Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | VITE QË S’HARROHEN

VITE QË S’HARROHEN

Font size: Decrease font Enlarge font
image Poezi dhe prozë, nga Bedri Çiço

 

VITE QË S’HARROHEN

Poezi dhe prozë, nga Bedri Çiço

Para pak ditësh bashkëmoshatari dhe miku imi vjetër Tasim Besho, më dhuroi librin “Vite që s’harrohen” të autorit Bedri Çiçi. Ky është libri i dyti këtij autori, pas  të parit, “Hysni Çiçi, devolliu që nuk i trembej vdekjes”.

Të them të drejtën nuk e njoh autorin. Ai është nga Devolli, shpërngulur dhunshëm nga trualli ku lindi dhe që, ka kaluar në udhën e mundimeve të diktaturës. Pas mundimeve disa vjeçare, e sjellin në Fermë të Sukthit, në rrethin e Durrësit, ku kaloi pjesën më të madhe të jetës, deri në fillimet e demokracisë, kur emigroi në Itali, ku jeton edhe sot. 

Kur e shikon titullin, rrëmbimthi të shkon mendja te përmbajtja në dy kuptime: Si fillim, m’u duk si libër me poezi dashurie, që nuk treten edhe kur përrenjtë e jetës nisin e shteren në fund. Mendova, është kujtuar plaku të hedhë në letër sevdanë e shkuar, si merak i mbetur në buzën e pashuar.

Më pas, kur pashë vargjet të vendosura në kapakun e fundlibrit: “Eh, moj nënë si më rrite/fshehtas dritës me mundime”, vargje nga poezia “Vite që s’harrohen”, që është edhe  më e bukura e librit, u kthjellova e ndërrova mendje. Që në titull, autori nxiton të tregojë, se paska shumë dhimbje e vrer jete, halle e derte që paskan nisur që në vogëli. Kam përshtypjen, se Bedriu, nuk është lodhur për të gjetur titulli, sepse ai flet vetë, thjesht dhe bukur, si një kumt i vuajtjeve, për të mos u harruar nga brezat që vijnë dhe, që për ironinë tonë, nuk na besojnë, më së shumti i quajnë përralla apo sajime të trishta.

Që në hyrje të librit, Rexhep Polisi, shprehet: “Askush nuk mund të rrëfejë më bukur, përjetimet e ferrit, apo kampet e internimit, se sa ata që i kanë provuar e jetuar ato”. Ndaj edhe vargjet në poezitë e Bedriut, mbajnë shumë trishtim, diku edhe lot mallëngjimi, sepse janë ushqyer nga balta plot vuajtje, nga përbuzja shoqërore e nxitur pa shkak nga “lufta e klasave”. Ai e ndjeu shumë jetën pa baba, jetim me babën gjallë, të arratisur në Australi. Që i vogël u shpall dhe u rrit si armik, endur nëpër kampet e internimit. Marrëzitë e kohës, do të shprehet dikush. Marrëzi është fjalë e butë, po të shohim pasojat e përçarjes së shqiptarëve me njeri-tjetrin: “gjysmës së kombit shqiptar i prenë frymën në fyt”...., shprehet poeti Vullnet Mato, diku në një varg të poezisë “Ku shkuan Xhelatët?”, publikuar së fundi. 

Trishtimi i grumbulluar ndër vite, gjen shteg dhe shpërthen në një frymëzim diku të egër e diku si klithma, që kërkojnë drejtësi, por që nuk duket gjëkundi e as ka ndërmend të vijë. Ja dy-ter vargje nga poezia: “Ata që na vranë baballarët”.... “Ju që prindërit tanë i vratë,/ sepse deshën liri dhe atdhe,/ si fantazma ju ndjekin shpirtrat e tanëve baballarë,/ që ju i quajtët tradhtarë”...

Ndoshta sot gajasemi së qeshuri, ku lexojmë këto pak fjalë, që përmbledhin mijëra faqe leksione, mbi teorinë dhe praktikën e luftë së klasave, kësaj murtaje të përçarjes kombëtare, të zbatuar mizorisht mes shqiptarëve. Gjykojeni vetë: “Bariu i fshatit, në tufë dhinë nuk e pranonte,/ se edhe ajo titullin “Armik i klasës”, gëzonte”.

Një numër poezish i kushtohen Hysniut, babait të munguar, një luftëtar nacionalist dhe atdhetar, që pasi i rrezikohej jeta, arratiset në prag të çlirimit, për të gjetur strehë në Australi. Bedriu loton në heshtje për babën, të cilin nuk mundi ta shohë, sepse ai ndërroi jetë në kontinentin e largët dhe udhët tona ishin të mbyllura. Për ç’ udhë po them unë, kur kufiri ishte i rrethuar me tela, si një burg i madh? 

Brenga që nuk e pa babën, e shtyn autorin në gjetjen e vargjeve për të thurur poezitë më të ndjera: Ja disa prej tyre: “Nuk dua të vdes/ pa u përkulur/ pranë varrit tënd....”, për të vazhduar më tej: “I shtrenjti im, baba/ në dhe të largët u trete./ për së gjalli na ndanë,/ por në zemrën time ti mbete”. Vargje amanet, për t’u përmbushur pas më shumë se gjysmë shekulli më vonë, me ndryshimin e sistemit, për t’i çuar një dorë dhe, nga trualli shqiptar, një tufë me lule, mbi të heshturin varr.

Jo më pak vlera njohëse ka në pjesën e dytë, të titulluar “Përjetime”, ku shkruhet në prozë. Aty thjesht, shkurt dhe bukur përmenden emrat e personave, që i kanë lënë mbresa apo janë edhe miqtë e tij, si Komandant Zemani, Tasim Besho, Bilal Xhaferri, mes tyre edhe njerëzve të tij të dashur, nipër, mbesa, miq të hershëm të familjes, që u bënë të njohur e u lidhën, vetëm pas viteve 90-të. Është një pjesë që i shton vlerat librit dhe autorit.

Me këtë libër, Bedriu i bashkohet fjalës së At Zef Pllumit: “Rrno për me tregue”, që është një amanet, për të gjithë ata që kaluan në kalvarin e burgjeve dhe internimeve të diktaturës. Historia që nuk shkruhet, si fillim harrohet, nga pluhuri mbulohet, e më pas asgjë s’mbetet, si shkrimi në rërë, nga valët e detit. 

“I mjerë është ai që s’ka kujtime! Fatkeq është ai që, s’di t’i shkruajë ato”.Këto janë falë, që përmbledhin filozofinë e Bedriut, si psherëtimë mëshire dhe piskamë ndëshkimi, ndaj vetes dhe të tjerëve. Prandaj, autori tashmë në moshën e thyer të kapërcyellit të viteve, në këtë libër modest, është përpjekur të na sjellë jetën e tij, nëpërmjet copëzave të këputura nga zinxhiri i viteve, të trazuar e të gatuar, me lot në heshtje, vuajtje shpirti dhe mallkim ndaj xhelatëve. Kjo më nxiti t’i them dy fjalë, në pak vargje, ashtu siç i meriton vetë Bedriu:

Kush më mirë, do shkruajë historinë tuaj?

Ti mos  prit, këtë barrë ta mbajë një i huaj.

Shpirti i derdhur në libër, një gjurmë me vlerë,

Pasuri për brezat. Mësojnë edhe të tjerë.  

Besoj se Bedriu, autorit të librit “Vite që s’harrohen”, i shkojë përshtat fjalët e shprehura nga filozofi shqiptar Isuf Luzaj, kur thotë: “Tri dashuritë e mia: Dashuria për atdheun, dashuria për librat, dashuria për shkrimin”.

 

Kadri Tarelli

Durrës më: 19, të Korrikut, 2018. 

 

Comments (6 posted):

Dh.Xhoga (Guri Naimit D,) on 20/07/2018 16:25:39
avatar
Vertet...VITE qe s'harroen !

I nderuar dashamires,Kadri Tarelli, njohur ju ne emigracion,permes nje figure te shquar te PENELIT lindur sa kalitur ne ato rruge qe pershkruhen dhe ne kete liber te z.Bedri Cico,qe nga mbiemri me imponon rrespekt,si Ju,sjelle ato bemat prej nje artisti atdhetar,Ytbi Tarrellin,fatmiresisht YT VElla,(ndiese paste edhe i persekutuar),kryekrijime te Tij,jane vepra qe i bejne jehone atdhetarizmit dhe bashkejeteses se atdhetareve tane te kudo ndodhur,ne vite ATA,histori lene.
Kjo ka qene tematika e punes tij,sa dha shpirt,viteve te pas 90tes rrugeve te emigracionit,ne Toronto te Kanadase NGADHNJOI,me ne dore penelin,me te fundit krijim,shpene Ate,ne vendin e Krye Herroit te Kosoves,Adem Jashari.(une e adhurova qe ne takimin e pare ketu ne Toronto,Ai dhuruar mua Bustin e Herroit Kombetar,Gjergj Kastrioti Skenderbe,sa perfunduar.Ate ne seri bere obligim,per ti sherbyer atdheut, me se pari;-UNITETIT mbarekombetar.
Me jep jete ajo veper ne tavolinen e punes sime,(Tre vjet pa te ndierin Ytbi,me te krenohen dhe NIP e MBESE se pari,(Universitare rrugeve te emigracionit te sukseshsem,sa gjithsa me vizitojne keto dite,pesuar ate "ishemiCerebrale".(mire qe kalio fal mjekeve ketu ne Toronto dhe sime bije, kthyer nga puna,ne ate agoni,shpene ne spital,si trinitrine,ne caste te veshtira,sa shendetesore dhe mendore.)
Pas atij takimi ne shtepine e tij Studio sa EKSPOZITE e rralle,aty mes Torontos,bere miq per jete e ne kete miqesi dhe Emri juaj,njohur une,koleg mesues sa drejtues shkolle,Une ne Tirane Ju,ne rrethin e Durresit,qe sot pas ndarie nga jeta e,atij artisti sa mik per koke,ju ve juve,krye bisedes, permes penes suaj te ralle,si Ai PENELI-YTBI Tarelli, i pa vdekshem...
Ju faleminderit po miqesisht,jo se jam kunder ketij autori apo libri,po ndaj nje dukurije,qe;nje periudhe e gjate tere HEROIZMA te nje populli te tere,(perballime dhe persekutime te padrejta,heroizem jane),po them se VETEM per,negativen e atyre viteve flitet,kur ne te vertete, Shqiperia Atdheu Yne,NGADHNJOI dhe e njohu bota,lere c'thone dashakeqesit apo si vepruan aktoret e pas ati atkti me qellim Rinovues,pas 90tes, tjetersuar .Me te mira dhe te keqiat e saj,ku EMIRA,NJERZORIA-d o m i n o i,per te, nje popull i tere SAKRIFIKOJ,deri sa shkruan ky autor,po JO.(me te madhe po e shkruaj),te MOHOEt Ai heroizem masiv popullor,kurorezuar enderrenRILINDASVE te MBEDHENJ,ne jete.I madhi Ismail Qemali themelet vene,themele me PV. shpallur 1912-te..
Besoj se do me kuptoni,i nderuar miku im,ani se takuar njehere,mes miqsh e shokes ne Tirane,une sa kthyer nga tej oqeani,shkembyer ndjenjat tona,sa atdhetare dhe miqesore.(Faleminderi Viron Kones,mesnesh,katalizator i ralle..)
Te me falesh i nderuar,Opozitar po VELLA,(ne bindie),se nuk po ndaloj per temen qe ju trajtoni kete liber,qe e theksoj,pa e lexuar e vleresoj,po duhet,jo injorimi asaj kohe me bemat e saj,perfshi dhe keto PERSEKUTIME dhe te pajustifikuara e kthyer ne"GARA" them,nga ata,qe nuk kane qene per mbrodhesi te atdheut tone,fal ZOTI.
Fatkeqesi kjo,nje"bote e tere"vene ne "GARE";Shqiperine e Gjergj Kastriotit -Skenderbe-permbys per tia pare, fitoret e Luftes N.Cl.Kohe,NGRITUR ne APONGJE,heroizmi nje popull te tere.
Me falni Ju,sa lexues te nderuar, kete formullim shkrimi e bera,si jo kundervenie(si jua pershendeta), shkrijimit,po dua TE MOS NXIHET nje HISTORI e TERE e vendit dhe popullit tone,deri te Madhin Hero KOMBETAR Gjergj Kastriotin-Skenderbe,sa Kryeluften N.Cl.-krye lufte-pas Tij,te pergojohen deri ne injorim.
Kete do te doja te shprehia ne kete koment timin, gjysh 82 vjecar,tej oqeanit,"Pasues veteranit; Kapedan Jano P Xhoga Zavalani,rene me 1913,qe nuk do te vdes,pa i BERE ATIJ,nje nga mijera te reneve per atdhe,nje shekull me pare,Nje VARR perkujtimor me nje "Shqiponje sa nje LIBER te NAIMIT tone te Madh,atjetek"Ballkoni i Daangellise "-Zavalanit,burrat dhe djemte e tij, EMER atdhetarie LENE,me "Familien Zavalani "Kreatyre",si te mbedhenjte "Velezerit Frasheri".Karah tyre,ish bariu i atij fshati,Jano P Xhoga. Faleminderit Qarkut Gjirokastre ne 100 vjetorin e renes Ti vleresuar me titulli "MIRENJOHIE"sa Komteti Pergjithshem i veteraneve ne Tiranem propozuar organeve kopetente, ne 105 vjetorin e renies tij,kete 25 Maj 2018,dhen titullin Deshmor i Atdheut.
Ju faleminderit.
**Keq me vjen,ai fshat braktisur; vitet qe deshem te vinim"vetulla",na nxorren "syte",antishqitaret,pare se prapi,HISTORINE e zhvillimit.
Faleminderit tenderuar bashkeatdhetare
per mirekuptimin dhe venien ne plan te pare:-MBRODHESINE ATDHETARE
Pa tjeter"kujtesen historike"mos ta harrojme,arritiet mos ti mohojme.Dihet na paraprin shpresa e se ardhesmes.
Ne emigrantet:
-I biem botes ane e mbane po nuk e harrojme VATANE.Amanet te paret lene.
Me konsiderate.
Pasuesi VETERAN.
Dhimiter M Xhoga.
Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 20/07/2018 21:10:02
avatar
Zavalanllinj!-Nderim te pareve tane!
( Ne nderim te paraardhesve tane)
Nga te dhenat e derisotme,me rezulton se,me kete mbiemer Zavalani,ka shume famile:neKorce,Tirane,Elbasan,(Deri nje fshat mban emrin Zavaline),ne Fier sa rrethet komshi deri ne emigracion .Do ishte mire te behej nje studim i vecante,
Deri sot kam te evidentuar individe te vecante te nderuar:Mendu Zavalani, Izet, Fehmi e Tajar Zavalani.Gjyshi Yne vrare qe me 1913 thirej po ashtu Jono Zavalani,si dhe Xhaja,i biri tij ,Andrea xhoga ne France(Lion),thirej Andrea Zavalani.
Ne Elbasan sa di,me mbiemrin Zavalani si Hysen e Haxhi Zavalani,ky ne Tirane ,qe mban dhe mbiemrin Turuku,ne Tirane pasardhesit jashte shtetit pas 90tes. Ky Haxhiu,i binte klarinetes sa pjesmarres ne grupe artistike te Tiranes,ato vite mes 50tes..Ky thoshte se ka lidhie me pasardhes te Mendu Zavalanit ne Korce,sa permendete dhe emrin e nje djali Theodhoraq nga kjo familie.Ashtusi,shkrimtaria-gazetarie ,Kozeta,mban mbiemrin Zavalani.Gjergji i shoqi..
Si me ka deklaruar ne nje bisede ne vite,miku im ne shkollen"10 Koriku" ,sa nisur ne"Hasan Vogli"(e vjetra). jetonte Hasani me djalin Albert(ka mberur shkollen e mesme ne Tirane,) pas 90tes ka shkuar ne Gjermani e stabilizuar,si shofer Autobuzi,e shpesh vjen deri ne Tirane.
Ai lutet per vendlindien e tij dhe shpreh dhimbie per memedhene...
Lytfi Zavalani,pa tjeter me origjine Zavalanlli,(ispektor i studenteve shqiptare ne France thone(Monpelie) , drejtor finance ne nje kishe,drejtuar nga At V.Markos.Kjo sipas kronikes shkruar nga Ilia M. Qafzezi..Ka qene caush ne rrethin e Korces.Ka lene sipas tij doreshkrim;dramen "DONIKA" me parathenie te I.M. Qafzezit.
Mikel Zavalani,ka lene fletore komunikimes telegramesh,korespodenca te Mikel Zavalanit,biografite Petraq Pandushit(Akti Patriotik ne Rilindien Kombetare.Letre nga Durresi e Mikelit me studente ne Itali etj.Interesante duhet te jene..
Do ta le hapur kete rrubrike,pasi ka shume Zavalanllinj me origjine,qe nuk i dime sa ne,sa vete ata qe mbajne ate mbiemer.
Kush di me shume e mer te dhena, qofte dhe spontane,si keto shkrime te mia,te shkruajne per te gjithe sa per mua,qe dua te mbyll syte,(80 vite kaluar),me me shume dije per Zavalanin e paraardhesve tane.
Sipas Tekstit ne librin tim:
"Kuvendim me engjejt dhe trumat e Zavalanit".(Botim 2017 e ribotim 2018)

Toronto 20-07-2018 Dh.Xhoga.(G.N.D)
Dh.Xhoga (Guri Naimit D,) on 21/07/2018 12:50:07
avatar
Trashegimia kulturore-breza ruajur!
(15 Gushti feste Pagane ne Zavalan)

Prag gushtit ketu tej oqeanit kete vere te nxehte 2018-te e, mendia me shkon ne Zavalan te dangellise-vendlindie ime,me freklleku e Golikut ,Gremit me tej Radomin me deboren e Gramozit kurore,Melesinin bri Vjoses, me Kokojken me vello,bredhi famemadh te Otoves.Pikersisht ne qender te maleve-Dahgellia me Zavalanin; "Ballkoni Dangellise".
Kujtoj keto dhe mendia me shkon tek 15 Gushti,qe perkon me festen e perviteshme te "Shenmerise Zavalanit", nje feste me trashegimi pagane.Per kete feste,Kisha e Zavalanit,(tashme djegur nga vite 70 te shek kaluar),ka qene e degjuar ne gjithe krahinen sa rrethet fqinje,ku 15 Gushti kthehej ne feste popullore ku mblidheshin,nga ishin e s'ishin,Zavalanllinjte me miqte e tyre dashamires,deri ata te kurbetit...ne vite apo sezionale.
Me kujtohet"sheshi Kishes"tere peme drunore me ate lisin shekullor kurore ,sa ne ate sheshin e VertolIit,ku vendoseshin lodrat popullore te kohes ,lisharset,(Cilivite),gur gracka,loj e mos u nxe e tj).Te tilla dhe ne "Taracen" e Xha Zylfor" mes fshatit tere kopshte e ara te mjella,me ate mullirin e "Cecaneve"fund malit te Gremit nga cdo mengjes, vinin rreze te arta,dielli.
Te gjithe aktivitetet shoqeroheshin me kenge e valle popullore te krahines ,deri fqinjet me ato te leskovikut, Kolonjes,Skraparit e,te laberise tej Vjoses,kufi me to.
Kujtoj dhe Gajden e Qazimit Tekes,si e therristin te gjithe(Leskoviku do e bente te veten),qe nxirte melodi,sa thuhej;nderpriste frymemarien e njerezve prezent,me melodite e tij, shoqeruar deri me lote gezimi.Teto Cokia(1)nuk e kishte shoqen per kenge ne ate zone.Ajo si nje artiste e vertete,me ato "o"te karakteristike ne fund t vargut,merte urime nga pjesmarsit e shumte.
I benin me te bukura dhe terheqese keto aktivitete,"mysafiret e paftuar" ,kalimtare ne rrugetimet shetitese mes Dangellise,perle natyrore.
Pyes me nostalgji: a do te shkoje ndonje njeri ne kete 15 gusht(2018),ne ate feste te pashoqe dikur?!
Do ishte nje mbrekulli e ringjallies se asaj"magjie"artistike popullore mes Dangellise me Zavalanin qender,krah atij "Frasherit Naimjan".
E vecanta e atyre viteve,ishte fakti qe aty,ky aktivitet shoqerohej me nje Panair te vertete te shkembimit te prodhimeve bujqesore e blegtorale,me ato te qytetit,Permetit me emer,apo krahinave per rreth,ku shkembenin eksperiencat.Aty vinin dhe trgetare shetites,qe pos mallrave qe tregtonin, sillnin kulturen dhe traditat e zones nga vinin.Pa tjeter baza Zavalani me fshatrat per rreth,baza e ketij aktiviteti vjetor.Ishin keto,PANAIRE te verteta,qe pasoheshin nje here ne jave ne qender te Frasherit,bere norme ne krahinen tone,si te permendurat,ne luginen e Vjoses.
Na ato vite,Zavalani ishte Vertet; ZAVALAN;"Ballkoni i Dangellise",jo vetem per pozicionin gjeografik,por model i maredhenieve shoqerore qe e karakterizonin.
..Kjo na ben krenar sa na ven detyrime (sot fatkeqesisht braktisur), vec 4-5 shtepi mbetur,jo vetem te krenohemi se jemi bijte e atij fshati e krahine ,po na ven detyrime,te mendojme e punojme per ta rigjeneruar ate fshat,(pse jo gjith krahinen)perle,natyra fale,mes "Dangellise Naimjane".
Me nostalgji gjyshi 82 vjecar,aty rene koka,pasardhes i ati fisi me emer "XHOGA"emri"Kapedan"Jano P Xhaga, nderuar Qarku Gjirokastre me titull "MIRENJOHIE"ne 100 vjetorin e renies si BienTRIMAT kryecetes qe komandonte ,atje tek "Ura e Dashit"mbi Legarice ,ne mbrojtie te trojeve amtare,sulmuar nga fqinjet grabitqare,sa shpallur Pavaresine i Madhi Ismail Qemali me shoke.Jano Xhoga-Kapedani,Deshmori i pare,dhene jeten Nendor 1913-te.
I perjetshem heroizmi dhe kujtimi Tij.
Kete do te doja per pasardhesit,ani se jane te detyruar te jetojne deri ne Emigracion ne Europe e,tej oqeaneve.
Me gezojne sa kontaktoj me ta,deri tej oqeanit,mes tyre Nipa e mbesa,se jetojne me BETIMIN:
-I biem BOTES ane e MBANE po nuk e HARROJME VATANE!"
I pacim e miresi perjetoshin sa ta betim realizofshin.
Gezime dhe suksese Bashekombasit tane!
Pasuesi Veteran 82 vj.
Dh.Xhoga(Guri Naimit D.)
kadri tarelli on 22/07/2018 20:37:23
avatar
faleminderit Gur Naimit, për analizën kushtuar shkrimit tim.
Po e ke ngarkuar këtë faqe me dy shkrime të tjera, që shumë mirë, mund të publikohen si shkrime më vete, që t'i lexojnë edhe të tjerët. Kështu ato humbasin, pa i parë njeri, veç meje dhe ndonjë lexusei të rrallë
Miq1%sisht!
Kadriu
Dhimiter Xhoga on 23/07/2018 02:18:53
avatar
Faleminderit dhe mirenjohie-
bashkefshatare.
Sa pari, faleminderi baba begtashit, si dhe pasuesve te ti,qe i rikthyen jeten normaleketijvendi te shenjte,mes te cilit eshte edhe busti Naim Frasherit ,Poet i shenjte.
Na i ruajti lidhjet, me pasardhesit e kesaj familie histori lene,nena Ferdane,(e Xhenfize Kekos,mos gaboj) rregjizore e pare e Kinostudios "shqiperia e Re",nena jone Athina, ndare nga jete 1975),kujtoj une,tash --me pesionist.E di mire historine e asj shtepie relike,lidhur me nipin e saj Agimin,ish mesues matematike, tashme dhe ai pesionist ne Tirane .
Pyes veten,si eshte sot fshati?!
Pas viteve 90t- braktisur thuajse e, me nje OH! sa dhimbie,i them vetes,do te shkoj ta vizitoj ani se 80 vite kaluar.Po po, kete vjeshte qe pres 75 vjetorin e clirimit dhe perkujtoj e nderoj Gjysh Janon rene me !913-te,ne 105 vjetorin e renies si bien trimat.
paca shendet...
Shtepia e kesaj famile te ndegjuar e patriote atje thirret e Zylfos,qe ka dhe nje var monument tek sheshi fshatit,mare emrin Sheshi Zylfos.Pasardhesit e mbajne mbiemrin ne Tirane,Agimi,Hasanhoxha.Shtepi si binjake me ate te Botos,( ne mos gabohen Keko mbiemrin)ne qender te fshatit,mes arrave te mbjella e plot peme e livadhe me ne qender Kacken e madhe me nje kurrore sa mbullon gjithe ate arren prane shteopise.Si stadium lojrash ajo fushe e zha Bato e therrisnin te gjithe,jo vetem si me i moshuari fshatit po dhe kryeplak i fshatit para lufte.Ishte model i urtesise.
Kjo shtepi me kujton shume gjera,po dy kujtime do mundohem ti shkruaj,per ju lexuae te ditarit tim.
*Pas lufte ajo shtepi u kthye se pari ne shkolle,pas dy shtepive si fillim te Lonit dhe Lipes,qe ishin ne lagjen e siperme te fshatit.Kjo ne mes te tij.Do ishte mesues i pare,Llukan L. Xhoga,biri lagjes sone"Ballkon i Dangellise",sa shkoi ushtar. Pas tij erdhe mesuesi Muharrem Skenderi, nga Frasheri,mbaruar shkollen Normale te Elbasanit qe para lufte, Ne klasen e IVna erdhi Gjirokastriti Rreshat Shehu qe do linte mbres aNena e tij Hanko, me kulturen e saj qytetare.I pa harruar kujtimi tyre.
Kujtoj e jetoj permballie,pas shume vjetesh,(une mesues ne Tirane)shkoj ne fshatin e vendlindies dhe viziten e pare e bera ne lokalin e asaj shkolle.
Dy ish shtepi-shkolle;eLipes dhe Lonit
,tashme shkaterruar,larguar banoret.
Kjo shtepi e Batos,pasi u ndetua(1947) shkolla e re te Sheshi Xhamise,nje model shkolle,me ate obror sa nje fushe futbolli,sa qe ato vite,kopsht didaktik (punes praktike).
Nga Frasheri,ku fjeta dek femijte e mesues Llukanin,tashme pesionist,(djali madh Gjergji,mbruar per mesues ne Gjirokaster,aty ne Frasher mesues, njeheres pergjegje i shtepise Muze; "Vellezerit Frasheri".
Shtepia ish shkolle e Batos,ishte kthyer ne duqan te Artikujve te perziere,per fshatin. U kenaqe gjithe rruges mes permes fshatit sa pire uje atje tej cezma e Cecaneve.Sa hyra ne oborin bahce te ish skolles shtepi u permallova deri ne perlotie. Pos shiteses nje grua nga fisi i nohur i familjes Myftari(Sakolli i shoqi), nje e pa pritur.Nje zonje grua, me veshie moderne qytetare,me ne krah nje vajze "nuse"ne moshe,me befasoi.Mu drejtua me emrin e babait:
-Djali Mihali Ti!?sa shtoi-vella i Stavrit?
U perqafuam si te ishim te nje famile.
Keto dy grate qytetare me sqime,(ne fakt nga Korca ku banojne qe pas lufte ardhur,ketu me perfytyronin te paret e shtepise tyre me emer ne Zavalan, vellezerit tane bashkemoshatare,ber vellezer me gjak...zonja Naime,ishte vajza e Myslim Zavalanit,nje ish oficer i mbreterise sa aktiv gjate Luftes ne Kolonje(Erseke)deri Komandant i atij reparti...Une nuk ia pemenda fare emrin jo pa qellim.
Si u pershendetem me foli nje per nje per fisin tim Xhoga,qe dhe une spo i kujtoja disa...Ajo sa me permedi baba Mihalin me pyeti per motes Frosine,sa me solli te fala na Korca komshi,sa ruanin komunikimin.Motra martuar ne Korce te familia Mihali(Zahari shoqi)
Nuk nguroi te me fliste per diegien e dy sjteive Partizane(njer e jona,im vella, partizan) e Rushan Demkos. sa shtepine e Izetit ballist e dogjen pas dy dite si hamarie partizanet.Kete veprim e denoi komand partizane bere pa urdher...Pasi me foli per keto me tregoi dhe keqardhien e saj,permedur dhe se iati,ani se ishte Komandant i ballit,nuk ishte dakort te digjsh shtepia jone.Vuri veten Osman Kaduci i njohur per agresivitetin e tij.
Teksa ajo me fliste duke mos mi hequr syte, mua mendia me fluturonte ne ate vitin 1944 kur ndodhi ajo ngjarie qe me shoqeron nje jete...
U ndame me nostalgji per miqesine ruajtur,sa urimet qe do dergonim,sa te shkonim,une ne Tirane, ajo ne Korce.

** Kete kujtim thuajse 15 vjet para,do ma kujtonte nje tjeter takim mbreselenes,kete radhe ne Permet me djalin e xhaxhajt te kesaj zonje,Ai pas 90tes, shprngullur familiarisht ne permet e pikerisht ne breg te Vjose,jo vetem ndertuarshtepine vile, po nje klub restorant modeli,ai bizesmen.
**Ishte Engjell Shehu,i biri i Sefedin Shehut,djali i xhaxhait te asaj zonjes me cupen,lene mua ato mbres ane Zavalan, vendlindie jone.
Histori me vete kjo.Ishte 25 Maj 2013
ne lokalin e tij organizuar mbremja e festes se "Dites Se Naimit"pas asaj vizite e festimi me pjesmarien e figurave kryesore te vendit,deri presidenti vendit dhe kryeministri...
Une me ne krah te mirenjohurin Poet Xhevahir Spahiu,(qe pas asj semundie kaluar nje vit para,akoma se kish mare veten),sa shkuam ne ate lokal model buze Vjoses, mes atij gjelberimi te pashoq,deri vreshta buze lumit,salla buciste nga melodite e kengeve popullore,mbushur plot e perplot,na pret nje person i pa njohur me nje thirie si te ishte ne qender zeri:
- More!Kush eshte Dhimiter Xhoga ketu?
Une balle per balle me te,ne krah Xhevon i them:
-O Zotni!(se ashtu ishte veshur,deri me kullaro),
-A e njihni ju kete person qe kerkoni?
Ai e pergjigjet prere e me intelekt.
-Po ta njihia,nuk do te vija tellalin, e me sheh me vemendie koke e kembet me doren ne vetull shtn:
.Po.Po...pa dale , m shembelleni ju me nje fotografi,pare ne gazete te nje fsahtari miq i prinderve te mij.-e pa ndaluar shtoi- Mos je Dhimitri djali Mihal Zavalanit?
Une jam i thashe,ai person qe kerkoni ju,po ju kush jeni?!Ai me pergjigj befasishem:
-Jam Engjelli,djali Sefedin Zavalanit
nga Shehajt e Zavalanit e shtio:
- Ju kam lexuar ne gazete ku pashe dhe fotografine tuaj.Ju adhuroj per ate shkrim.Flisnit per nje nga shtepite e para luftes,shtepite e Femies se para luftes,atehere quhej"Shtreha varferore "takuar ju ne Toronto te Kanadase.
Mes emocinit e perqafova si djalin tim, sa ju thashe te pranishmeve salla plot ne ate feste te "Dites naimit":
Ja shoke dhe miq!Mos u cudisni.Po perqafohemi si vellezer! E dini lidhien tone....?!e pashe perqendrim te shikuesve mbushur salla deri te ftuarit qenrore.. vazhdove:
Ky Engjelli,eshte nipi i nje komandanti Ballist, une,Dhimitri,nipi i nje serie luftetares dhe deri ish partizane. Qw nga PV. ne Luften N.Cl.me emrin e Kapedan Jano Xhoges, gjyshi im, rene me 1913te,si bien trimat, xhaxha Peci Xhoga,rene me 1940 ne luften Italo Greke, Dajo Vaso Dama,"Luftetar i Shekullit"ju e njihni,me tim vella Stavri Mihali,ish partizan, nje jete kuader ndertimi njohur nga ju.
Tani ne pasardhesit e tyre e ketyre luftetareve,po perqafohemi kryesalles
ne kete aktivitet te "Dites se Naimit" qe na bashkoi.
Jemi krenare si bij te Dangellise Naimjane"me luftetaret e Penes dhe Pushkes.Pejetesi vepres Tyre.
***
I paharruar mbeti ai takim,pasuar nga te tjera takime,shkuar per kete dite te shenuar,sa"24 Majin",Diten e Clirimit te vendit nga pushtuesit nazifashishte.
Me ato mbresa,kremtuar Ate dite me nje gekzim tek jashtekzakonshem,me 25 Maj te ketij viti,Gjyshi pas nderimit te Qarkut Gjirokastre me titull "MIKRENJOHIE",sa propoozuar nga kryesia e pergjitheshme e Veteraneve ,me titullin DESHMOR i KOMBIT,
Ju faleminderit.
Nderimi te reneve;forcim uniteti.

Toronto 22-08-2018 Dhimiter M Xhoga
Dh.Xhoga (Guri Naimit D,) on 24/07/2018 16:04:12
avatar
Emigracioni dhe;
fshati-Zavalan i Dangellise

Emigracioni ka prekur dhe Zavalanin, si thuajse gjithe vendin,qe ne filimet e pushtimit Osman,sidomos shekulli 19t e,mes lufterave boterore te shekullit kaluar.Emigracioni i brendeshem ka dominuar per Zavalanin;nga Lugina e Permetit,Leskovik e Korce me rrethinat e saj,deri ne Kolonje.
U vendosen sidomos ne Drenove,Mborie, Boboshtice,Vithkuq,Barmash e Lubonja.
Ne Tirane,Vlore,Elbasan,ne Shkoder, gjen shqiptare te viteve pas shpallies Pv.e pas clirimit te vendit e,krijimin e qyteteve te reja:Cerrik,Gramsh , Fushkruje,Lac e Patos,si qender e naftes pas Kucoves.deri ne bregdetin e Jonit,ka Zavalanllinj e Dangelliote.
Jashte shtetit,pervec atyre te ikur gjate pushtimit te gjate Turk,gjen ne Stamboll me mbiemrin Zavalani,sa ne Greqi,gjen famile me mbiemrin Zavalani
,ashtu si Frasheri,Stamboll e gjetke. Kjo sidomos pas shpalljes se Pv.deri ne vendet e aferta Arabe:Egjypt,Siri e deri ne Australine e larget,Ameriken e Europe,me Francen e Italine,paresore..
Pak te dhena sa aspke,kemi per keto levizie,sidomos meslufterave.Ne France Psh,ne mezin e viteve 30,nga Zavalani ka shkuar Andra J.Xhoga,i cili me clirimin e vendit,kthehet familiarisht (5 femije lindur ne Lion e Marsje).Me clirimin e vendit, me 1947-ten,kthyer bashke me 5 famile permetare e do vendosej ne Vlore,me pune ne Selenice.(miniere).
Flitet,ka fshatra ne Greqine Veriore deri ne Atdhine e rrethinat e saj,me familie te tera qe mbajne mbiemra te ketij fshati si;fisi Xhaga,emrin e te cilit e mbajne,deri lokale artizanale apo tregtie.Po ashtu ne Salamina (ishull),mban ate mbiemer nje familie ,shkuar para 1900tes..Flitet se dhe fisi me mbiemrin Dine(Ndini),si Ndin Jano,nje blegtor i fuqishem shetites, nga Zavalani e ka origjinen.Ky fis deri von,ka shetitur tokave te Korces e Dangellise,deri Myzeqe e Bregut te Jonit me kopete e tij,kryesisht,dele, kuaj te pa numert dhe bageti te trasha .(Lope,Qe,kuaj)e tj.
Flitet;fshati Zavalan,fundi Shek 19
ka PATUR:RREHT 100 SHTEPI PAS LUFTES DYTE BOTEROE,me 1980 kish 61 SHTEPI .ME DY BESIME KRYESORE:ORTODAKSE(18) dhe 38-t Myslimane,4 FAMILIE MULATE.
Pac clirimit,sidomos me kolektivizimin e bujqesise,fshati u stabilizua,ngriti koperativen bujqesore,deri te bashkuar me Frasherin.Pas 90tes u shperbene ato sa filloj shpopullimi i tyre.
Aktualisht sot Zavalani ka vetem 4-5 shtepi,mbetur shkrete.Fatkeqesi kjo.
Faleminderit,familieve qendruar ne fshat dhe suksese.Sa degjojme,jane zene mire,sidomos me zhvillimin e blegtorise,qe si dihet ka kushte per te qene nga me te zhvilluarat ne Dangelli e me gjere.Te ikurit duhet ti bejne apel vetes.
Nje gabim i rende ky shpopullimi i fshatrave ne teresi pas viteve 90te, shpopullim qe i kushton shume vendit tone.Mbi60% popullsia e fshatit ish e mbante barren kryesore te zhvillimit, sidomos te sigurimit te prodhimit Bujqesor e blegtoral.
Duhet pare ky problem per gjithe vendin.Shpopullimi fshatit eshte vete shfarosie popullsise,pjelle e krizave.
Vellezer Basjkefshatare:
-Bjerini botes ane e mbane po mos e harroni vatane,VENDLINDIA-KRYEFJALE-.
- Amanet te paret LENE !

Dh Xhoga(Guri Naimit D.)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1