Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Dy Fjalë për Gertrudën dhe Pietro Marubin e Besim Fushës

Dy Fjalë për Gertrudën dhe Pietro Marubin e Besim Fushës

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dy Fjalë për Gertrudën dhe Pietro Marubin e Besim Fushës

Dy Fjalë për Gertrudën dhe Pietro Marubin e Besim Fushës

Faruk Myrtaj

“Hello, Gertrudë...” dhe “Pietro Marubi” janë dy libra që nuk më kanë dalë asnjëherë tepër në lëvizjet e dendura të jetës se kendejshme prej emigranti. Të tjerë libra, edhe autorë të njohur shumë, me tituj e nderje, botuar, perkthyer e ribotuar ripunuar e rishkruar në kohë të ndryshme- ndodh të dhurohen tek tjetërkush, edhe të braktisen, ndodh. Pavarësisht nderimit për autorët apo punët e tjera të tyre. Besim Fusha, e ka siguruar tek libraria ime e brishtë qoshkun e vetë...

Nuk ofroj dot, nuk kam pse, të jap arësye se Pse? E kam njohur për pak kohë, por s’e harroj dot. Mbase thjesht ngaqë u gjendëm të dy, paqëllimshëm, në Rrugën e Elbasanit, atë ditë Dhjetori 1990 kur masa e madhe e shqiptarëve të provokuar nga studentët po zbriste nga "Qyteti i Tyre" tek Qendra e Kryeqytetit shqiptar, ende e xanun prej monumenteve të mbrojtur me Ligj të Posaçëm. 

 

Besim Fusha, ende fotograf ne Akademine e Shkencave, shkrepte aparatin, pa pushim, mua më bëhej se i shihja ato foto pa i zbardhur ende. Isha pa asnje prove i sigurt se keto foto nuk beheshin per Akademine! Por duket se të dy ne heshtje nuk e konsideruam veten ndër të guximshmit, që hynë në rrugën përbri Televizionit që çonte për te kryeministria TaoTao. Më kujtohet, “prej sot e më pas, nuk hyjnë më në punë spiunët!”, thashë. Besim Fusha sikur s’denjoi të më dëgjonte, qe vetem pas disa minutash mu gjegje: “Çdo kohë ka nevojë për spiunët e saj”, tha, dhe ,,, kush e di çfarë pamje tjetër kapi në kamerën e tij. Edhe atje, te Sheshi, e fiksoi si ai, Rënien...Që, natyrisht, ngaqë nuk ishte e porositur, as shërbeu si zyrtarja....

“Gjërat e Botës paskan numërimet e veta. Paskan…dukjet e veta…Sa shumë ?! Pa fund. Të panumërueshme. I Them Xhelës, si mund t’i mësoj të gjithë numrat e jetës…”Osht fare kollaj-më tha- I gallzojnë librat e botës…Vetëm librat e mencme t’i m’sojnë numrat…I nryshojnë, ene s’i nryshojnë…M’i ngatërroi trutë xhaxhi Xhela. Atë mbasdite bëra ndryshimin e parë: theva me gur një nga cepat e yllit që më kishte dhënë xha xha Abazi.Mbetën katër cepa dhe ylli ndryshoi...”

Është një fragment, i shkëputur prej romanit “Hello Gertrud”, te Besim Fushes, botimit të parë, për të cilin po të përjashtohet Elsa Demo, asokohe te "Shekulli", pothuaj askush nuk u ndje në shtypin shqiptar. Por, po të jetë ndjerë ajo, Elsa Demo, të jeni të sigurt se çoç ka brenda...

Megjithatë, duket e pa-kërkuar kjo vëmendje, teksa Besim Fusha e boton romanin e vetë me pseudo-name, edhe pse ai vete, bje fjala, nderimin post mortum, Robert Elsie-së ia ofroi pas Ikjes. Në gjallje ashtu ka bërë, edhe vetë...sikur s'e ka ndigju, dhe e ka falenderu në mënyrën e vetë, si europianë, njiherazi...

 Po kaq shterueshëm, ndonse shumë dhimbshëm – mjaftojnë për ilustrim dialogët e fandaksur me Elsën...- për Pjetro Marubin, “modestia që lodh përtejkohshëm”, sprovë cvajgiane, kush tjetër mund ta nderonte, siç e ka këndu e rrfye si ai, Besim Fusha, krejt variantet e tërë ideologjive dhe etnive të mërive, njeni ma i përvertëtshëm se tjetri...

Një rrekje nja 30 vjeçare, eshte Pietro Marubi i tij, për të thënë të vërtetën shkodrane dhe shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit 19, sajuar rrenacake gjernëtani...Fillimet fotografike dhe Pietro Marubi i vërtetë, dystohen këtu krejt veçantë, jo siç kjanë thënë e shkruar gjetiu...

“U gjoksgufova i lumtur, më në fund, sapo korigjova vetveten...shumë më përpara se Pietro të vlerësohej...” shton përunjazi Besim Fusha. Me këtë ‘shqipen e mesme”, të palëbyrur prej politikave që vene e vijnë, teksa librat e burgosun megjithatë mbeten, qoftë edhe trotuareve të Tiranës!

Me to ndodh pothuaj si me fotografitë e retushuara, që dikur rikthehen në origjinalen e tyne. Pavarsisht akademive, në kombe idesh të fshehuna e të parealizueme, kur mëmedhetarizmi është ndëshkim...dhe gjuhës i këshillohet vetëcensurimi...

Gertrudat dhe Marubët e Besim Fushes, më shumë se imazhe, shtysa e frymëzime dashurish të papërsëritshme, më së paku për shkak të zgjedhjes së vetëdijshme të teorisë tërësisht jetësore të “shmangies brenda pranisë”, mbeten imazhe ëngjëjsh që vetëm shpirtrash vështrohen e s'ua heq fare te mbajne fjalime...

“Knej kam ecun...Vërtetë avash, poo...larg bezdisë....dhe rehat me veten. Mësova të jem vetvetja, larg turmës së droguar me trysni...kusuri mbeti heshtja që mbjell e pjell pazotsia për të qenë i hilshëm. Mbase kështu, jetësia në mjedisin e detyruar e brumi që gatoi qensinë time...Dhe brenda ngrehinës së virtytit të artit , gjendet qetësia...”

E ku ka më shumë se të jesh gati kur bje ora dhe vjen Saint Gabrieli apo Gebraili, që vetëm shqip-timet kanë të allasojtë, se të kanë dëgjuar pa folur, të kanë përgjuar kur përgjëroheshe për vetmi të dëlirë. “Gati jam...!”, ke pëshpëritur përshpirtshëm, kur je gjendur në limit të asaj çfarë mund ta kryeje vetëm ti, dhe në krahë e kujdesje ëngjëjsh ikën duke mbetur përgjithnjë tek e vërteta si art.

 faruk myrtaj

Toronto, 7 Nentor 2018

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1