Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Majaja letrare e tregimit të shkurtër

Majaja letrare e tregimit të shkurtër

Font size: Decrease font Enlarge font
image “Këpucë për Gjyqin e Fundit”

Majaja letrare e tregimit të shkurtër

(“Këpucë për Gjyqin e Fundit” vëllim me tregime i Faruk Myrtaj)

Nga Fatmir Terziu

 

Tridhjetë e gjashtë tregimet e shkrimtarit Faruk Myrtaj që plotësojnë vëllimin “Këpucë për Gjyqin e Fundit” janë një "plotës-alfabet" i ri i tregimit të shkurtër. Nëse tridhjetë e gjashtë germat e Alfabetit Shqip, nga “A”-ja tek “Zh”-ja ndihmojnë formimin e fjalëve të gjuhës së bukur shqipe, tregimet e këtij vëllimi funksionojnë me të njëjtën mënyrë efikase për të plotësuar një “alfabet” figurativ të munguar e direktiv në shkrimin prozës së shkurtër shqiptare. Pra nëse fjalët përbëjnë tregimet dhe germat përbëjnë fjalët, atëherë historitë përbëhen nga ide, të cilat vijnë mes talentit të filozofisë krijuese dhe të bërit art. Në këtë angazhim kemi histori të bëra ide, të bëra për të gjitha arsyet që vijnë nga gjuha. Vëllimi “Këpucë për Gjyqin e Fundit” në këtë mënyrë bëhet libri më inventiv dhe i parezistueshëm i vitit që përfshin 36 tregime në të (a nuk janë të gjitha me të njëjtin stil!) Dhe 200 faqe, natyrisht kanë një hapësirë të bollshme për të lexuar, rilexuar e kuptuar një gjë të tillë. Nga kërkimi shkronjor dhe fjalorthik mes stilit të Myrtajt për një “Atdhe për ciganët”, tek “Bejlurçina im” dhe “Bllok i bukur mermeri”, duke kaluar dhe kërkuar “Kamera për republikën sahariane” e duke dalë si “Libër i vetëm”, apo “Lypësi i Parë” deri tek “Tre arkivolë, në masë dhe peshë të barabartë” me një “alfabet” të tillë prozaik është realizuar një turne sa letrare dhe aq filozofike, e po aq krijuese në shtyllën dhe palcën e jetës, arsyes dhe ikjes, tre simbiozave që qafojnë tërësinë e ekzistencës së Njeriut. Një vëllim i shkruar me një përkushtim tërësor ilustron në një mënyrë perfekte masën e gjerësisë së leximit, duke e bërë atë të mos ketë moshë në lexim, duke e deleguar mrekullisht në një mënyrë që lexuesit e të gjitha moshave të derdhen me mjashtueshmëri e të hulumtojmë mjaft derivate jete. Në këto derivate jete ka një seri personazhesh ku secili lexues natyrshëm kap atë anë që i rreket. Dhe kjo seri e tregimeve dhe personazheve të ndërlidhura hulumton “alfabetin” tipologjik të jetës, në një mënyrë që do ta ngrejë përgjithmonë shiritin e forcës rrëfyese vetëm me tregimin e shkurtër, kur ai shkruhet dhe paraqitet model në gjuhën e bukur të autorit. Në kryeradhë të fjalës dhe njëherë “Këpucë për Gjyqin e Fundit” i qasur me një “alfabet” të thekshëm të prozës jetike, ka krijuar një koleksion mahnitës të fjalëve dhe skutave të tyre filozofike, duke e bërë këtë vëllim që është në vetvete një libër krejt ndryshe, një libër të mirëpritur dhe një libër letrar të munguar, një vëllim i projektuar në mënyrë të mrekullueshme. Xhevair Lleshi shkruan: “Libri me tregime të shkurtra i shkrimtarit Faruk Myrtaj, botuar këto ditë nga UEGEN është një libër pak është thuash interesant, por një arritje e madhe e shkrimtarit ...”. Astrit Lulushi shprehet: “Kur lexon librin e Myrtajt, takohesh me karaktere të ndryshme, dhe kuriozitete; dëgjon për ciganë që nuk duan të bëhen jo-ciganë; pa një vend të përherëshëm, pa atdhe ata duket se ndjehen më mirë të integruar në këtë botë globale.” Istref Haxhillari shkon përtej tregimeve tek protagonisti i shkrimit të tyre: “Faruk Myrtaj është ndër prozatorët ekselent në letrat e sotme shqipe”. 

Por edhe mjaft emra të tjerë kanë thënë dhe dhënë komente të shkurtra, si Qatip Mara, Novruz Abilekaj, Ilirian Zhupa, Zyba Hysa, Jaho Margjeka, Kujtim Dashi, Përparim Hysi, etj., natyrisht dhe urime, ajo që vjen në këtë për të sqaruar është enigma, pse ky vëllim, pikërisht ky me tridhjetë e gjashtë tregime është si një “alfabet” i prozës së shkurtër? A do të ishte e njohur kjo si e cilësuar thjesht e tillë, sikur Myrtaj të mos kishte qenë i suksesshëm dhe në vëllimet e tjera? Kjo thuhet shkurt dhe prerë dhe pse me “Ndoshta jo”. Kjo dihet pse, dihet nga të gjithë që shkruajnë dhe lëvrojnë tregimin e shkurtër, që studiojnë dhe mbartin njohuri të shumta në këtë fushë, se tregimi i shkurtër është një fushë e madhe ku duhet punë e gjatë, angazhim i madh dhe një stil që të shtrydhësh shumë e shumë ujërat e tepërta. Le të mbetemi dhe tek kundërshtia dhe dilema “ose, ndoshta”. Konsideroni se shumica e tregimeve kanë të paktën një imazh kualifikues që nuk është emëruar, është i padëgjuar, për shembull “Ke shkuarti, me atë femër”. Konsideroni disa karaktere të përsëritura gjetkë në formate dhe stile të tjera, gjë që e bën një lexues të shikojë përpara për një rilindje (vendimtare në një libër për gjithë, sidomos në një kohë kur shkruhet pak dhe kontrollet mjaft pak, ose aspak). Konsideroni surprizat shtesë: një imazh i fshehtë (“Aura e Bim Rishës” apo dhe “Lule Arktiku”), prurje për lexuesin e rritur, përdorimi i hollë i figurimve me ngjyra për të rilevuar metodologjinë e qasjes së mesazhit. Jo thjesht, pra një libër me pesë yje. Unë aktualisht kam qasje në mjaft dilema, dhe nuk jam tunduar ta rilexoj atë vetëm për veten time, vetëm për të rikrijuar atë që në krye të herës e theksova si “alfabet të prozës së shkurtër”. Stili i artit të shkrimtarit Myrtaj nuk është tashmë vetëm për t’u lexuar, por dhe për t’u studiuar. Koncepti është një shkollë më vete, për faktin pse kjo nuk është bërë kurrë më parë, kështu që merr pikë për origjinalitetin. Ndaj unë mendoj se libri është i destinuar të jetë një klasik që do të vlerësohet edhe nga gjeneratat e ardhshme. Pse them dhe rithem kështu? “Këpucë për Gjyqin e Fundit” është një koleksion i mahnitshëm i tregimeve të shkurtra, disa liriprurëse, disa ndërlidhëse dhe disa me enigma të ndrushme të fshehura në to. Ilustrime të shkëlqyera filozofike dhe hera-herës humor të mprehtë. Një lexim i kënaqshëm për ata që duan dhe ndjejnë se proza e shkurtër e Myrtajt ka një cilësi, standart, arsye dhe logjikë jo thjesht kreative, por transmetuese. Më pëlqen që kjo vepron pothuajse si një vazhdim në ngritje i tërësisë së gjerë e të vlerësuar rrëfyese të Faruk Myrtajt në këtë fushë me të gjitha funksionet.

Cila është funksioni i parë? Çfarë është një qëllim i tillë në këtë prozë të shkurtër? Tek “Këpucë për Gjyqin e Fundit”, autori dhe shkrimtari Faruk Myrtaj përdor gjerësinë e Fjalës për të ndihmuar në shpjegimin, shqyrtimin dhe shqyrtimin e hapësirave, vendeve dhe mesazheve për ata që shpresojnë të jetojnë jetën letrare nëprmjet një libri jetik, gjithëpërfshirës. Termat dhe karakteret, formati i shkrimit shpjegohen duke përdorur një delegim me dy nivele. I pari është për karakterin, “yllin” e çdo historie, atë për të cilin ne gëzohemi, na intereson, me të cilin udhëtojmë larg. Zhanret specifike, elementet e tregimit (vendosja dhe komploti), dhe mekanika e mënyrës se si ato shkruhen (duke përfshirë rishikimin) janë të mbuluara, ndërkohë që “citimet” nga goja e karaktereve japin shembuj të procesit të mendimit filozofik të shkrimtarit. Mes të lexuarit me këtë stil dhe gjuhë të të shkruarit, lexuesit natyrshëm do të frymëzohen për të vënë laps në letër (ose gishta në tastierë)! Sikurse e thamë më sipër mjaft lexues dhe shkrimtarë pranojnë se “Këpucë për Gjyqin e Fundit” është për të gjithë, se është i papërsëritshëm si i tillë, është si “Majaja” letrare e tregimit të shkurtër, një “alfabet” normativ. 

Comments (3 posted):

N. Abilekaj on 11/10/2018 15:14:11
avatar
Po. Nga "oborri" i Farukut del Letërsi superiore.
timo on 11/10/2018 17:11:23
avatar
Vertet Faruk Myrtaj eshte nje autor i majave te prozes shqipe, qe me pak fjale, me disa vijezime te holla te jep te plote portretin e nje karakteri te pa hasur me pare ne letersine shqipe. Me sa pak reshta jipet portreti i "Bejlurcina im" por sa gjate te mbetet ne kujtese. Urime autorit per "kepucet" e reja....
Guri Naimit D.(Dh Xh) on 18/10/2018 23:05:57
avatar
Pergezime;"ARES" sa "FARES"autore.

Nje analize,qe te imponon leximin e ktij libri qe sa paraqitet,eshte vertet i ralle,apo,i nje SERIE te Re.
Faleminderit i ndruar Fratmir Terziu qe na ben si ta kemi lexuar librin,(me shpresen qe ta posedoj sa me pare,pasi ndodhem thuajse komshi me autorin).
Urime;"ARES"sa"FARES",te nderuar miq.

Toronto18-10-2018 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1