Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Poezitë e “Shkretëtirë harrimi” fara e jetës poetike

Poezitë e “Shkretëtirë harrimi” fara e jetës poetike

Font size: Decrease font Enlarge font
image Agim Mato

Poezitë e  “Shkretëtirë harrimi” fara e jetës poetike


 

Përkufizimi i “shkretëtirës”, ose definicioni i kësaj fjale në mjaft arsyetime logjike qaset si një trak ose rajon i pambrojtur dhe i pabanuar nga qeniet njerëzore. Në thelb ky definicion shigjeton një zonë thelbësisht të pashqetësuar nga aktiviteti njerëzor, më saktë një zonë ose rajon pa bosht ose pa shtigje. Në vitin 1960bazuar në shkrimet e G. W. Greyu zgjodh kjo fjali që definon: “gjenden në shtigjet e largëta të grupeve hapësinore të mjegullave”, Shekspirimë herët ka një arsyetim të tillë “një pjesë e një kopshti të përkushtuar për rritjen e egër”, ku më pas  shkon deri sa të na lërë një preambulë të tillë: “shtet i egër ose i papunuar”; “një turmë konfuze”, duke shkuar në një përfundim të tillë “Unë nuk do ta kisha dhënë atë për një shkretëtirë të majmunëve” (William Shakespeare). Mbi këto definicione Norman Mailerpërdor “shkretëtira morale të jetës së civilizuar, ose miniera të braktisura”. Nga të tre shembujt, poeti Agim Mato, nxjerr thelbin në poezinë e vëllimit të tij dhe shkon tek minierat e braktisura, si ngja-ngjasje poetike, kur thotë: 

Kur zbrita sërish pas tridhjetë vjetësh në minierën 

e braktisur të poezisë

e po çapitesha në galeritë e lëna përgjysmë, 

duke kërkuar arin e fshehur nëpër guva,

veglat e mia të punës

të shpërndara pa kujdes në çaste zemërimi 

me perënditë,

ngurova papritur dhe ashtu fluturimthi 

bëra të ngjitem lart, ku prej kohësh përgatitesha për

salltanetin e madh të vdekjes.

Vallë sërish do të fillonin vuajtjet netëve të vetmuara,

derisa zjarret e shpirtit do të më kthenin në zhele 

këmishat e hekurosura dhe jelekun e çmuar të dhëndërisë?

Kështu parë në një kënd më të detajuar, “Shkretëtirë harrimi” e Matos, kërkon të rishikojë definicionin e shkretëtirës në poezi, kërkon të thellojë rrëmimin në brendësinë e saj të shkretë, për të prurë argumentin e “egërsisë”, që shumëzon me zero jetën dhe produktin e saj. Në këtë dimension “shkretë” është dhe nuk është thjesht metaforë shkretëtire, dhe kur ajo bën pjesë tek memorja, harresa, apo dhe tërë strukturat e tjera kulturologjike. 

Pra, të mbishkruar një definicion poetik, ndoshta mes leximit të poezisë së Matos, duhet të jepet një pushim i menjëhershëm, ose një shkëputje nga përkufizimi, ndoshta edhe që do të vlejë për një kohë të gjatë dhe më të gjatë sabatike nga fjala që i përkushtohet metaforikisht. Kështu që sikurse poeti Agim Mato shkruan në “Mea Culpa”, na vijnë në ndihmë vargjet e mëposhtme të kuptojmë qartë se “shkretë” është dhe një kthim, dhe një rikthim, dhe një harresë, dhe një besim në të shkretën, që po nis të bëhet e jetëjetshme: 

Si kishin rrojtur kaq gjatë në këtë harrim të pashpirt?

I prekja një nga një

e ato përmendeshin me klithma duke mbushur me 

    dritë minerale 

tërë atë laborator kujtese, 

tërë atë punishte arti që ma mbyllën me forcë, 

tërë atë alkimi të shpirtit 

që filloi të më shfaqet 

si një asteroid verbues. E pashë sërish qartë

vrullin e marrëzive të dikurshme 

për të përplasur kokën tek e paarritshmja, 

deri sa llamba prej karbiti yjesh në ballin tim

thyhej

duke qëlluar me tërë fuqinë magmën e trashë të kohës.”

Agim Mato është një nga ajo pjesë jo e vogël e poetëve shqiptarë të njohur për lidhjen e tyre të ngushtë me filozofinë dhe natyrën, me tokën dhe me të menduarit, po aq sa me detin dhe këndimin bashkëlidhës të tërësisë së tij dhe tokës. E kam parandjerë shkrimin dhe vlerën poetike, po aq sa kam ndjerë habi në mesin e poezive, ku thuajse të gjitha kanë aspektualitete për marrëdhënien e tyre të komplikuar me shkretëtirën dhe natyrën. Si në poezinë e Matos, ashtu edhe në formën e mendimit që shfaq hera-herës poeti, unë do të përpiqem të prek në thelbin e fjalës poetike, mes arsyes së përdorimit metaforik, këtë zë bashkëkohor të vargut të bardhë, që të kuptojmë së bashku mënyrat më tradicionale të mbulimit të terrenit të ngjashëm me sens logjikdiskursivdhe filozofik

Pas kësaj është e thjeshtë të pyesim veten. Çfarë mendojmë kur mendojmë “natyrën” ose kur ndjejmë në thelb ambientin “të egër”? Kështu bën Mato: “e braktisur”? Nuk është, një pjesë impersonale e shpirtit. Mendoj se diçka si kjo pjesë duhet të jetë vendi ku rezonon shkretëtirën, ku ndiejmë veten të jemi, jo mjeshtër të krijimit, jo pasonjës dhe ndikonjës të arsyeve teknologjike, por qeniet në mesin e fillesës ..., ku heshtja shkon tek e shkreta, tek braktisja, tek harresa. 

Sigurisht e gjejmë të lehtë në këtë poezi të kuptojmë fare qartë “të shkretën”, duke qenë se ajo që regjistrohet, ajo që dimë, është kryesisht për shkak të lidhjeve lingustike dhe gjeografike me shkretëtirën. Në këtë arsye kuptojmë dhe se ne duhet të jemi të pandashëm, ndaj më pëlqen të lexoj mendimet filozofike të poezisë së Matos për çështjen e “Shkrëtëtirës së harrimit”, për këto pyetje, por këto pyetje për mua s’mbeten vetëm, pyetje.

Praktika e dhënies së fjalës fotografike e Agim Matos, është një burim i fëmijërisë së tij, nga koha kur shihte të Atin, është koha kur filloi momenti të gjejë jetë në momentin imazhier, kur kuptoi se për çdo shtrirje në rritje në botën njerëzore duhet të ketë një depresion, e kështu me radhë. Mato ka prurë një bagazh nga puna e prapambetur nga momentet e dëshmisë, duke gjetur materialitetin e produkteve tona:

Që në fëmijëri, gërvishtja në kujtesë

skena primitive

si skenat e gjuetisë 

në artin prehistorik të shpellave.”

 Kjo gjurmë është interesante. Gjetja e skajeve, ku shtresat janë: copa të pikut të egër në mes të thërrmijave dhe skajeve të prera të simbolikave ku vërshojnë ujqërit. Ndërrimet metaforike janë udhëzuese në varg: “Eci si në ca plazhe të shkretë hëne...” dhe tani “Te porta e gurtë e dimrit, mbuluar me gjethet e vdekura,” ku natyrisht ajo që vijon “përpëlitet një zog, një zemër”, nënkupton jo vetëm ndryshimin metaforik por atë që do të ndryshojë në mënyrë drastike atë pak të fundit “të egër”. Nga ana tjetër, duke ecur në shpirtin dhe zemrën e Detit, një Jon i kaltër dhe jetëdhënës, e kupton se mendimet e mrekullueshme që po ecin në udhën e tij të trazuar si dallgët, janë mbjellë të gjitha nga dëshira për jetën: 

Ishe altari ku rrëfehesha. Flisja e flisja mes mërmërimës

   së dallgëve 

me një zë që të mos kuptohej nga të tjerët.

Kur ngriheshin tallazet e tua, 

e ngrija edhe unë zërin 

dhe bërtisja mbi shkëmbinj nga frika se s’ më dëgjoje”.

Ashtu si në pjesën më të madhe të vargut, “e shkreta” u regjistrua qindra herë dhe ekzistoi në vargun e tij më parë se të lexohej. Duar të njeriut urdhëruan Jonin, siç e shohim në lexim, dhe vendosën në rrugën drejt prerjes masive të librit, që kishte dalë nga truri. Prania njerëzore është ngulitur në pemë, në shtigje, në shkëmbinj. Dhe gjurmët e “të egrës”, të shkretës udhëtojnë pa u ndjerë dhe shënojnë “shkretërimin” e thellë, jo më vetëm në qytet, por dhe në Det. Këtu është pak nga ecja e gjallë në atë që bëhej “e shkretë” në një brerore të padukshme shpresash: 

Tërë fjalosjet vetmitare, 

tërë rrëfimet e pafundme me ty 

filluan të më rrethonin

si një brerore e padukshme shpresash 

që ngjitej nga thellësia e labirinteve nënujore.

Ndjeja të më merreshin mendtë

dhe mesdita më flakte pranë teje

dhe gjumi më zinte të përzier me rërën e nxehtë,

me algat përsipër

dhe valët që më rrihnin në brinjë. 

Shaluar mbi një kalë deti bridhja në thellësirat e

ëndërrta të koraleve 

dhe ndjeja të më firasej trishtimi, 

të më avitej Poezia, 

si rrezet e dritës 

që kullosnin mbi hapësirën tënde, o det.

Frikë nuk pata më se mos më dëgjonin të tjerët”.

Ecja e Kaltërt e Matos, nuk vjen nga zyra, as nga baza ku lind dhe vdes e shkreta, aty ku mbetet shkretëtira, por nga Qielli mbi rrethin e dritës së vdekur, ku ishte ende qielli, vjen nga poezia dhe fjala e saj që s’është më pak sublime, por më e artikuluar dhe më e ndjerë tej çdo shkretëtire të harrimit. Dhe ecja për poetin, është për atë që kishte dëshmuar se ishte, si një oreks i ndezur, filli i vërtetë i dritës së diellit, jashtë nga ato zyra dhe ndërtesa të grisura nga toka dhe të harruara nga poezia. Por, edhe pse ngjashmëritë mbizotëruese të prodhimeve të imazhit u shembën në ëndrrën e poetit dhe jeta zhytej gjithnjë e më shumë në errësirë, brinjët dhe rrënjët e mbanin si valët e detit në jetë. Poezitë e tij ishin aty dhe pjesërisht lexoheshin sikurse ndodhnin në një vend tjetër. Kjo ishte jo vetëm tek e shkreta, por edhe tek zhdukja. Është e vështirë të mos zhduket një zhdukje e tillë. Ponderova këtë ritual të krizës dhe formova si udhërrëfyesin tim atë që lexonte, shkruante dhe ecte, atë që ecte dhe flakte tutje kohën e padobishme të qytetit, pjesët e humbura ... tërë arkitekturën e dëmshme të kohërave, të pabanuarën. 

Kush është e pabanuara? Pra, çfarë kërkon poezia e Matos në këtë vëllim? Paramendoni që keni pasur një tokë dhe pastaj e keni humbur atë: kjo është baritore, siç na kujton Kadare. Është një gjest i thjeshtë. Poezitë e këtij poeti duan gjërat ashtu siç i kishim, sikurse i dinim, sikurse ishin: të paprekura. Poezitë e “Shkretëtirë harrimi” duan të shmangin urrejtjen njerëzore, por sigurisht që marrim me vete kudo që lexohen dhe mesazhin e qartë. Çfarë është e egër, e shkretë? A e kërkojnë largimin e shkretëtirës si thelb metaforik në poezinë bashkëkohore? Si funksionon nocioni i botës së egër dhe të shkretë për të gjithë ju? E pra Poezitë e  “Shkretëtirë harrimi” prandaj kërkojnë duartrokitje! 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1