mund të merret i shkëputur nga natyra e tij njerëzore.Ai mban disa dekorata si”Urdhërin NaimFrashëritë klasit të Dytë”,medaljen “Naim Frashëri”,”Mësues i Dalluar”;është “Qytetar Nderi”  i Komunës Trebisht,dhe ky libër përbën një arritje të rëndësishme pas disa librave të mëparshme të Velos,duke shtuar kështu në radhën e tyre një vlerë të re,por për të qëndruar në shinat e tematikave të tij të zgjedhura që zhvillohen në fatin e njeriut nëpër kohë  dhe në reflektimet e tij përmes traditës, etnosit,punës dhe emancipimit kulturor…

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1