Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Çdo vend, cilado kohë, lind krijuesit e saj të mirëfilltë.

Çdo vend, cilado kohë, lind krijuesit e saj të mirëfilltë.

Font size: Decrease font Enlarge font
image Myslim(Mihal) Maska

 

Konstandina Dhuka 

Mendime rreth përmbledhjes me tregime «Dritëhije» të shkrimtarit dhe poetit Myslim (Mihal) Maska.*

 Shkrimtarja Greke Konstandina Dhuka, lindi dhe studioi në Athinë. Debutoi në letra me krijime teatrale dhe me tregime. U vlerësua tri herë nga ministria e kulturës dhe shkencave Greke. Emri i saj, është i njohur dhe në shtetet fqinjë.

Dritëhije. «Φωτοσκιάσεις» 

Kjo përmbledhje me tregime e  Myslim(Mihal) Maskës, në përkthim të Niko Kacalidhës , është një  kushtim për fëmijët e tij. Shkrimtari në vend të prologut vendos poezinë «Qershia» që është po aq cilësore sa dhe proza dhe që kanë për ndërlidhje, vlerat  letrare.

 

QERSHIA

Qershia dridhej në avlli

Me vello dëbore.

 

Mu dhimbs aq shumë

Sa hoqa këpucët dhe ia vesha.

Ia hodha xhaketën supeve

Dhe pallton e madhe

Dhe kapelën.

 

U habita kur lëvizi,

Më përshëndeti dhe iku.

 

Ngriva në vend të saj...

S’ di pse më morën pastaj,

Me arkivol

Më futën thellë.

 

Para se lopatëzat të hidhnin dhe,

Pash qershinë

Të përkulur mbi mua

Dhe ca lot dëbore më zgjuan:

 

U mrekulluam.

Më tej

S’ mbaj mend ku shkuam.

Çdo vend, cilado kohë, lind krijuesit e saj të mirëfilltë , punëtorët e artit, me ndjenjën, ndjeshmërinë, etikën dhe misionin për të ngritur krye ndaj veprave jo cilësore. Një nga ata krijues të mirëfilltë është dhe Myslim (Mihal) Maska,  tashmë,  anëtar i gjithkund familjes letrare, që jeton në vendin tonë (Greqi.)

 

Maskën, të them të drejtën nuk e njihja më parë. E njoha tani së fundi nga tregimet, nga një mënyrë moderne të shkruari, por dhe e përjetshme, sepse ka në epiqendër njeriun. Moderne në pikat ku analizohet çdo rrudhosje e natyrës njerëzore. 

Letërsia nuk është monolitike. Gjithmonë hap rrugë, në mënyrën që bukuria e të shprehurit, të jetë përherë e përtëritur, thjeshtë si  natyra në përtëritje. 

Në përmbledhjen « Dritëhije» me vulën e metafizikës në tregimet sa të mirë-shkruara aq dhe interesante,  Maska thekson:-  «erdha të përfundoj diçka që nuk munda ta çoj më tej sa isha i gjallë,» ose qetësisht, me poezi që mediton- «E di sa e bukur ishte Maria ime? Si pikë vese sipër në një fletë jasemin.» 

Depërtojnë këto radhë, në dobësitë e ndjenjave njerëzore me një realitet që ndryshon në lidhjen trup-shpirt. Tregime që himnizojnë dashurinë ndërsa kërkojnë  liriken në klasifikimin romantik të emocioneve  nga njëra anë dhe nga ana tjetër, në prezencën e një maçoku të vogël heroina e Maskës, të gjej një prekje të mirëpritur  në ngjyrat e ndjeshmërisë, gjersa të bëhetshpengimi shkatërrues. 

Të gjitha me seriozitet dhe me shikimin progresiv të shkrimtarit, me fjalën e lirë dhe demokratike, të fshehur prapa shumë shkaqeve të brendshme të së përditshmes.

Me frymëzim, me talentin dhe penën magjike, Maska na merr me vete në një udhëtim të bukur. Abstragimin e tij e përdor aq saktë, sa shpesh bota e brendshme dhe imazhi bëhen një.  «Si një Zot, e ka vendosur poetin fati, mbi të gjitha» na thotë Getja.

Poeti është delikat, inteligjent dhe maniak, ashtu siç e do Platoni, që na thotë se poeti,  «ka maninë e furishme nën ndikimin e Muzave». Platoni dhe Aristoteli, përbëjnë dualitetin gjenial të filozofisë greke.

Myslim (Mihal) Maska, poet në bashkësi demonësh, njeri me thellësi në mendim dhe kërkues i detajit, i vëmendshëm, i thjeshtë, i talentuar, karizmatik, krijon me veprën e tij, (Dritëhije,) faqe me vlera të larta letrare.

Maskës, tregimet i kanë bukuri dhe na pëshpëritin ngadalë, me një veprim të rrallë narrativ, për shumë ngjarje që na ndodhin në jetën tonë. Disa në  mënyrë simbolike, të tjera me një vitalitet të veçantë dhe të tjera si në përrallë. Ngjasojnë në mënyrën e të shkruarit dhe mitikes ( për nga vlerat)* me tregimet e Singerit, veprën e të cilit e admiroj  që nga vitet e rinisë sime, ose të tregimtarit Irlandez Geiç, (Yeats) që fletë për kukudhët, legjendat e vendit të tij dhe historitë pranë oxhakut.

Më e rëndësishmja që fiton dikush nga tregimet e Maskës, janë fjalët e plota që  përdor për të reflektuar  mendimet e të tij  rreth metafizikës, një lloj «aforizmash» të Iraklitit që dyshon, në se ato që shikon janë të vërteta dhe beson, se ato që nuk jeton janë e vërteta reale.

Edgar Alan Poe thotë: «O Zoti im! Të gjitha ato që shikojmë, të gjitha ato që duken, mos ndoshta nuk janë gjë tjetër veç ëndërr brenda ëndrrës?» Myslim (Mihal) Maska thotë: «Më thuaj vërtet, ekziston jeta? Mos ndoshta jemi hije ëndrrash, një iluzion, një hiç...» .

 

*Myslim (Mihal) Maska, lindi në Drobonik të Beratit

 më 25 janar 1948. Ka mbaruar Universitetin Shtetëror të Tiranës, 

Fakultetin Gjeologji- Miniera, dega e naftës.

Punoi rreth njëzet vjet inxhinier gjeolog- gjeofizik.

 

Përktheu dhe përshtati: Vasil Klironomi.

Comments (4 posted):

Noke on 07/09/2018 14:28:56
avatar
Falenderoj zonjën Konstndina Dhuka që pruri mendim shkencor të lakmueshëm gjatë prezantimit të tregimeve të M. Maskës. .... Vëllimi DRITËHIJE i M. Maskës, i përkthyer në greqisht nga N. Kacalidha është një nga prezantimet më dinjitoze të shkrimtarisë shqipe në mjediset e krijuesve grekë. M. Maska jeton njëherazi në të dy botët, të përkohshmen dhe të përjetshmen (gjendet në vijën e horizontit, një këmbë në tokë dhe tjetrën në qiell), prandaj personazhet e tij të gjallë dhe të vdekur komunikojnë midis tyre dhe e kuptojnë deri në qelizë njëri-tjetrin. Ky ishte mendimi i përgjithshëm i të pranishmëve i cili reflektohet në paraqitjen e mësipërme. personalisht, jam i sigurt që kjo krijimtari do mbijetojë shumë gjatë.
Fatmir Terziu on 07/09/2018 16:34:24
avatar
Poet i mirëfiltë, meritor, i qetë dhe mbi të gjitha Njerëzor deri në shijen e tij të fundit estetike. Poetikisht dhe filozofikisht një Diskurs estetik më vete. Urime dhe suksese. Po aq vëmendshëm autorja e analizës. Faleminderit z Klironomi qe e prute.
A. Hysi on 08/09/2018 09:21:12
avatar
Është një kënaqësi për letërsinë shqipe, të përkthehen në gjuhë të huaj autorë kaq të kompletuar, të mirfilltë e kërkues, sa z. Maska. E përfaqëson letërsinë me dinjitet, si dijetar e hulumuntues i fjalës, me nderimin që i bën një perëndie shërbyesi më i lartë (i sinqert e i vërtetë, por mbi të gjitha i përgjegjshëm) i saj, e ka me vete ku do e gjithmon. Z. Maska është sa filozof, aq edhe përçues në krijimtarinë e tij, me një brishtësi të habitëshme në dinamizmin e saj reflektues, si çdo gjë që vjen natyrshëm e gjendet pikërisht aty ku e ka ka sjell lënda, koha, evolimi; origjinal e i drejtpeshuar, por njëkohësisht të ngazëllen dhe të trishton bukur e të cyt në medime e mendimtari. Është me fat lexuesi helen që që të gjitha këto do i shijoi nën përkthimin e z. Kacalidha, autor i thelluar e një mjeshtër i sprovuar dhe i ndjeshëm i përkthimit të gjuhës greke, që i përcjell drejtpërdrejt, edhe në greqisht. Udhë të mbarë librit. Urime autorëve!
Faleminderit Fjala e Lirë që e sollët për lexim!
myslim maska on 13/09/2018 22:01:49
avatar
Te nderuar kolege! Ju falnderoje perzemersisht per vleresimet ne adresen time me komentet tuaja. Gezim per dere,suksese ne krijimet tuaja.
FALEMINDERIT. Ju perqafoj.
M.MASKA.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1