Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | ARTI DHE MAGJIA

ARTI DHE MAGJIA

Font size: Decrease font Enlarge font
image A L D A M E R I N I 1931- 2010

 

 

Alda Merini (Milano, 21mar 1931  Milano, nëntor 2009ka qenë një poeteshë aforistike 

dhe shkritare italianae.

 

ARTI DHE MAGJIA 

 

Magjia është art apo arti ka një forcë magjike ?

Që nga koha e kohërave njeriu është i pasigurt

pas frikës dhe elementëve të pastër të tokës

dhe thirrjes së Zotit të zjarrit, të ujit, të mendjes.

Është burimi më i pashtershëm dhe i thellë i njeriut

Njeriu do të zbutë Zotin që s'është në vete

por edhe Zotin që është në të. 

Njeriu nuk beson në Providencën 

dhe fton imazhe dhe tinguj që kanë forcë  ” lehtësuese.”  

Ada Negri thotë: ” forca e mendimit që  zoti 

na ka dhënë ne të gjithëve,

veçanërisht atyre që janë vizituar nga Zoti frymëzues, 

janë magë dhe demonë, por mbase kanë frikën e sigurisë,

lind nevoja e shenjës, e gjurmës, e ekzorcizmit, e frikës,

lind vizioni i katastrofës,

por lind edhe ringjallja dhe njeriu në mëngjes,

veçanërisht nëse është plak, do t'i gjendet në dorë buka e djeshme 

që dëshiron ta ndajë gjithë dashuri me të tjerët,

për festën e madhe të ditës.”

( bashkësia e artistëve - post skriptum ).

Nëse njeriu ka frikë nga dhimbja 

na vijnë në ndihmë rimat e Kozimodos:

” Babëzisht unë hap dorën time sot, 

bukën e përditshme jepna, Zot „.

                                                      Përktheu: Faslli Haliti

FËMIJA

 

Po gjete balonën e fantazisë tënde 

lidhe me inteligjencën e zemrës.

Do të shohësh të lindin kopshte të magjishme

dhe mamaja jote do të bëhet bimë,

do të të mbulojë me gjethet e saja.

Bëj me duart e tua dy pëllumba të bardhë

që të sjellin paqen kudo dhe rregullin e sendeve.

Por para se të mësosh të shkruash

shiko veten

në ujin e ndjenjës.  

                                           Përktheu: Faslli Haliti

POEZI MARINA ÇERATIT

 

 Urime, ujërat e ndjenjës ndonjëherë të kanë tronditur 

dhe ka një lloj poezie të ëmbël që është kënga, 

si këndon një nënë  

 kur përkëdhel një fëmijë,

 

këmba e një fate që ecën në erë,

dhe ndërsa fëmijët tuaj fillojnë jetën

ti bëhesh prapë vajzë, një akullsi për të shpëtuar,

dashuria nuk ka kohë dhe kur të jesh plak

do të të puth flokët vetëm pranvera. 

                    

 

Përktheu: Faslli Haliti

                   

PRONA PRIVATE

 

Prej kohësh unë pyes veten

e kujt është kjo pronë,

pronë publike dhe private

si gjarpër 

në zemër,

kanë frikë nga hajdutët

dhe hajdutët 

kanë sjellë përherë fat,

ndërsa shtëpiakja e heshtur 

u vë zjarrin varreve.

Përktheu: Faslli Haliti

HAMLETI  PREJ LETRE

Xhuliano Gritinit

 

Ti Hamlet prej letre je një perlë që ka parë vdekjen.

Një ditë shumë vjet më parë kur pe një grua mendove

se ishte besimi yt te Zoti.

Ishte e bukur por ishte e hidhur si të gjitha fatet e njeriut.

Si dashnor ishe një urtan

Duke e pirë atë ti  ke pirë kukutën.

Sa e hidhur ishte dhe sa e ëmbël.

Duke pasur atë ke ndierë në prehrin e saj pluhurin e mjaftë rrugëve,

ke parë trëndafila e kangjella, kangjella e trëndafila. 

Duke pasur atë ke kuptuar që jeta ishte një gabim

dhe se vetëm dashuria është tragjedia e vërtetë e njeriut.

Ti s'ke qenë kurrë burrë dhe ajo s'ka qenë kurrë grua.

Fakti është se të lidhur dorë për dore 

ju zbuluat se ishit të mëdhenj si universi .

Gabimi juaj ishte se ju zbuluat të vërtetën.

Ti sot je i vdekur   

por jo se ke vdekur sepse ke një varr,

por sepse blove, dashurove dhe hëngre zemrën e saj

siç hahet hëna dhe dielli.

Ti je bërë mbreti i universit, ti je çmendur prej dashurisë.

Ty të pëlqen ta ndiesh larg vuajtjen tënde 

nga goja jote e shpejtë që është gjithmonë një bir

një prijës i fshehtë që vozit dhimbjen si galdim.

Por zbuluat pastaj një ditë një tokë ku s'banonte kush 

dhe ngritët atje tendën e dashurisë.

Hëngrët mendimet tuaja si mish gjahu.

Sa të bukur janë mendimet e dashurisë 

janë pëllumba të lartë që u hahen dhe puplat. 

Megjithatë zemra e zemrës suaj nuk është statujë e vetmuar 

por një sy ku shohin shumë 

për të konceptuar parajsën e paqes,

ti dhe ajo  jeni të vdekur në këtë heshtje    

por varri juaj s'ka ekzistuar kurrë.

Përktheu: Faslli Haliti

TË PËRJETSHMET

 

Verë e fortë si perëndesha arsye.

Te ty ideja bëhet tingull 

dhe ngjyroset Miti. 

Shfaqen fustane ngjyrë nefriti,

Lundrimi i këngës zgjidhet në vela

që të kujtojnë shpirtin.

O verë që këndon dhimbjen time,

verë që je gremina e skajshme,

verë që të krijon iluzionin e vdekjes 

dhe të vë në gjumë

gjer në dhimbjen e re.  

 

Përktheu: Faslli Haliti

LUBIA

 

Pasi më rrëmben 

në hijen

e fatit tim

si gjethe dafine 

që konvertohet në ujë

dhe bije në lumin tënd.

Balta e braktisjes sate

është biri

i një Zoti batakçi

që s'mund të ketë figurë.

 

Përktheu: Faslli Haliti

Përktheu: Faslli Haliti

UNË SI JU

 

 

unë si ju jam habitur ndërsa vidhja jetën,

flakur jashtë nga dëshira ime e dashurisë.

mua si ju s'më kanë dëgjuar dhe kam parë shufrat e qetësisë

të më rriteshin përreth dhe të më shkulnin flokët.

unë si ju kam qarë kam qeshur dhe kam shpresuar.

unë si ju kam ndierë të më zhvishnin rrobat nga trupi

dhe kur më kanë dhënë në dorë turpin tim 

kam ngrënë turp çdo ditë.

unë si ju kam ndihmuar armikun 

kam pasur besim në rrobat e mia të varfra

dhe kam pyetur ç'është zoti

pastaj nga ideja e ekzistencës së tij kam marrë forcë

që të ndiej martirin të më fluturojë rrotull si pëllumb i gjallë.

unë si ju kam konsumuar vetë dashurinë larg

edhe nga Krishti i ringjallur.

por unë si ju

u ktheva në shkencën e dhimbjes së njeriut

që është shkenca ime.      

Përktheu: Faslli Haliti

TOKA E SHENJTË

 

Kam njohur Zherikonë

kam pasur dhe unë Palestinën time

muret e çmendinës 

ishin muret e Zherikosë

dhe një pus me ujë të infektuar

na ka pagëzuar të gjithëve.

Atje brenda ishim hebrenj 

dhe Farisenjtë ishin lart

dhe ishte edhe Mesia

përzierë brenda turmës:

një i çmendur që i bërtiste Qiellit

gjithë dashuria e tij te Zoti.

Ne të gjithë, lukuni asketësh

ishim si zogjtë

dhe herë pas here një rrjetë e zezë

na burgoste

por shkonim drejt meshës,

meshës së Zotit tonë

Krisht Shpëtimtarit.

 

Qemë larë dhe varrosur,

binim erë temjani.

Dhe më pas, kur dashuronim 

na bënin elektroshokë

sepse, thoshin ata,

një i marrë s'mund të duan askënd.

 

Por një ditë që brenda varrit

edhe unë u zgjova 

dhe unë si Jezusi 

pata rilindjen time,

por nuk u ngjita qiejve

zbrita në ferr

nga ku shoh e habitur prapë 

muret e Zherikosë së lashtë.

 

Dunat e këngës u mbyllën,

o magji e mallkuar e universit,

që gjithçka mund mbi një sferë të butë.

Mos eja pra ti në të shkuarën time,

s'do të hapësh disa delta marramendëse,

disa plagë të fshehta, disa hyrje shkallësh

që japin lëvizje mbi parmakë të pjerrësisë;

qëndro, po të mundesh edhe si të jesh Orfeu

që më vjen të më heq nga hiçi përsëri,

qëndro o trimi dhe i larti kavalieri im,

unë vuaj nga drita, 

në hije jam mbretëreshë, 

por jashtë në botë do të mund të jem e vdekur 

dhe ti e di përhumbjen që më kap plotësisht

kur unë shoh një pemë të sigurt.       

Përktheu: Faslli Haliti

HAPËSIRË

 

Hapësira hapësira unë dua, shumë hapësira

që të lëviz shumë ëmbël e plagosur;

dua hapësirë që të këndoj, të rritem

të endem e të kapërcej hendekun 

e diturisë hyjnore.

Hapësirë më jepni hapësirë 

që u në të lësho një britmë jonjerëzore,

atë britmë qetësie në vitet

që kam takuar me dorë.                                 

 

 

 

 

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1