Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Libri”Betejat e Skënderbeut”na shfaq luftrat heroike të heroit ...

Libri”Betejat e Skënderbeut”na shfaq luftrat heroike të heroit ...

Font size: Decrease font Enlarge font
image MEVLUD BUCI

BETEJAT E SKËNDERBEUT-LIBËR I QËNDRESËS EPOPE TË SKËNDERBEUT

TË RAKIP SINANIT

NGA MEVLUD BUCI

Madhështia  dhe vlerat e një libri qëndrojnë në faktin sesi shkruhet,çfarë përmban ,sa realissht dhe mirartistikisht ështërealizuar.Fatmirësisht libra të tillë ka,botohen,reklamohen dhe promovohen.Libri i ngjan një galerie të thellë me plot thesare.Jo sepse jemi në Vitin e Skënderbeut,po gjithnjë librat për kryeheroin,botuar në çdo gjini,do të mbeten testament ,rrezatim dhe dëshmi e qëndresës.Libri”Betejat e Skënderbeut”na shfaq luftrat heroike të heroit,unitetin,madhështinë e kalave,besnikërinë e luftëtarëve,vitalitetin e një epoke të ndritur.Autori Sinani e hap librin me thënien lapidare të Marin Barletit:”Skënderbeu e filloi mbretërimin e tij më 28 nëntor 1443”fq.3.Ky libër historik studimor ,ndonëse ka 116 faqe,mbart  vlera të rralla,sepse përshkruan me saktësi e vërtetësi betejat legjendare të Kryeheroit,jep fakte,episode,ngjarje,dëshmi që vijnë nga fushëbetejat po edhe të kohëve midis tyre,në periudha më të qeta.Në tetor të vitit 2018 ky libër mjaft i çmuar, mbushi  21 vite të botimit të tij.Me thjeshtësi e çiltërsi autori Rakip Sinani pohon:”Në këtë studim flitet për betejat e zhvilluara nën udhëheqjen e Skënderbeut në trevën e Dibrës, duke qëmtuar shumë fakte e dokumente,gojëdhana  e këngë të popullit që i përkasin kësaj periudhe”.(fq.5).Puna e përkushtuar me drejtim të mirëpërcaktuar hulumtues e studiuesit Sinani është sa e thjeshtë e prekëse,e lodhshme ,por tejet e vlerëshme për kohën kur u potua ,po me theksa aktualë edhe për ditët e sotme e veçanërisht në këtë përvjetor.Siç është vërtetuar nga historianët,Skënderbeu nga 24 beteja 18 i zhvilloi në Dibër.Kjo tregon se dibranëve të Arbërisë u ra për pjesë kjo gjë,të qëndrojnë mburojë në sheshbeteja të përgjakshme kundër turqve osmanë dhe hordhive të tyre shfarosëse.Studimi”Princi Gjon Kastrioti”hapet me këtë paragraph:”Gjon Kastrioti lindi në fshatin Sinë të Dibrës së Poshtme.Në zonën e Çidhnës ,Gjon Kastrioti ndërtoi  në fshatin Kastriot një kullë e cila mori emrin “Kulla e Gjonit”.Argumente,fakte,përshkrime,shifra,referenca plotësojnë gjithë kuadratin e prozës shtjelluese të Rakip Sinanit.Libri i tij mbetet një dritare nga mund të shihen vlerat e kësaj epoke me dimensione tronditëse,një pasuri për studentët,studiuesit e rinj për të qartësuar saktësisht dhe pa ndonjë dilemë të mundshme figurën e Skënderbeut.Shkrimin”Skënderbeu prijës dhe strateg ushtarak”(fq11-20),Sinani e shtrin në në qartësimin e ngjarjeve dhe rrethanave ,kryengritjeve dhe betejave dhe ,mbi të gjitha, në guximin e tij për të marrë vendimet në kohë e për të përpunuar strategjitë e nevojshme.Ai jep të dhëna për Stemën e Kastriotëve,Vulën e Skënderbeut,Kryengritjen e armatosur të Dibrës 14 nëntor 1443,vendet historike të Dibrës 1443-1467,Beteja e Torviollit,beteja në Grykën e Radikës ,10 tetor 1445,po këto të dhëna i ndërfut aq bukur në hapësirën e një përshkrimi korrekt.Kur përshkruan sulmin e Skënderbeut në kështjellën e Kruhjës citon vargjet e poetit amerioikan Henri Longfellou,përkthyer nga Fan Noli:

Nga kështjella shpejt ka rënë

Flamuri me gjysmëhënë,

Edhe populli shikon

Që në vend të tij valon

Flamur i Skënderbeut në erë

Shkab e zezë mëe dy krerë…

Ja si e përshrkruan autori betejën e Torviollit  më 29 qershor 1444:”Në mëngjesin e 29 qershorit, në fushën e Torviollit,luginën e Bulqizës,u vunë në gadishmëri forcat turke të Ali pashës dhe luftëtarët e Skënderbeut”fq.29.Realizmi në përshkrimin historik të ngjarjes është domethënës dhe kuptimplotë e mbi të gjitha tregohet eposi i qëndresës që e jep edhe kënga popullore:

Hajde ,hajde, Moisi dibrani

Ta njeh hujin ty sulltani,

Krahi u lumtë dibranëve të tu

Rreptas turkun e kanë sulmu

n`fush të Dushajve e kanë rrethu

Mirë pasqyrohet në libër edhe beteja e Skënderbeut në Gryk të Radikës,10 tetor 1445,beteja e Otonetës,27 shtator 1446,beteja në Oranik,14 gusht 1448,prita në Mirosh,Rovik,16 maj 1449,rrethimi i Sfetigradit,14 maj 31 korrik 1449, luftimet për marrjen e Sfetigradit 25 shtator-14 tetor 1449,vendet e kampimit të ushtrisë së Skënderbeut në Dibër,beteja e Modriçit 21 korrik 1452,beteja dytë e Oranikut  20 maj 1456,mbledhja e Këshillit të Luftës në Dibër korrik 1457,beteja në Mokër të Dibrës, 27 gusht 1462,beteja në Vajkal,beteja e dytë në Meçad ,qershor 1465,beteja në fushën e Sfetigradit,korrik1465,beteja e dytë në Vajkal,gusht  1465,vlerësimet për këtë betejë ,masakra e turqve në Çidhën,gusht 1466,rrimarrja e kështjellës së Çidhnës,të dhëna për ushtrinëe Skënderbeut,armët e zjarrit që u përdorën,punishtet e barutit në Dibër,rrugët  që u shfrytëzuan nga ushtria e Skënderbeut;këto e plot të tjera pasqyrojnë një epope qëndrese.Libri na jep bilancin e ushtrisë shqiptare dhe mbyllet me studimin “Skënderbeu dhe dibranët”.fq.103-107.,duke na dhënë më pas tregimet  dhe gojëdhënat për Skënderbeun si dhe dëshmitë e kronistëve e historianëve për luftën e Skënderbeut 1443-1467.Të dhëna jepen në aspektin ushtarak  dhe historik të epokës skënderjane ,mbi kështjellat  dhe betejat e shumta.Në vitin e Skënderbeut,studiuesi Rakip Sinani,ndonëse nuk jeton më,meriton edhe ai një nderim për këtë kontribut të çmuar libror.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1