Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | “STAFETA E DASHURISË” (BUQETË POETIKE)…

“STAFETA E DASHURISË” (BUQETË POETIKE)…

Font size: Decrease font Enlarge font
image ELEONORA GJOKA (ELKO)

ELEONORA GJOKA (ELKO), ME LIBRIN “STAFETA E DASHURISË” (BUQETË POETIKE)…

Nga: Prof.Murat Gecaj

         publicist e studiues

 

1.

Që në fillim, do t’u tregoj për një rastësi të  thjeshtë e që mua më la mbresa të bukura…Kështu, në një takim të radhës, në lokalin “Galaxy”, aty ku fillon Bulevardi i Ri i kryeqytetit tonë, krijuesi e autori i njohur, por dhe miku i pandarë Përparim Hysi ose “Papi”, siç i themi ne, më solli një libër të ri. Autore e tij është mikja e kahershme, poetja Eleonora Gjoka ose Elko Qeparoi, me banim në Amerikë.

Pikërisht ky libër u bë edhe shkaku kryesor, se përse po i shkruaj këto radhë, më tepër në mënyrë paraqitëse, pra jo duke bërë analiza ose komente, si për poezitë ose shkrimet e ndryshme. 

Duke ma dorëzuar librin, “Stafeta e dashurisë”(Buqetë poetike), Athinë-Nju Jork-Himarë”, botuar nga “ Edlora“ e kryeqytetit tonë, me administratore Edlira Kamen, “Papi” më paralajmëroi se aty kishte një poezi timen modeste, kushtuar mbesës Dorelë, kur ajo ishte 8-vjeçare, pra që më 2011, si dhe një shënim timin të thjeshtë,  për gjuhën tonë të bukur amtare. Të jem i sinqertë, unë gati e kisha “harruar” atë vjershë, pasi nuk jam i kësaj fushe dhe kisha bërë një përjashtim, duke i hedhur në letër ato radhë.

Kapaku i parë i librit të ri, nga Eleonora Gjoka-Elko (Tiranë, 2018)

2.

Në pjesën e brendshme të kapakut të këtij libri, me 186 faqe, jepet shkurtimisht jeta e autores, Elkos. Ndër të tjera, aty thuhet: “Aftësitë poetike, të trashëguara nga të parët dhe vendlindja e saj  e bukur, i ka kultivuar me vullnet e pasion qysh nga mosha e re e në vijim…Elko është autore e një vargu botimesh letrare-artistike e shkencore, ndërmjet të cilave spikasin edhe tre vëllime me poezi”.
Këtë botim të ri, ajo ua kushton: të parëve të Bregdetit;  nipave e mbesave të veta; gjyshërve të saj; kolegëve dhe poetëve bashkëkohës…Në vazhdim, ka bërë vetë një “Hyrje”, për tërë vëllimin poetik.

Pjesën e parëe ka titulluar “Dashuria për nipër e mbesa”.Fillon me poezinë “Jeta dhe stafeta” dhe vijon me: “Kur qesh famija”, “Emelia”, “Diçka për Elkon poete” dhe “Elleonorës së vogël”, “Kur ndodhemi midis…”, “Mirë se erdhe vogëlush, Akil!”, “Pagëzimi i Akilit” e “Akilit tonë”. Gjithnjë  duke ua kushtuar poezitë e saj vogëlushëve, lexojmë: “Sa shpejt u rrite!”, “Tre fëmijët e vajzës”, “Nipçes”(Përgjigje Elkos, nga gjyshi P.J.Pali), “Gjyshër &Nipa e mbesa”, “Gjyshi Kostantin”, “Gjyshet” (Përgjigje poezisë së Elkos, Julit etj.,nga Medi Kelmendi) e “Elko përshendet Petraq J.Palin”. 

Vërejmë se në këtë pjesë të librit, kjo autore ka botuar dhe poezi nga disa kolegë e miq të saj. 

Më tej, Elko ka publikuar disa poezi të frymëzuara, si: “Jam nënë, muzë dhe poete”, “Nipit, Krist-Daniel Koka”, “Nipit tim” e “Nipit në Skype”, “Odetës, urim për Emmelian”, “Gëzuar 2 vjetët, Nora junior!”, “Mbesës  Sienna” dhe “Emmelia ime”.

Në pjesën e dytëjanë botuar poezi nën titullin, “Respekt, të parëve tanë!”.Sigurisht, secila poezi ka vlerat e bukurinë e saj. Ndërsa po përmendim vetëm ndonjërën prej tyre. Te poezia “Gjyshja ime, Nora”,shprehet me dashuri:“Gjyshja qe grua e rrallë,/faqe rozë,lekurë bardhë./Ishte e ëmbël, ishte e butë,/ qe e qeshur e fjalëurtë…”.Domethënëse është edhe poezia “Gogua dhe fiku”.Përsëri autorja ka botuar poezi nga kolegë e miq të tjerë të saj.

Një vend me rëndësi në këtë libër Elko i ka lënë poemës me titullin “Gjyshit timlegjendar, Dukë Todhrit”dhe poezisë “Nëna ime”.Ndërsa një shkrim të veçantë ka në vazhdim Petraq J.Pali, “Barba Duka”.  Po në prozë, Elko ka botuar “Gjyshi,Petro Koka-Tenet”dhe një poezi për gjyshen Eleonorë. Në vijim, Elko ka botuar shkrimin “Nënave&Gjysheve”(Me rastin e botimit të antologjisë së përbashkët, “Nënave) dhe “Një natë buzë greminës…”.

Në faqet e fundittë këtij libri, janë “Edhe 4penelata, nga portreti i pafund e anë, i gjyshërve…”dhe në vazhdim, “Studim përlidhjen mes tre brezave”.

Mbyllja bëhet me një jetëshkrim të Elkos dhe me vlerësime e opinione, nga rrethi shoqëror e miqësor i saj.

3.

Duke kërkuar mirëkuptimin e lexuesve, më poshtë po i shënoj, siç janë në këtë libër, tri strofa të poezisë për mbesën Dorelë  dhe shënimin tim, për gjuhën tonë të bukur amtare:

KA DITËLINDJEN, MBESA DORELË!

Kemi ditëlindjen e mbesës Dorelë,

sot i ka mbledhur flokët kaçurelë…

Është Marsi i gëzimeve e urimeve,

njerëz të dashur, shumë përqafime!

……………………………………

Si pa kuptuar, na ikën këto tetë vjet,

shpejt Dorela hyn në klasën e tretë;

na kënaq me buzëqeshje e përkedheli

dhe ne, gjyshërit, ajo  na bën më të rinj.

…………………………………..

Do të rrjedhin vitet, si uji i Valbonës,

mbesa Dorelë gjithnjë do na kujtojë,

sa fort e deshëm dhe iu përkushtuam,

gëzime  e lumturi ne jetë, ne i uruam!...

Tiranë, 11 mars 2011

(Nga libri i Elkos, faqe 47-48 )

……………………………………………

GJUHA E BUKUR SHQIPE…

 “…Politikanë e shtetarë të ndryshëm, mund të dinë disa gjuhë të huaja. Por nuk është e udhës që të dalin nëpër TV-të dhe të flasin me fjalë “të mëdha”, me shprehje e terma të huaja të panevojshme, kur ato i kemi ne, burimore tonat, shumë të qarta e të bukura.

Ku ka më bukur, se poezia e krijueses në Amerikë, (c) ELKO=Eleonora Gjoka, kur këto ditë i kushton një krijim të saj, gjuhës sonë amtare. Aty, ajo shkruan:

GJUHA JONË…

Kudo që shkuam, njohëm gjuhë të tjera,

po fuqia jote jep  dritë, shkreptin si reja;

nga ti njohëm ligjet, kuptuam gjithësinë,

ke zanafilln e gjenezës, aty gjen Ilirinë!                        

(Nga faqja 178, e librit të Eleonora Gjokës (Elko N.Qeparoi), “Stafeta e dashurisë”(Buqetë poetike), Athinë-Nju Jork-Himarë”, Tiranë, 2018)

…Në mbyllje, nuk më mbetet gjë tjetër, vetëm ta përshëndes dhe ta uroj nga larg, miken poete Eleonora Gjoka (Elko), si për këtë libër e krijimet tjera të saj, dhe posaçërisht, që ajo më ka bërë pjesë të tij! Shëndet e mbarësi, me krijimtari të frytshme, me gëzime e lumturi, si vetjake dhe familjare!

-Mirësevjen, përsëri, në Shqipëri, mike poete Elko!

Tiranë, 6 shtator 2018

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 07/09/2018 12:40:00
avatar
Eshte fatlumesi e dyaneshme te bashkohen zemrat krijuese si beni ju i ndieri pr.Murat Gecaj,sjelle kete ZEMER te artiste BREGUT Eleonora Gjoka (ELKO)me urimin:
-"Mirsevejn, perseri,ne Shqiperi,mike poete ELKO !" vertet urim zemre .
Me Ju.Gjithcka ju thene;

Toronto 07-09-2018 Guri Naimit D

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1