Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Rendi i natyrës poetike të Konës

Rendi i natyrës poetike të Konës

Font size: Decrease font Enlarge font
image Viron Kona

Rendi i natyrës poetike të Konës

Dr Fatmir Terziu

 

Poeti Viron Kona, prej kohësh ka shkruar mes epigrameve të tij se “mijëra herë Shqipërinë do t’zgjidhja/sikur të më ofronin/të zgjidhja tjetër atdhe,/mijëra herë Shqipërinë do t’zgjidhja,/më të bukurën mbi Dhè”, duke na deleguar kështu se ai është dhe mbetet një arsyetor i natyrës që e lindi dhe e rriti, duke shkuar përtej arsyeve të tjera. Kështu Kona, duke qenë shërbëtor mbetet dhe një përkthyes i denjë i Natyrës, ku ashtu sikurse në tërësinë njerëzore, njeriu vetë nuk mund të kuptojë asgjë më shumë rreth natyrës, se çdo gjë në botë lidhet me njeriun e dashuruar me natyrën e tij që e mban në jetë. Duke lexuar Knoën, vetëkuptohet se as dora vetë që shkruan dhe as mirëkuptimi i lënë në vetveten e shtjelluar mes shkrimit, njeriu nuk mund të ndikojë shumë në atë që i është ngulitur në arsyen e tij. Dhe tërë instrumentet e lëvizura prej dorës së poetit, instrumentet e mendjes, sugjerimet për arsyen e mirëkuptimin ose paralajmërimet vetvetiu delegojnë se edhe përzgjedhja e miqve të tij ndodh dhe ka ndodhur “n’dritë të diellit/n’vështirësi, brenga, gëzime”.

Në poezinë e Konës natyrshëm gjejmë kështu tej burimit të natyrës, mjaft njohuri njerëzore ku fuqia njerëzore takohet në një arsye, dhe ku shkaku nuk është i njohur vetëm nga Natyra, që duhet të urdhërohet dhe që duhet të respektohet, por nga Natyra që ndjehet që në meditim. Ky është shkaku i kësaj veçorie, i cili tej veçorisë është në veprim si rregull didakt i poezisë së këtij autori që sfidon plot dashuri. Ndryshe, kjo dashuri, do të ishte një dashuri e paspecifikuar dhe vetë-kontradiktore, një dashuri për të cilën gjërat nuk janë bërë kurrë “dashuri”. Kështu me plot kuptimin e këtij sublimiteti, tek poezia e Konës, thellësia e natyrës është më e madhe, dhe qashtër dikton këtë kur kuptojmë se ajo është më shumë se një nga hollësitë e shqisave dhe të kuptuarit, kjo mes të lexuarit poetik në mënyrë që të gjitha ato meditime dhe glosura, në të cilat karakteret janë vetëm një nga vëzhguesit në shërbim të natyrës së Konës dhe përtej heshtjes. Se sipas tij, “qëndrimi në heshtje, më shumë se një fjalim” ka mirëfillin ndërlidhës dhe diskursiv të vetë tërësisë me natyrën e tij njerëzore. 

Logjika e poezisë së tillë është në përdorimin e parimit të stabilitetit metaforik të mesazhit dhe stabilitetit të botës që përshkruhet me të. Pra, kjo bën më shumë aktivitet logjik se sa arsyetim të tejçartë vargor. Sillogizmi zbatohet në parimet e para të shkrimit të autorit dhe zbatohet po aq tek aksiomat e ndërmjetme të vargut, duke qenë në përputhje me elementin diskursiv “finesë” të natyrës. Ai urdhëron propozimin, por nuk e merr atë gjë si element dështak. Sillogizmi i vargut të Knoës përbëhet nga propozimet, propozimet përbëhen nga fjalët, fjalët janë simbole të nocioneve. Prandaj në qoftë se nocionet janë të hutuar dhe mbi-ngut-nxjerra nga faktet, nuk mund të ketë qëndrueshmëri në superstrukturën e mesazhit poetik. Forca e fortë dhe jo e vetme e vargut të Konës është një induksion i vërtetë. 

Përtej kësaj ka elementë të plotë dhe esenca është logjike dhe po aq edhe metafizike. Ajo është plot Substancë, Kualitet, Veprim, Pasion, ku të gjitha janë të shëndosha dhe si nocione janë shumë fantastike dhe të përcaktuara drejt. Nocionet e vargut të Konës ndonjëherë konfuzohen nga rrjedha dhe ndryshimi i materies dhe nga përzierja e një gjëje me tjetrën, ku del karakter-identiteti. Të gjithë të tjerët që janë adoptuar me këto metoda, duke mos u abstrakuar dhe formuluar me metoda rutinë kanë në thelb atë që thotë Kona: “mjafton një kockë/Zagari që mundi të zotin” e të kuptojmë tërë diskursin .

Tek tërësia e poezisë së Konës ka më shumë gjallëri dhe endje në ndërtimin e aksiomatave sesa në formacionet e nocioneve, pa përjashtuar ato që janë marrë me induksion të zakonshëm poetik, por shumë më tepër në aksiomat dhe propozimet më të qëmtuara të edukuara nga silogizmi. Tek poezia e Viron Knoës, më së shumti del në pah kuptimi i lënë në vetvete, i prodhuar në një mendje të matur, të durueshme dhe të rëndë nga vlera, veçanërisht kjo mirëkuptohet më së miri, nëse nuk pengohet nga doktrinat e marra si vargëzime të kohës “post-moderne”, ku mjaft shkrues të sotëm përhumben, gjë që tek Kona, natyrshëm del ajo që është e drejta, me përparim, pasi që kuptimi, përveç nëse drejtohet dhe asistohet, është një gjë e pabarabartë dhe mjaft e papërshtatshme për t’u ndeshur me errësirën e gjërave që sheh dhe parandjen autori.

Të dy mënyrat e përcaktuara në poezinë e autorit, ajo që sheh dhe ajo që parandjen, dallohen dhe shijohen nga shqisat dhe veçoritë, por dallimi në mes tyre është i pafund. Sepse ai shqyrton hollësitë në kalimin kuptimor dhe qëndron në mënyrë të rregullt dhe po aq të rregullt mes tyre. Ai përsëri fillon menjëherë duke vendosur disa përgjithësime abstrakte dhe të dobishme, rritet me hapa gradualë për atë që është ndjerë më parë dhe më mirë, për atë që e ka njohur në rendin e natyrës.

Comments (2 posted):

Guri Naimit D.(Dh Xhoga) on 30/07/2018 18:04:57
avatar
Me ta lumsha mik i dashur,me ate kryezgjedhie shprehur me zemer:
"/Mijera here do te zgjidhie.sikur te me ofronin/,te zgjidhie tjeter atdhe/ Mijera herre shqiperine do te zgjidhia/ me te bukuren mbi dhe."
C'te te them,ti thene te gjitha;i miri i thenieve...Viron Kona,me Ju jetoj.

Guri Naimit D.
viron kona on 01/08/2018 07:34:45
avatar
I nderuar Fatmir!
Te falenderoj per vemendjen qe tregon ndaj krijimeve te mia.
Gjithcka qe ke shkruar, plot kulture, pikezime dhe nuanca ne kete analize, sa profesionale aq edhe dashamirese, eshte nje kenaqesi e vecante dhe nxitje e re per mua.
Ne portalin Fjala e Lire, qe ti drejton, ndjehem gjithnje mire, si ne nje familje te madhe krijuesish, aty shoh hapesiren e nevojshme dhe plot drite, ku pritmerite e shprehjes se lire, plotesohen dhe afirmohen, aty gjithcka mirepritet me fisnikeri e tolerance, asgje nuk paragjykohet, gje qe na ben te shkruajme me sinqeritetin qe na vlon brenda mendjeve dhe zemrave te lira.
Me konsiderate te larte per ty dhe me mirenjohje,
Viron Kona

Falenderoj edhe te MIRIN dhe ZEMERBUKURIN Dhimter Xhoga per opinionet e sinqerta qe shpreh.
I uroj sa me shume shendet,begati dhe energji te pafundme!
Viron Kona

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1