Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | BUKURITË TURISTIKE TË KËRRABËS NË PENËN E SKËNDER FARKËS

BUKURITË TURISTIKE TË KËRRABËS NË PENËN E SKËNDER FARKËS

Font size: Decrease font Enlarge font
image QAZIM SHEHU

BUKURITË TURISTIKE TË KËRRABËS NË PENËN E SKËNDER FARKËS

Reth librit të Skënder Farkës”Lugina e Kërrabës,njësia administrave Bërzhitë”

Nga QAZIM SHEHU

Skënder Farka është tashmë i njohur për udhëtimet e tij nëpër zona  të caktuara të Tiranës,kryesisht në fshatrat e saj.Dhe këto udhëtime kanë sjellë tek ai jo vetëm plotësim njohurish dhe njohjesh,duke e prekur konkretisht realitetin e tyre gjeografik,historik,aktual;por duke e sjellë këtë  prekshmëri në mënyrë të bollshme,të studiuar e të detajuar edhe për lexuesin e pasionuar që kërkon të dijë më shumë rreth vendeve të ndryshme,për monumentet natyrore,konfiguracionin gjeografik, të ndodhurat  e djeshme dhe të sotme,të njohë njerëz etj.Në këtë aspekt, ai me librat e tij plotëson një enciklopedi turistike dhe  shënimet e tij mbeten një gur themeli në këtë fushë duke tejkaluar parimet dhe normat e një këshërie të thjeshtë në formatin vetëm të guiditimit turistik.Libri i fundit flet për luginën e Kërrabës .Të gjithë kanë kaluar nga kjo luginë e bukur me një pamje piktoreske mahnitëse,ngjitur me qytetin e Tiranës, dhe pjesë e tij,përkatësisht sot: Njësia administrative Bërzhitë,pjesë e bashkisë së Tiranës.”Në Tiranë,thotë Farka kam vizituar 70 fshartra të saj ,që nga Qafë Shtama,malet në kufi me Krujën,deri në fund të vargmalit të Dajtit, dhe malësisë me Kërrabën”.Kjo thënie na nxit që ta lexojmë me kujdes këtë libër dhe t`i besojmë Skënderit ,jo vetëm në sinqeritetin e fjalës së tij,po edhe në materialin e bollshëm që ai shtjellon përmes dhe nëpër kritere tematikë të mirëpërcaktuar.Sot turizmi po merr një vlerë,një prioritet nga shoqëria jonë,por pakkush e njeh malësinë e Tiranës, dhe Skënder Farka ka sjellë një kontribut në këtë lëmë,duke dhënë një seri librash që shtjellojnë me materialin faktik të bollshëm,por edhe për rrezatimin që u bëjnë përmes fjalës së mençur intelektuale e me kompetencë shkencore gjithë vlerave natyrore e bukurive njerëzore të ndërthura në harmoni dhe të spikatura .Në fillim të librit, zoti Farka na njeh me disa emra të spikatur të shoqatës “Tirana” si: Arben Tafaj,Ismail B.Demneri,Evelina B.Kerciku,Xhelal H.Ahmetaj,Ismail Varroshi,Ihsan I.Lezha, duke sjellë me pak penelata të holla portretin e tyre dhe jo vetëm,por edhe kontributin e tyre në shoqatë,që spikat sidomos në njohjen e vlerave të Tiranës,kësaj toke të bekueme që po mban  mbi një milion shqiptarë të ardhur nga vise të ndryshme të atdheut.Dhe bash për këtë, Tirana është bërë e dashur jo vetëm për tiranasit e vjetër, por edhe për ardhësit,por duhet më tepër ajo të njihet për bukurinë ,vlerat që ka ,si gjeografike ashtu edhe etnografike.Të gjithë emrat e përmendur  dallohen në cilësinë e jetës së tyre profesional;e për studimet e shumta dhe vlerat e spikatura shkencore apo për historinë e suksesit aty ku japin këtë dije në zbatim dhe paraqitje.Duke qenë njohës shumë i mire, Skënderi bën një paraqitje ligjore të reformës administrative dhe jep të dhëna interesante për këtë,sidomos për Tiranën e cila është një zonë shumë e rëndësishme dhe me një intesitet të madh zhvillimor.Edhe këtu autori sjell mjaft detaje interesante, të cilat e ngacmojnë kureshtjen e lexuesit dhe jo vetëm,por edhte të ndonjë turisti të huaj që kërkon të mësojë mbi këtë qendër të re kreative.Gjejmë në klibër edhe histori të vjetra të Tiranës,si erdhi dhe u zmadhua ky qytet, duke e fituar dita ditës rëndësinë.Karakteri informues dhe fakti i pakundërshtueshëm vihen jo vetëm në penën e një gazetari me fjalë të kursyer,po edhe të një studiuesi që nuk ka hulumtuar pak.Pasi bën një përshkrim konciz të këtyre çështjeve, Farka hidhet direkt në temë:në luginën e Kërrabës ose lugina e Erzenit.Kjo Luginë nuk mund të shihet e shkëputur,ajo është pjesë e Tiranës dhe duke sjellë të dhëna interesante për rrugën e vjetër Titranë –Elbasan,Skënderi nuk harron të na japë të qasje po kaq interesante,madje të detajuara për autostradën e re që përshkon këtë luginë të bekuar si shenjë zhvillimi luginor, por edhe si akses ndërlidhës kombëtar me rëndësi jetike për pjesë të tjera të vendit.Edhe këtu Skënderi nuk i ndahet historisë,lashtësisë për të shpjeguar me zellin e një studiuesi toponiminë e vendeve,ai i ka mbledhur të dhënat me këmbëngulje dhe i ka sistemuar dhe selektuar që të sjellin informacion që nuk ik këshërisë.Jo pa interes paraqitet qyteti i Kërrabës dhe dy fshatrave të tij.Sipërfaqe tokash,pyje,numër shkollash,banorësh,biznese, gjenden saktësisht në këtë kapitull dhe trajtohen hap pas hapi me një kriter informues dhe përshkrues të mirëpërcaktuar.Historiku i minierës së Kërrabës vjen nga një nga një interesim i hershëm i një korçari për të, dhe vijon, më pas, në kohë të Luftës dhe në kohë të komunizmit.Skënderi e njeh mirë jetën e hershme të Kërrabës dhe zhvillimin e saj urban që erdh duke marrë pamje të reja deri në ditët e sotme,po edhe objektet natyrore ,siç është Shpella e Pëllumbasit apo  Syri i Ciklopit një katarakt interesant e me vlerë të një bukurie mahnitëse.Përshkrimet dhe të dhënat gjografike jo vetëm janë të sakta,por ato thuhen shkurtazi me një koncizitet që nuk i ikën të vërtesës shkencore edhe pse i afrohet gjuhës divulgative.Përshkrimi i fshatrave Sukterrë,Mushqeta,Dobresh,Ibë e Poshtme,Ibë e Sipërme,Pëllumbas,Pashkashesh,Rozaverë,Fravesh,Kllojkë,Mihajas,Kus,Lugë-Shalqizë,bëhet duke detajuar jetën e tyre nëpër kohë,por edhe duke dhënë kohën e sotme,ku bien në sy ndërtimet e reja që gjithëkush i ka pare, teksa udhëton në këtë luginë fantastike.Përmes fotografive që ai ika realizuar vetë, jepen pamje të arave të gjelbëruara,fragmente rrugësh të vjetra që dëshmojnë lashtësinë,mure të kalave ilire  në territorin e fshatit Dobresh,shtëpi të vjetra që dëshmojnë arkitekturën e kohës që u ndërtuan,e që shpalosin një vlerë të jashtëzakonshme për mënyrën e jetesës nëpër kohë,peizazhe të marra nga larg dhe nga afër,njerëz të ndryshëm në çaste pune,livadhe idilike me mullarë,një peizazh naimian,duke dëshmuarr syrin prej artisti të autorit, po edhe dashurinë e tij për njerëzit e kësaj zone që ndërtuan e ndërtojnë jetën me përkushtim e dinjitet të admirueshëm.Këndet e shikimit të tij në fokusimet e objekteve natyrorë dhe njerëzore duket se i kanë shërbyer një qëllimi:të zbulojë këto vlera dhe ia ka arritur me profesionalizëm.Të bie në sy gjelbërimi gati i përhershëm i kësaj lugine,fushat,kodrat dhe, tutje në horizonte, malet,një biodiversitet dhe larmi e relievit që duket sikur harmonizon të gjitha valëzimet e natyrës në një luginë të tillë jo vetëm pjellore,por edhe me njerëz të mirë.Natyra dhe njeriu në këtë zonë plotësojnë njëri tjetrin në një bashkëjetesë shekullore ku ka lëvizur ritmi i jetës me shkulme që janë ngritur sipas tensionit gdhe horizonteve të kohërave.Duke kombinuar disa tipe shkrimorë Skënderi nuk harron informacionin,portretin,etydin,shkrimin problematik,reportazhin,skicën,interpretimin,përshkrimin,duke njohur mirë ligjësitë e secilit dhe operimit me fjalën që ajo të fitojë rrjedhshmërinë e duhur  për të mos kaluar sensin e masës.Ndaj stili i tij është i zhveshur nga teprimet,por i mbushur me lëngun e jetës.Përshkrimet e bukurive të natyrës,edhe pse ky më së shumti është një libër shkencor dhe studimor,janë të freskëta dhe me veçanësinë e paraqitjes së tyre ,duke mos harruar që t`i japë ato të veçanta nga një fshat në tjetrin.Kjo,se ai e njeh shumë mirë lëndën dhe duket se ka punuar gjatë dhe me përgjegjësi që të mos na japë një libër dosido ,po një libër që të ngrihet mbi të zakonshmin.Të gjithë këtë panoramë e shoqërojnë hartat që japin ekzaktësisht vendodhjen e fshatrave dhe të pjesëve të tjera të relievit.Ajo që të bën përshtypje është jo vetëm bukuria natyrore po edhe arsim-kultura,njerëzit që ka kjo zonë,traditat,mikpritja dhe shpirti i bardhë tiranas.Një hulumtim u bën ai fiseve,njerëzve që i përfaqësojnë ato në traditë,duke arritur kështu të përveçojë figura të spikatura të zonës po edhe të japë njerëz të thjeshtë e nga të gjitha moshat.Kjo jo vetëm e zgjeron spektrin tematik të vështrimit njerëzor,po krijon më së shumti larminë e frymëmarrjen e jetës.Sepse edhe libri kështu është konceptuar:një enciklopedi shëtitëse ku mund të zgjedhësh e mund të futesh në të gjitha lëmitë e jetës;diku të prêt fotografia e një njeriu me një shportë me rrush e dardha para,diku një “tunel” me pjergulla e diku tjetër një grua shamibardhë me një vegël pune në dorë në një çast kur niset për punë;po më së shumti, gjithçka duket sikur përkryhet brenda jetës dhe kërkon afirmim në bukurinë e saj.Skënder Farka është një intelektual i zoti,ai ka dhënë leksione në fakultetin e inxhinerisë si dhe ka pasur detyra të larta në Ministrinë e Industrisë dhe minierave;pasai është specializuar si konstruktor në Kinë dhe në Francë,tani është kthyer në një “konstruktor” të bukurive natyrore dhe të shpirtit njerëzor,duke ndërtuar kështu ura të forta komunikimi me njerëzit e trevës së Tiranës, ndaj edhe ky libër, si i katërti për 135 fshatrave të Tiranës  nuk mbetet një kurorëzim punës së tij,sepse pasioni i tij do ta shtyjë atë për të eksploruar në drejtime të tjera të studimit të jetës.Është mjaft e rëndësishme të theksohet se Skënderi e shikon njeriun me pozitivitet,njeriun  si bir i natyrës,po edhe njeriun si qenie historike, shoqërore,si zhvillues i idesë së punës dhe mirëqenies që vjen prej saj,e në këtë kuptim, Farka arrin të portretizojë më së pari njerëzit e dijes, sepse e shikon atë të parën në planin e sendërtimit të ëndrrave njerëzore,sidomos në kohërat moderne;kjo vjen si një rrjedhë që përshkon frymën e veprave të tij të këndshme e rigoroze.Figura ing.e arsimtarësh,mjekësh e kuadrove drejtuese, dalin në librat e tij me njohjen që ka autori për ta,por edhe me dëshirën dhe aftësinë e tij për t`i portretizuar larg zmadhimit e në realitetin e begatë të suksesit të tyre.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.50
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1