Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | MBI LIBRIN "FTESE NGA FUSHBARDHA" TE ZEQIR CAMA

MBI LIBRIN "FTESE NGA FUSHBARDHA" TE ZEQIR CAMA

Font size: Decrease font Enlarge font
image Alqiviadh Dede

                                                                                               

Gjithmone me ka ngacmuar ideja kur kam lexuar poezi te ndryshme  nga autore te ndryshem se cfare eshte poezia,por per fat te keq mbas hamendesimeve te shumta nuk kam mundur te gjej dot nje definicion te sakte per te.Shume studiues,kritike arti,njerez te letrave nuk te ofrojne ndonje percaktim per tu marre ne konsiderate duke humbur ne meditime te shumta.Eshte e vertete per mendimin tim sepse ajo ne vetvete ka dicka universale,jeta qe leviz eshte poezi ,bota qe na rrethon eshte po ashtu gjithe poezi e nje mori gjera te tjera .Mjafton nje emocion,nje mbrese,nje gezim apo hidherim,nje ngacmim,nje vezhgim i holle etj.qe te na linde deshira ta shprehim me fjale te zgjedhura .Eshte nje ligjerim emocional qe poeti i dergon nje mesazh lexusit ,e ndan me te nepermjet disa formave te caktuara.Eshte pikerisht ajo qe i lind ne menyre instiktive brenda qe duhet te dije ta marre e ta shprehe artistikisht.Sic e shikoni dhe ju ,ne  menyre te pavetedijshme humba ne hulline e ketyre meditimeve .Duke lexuar vellimin poetik te Zeqo Cames"Ftese nga Fushbardha ne menyre te natyrshme te lindin pyetje te tilla.Gjithe kjo buqete me lule qe jane mbledhur ne kopshtin e jetes,eshte jeta e gjalle reale qe leviz,jane mbresa,kujtime,ngacmime qe poeti tashme me nje pervoje te pasur ka ditur ti shprehe artistikisht ashtu rrjedhshem e natyrshem pa ngarkesa te teperta por thjesht e me nje figuracion te goditur sic i ndeshim ne jete dhe vecanerisht ne fshat qe eshte aqe i pasur ne folklor,tradita e zakone.Ato i ka prure sic thote dhe ai vete duke sjelle qeresten me krahe,barre-barre,nga shtigjet e gurta te vendlindjes,aty ku ka gjakosur kembet,gerxheve e shkurreve te femijerise ku dhe ndoqi driten e shkollimit dhe u rrit."I kam shkuar sa e sa here ne mendje ndodhi e ngjjarje nga me te ndryshmet,me to kam udhetuar pa me lene te merzitem,u ndala ku mu duk se duhej te ndalesha dhe e bera bashke shpirtin e trurin,jeta qe mbushur plot me te tilla jete,qe ngjanin por dhe dallonin si nata me diten,ama,njesoj te ngjizura ne te njejtat  hapesira,me te njejtat zakone e tradita,me njerez e karaktere qe me dukej se i njihja" .Keshtu e ka sjelle kete vellim poetik autori qe kulmon me nje titull mbreselenes dhe intrigues,"Ftese nga Fushbardha" qe shpreh dhembshuri,nostalgji,dashurine dhe mallin per fshatin,per njerzit .Eshte e gjitha kopertina qe sintetizon shume bukur brendine e saje,relievi ne sfond,nena me femijen per dore qe simbolizojne jeten,brezat qe transmetojne kulturen,traditat ,zakonet,historine si nje amanet i te pareve te tyre . Ne plan te pare eshte figura e nenes qe tret shikimin tutje atyre majave,shtigjeve e gerxheve,pyjeve e fushave te gjelberuara,si djepi i jetes ne keto treva dhe femija qe tregon vazhdimesine e jetes.Nuk  e di se e kujt ka qene kjo ide kaqe e bukur dhe domethenese qe te ngacmon qe kur e merr librin ne dore per ta lecitur.Por po kaqe e bukur dhe faqja permbyllese e saj me nje poezi dedikuar nenes qe e ka portretizuar ate me thjeshtesi,me nje varg te shtruar e te ngrohte,te dashur e te embel me te gjitha  miresite e kesaj bote sic jane te gjitha nenat.E kush nuk ka shkruar per nenen? por keto vargje kane dicka te vecante,mbreselenese qe te mbeten ne mendje nga e cila une perzgjodha ato te fundit qe e tipizojne me se miri ate...Cna jepte dilte e para/cna merrte ,mbetej e fundit. Ne fakt poeti nuk i kursen fjalet per nenen dhe ne nje poezi tjeter por kesaj radhe dicka me ndryshe,ne rrethana te tjera,me dhimbje merzi e trishtim per humbjen e saj qe se percolli dot ne banesen e fundit ;plage te pasheruara te emigrimit...Une nuk te thashe as lamtumire/te streh'e erret ne vetmi/po qe nga larg,nje dore e shtrire /te ledhaton pa e pare njeri.                                                                                                                                                Zeqiri ka dhe nje favor tjeter se eshte djale fshati,lere e rritur ne ato treva qe ka ruajtur mbresa e kujtime e kane lene gjurme te pashlyera ne boten feminore prandaj dhe me mencuri ka gjetur nje gjuhe te thjeshte e te goditur me nje figuracion ta pasur te mbeshtetura ne folklorin popullor per te komunikuar me te gjithe .E per ke ska shkruar pena e tij qe te emocionojne  e te bejne per vete e qe cuditerisht sgjen dicka te perseritet.Tematika eshte kaqe e larmishme sic eshte vete jeta,sic jane fushat me lule,pyjet e gjithcka qe e rrethon,sic eshte kenga qe i shoqeron e qe i shpreh ne ligjerime poetike,me ndjenje e me emocion te akumualara me sa duket  nga koha e shumte qe ka kaluar dhe kane pritur te dalin jashte e tia percjelle lexusit...kam perzgjedhur nga nje lulke te vogel sa per kenaqesi per ta ndare me ju.Sjam piktor dhe sdi te kape/te gjitha ngjyrat qe ka fshati/me ngjan vetja kete nate/sa nje grimce e ketij peisazhi,shkruan ai per Fushebardhen dhe me tej Reliev i thyer vale-vale/djepi qe me tundi/Fushebardhe! dhe doemos...Laberise...Laberi e pyjeve dhe tokave te grunjta /me mandilebardha te bukura/dhe festebardhe te menduar/me shume se te gjitha motivet e tua/me vershojne ne mendje/dhe me mbeten pa shkruar ,aqe malluse sa nuk arrin ta shprehe dot...shikoni sa hijshem shkrihen fjalet ,mandilebardhe dhe festebardhe qe pasqyrojne ate reliev mbreselenes;diku me tej i kendon heroit Mustafa Matohiti: Gjaku yt lule me lule/pika -pika ra nga mali/te cdo vater qe u ule/u be drite o Muco djali; apo vrasjen e partizanit , U terhoq por smundi te shtinte /me dy plage si krahet e pellumbit/kur ne ulem vetullat me dhimbje/i lame lamtumiren e fundit.Sa dhimbje e nderim ka autori per ata qe flijuan veten ne altarin e lirise.Dashurise qe zemra e tij i kendon me ndjenje,bukurise saj qe te habisin me fantazine dhe figuracionin.Se prisja te ndodhte keshtu.../cdo gje e jotja me dukej e bukur/ne prevazin e syve te tu /enderrat e mia qene ulur(qe ashtu instiktivisht me kujtohen vargjet e Ali Asllanit qe i kendon dashurise,Ne qerpik te syrit tim /do fshi vendin ku te rrish) dhe me poshte me dhimbje...Ndaj ika larg teje i bindur/ndonse te desha ne zemer/keshtu paska vend te urresh/nganjehere ,gjene me te embel.Poezia Beluli ka nje fabule interesante dhe nje humor te kendshem. Autobiografi...jete te paster pa zigzake /sdua tjeter gje per vete/me cingra mingra dredharake/te mos perlyhem ne ndergjegje qe keto qendrime rendom ndodhin ne keto kohe te trazuara. te O nate e zeze:Vajz'e kalldremit dhe vajz'e bregdetit/dy yje i qepen gjoksores se qytetit qe nenkuptohet per ke ben fjale.te Balteza Aty me tej,a rreth e rrotull/vajzes i thone vashez ,embel/sdi te jete nje popull/me te bukuren kaqe ne zemer.Te Dajua :me nje humor te kendshem shkruan Po dajua nje merak te vogel na kish/me mua dhe nusen bisedoi me nge/-Po he,o nipce,me dy vajza do te rrish/pa shih keta tanet,merr shembull nga ne.Druvareve qe si kursen fjalet dhe per ta: Ne te fshehtat e pyllit kane hyre/(se pylli ka te tijat sekrete)/qe te ngrohin shume njerez te mire /me pak/duhet te ngrohen per vete.Ja si kendon dhe zemres qe filloi ti dhembe:Pak nga pak u futa pa frike/me deshire/cdo dite me hov,ne jeten plot zhurme/dhe veten e ndjeva me mire/sa harrova qe isha semure/me teper nga kaq,e di,duhet me/si mund te terqihem nga jeta,te fle?!.Nuk i shpeton syrit te mprehte e vezhgues Rrodhja  :Pale nga pamja je e shpifur/as djersistesh e as lodhe/kemba-kembes me je ngjitur/ndryshe sdo te thonim rrodhe.Shikoni se si me nje paralelizem te goditur  e transmeton te Gara:Sa nisja e sosja ne rremuje e nxitim/sikur beja symbyllur nje loje me figura/avash,me tha nena/cben,biri im/vjershat nuk dalin si kulecet nga furra. Te koha qe hesht ,Po ndenjur sme rrihet si pellgu qe sleviz/pergjumur n brinje a kthyer ne kurriz/ngrihem zhgarravitc'duhet zhgaravitur/aspak per tu thene se jam me i ditur/hedh togje krundesh per pak miell te situr.Pa lene menjane as babane,shkruan:Kur iku na mblodhi te gjitheve si hije/ne krye deshi ate si te vetmin thesar. Dhe shokeve ,Mu plaken shoket.../une ngjaj me i plakur/tani,nje vit rendon sa per dy/nga ata qe kisha nuk di sa jane plakur/papritur dikush mund te ikij tani!.Te Kafe shokesh si nje kenaqesi per moshen,S'eshte gjithcka e ngrena me pije/edhe qete ripertypen ne grazhd/por filxhani me kafe ben hije/kur fjala ngjit fjalen si zamke. Ja dhe nje tjeter me nje teme interesante,Qeshe i prire te te beja mire/vec nje rast ste ndiha dot/te mirat deti mi perpiu/te vetmen,ma kujtove sot/Ato qe bera s'ti dhashe borxh/as kurrsesi ti mbaje mend/pse i harron eshte turpi jot/qe ma kujton,ate,me dhemb.Tek S'rendoj si guri ,si guri ne vend te vet sic i themi:Aq u sose mbi kembe te veta/ngeshem me ne dhe do t'hyje/ne iu thermuan dy-tre cepa/jane ne teritor te tije.E plot poezi te tjera si Ledhi,Burimi,MushkaFurrtari,Plehut  qe si permbyllese  e ketij vellimi eshte Qershiza e femijerise...E bera tog me lot e tenge/te fundit mbetje qe qe hiri/e hodha shuk ,te rrenja meme/si feniksi te rilindij.I solla keto vargje ne vemendje per te nenvizuar se te poezia e Zeqir Cames percillet mjaft bukur e mire ajo cka do te thote poeti,ate fabulen,mesazhin qe eshte punuar  e  lemuar vargu me mjaft kujdes dhe qe shpreh me se miri idene e tij.Ne disa poezi ,me vend dhe pa e tepruar e pa e kthyer ne qellim ne vetvete,ka ditur ta sjelle me nje humor te holle et figurshem e te kendeshem qe rrjedh ashtu natyrshem dhe buron nga vete kjo treve e pasur duke e ruajtur te paster e te shendetshem larg vulgarizmive qe jemi mesuar te degjojme.Brumin poetik e ka marre pergjithesisht nga kjo treve qe ka marre dhe titullin libri,me nje gjuhe te pasur popullore .Jane njerez te punes ,te sakrifices e te vetmohimit,heronjve,trimerive dhe heroizmave te cilet kane bere emer ne keto ane ,njerezve te thjeshte por me nder e me sqime qe ka ditur ti tipizoje artistikisht  sic e kane pasur realisht jeten   dhe cfare kane dhene per te tjeret me shembullin dhe vlerat qe kane pasur . Eshte nje galeri e tere tipash e karakteresh qe leviz ne vite e qe trasmetohet ne breza si nje pervoje,histori e cmuar qe ndjek vazhdimesine.                                                                                                                         Poezia Brezat eshte e arrire artistikisht qe po e ilustroj me pak vargje per te kuptuar se cfare ka dashur te percjelle autori.Lartohen si rrathet e rrapit mbi supet e njeri tjetrit/jo  si ngrihen qiellgervishtesit/nga kati ne kat/Vene ne majat e kembeste thembrat e pararendesit /per te ngjitur me pas nje rekord me te larte Ka dicka te vecante ne keto poezi qe eshte shume pozitive ,qe i eshte larguar me shume lezet politizimeve dhe ideollogjizmave qe kane rene preh shume te tjere por dhe atje ku i eshte dashur per te evidentuar dicka e ka bere me mjeshteri,me art qe nenkuptohet lehte.E kjo eshte nje arritje fale natyres dhe karakterit ,kultures e vendit ku jeton.Kerkova ndonje poeme ne kete liber por me kot,me sa duket autori se ka pare te nevojshme.Kjo eshte e drejta e tij.                                           E gjithe kjo ngrehine poetike per Fushbardhen  transmeton dashuri,mall,brenge ,miresi dhe ska kurrfare inate,mllefe,urrejtje .Ne jeten e nje njeriu apo te nje fshati apo dhe me gjere eshte e pamundur mos te ndeshesh me  tipa te tille qe jane molepsur me ligesi e vese te ulta qe se pari eshte e keqia e tyre por eshte domethenese dhe qendrimi qe mbahet.Dhe ai ka zgjedhur rrugen me te mire per mendimin tim ,mos te lendoje dhe lexusin me ligesite e tyre por tu jape nje mesazh  te ngrohte ,miresie dhe me kulture sic e ka e gjithe bota e qyteteruar sot ku duam te shkojme...Eshte e lehte per ta kuptuar formimin qe ka Zeqiri,nje njeri me personalitet dhe individualitet tashme jo vetem si njeri por edhe ne fushen e letrave ;miresin e dashurine,dhembshurine e gjithcka tjeter njerezore te mire jane te meshiruara ne gjithe vellimin poetik.Ai e kupton me se miri se jeta eshte e shkurter per te urryer te tjeret;Ska egoizma,zemerim,cmire si krahe te zinj te shpirtit,qe brejne ndergjegjen dhe gjenerojne konflikte.Nga kjo ane eshte nje vlere e shtuar qe e lartesojne kete figure e cila rrezaton mall e dashuri per njeriun.                                                                         Ne fushen e letrave eshte e njohur praktika  qe poetet provojne dhe ne gjini te tjera; me sa duket nuk u mjafton dhe i kane konsumuar se cduan te thone dhe ndoshta per te shprehur me mire ato cka ndiejne me ato mundesi qe ka.Edhe Zeqiri kete ka bere .Eshte nje befasi e kendeshme ,nje sprove qe kam pershtypjen se ja ka dale me sukses duke ruajtur stilin dhe figuracionin qe per nje poet eshte me e pasur.Te gjitha tregimet pothuaj kane nje ngjarje,nje ndodhi,nje materjal jetesor te pasur te marre pergjithesisht ne kete krahine dhe me nje humor me kripe karakteristike e njerezve te atyshem dhe me shprehje popullore te shumta qe jane te pranishme ne cdo situate e rrethane ,te vena me kujdes te cilat te bejne per vete.Do te kisha mendimin se nganjehere perdoren me tepri dhe te duket sikur kthehen qellim ne vetevete.Kjo eshte pershtypja ime qe sja ul aspak vleren atyre.Nuk kam ndermend te ndalem shume me prozen .Ajo ploteson librin dhe ne qofte se lexuesit i eshte bere nje ftese ne hyrje te tij ,te jene te bindur se do gostiten me gjera te embla e te bukura dhe do te clodhen ne ate ambient pastoral duke degjuar kemboret e fyellin baritor,zogjte qe cicerojne ne qefin e tyre,ujet qe gurgullojne,feshferimen e ererave,aromen e luleve, dashurine dhe mikpritjen e njerezve me nje bote te pasur e humor te lezecem dhe ajo qe eshte me kryesoria ,cfare duhet te ndjekim ne jete,vyrtitin ,ate qe e ka ndjekur dhe ai vete .                                                                                                                                              Zeqo Cama tashme eshte nje poet i afirmuar ,me nje krijimtari gati gjysem shekullore,me nje pervoje te pasur jetesore,me nje pjekuri artistike,me nje prodhimtari te begate sidomos keto vitet e fundit qe jane premtuse per te thene fjalen e tij poetike me libra te tjere qe jane te mireprituar nga lexusi.                            Une i uroj me gjithe shpirt si nje mik i vjeter e dashamires,pune te mbare e  suksese.                                                                                                                                    Alqiviadh Dede                                                                                                                                      18 Shtator 2018

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1