Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | NJË FRYT ARTISTIK I TRANZICIONIT SHQIPTAR

NJË FRYT ARTISTIK I TRANZICIONIT SHQIPTAR

Font size: Decrease font Enlarge font
image KOSTA NAKE

KOSTA NAKE

NJË FRYT ARTISTIK I TRANZICIONIT SHQIPTAR

Romani “Tё ngjashmit” i Thani Naqos

 

E lexova me njё frymё romanin mё tё ri tё Thani Naqos prej 180 faqesh dhe kam guximin tё deklaroj se tranzicioni 28-vjeçar nё Shqipёri ka tashmё njё pёrfaqёsues me format tё plotё nё fushёn e letёrsisё. “Tё ngjashmit” ёshtё kryevepra e autorit qё jo vetёm do t’i qёndrojё kohёs, por meriton t’u jepet menjёherё nё anglisht lexuesve tё botёs.

Naqo e dha sinjalin e kёsaj ngjitjeje mё shumё se njё dekadё mё parё me romanin “Pёrgjumja e iluzioneve” duke sjellё njё galeri personazhesh qё sapo kishin nisur njё udhё tё gjatё. “Murmashёt”, “I fundmi i Shalёgjatёve”, “Pezhishkat” dhe sё fundmi “Tё ngjashmit” janё romanet qё pёrbёjnё njё korpus tё vetёm qё mёton tё pasqyrojё tranzicionin shqiptar, si njё jetё qё rrjedh qё nga burimi malor deri sa mbёrrin nё det.

Romani ёshtё mishёrim i atij ndryshimi dramatik qё ndodhi me familjen shqiptare kёto tridhjetё vitet e fundit - njё emigrim i pёrmasave tё mёdha, njё thikё me dy presa qё ka filluar tё shpёrfaqё pasojat. Ngjarjet vendosen nё njё qytet tё SHBA dhe reflektojnё karakterin multietnik dhe multikulturor tё atij vendi. Njё shqiptar, i nofkuar si Çaplin, ёshtё futur ilegalisht nё SHBA nёpёrmjet Meksikёs dhe, pёr t’u legalizuar, i duhet tё gjejё njё bashkёshorte me shtetёsi amerikane. Njё temё me karakter universal dhe aktual. Autori ka pёrvojёn e mё shumё se njёzet viteve emigrim, prandaj operon nё njё fushё tё shkelur.

Fillimisht duket sikur romani ka nuanca rozё, por kjo ёshtё vetёm ajo qё pluskon nё sipёrfaqe, pasi skenat alternohen vazhdimisht me ato tё Shqipёrisё, kalohet tangent nё Afrikё, Europё e Azi pёr tё treguar se krisja nё familjen tradicionale shqiptare ka ndodhur dhe pёrroi i problematikave tё saj bёhet degё e lumit tё madh global.

Pesё vjet pas braktisjes, Suzi i dёrgon Çaplinit njё mesazh kobzi dhe kjo pёrbёn jo vetёm pikёn e lidhjes, por edhe njё element organizues retrospektiv tё veprёs, tё provuar me sukses qё vite mё parё me romanin “Murmashёt”.

Ku qёndron kryevepra?

Nё detajet Heminguejane qё rimerren deri sa tё pёrmbushin qёllimin e autorit, nё pёrmasat hapsinore Kadarejane qё nisin nga Shqipёria dhe rrokin lehtёsisht globin, nё atmosferёn Dostojevskiane tё shpirtit tё personazhit kryesor.

Naqo ёshtё mjeshtёr i groteskut dhe i njё mjedisi tё kёndshёm humori.

Mendoj se autori e ka quajtur veprёn e vet “novelё” nёn ndikimin e mjedisit anglishtfolёs ku jeton e punon.

 

Bilisht, 31 tetor 2018

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1