Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Përndritjet hyjnore përmes vargjeve të Carrie Hooper

Përndritjet hyjnore përmes vargjeve të Carrie Hooper

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Yllka Filipi

I.Përndritjet hyjnore përmes vargjeve të Carrie Hooper

Dr Yllka Filipi

Rreth dy shekuj më parë jashtëzakonisht i magjepsur Bajroni*do t’i këndonte Shqipërisë dhe shqiptarëve me mallëngjim, nderim e himnizim të thellë: Shqipëri, lejomë të kthej syt’ e mi/ mbi ty, o Nënë e rreptë burrash t’egër” /…/: Ç’armiq për vdekje, po sa miq besnikë/…/ Armiku ua pa kurrizin ndonjëherë?/ Po aq e magjepsur nga traditat dhe zakonet, madhështia dhe ashpërsia e natyrës, rreth një shekull më parë (edhe pse kishte marrë fund periudha e romantizmit bajronian), Edith Durham do t’i binte tejembanë territorit shqiptar; e çuditur dhe e mrekulluar nga bëmat, trimëria, virtytet dhe vlerat  e shqiptarëve do të shprehej: Dhe nga të gjithë popujt e Ballkanit, vetëm shqiptari është artist!  Me personalitetin e tij të pashtruar, ai del gjithnjë mbi të tjerët. Në ditët tona një stërmbesë e Bajronit dhe Edith Durham-it, poetesha amerikane Carrie Hooper,  i këndon me po aq pasion, mallëngjim dhe dashuri një vendi ekzotik, por tejet të dashur për të, Shqipërisë dhe shqiptarëve.

 “I am from Albania”- my student said. Who would have thought that three such small words 

would have had such a great impact on a life? But that is what happened that unforgettable day.1

 “Jam nga Shqipëria”- tha studenti im. Kush do ta kishte menduar se tri fjalë kaq të vogla, mund të  kishin pasur një ndikim kaq të madh mbi një jetë?

     Kapaciteti imagjinativ i individit postmodern ndërton brenda kështjellës së ngurtë të un-it, dhomëza të vogla, korridore dhe sallone tejet të ngushtë me dritareza prej nga lehtshëm mund të hyjë drita, arratiset duke shpërfilluar kështu kodet e hapësirës, kufijtë shtetërorë, deri dhe shtrydhjen e ndërgjegjes kolektive duke mbartur një dëshire të çartur për t’u avitur drejt lirisë në toka e qiej të tjerë. Vërtitur në orbita të tilla të vetëndjerit Njeri, i ka thyer kufijtë, bordet dhe pengesat duke u dhënë me trup e me shpirt kah një iluzioni tranzit për ta tejkaluar pikën zero të zanafillës së vdekjes, për ta shpërfillur totalisht kodin gjenetik hapësinor të ndërgjegjes tërësisht selektive ndaj vazhdimësisë, të ardhmes, evolucionit, në ëndrrën më të bukur për të takuar të zakonshmen e cila falë këtyre shtresave të padukshme rrugëprerëse, i është bërë pengesë drejt transhendencës.

      Falë presionit të pashmangshmën që ushtron bota postmoderniste mbi individin e ditëve tona, vetvetiu lind ideja e rimodelimit shpirtëror të qëllimit human: Kush jemi? Nga vijmë? Ku po shkojmë? Ky glob i vogël rrethuar me ujëra nga të gjitha qoshet e skutat, dalëngadalë po i thyen mitet mbi qiellin e tokën, ngjyrat, racat, kombet, ëndrrat, flamurët dhe gjakun e derdhur të të parëve. Procesi tejet i ngadalshëm e njëherësh kokëfortë dhe i ashpër po bjerr identitetin e uni-it kombëtar me një klithmë të heshtur, duke rrezikuar të shkojmë drejt një shurdhërimi të fortifikuar globalizmi. Nuk mund ta çbësh dot, ose duhet të vetëpërjashtohesh drejt algoritmeve të tjerë hapësinorë, duke përfunduar pashmangshmërisht, drejt reduktimit të egos nacionaliste.

      Në këtë kaos misterioz vërtiten orbita të rrëmujshme kombesh, individësh dhe krijuesish të vetëpërjashtuar me dëshirë nga turmat të cilat futen në marrëdhënie e bashkëveprojnë midis tyre shpesht duke u tkurrur, zvogëluar apo vetëasgjësuar si heronjtë suprem të idealizmit! Kjo  ndërthurje dekodifikon përmbysjen e realiteteve imagjinative. Arratisja nga realiteti i ashpër dhe frika nga tmerri i metamorfizimit pa dëshirë, mbetet frika më e madhe. Njeriu postmodern sot nuk di ku i ka këmbët, shpirtin jo se jo, po as kokën! Nënndërgjegjja i pëshpërit se është në kërkim të lirisë.

Do we moderns encounter a modern poet…? Do we encounter that very poet who today is often and hastily dragged into the vinicity of thinking, and covered up with much half -baked philosophy? A e kemi takuar ne modernët, një poet modern…? A e kemi hasur poetin e vërtetë që sot e tërheqin zvarrë rrathët e mendimit dhe mbulohet me klishe filozofike gjysmë të gatshme? 1

______________________________________________________________

Carrie Hooper, Word paintings, Piktura në fjalë, përktheu A. Mehmeti Gjon Buzuku, Prishtinë, 2018, fq.(28-29). (Të gjitha citimet janë marrë aty.)

 2Martin Heidegger, Poetry, Language, Thought, translations by Albert Hofstadter New York, Haerper & Row, 1971, pg.94  

Çështë ky ngut, ç’është ky vrap, për ku kështu? Mes këtyre çapitjeve naive, pavarësisht dëshirës së mirë, uni- postmodern bie padashur në grackën e vetëizolimit. Ka ardhur koha për të kthyer kokën pas. Të ndalesh, të biesh në krahët e mallit, të shtrihesh në ngastrat e gjelbra të tokës së mbjellë në livadhet e zemrës tënde. Të shijosh aromën e vendlindjes, Shqipërisë. 

      Ky zgjim si nga një ëndërr e mundimshme, më bëri të dridhem! Lexoj: Piktura në fjalë! Poetesha njujorkeze Carrie Hooper Me vëllimin poetik “WORD PAINTINGS”i këndon Atdheut Tim, Atdheut Tonë, me pasion, dashuri dhe adhurim duke e ngritur deri në piedestal. Përtej dimensionit tokësor, ajo shpalos, në faqe të panumërta dimensionin shpirtëror i cili fluturon i lirë në qiellin shqiptar dhe rezonon dashuri për Shqipërinë, dashuri për heronjtë tani, dashuri për shqiptarin e thjeshtë, traditën, kulturën. “Jam nga Shqipëria”- tha studenti im… - zanafilla e ka pikënisjen këtu: Ky emër vjen rrufeshëm në perceptimin tim si Muzë e patriotizmit, e dashurisë për Atdheun Tim, Atdheun Tonë. Shndërrohet në himn të shqiptarizmit vajza që flet bukur e pastër shqip, krijesa e verbër dhe e brishtë, me shpirt të ndjeshëm, rritur nën madhështinë hijerëndë të New York-ut, muzikantja amerikane me shpirt shqiptar që luan mrekullisht piano, poliglotja që dashuron dhe flet rrjedhshëm 8- gjuhë të huaja.

      This unexpected experience ignited the flame of curiosity and thus was born my desire to learn Albanian. Nothing would stop me. I had to learn Albanian come what way. I searched diligently until I found the only Albanian textbook available in Braille from the Library for the Blind in England. This book would serve as the key that would open the door to that mysterious and different language and culture (…)

    Kjo përvojë e papritur ndezi flakën e kureshtjes dhe kështu u lind dëshira për të mësuar gjuhën shqipe. Asgjë nuk do të më pengonte. Duhej patjetër të mësoja shqip. Kërkoja vazhdimisht, derisa më në fund gjeta  të vetmin libër në brail për të mësuar shqip  te Biblioteka e të verbërve në Angli. Ky libër do të bëhej çelësi që do të hapte derën për tek kjo gjuhë dhe kjo kulturë e mistershme dhe e ndryshme.

      Hyjnizimi i gjuhës, flamurit, kulturës, traditës shqiptare. Nga cikli: Reflections of an Albanian at heart - Reflektimet e një shqiptareje në zemër. 

 (…) I remember the joy I felt when I said my first word in Albanian…I remember my pleasure …, … my gratitude… O language of Albania, the music of your words fill my spirit with joy! Your expressive words fill my heart with joy! When I hear your words, my hole being is filled with joy! Through you I have come to know a strong, brave and courageous people, who have survived the oppression of foreign rulers and an evil dictatorship.3

Mbaj mend gëzimin kur mësova fjalën e parë shqip…, kënaqësinë…, mirënjohjen… O gjuha shqipe, muzika e fjalëve të tua e kënaq shpirtin tim! T’i flas fjalët e tua shprehëse gëzon zemrën time! T’i dëgjoj fjalët e tua mbush qenien time me gëzim! Përmes teje jam njohur me një popull të fortë, trim e guximtar, i cili e ka mbijetuar shtypjen e sunduesve të huaj dhe djallëzinë e diktaturës.

__________________________________________________

Po aty, fq.28-31

Resound, O beloved language, no matter where your people live! May you live forever, O beautiful Albanian language!5

Tingëllofsh o gjuhë e dashur në popullin tënd kudo që të ndogjet! Rrofsh përgjithmonë e bukura gjuhë shqipe!

  a-)  Të vetëndjerit shqiptar, nënndërgjegjësimi universal mes kombeve, shkrirja e kufijve fizikë, hapja e kufijve shpirtërorë prania e pronorit - ynë, janë dëshmi e fortë:

Our prized flag/ Is embroidered/ With our history/ Of pain and suffering ( Our prized flag, pg.37)

 (Flamuri ynë i çmuar /Me historinë tonë të dhimbshme/ Me vuajtjet tona është qëndisur (Flamuri ynë I çmuar fq. 36-37))

…we are a mighty nation / (pg. 37)      Një komb i fuqishëm jemi (po aty, fq.36)

Klithma e dhimbjes për fatin e kombit shqiptar, keqqeverisjet, plagët e emigrimit:

They would cry a river of tears/ For their broken country (Enough, pg.45)

Për mëmëdheun e tyre të thyer/ Një lumë lotësh do të derdhnin (Mjaft, fq.44)

b-) Malli për kohën kur ndiqte kurse të gjuhës shqipe në Universitetin e Arizonës:

When i breathed/ The beloved Albanian language (Longing for Arizona, pg.52)

Kur gjuhën e dashur shqipe/ thellë frymoja (Malli për Arizionën, fq.50)

c-) Zbulimi i mistereve të qenies postmoderniste, kush jam, ku shkoj?

The sweltering afternoon/ Oppresses me/ The streets of New York Buzz with life/ A heard of people rushes who knows where? (Walking in New York, pg.53)

Pasditja e nxehtw/ Më shtyp/ Rrugët njujorkeze gumëzhijnë./ Njw turmë njerëzish/ Dyndet/ Kush e di se ku? (Duke ecur në New York, fq. 52)

Autorja viziton një ditë në një shkollë shqiptare në New York, teksa dëgjon një kor fëmijësh mrekullohet dhe shkruan vargjet:

I heard a choir of eagles/ with melodious tones/ they embroidered/  The Albanian Flag (I heard a choir of eagles, pg.55) Dëgjova një kor shqiponjash./ Me tinguj melodiozw/ flamurin kuqezi qëndisnin! (Dëgjova një kor shqiponjash, fq.54)

d-) Përndritja hyjnore:Here prayers are lifted up/ And sermons preached/ In the majestic Albanian Language/ In the dessert/ Of our fast paced modern life/ you stand/ as an oasis of peace/ And a  souce of hope. ( The church of Our Lady of Shkodra, pg.58)

Në prehrin tënd/ këndohet, lutet, predikohet/ Në gjuhën krenare shqipe/. Në shkretëtirën/ E jetës bashkëkohore/, Të shpejtharxhuar,/ Si oazë e paqes /Dhe burim i shpresës,/Në madhështinë tënde qëndron (Soditje për Kishën Zoja e Shkodrës, fq.58) )

Nga cikli: Mishërimi i shpirtit shqiptar ( The embrodiment of the Albanian spirit)

_________________________________

5Po aty, fq.28-31

Evokimi i figurave të lavdishme historike kushtuar: 

a-) Gjergj Kastrioti Skënderbeut (Heroi i Shqipërisë)- The hero of Albania. Ndwr të tjera Hooper shkruan: A brave and daring lion/…./ (pg.65) Një luan trim dhe guximtar (fq.64)

Long live the exalted eagle/ Freedom’s candle/ The light of albanianism/ The hero of Albania (pg.65)

Rroftë shqiponja e lartësuar/ Qiriri i lirisë/ Drita e shqiptarizmit/ Heroi i Shqipërisë

b-) Kushtuar Nënë TerezësYou were a bud/  That bloomed through the world/ Your divinity/ Transcended every creed/…/You who called yourself a small pencil/ Wrote words of peace/…/ Thank you, Mother (Ode toMother Tereza, pg.67)

Një gonxhe ishe/ Që në mbarë botën lulëzoi/ Hyjnia jote kapërcente të gjitha besimet/…/ Ti, që quaje veten një laps i vogël/ shkruaje fjalë të paqes/…/ Të faleminderit Nënë (Për NënëTerezën, fq..66)

     Nga biseda rrënqethëse me një studente në Arizona State University, mbi përvojën tragjike si  refugjate e Luftës në Kosovë, në shtetin e Arizonës, Hooper shkruan poezinë:

c-) A child of War/ Një fëmijë i Luftës:

She was a child of war/ Uprooted from her beloved country/ Displaced in a foreign land/…where…/ Gained the strength/ To soar beyond her misery./

Një fëmijë I luftës ishe çrrënjosur nga atdheu i dashur/ Për në tokë të huaj zhvendosur/… atje… fuqinë fitoi / Të fluturonte mbi mjerimin e saj/

E fuqishme ngërthen Metamorfoza: fëmijë i pikëlluar-grua e çeliktëThe child of war/ Became a woman of steel/ But she will never scap/ The terrible memories/…/

U shndërrua fëmija i luftës/ Në një grua të çeliktë/ Por nga kujtimet më të tmerrshme/  Kurrë nuk do të lirohet/…/

Spikat universalizmi i dhimbjes për fëmijët që vuajnë tmerret e luftës në mbarë globin:

She is not/ The only child of war/ Do you think about that?  Ajo nuk është/ E vetmja fëmijë lufte/ Mendoni për të?

When children fall on the corpses of loved ones?/ Do you see the children’s tears/ That water the land/ Turn asunder by discord? (pg.69-70)   

Dëgjoni klithmat e fëmijëve/ Që shpojnë natën/ Kur shemben shtëpitë e tyre/ Kur digjen fshatra e qytete/ Kur mbi kufomat/ E të dashurve fëmijët rrëzohen?/ A mos shihni lotët e  fëmijëve/ Që tokën e copëtuar ujisin?(fq.69-70)  

Carrie Hooper ngre poetikisht jo vetëm figurat e lavdishme të historisë, por edhe njerëz të thjeshtë të cilët ka patur fatin t’i takojë e t’i njohë në jetën reale. I këndon me mall e brengë:

a-) Malësori krenar(I vrarë në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001):  A song interrupted/…/ Dreams killed/…./ A life stolen/…/ Hearts broken/…/ Souls shake/ By all the questions/…/However, the worst atrocity/ Could not kill/ Your essence/…/ Not even death could separate you from us/ Because your presence/ Pulses in our breast/ For us you are immortal/Proud man of mountains/ (pg.85-87)

Një këngë e ndërprerë/…/ëndrrat e vrara/…/një jetë e vjedhur/…/Zemra të plasura/…/ Shpirti i tronditur nga të gjitha pse-të/ Mirëpo thelbin tënd/ As tmerri më i egër nuk e vrau dot/…/ Nga ne as vdekja / Nuk mund të largojë/ Se në gjirin tonë pulson prania jote/…/Për ne i pavdekshëm je/ Malësor krenar (fq.84-86)

E shkruar pasi vizitova shkollën shqipe në Bronx- të New York-ut- shprehet Hooper.

b-) Për mësuesen e gjuhës shqipe: You plant the first seeds of the albanian language/ In the hearts of the little ones/ Blessed are you / Precious violet/ Në zemrat e të vegjëlve/ Farat e para të gjuhës mëmë mbjell/ Lum ti/ Manushaqe e vyer (fq.92)

c-) Vijojmë me këngën kushtuar Jusuf LuzajA temple of knowledge/ A monument of patriotim/…/…/ You made a sweet wine/ Out of the grapes of your suffering/…Poems blossomed/ In the meadow of your mind/…/

Among…/ Philosophers/ Our immortal name resound./ (pg.97)

Tempull i dijes/ Korife i atdhetarizmit/…/…/ Nga rrushi i fatkeqësive një verë të ëmbël prodhove/…/ Livadhit të mendjes lulëzonin vargjet…/ Në plejadën e filozofëve/ Gjëmon emri yt i  pavdekshëm (fq.96)

A ishte kjo një shenjë hyjnore? A ishte kjo rruga? Shkaku? Zanafilla e dashurisë për një komb të panjohur, dashuria me dëgjim të parë! Çfarë ishte kjo krijesë e verbër e brishtë, me shpirt të ndjeshëm, e rritur në madhështinë hijerëndë të New York-ut, që studionte piano e që dashuronte gjuhët e huaja? Pse kaq shumë dashuri për Shqipërinë, gjuhën shqipe dhe shqiptarët? Dora hyjnore merr pjesë në këtë përzgjedhje. Zoti i ka dhënë aftësinë të dëshirojë të flasë më njerëz, të komunikojë, të eksplorojë shpirtin njerëzor, të trishtohet, lumturohet, ëndërrojë si ata.

Nderimi dhe dashuria deri në përulësi për nënën, e shkruar me rastin e Ditës Ndërkombëtare  të Gruas, është të mbush me mall e emocion. Hooper I quan: Duart e nënës të buta, mëndafsh: A mother’s hand/ Silky smooth (pg.99) 

Nga cikli; Essential truths- Të vërtetat thelbësore Këtu lundron në një liman të qetë meditimi filozofik. Për nga forma, filozofia lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me universin shpirtëror.5

LEXO TE PLOTE KETU

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1