Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Individi që fisnikëron prejardhjen

Individi që fisnikëron prejardhjen

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përparim Hysi


    Monofografia:"HYSNI TOSKA në FOKUSIN HISTORIK" nga NURI PLAKU
                           (ese)

Nga  Përparim   Hysi

  Porsa më mbrriti libri" HYSNI TOSKA në FOKUSIN HISTORIK", monografi e shkruar nga NURI PLAKU dhe,  me gjithë vapën e madhe, sikur i thashë "sikter" gjumit  të mesditës. Nëse ndodhi kështu  me mua, ka një shkak të madh. HYSNI TOSKA është një individ i njohur prej meje,por kjo monografi jo vetëm i ka vënë pikat mbi i, por edhe ka hequr atë "cergën e zezë" mb i  50-vjeçare që ka hedhur historiografia e kohës e shkruar nga "kalemxhinj" që të kujtojnë atë "llogaritarin proverabial" alla-Nastradin që kur e pyeti pronari se sa bënin dy herë dy, u përgjigj:-Sa e do zotrote?! Dhe me këtë "zotrote" duhet kuptuar partia e pushteti popullor që mbi patriotin HYSNI TOSKA vërvitën jo vetëm plumba, por shkuan dhe më tej: po këta kriminelë (alias partizanë) vranë krejt pa iu dridhur dora,  djalin e tij të vetëm,SKËNDERIN që jo vetëm qe adoleshent, por dhe anëtar aktiv i RINISË KOMUNISTE për Beratin, në të njëjtën oragnizatë ku militonte:edhe Kristaq e Margarita Tutulani. Për  mos vazhduar më tej.
                                                               *     *    *
Kur lexoj faqe pas faqeje, jetën e HYSNI TOSKËS, e shoh që "rritet" para syve të mi si lexues dhe, nëse ndodh kështu, merita, pa dyshim,i shkon autorit të monografisë:NURI PLAKU. NURI PLAKU është prozator,poet dhe eseist nga më cilësorët që ka LETËRSIA MBARËSHQIPTARE dhe, veç si  krijues, një dafinë falnderimi i takon si studjues skrupuloz për figura historike që kanë humbur mjegullave të kohës. Kjo "mjegull" ka patur shkaqe,sa objektive, por,dhe po kaq,subjekttive. NURI PLAKU karriken si drejtor i muzeut në Fier, nuk e ka kthyer në sfungjer për të ndenjur rehat,por i ka vënë vetes një mision: të heqë atë"cergë" që u vu padrejtësisht mbi figura historike të cilat, jo vetëm janë nëpërkëmbur, por "shpata e diktaturës së proletariatit" ka rënë, padrjetësisht, dhe mbi pasardhësit e tyre.
NURI PLAKU, para pak kohe, botoi një studim të thellë për RRAPO HEKALIN dhe pasuesit e tij dhe, pa u"ftohur ai zjarr", ja tek vjen me këtë monografi me kaq vlerë për një PERSONALITET HISTORIK për zonën e ROSKOVECIT dhe jo vetëm të kësaj zone, siç është HYSNI  TOSKA.
                                                          *     *     *  
Nga ç'kisha dëgjuar për HYSNI TOSKËN  (unë jam fierak), paska qenë veç një pikë uji në det. Lexoj faqe pas faqe dhe, ke parë, më vjen si më i gjallë nga më të gjallët. Natyrisht, HYSNI TOSKA, nuk lindi dragua dhe as vuri krahë si dragua. Qe fshatar nga LUARI i ROSKOVECIT që,sado që nuk kishte ndonjë shkollë të madhe (bëri një"ruzhdie"në BERAT), por me ekonominë e tij jo vetëm u bë  me emër, po,kur u burrërua (kini parasysh është i datëlindjes 1875),diti që të orientohej drejt në momente kruciale të historisë. E sheh ose me një grup,ku mes tjerash,është URTAKU i papërsërtishëm:BABË DUDË KARBUNARA,ose në çeta kundër xhon turqëve. Kur po zbrazeshin pushkë për pavarësinë e SHQIPËRISË, HYSNI TOSKA me gjithë çetë u bënë"gardianët" e sigurtë për ruajtjen e qeverisë.
Kur ESAD TOPTANI i shpalli luftë qeverisë së VLORËS,HYSNI TOSKA, nuk e "ndërroi përsheshin: karakoll dhe mbështetës i ISMAIL QEMALIT! Kur ITALIA sulmoi Vlorën, ai me gjithë çetë në skalionin e parë të luftës. HYSNI TOSKA edhe, kur u tradhtua nga ndonjë bashkëluftëtar, nuk lëvizi nga istikami i mbrojtjes së vendit. Qe në vijën e parë jo vetëm kundrë esadistëve,por dhe haxhiqemalistëve e compani. Kur Austria i bëri thirrje për mbrojtjen e vendit a në mbshtetjen e PRINC VIDIT, ai e bëri ferk me gjithë çetë dhe,ndaj,PERANDORI AUSTRIAK,FRANC JOZEFI, e dekoroi HYSNI TOSKËN me "Medaljen e trimërisë". Ka qenë mbështetës i KONGRESIT të LUSHNJES dhe, po kështu në qeveritë e Sulejman Pashë Delvinës apo dhe të AQIF PASHË ELBASANIT. Kudo si luftëtar  me armë në dorë dhe,kur qeveria u  "forcua", ai kaloi si oficer në xhandarmëri. Gjithmonë kur rrezikohej qeveria apo fatet e Atdheut,atje do ta gjeje HYSNI TOSKËN, tanimë me gradën kapiten.
Nuk e mbësheti të "ashtuquajturin revolucion demokratik të qershorit 1924" që solli FAN NOLIN në qeveri,se në bindjen e tij nuk llogaritej i tillë.
                                                       *    *   *
Në tri legjslatura ka qenë i zgjedhur si deputet dhe, si deputet, jo vetëm ka ngritur zërin për të mbrojtur fukarenjtë, por ka ngulur këmbë që të anulohej iks ligj që dëmtonte fshatarin apo  të aprovohej në dobi po të fshatarit. Me shepnzimet e tij,shtroi rrugë,solli ujë në fshat dhe u bë lidhja telefonike që, për kohën, nuk qe pak. Kur filloi Lufta NÇ,HYSNI TOSKA qe i moshuar. Jo vetëm kaq: nga fshati LUAR kish dalë dhe lakohej për keq,emri i një kimineli si ISA TOSKA. Sado që nuk kishte lidhje gjaku me të,HYSNI TOSKA, nuk mund të duronte që ciflat e baltës që hidheshin mbi ISANË, ta bënin pis dhe atë. Tani ishte i moshuar dhe donte të tërhiqej në një qoshe,ku ta ngryste i qetë, po, për fat të keq, nuk ndodhi kështu.
Sado që me familje qe në Berat dhe  nuk mori pjesë me asnjë palë në lufë, ndodhi mynxyrra. E rrethuan tek shtëpia që banonte dhe i bënin thirrje që të dorezohej, por vetëm dorëzimin nuk njihte. Në fillim ( në atë kompromisin e famshëm me gjermanët),e rrethuan gjermanët, por këta, kur nëna e HYSNI TOSKËS u tregoi "Medaljen e trimërisë" dhënë nga Perandori Austriak, u tërhoqën. U tërhoqën gjermanët, por jo ata të"ashtuquajtur partizanë" se nuk qenë të tillë që,sado që e detyruan HYSNI TOSKËN të vriste veten (edhe gjatë rrethimit: u bërtise partizanëve të largoehshin dhe qëllonte veç nga këmbë),por bën dhe krimin më të përbindshëm: i vranë djalin  16-vjeçar.
                                                     *     *    *
Kur has në këto të vërteta të dhimbshme, më vjen ndër  mend ajo që ka thënë një nga PRESIDENTËT nga më të nderuarët të AMERIKËS, ABRAHAM LINCOLN që thotë:" Kur lapsin e kapin injorantë, kur pushkën e kapin kriminelët dhe pushtetin tradhëtarët, vendi kthehet në një xhungël ku nuk mund të jetojnë njerëzit." Kapem pas kësaj thënie jo më kot: a nuk ishin kriminelë ata që vranë këtë patriot dhe ca më shumë atë djalë krejt të pafajshëm. Dhe mandej shkoj më tutje: po shpata made in "luftëklase" që ra mbi të afërmit e tij?
Duhet të përmbysej ai sistem që të hiqej,sado pak "cerga"që kish mbuluar HYSNI TOSKËN. Në veri ka një shrpehje:"Mbas të vranit, kthjellet". Sado me vonesë ,u"kthjellë koha" dhe për HYSNI TOSKËN, deri sa është shpallur "QYTETAR NDERI i ROSKOVECIT" dhe deri sa një rrugë në FIER,mban emrin e tij.
Mirëpo unë nga monografia,e kam si të gjallë dhe më lëviz si nëpër gojë ai mallkimi gjëmë i HYSNI TOSKËS për mbretin ( i mbante opangët poshtë krevatit dhe atje dhe i "harroi"),që, kur gjeti pushkët pa shul, e zbrazi:" F A Q E Z I!!!".   FAQEZI, -mallkoi me të drejtë luftëtari  HYSNI TOSKA (këtë kohë ai ishte nënkolonel i xhandarmërisë shqiptare), se i gjeti pushktë pa  shul. Mirëpo ai"faqeziu! më ka një goxhabust mu në krye tëbulevardit, kur vjen nga stacioni i trenit,sa ç'kam vënë re, nuk e ka të tilllë as,BABAI I KOMBIT,ISAMIL QEMALI. Pjesa ime racionale e ndërgjegjes,arsyeton kështu: kur"faqeziu" ka atë monument, por këtij"FAQEBARDHIT" që quhet HYSNI TOSKA a nuk emeriton që t'i ngrihet një monumente mu në mes ROSKOVECIT që bashkë me "BUKUROSHEN E STRUMIT" të trgojnë se vlerat janë vlera dhe përjetësohen.
     Nuk kam se si e mbyll këtë shkrim modest timin, për monografinë  e shkruar nga NURI PLAKU, pa një thënie qëi rri për shtat HYSNI TOSKËS:" Prejardhja nuk e bën fisnik individin; është individi që fisnikëron prejardhjen". Këto fjalë janë të DANTE ALIGHERIT dhe t'i gëzojë dhe HYSNI TOSKA
.   
                                       Tiranë, 5 korrik  2018
 

Comments (3 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 09/07/2018 21:45:36
avatar
I nderuar i Perparim Hysi.
M'i kendon dot "Luftetarit te shekullit"
Vaso Dama(1888-1992)!?

I ndruari Perparim Hysi.Fal asaj koefidence qe na ka fal njohia per mes krijimtarise suaj,do ju lutesha,"germo" dhe shkruame per dajen tim,"Luftetarin e shekullit"Vaso Dama,i vetmi deshmimtar i gjalle,sjelle brezit tone,ata luftetare te para dhe pas shpallies se Pv.Ai jetoi
me arme ne dore plot shkekulli e kaluar.

* Ja kujtimi lene prag ndaries nga jeta:
(1992)"Lutetari Shekullit"Vaso Dama.

-Une mor bir,jam qe ne kohen e atyre te mbedhenjve te Dangellise,ti i di:Abdylli Samiu dhe Naimi.Babai im Vangjeli,qe kur kam qene 12-13 vjec,me lidhi me Kapedan Jano Xhogen nga Zavalani,me te cilin kishte miqesi e,ne Mican tek ne e kishin bazen me ceten e tij,sa Koblare e Vercisht,si kudo qe shkonte;Dangelli-Shqeri,atje ne luginen e Lengarices,dege e Vjoses.Ne ato vite baba Vangjeli, punonte tek frashellinjte si bari e pune shtepie.Aty njohur dhe Janon,edukua me ndjenjen e atdhedashurise nga Ata dhe Teqeja e Frasherit,shkolle e pare.
Janua,mysafir i perhershem ne shtepine tone,me ka folur i pari per vendin tone ,per ate kohe qe ne ishim nen Turqine Osmane,(nga koha e Gjergj Kastriotit-Skenderbe)e,me beri luftetar,qeju me njifni deri sot,pas gati 100 vjetesh.
Janua kish kaqe shoke e miq kudo:ne Dangelli,Shqeri,Cerie,Rezes se Permetit deri ne Skrapar e Kolonje.Une me Janon, bere miq dhe familiarisht,pas renies se tij si bien Trimat,Nendor 1913-te.Ti e di,se e ke gjysh ate e dajo mua,bere pas asj ndodhie,(vrasia e tij),ne e ruajtem miqesine,dhene motren tone te vetme Athinane,Mihalit,djalit te tij te pare, babait tuaj,mbetur jetim me dy vellezer e nje moter,ajo 5 vjec pa mbushur.
Ai,Janua,jo se eshte i yne,por ka qene i madh,trim,i ndershem e mbi te gjitha memedhetar.Si te thashe me lart,ne rinine e tij,ka punuar si bari tek frashellinte,(aty nohur babain tim),deri sa mori pushken,rrjeshtuar me luftetaret e lirise per Pamvaresine e vendit.( Bisede kjo ne ballkonin e shepise,si tribune bri Malit te Micanit,nga dukej tere lugina e Osumit siperm,deri Gramozi pas Golikut e Radomit,mes Frasherit e Zavalamit.une incizuar ne diktofon.)
Janua ishte pothuaj se bashkekohes me Abdylin,Samiun e Naimin e luftetare te asaj kohe qe shtoheshin per dite.
-Pa shkolle more bir ishte,po qe Profet. Si te ta them une me ate timen:Ai ishte Yll.Vetem drite leshonte,kishte lindur per te bere mire.
Nga babai,Xhoxhi,kishte ca bageti e, fare pake toke,ndaj u pajtua te frashellinjte e per ate,kjo ishte nje fat i madh.Nga aty,Ai u lidh shpejt me njerezit me te mire te krahines e me gjere,qe luftonin per Pamvaresine e vendit.Turkut,dukej sheshit qe po i vinte fundi.
Ju te rinjte keni mesuar per bemat e frashellinjve e Janua,ishte mbeshtetesi per ta.Pushka e tij ka qene gjithmone e ngritur kunder te ligjve,atyre qe donin te keqen e vendit.Ai jo vetem turkun qe kishte 500 vjet qe na roberonte,por dhe synimeve te fqinjeve,sidomos grekut,iu kundervihej. I din ti theniet e tyre (grekut)per Vorio-Epirin,ndaj kunder tyre,bashkepunonte me ceta e lirise me arme ne dore,me shume se 30 vjet te jetes se tij,deri sa ra ne fushen e luftes,ne ate beteje te pabarabarte,si bien trimat,kunder forcave greke.
Janua e te tjeret e asaj kohe mor bir,-vazhdonte 90 vjecari si te ishte ne moshen e tij te lavdise.-pa shkolle ka qene e te paktet qene ata qe paraqisnin bemat e tyre atdhetare me te shkruar. Kete e bene Frashellinjte e patriotet e tjere Rilindas,ndaj une nu rri dot pa folur per ta.
PO FOLE PER"FRSHELLINJTE VEllEZER"ke folur per ShQIPERINE.(shprehie ligjeruar ne vargje,xha Vasua,ne mbremjen solemne ne Pallatin e Brigatave,ne nderim te sjelljes se eshtrave te Abdlyl Frasherit ne atdhe.(shkruar"Zeri popullit 1969), ndaj une nuk rri dot per ta".
E theksonte frazen,pas nje frymemarie te thelle nga ndihej i kenaqur per sa fliste.Nderkaqe i kerkoi djalit tim Arianit(qe e degjonte si mesuesin me te mire te letersise ne Gjimnazin "Cajupi"ne Tirane sa mberuar)ti sillte nje uje te fohte...
-U lodhe Dajo Vaso,-i them e bej te flas me nipat e mbesat e tij,qe si ne nje ore mesimi ia ndiqnin biseden...
Vijon...
Guri Naimit D.(Dh Xh) on 10/07/2018 16:35:11
avatar
Vijon:tregimi"Luftetari shekullit"!

...- Jo mor bir!Te falasish per kapedan Janon me shoket e tij,nuk lodhesh kurre.Po me degjo c'dua te them, per Frashellinjte Rilindas.
ATA KANE BERE ferk gjithmone.
Gjithmone kane qene ne krye te punev per mbrodhesine e shqiperise...
Ja,thone disa:Naimi,bente e kendonte vjersha nga larg,nga Stambolli.
Jo.o bir.jo!Ai vec trupin kishte atje ne Stamboll,po mendien e zemres i ka patur ketu,ne Frasher,ne majen e Kokojkes e Golikut,Bredhin e Otoves, kesaj bukurije te natyres shqiptare. Keto kujtime malli per Nenen Shqiperi, te rroberuar e plot dhimbie,e bene ate"Bilbilin e Shqiperise".Ti e di,se je mesues..-E di une, -do te vazhdonte i miri "Luftetar i Shekullit",-ti do me shume te flas per Janon e te tjere zavalanllinj e ben mire.Po e perseris:
-PO FOLE per FRASHELINJTE Rilindas,ke folur per Janon,Papa Stath Melanin,Fan S.Nolin,qe e kemi shoqeruar deri ne Berat,kur erdhi mes Dangellise e tj..
Ja po ta them:-Janua ka punuar per Teqene e Frasherit me Baba Alushin dhe krah veprimtareve te tjere.Ai mbante lidhie me shoke bashkeluftetare nga Skrapari,qe ika permendur historia,si Riza Cerova me shoke.Ndersa Cerciz Topulli,Mihal Grameno,Papa Stathi e Riza Velcishti me shoke,kur vinin ne Dangelli,vendin e kishin ne Teqene e Frasherit e tek Janua e zavalanllinjte .Aty gjenin mbeshtetie.
Ke degjuar ti per luften e Kokojkes me andartet greke,me ato bandat e tyre te liga e barbare me 1913-14.kur Janua me ceten e tij,qe si ndahej Mit Koblara meshoke,kalonte fshat me fshat te Dangelli-Shqerise,krah cetes se Papa Stath Melanit.Ai Janua me ceten e tij,shpetoi disa fshatra te Dangelli-Shqerise nga diegia,qe ushteria greke po bente ne mase ne gjithe rrethin e Permetit, me 1913-14te.
Janua u dergoi lajm Mit Koblares dhe Spiro Micollit per ndihme,te cilet e mbeshteten ne kohe.Me ta isha dhe une,-do theksonte dajo Vaso,teksa merte fryme thelle.Me veprimet e Jano Kapedanit,shpetuam disa fshatra pa u djegur.(Ogrenin,Kosoven,Lupcken e ndonje tjeter,(une plaku haruar).
Naten e fundit para vrasies se Kapedan Janos,nga Bodari shkruam ne Lupcke,tek nje mik i Janos(Gore e quanin)Atje vonesa e ushqimit e vuri ne dyshim Kapedanin ndaj,i thote Mit Koblares, zvendesit tij.
- Ikim me kohe,s'me vjen era mire,s'me duken mire punet e kesaj shtepie!
E thene dhe e bere>Mes erresires se nates,pa u clodhur,jo me ngrene darke ,u nisem drejt"Ures Kadiut",Lengarice ,ku mendonim te bashkoheshim me ceten e Papa Stath Mellanit.Aty na ishte zene prita nga ushteria pushtuese.Me sa dukej,lajmeruar nga "miku i shitur" qe nuk i hengrem darken..Na qelluan befasisht nga kasollet per karshi.
Kapedan Janua,qe si gjithnje ishte ne krye.me tallaganin e bardhe si flamur ,dha komanden:
-Ne te djathten zini pozicionet!Pas saj urdheroi!-Terhiquni!ju mbroj une!
Urdheri i tij luftarak,ishte ligj per ne.Kjo ishte dhe fjala e fundit qe kam degjuar nga goja e tij.-Aty Xha vasua nuk i permbajti dot lotet dhe pshertimat e vazhdoi.
-Zhvilloi nje beteje te vertete,Janua Nje me pesedhjete,si do i kendohej dhe kenga pas atij herroizmi.Bukur e tregonin ate bisede bashkefshataret e tij Pilo e Comi..
-Mbi ate shkemb-fortese,dukej si i gjalle kur shkuam per ta pare pas pushimit te zjarrit armeve.Nuk e luajtem fare nga vendi,vec kaluan si kalimtare,per ti shpetuar nonje kurthi armik.Pame qarte se kishte harxhuar gjithe municionin e dograse,kobures dhe dy granatat.Trimit ia kishin marre jeten tre plumba,atje ku i marrin trimat;ne BALLE dhe ne ZEMER.
I beme nje varrim provizor,terhequr ne nje lugine mes gurreve te atij radhoi lumi,per ta marre,sa te qetesohej gjendia..
_Mesnata po afronte dajo Vaso nuk pushonte edhe pse nuk dallonte mire pjesmarresit nga miopia e moshes,na thoshte
-Me degjoni djema! e vazhdonte.
-Te nesermen e asaj beteje,1 me 50-t,kur shkuam per tia marre trypin,c'te shikonim,-thote xha Vasua e teksa perdridhte mustaqet e tij,si ne rini.
-U nisem nga shtepia e Ziso Lupckes, nje miku yne,grumbulluar luftetaret e cetes per t'u nisur e marre trupin e kapedanit,ardhur njeheresh burrat e fshatit Zavalan,bashkefshatare te kapedanit, per ta shpne trupin ne fshatin e tij te lindies,mes kate femijve buzequmesht:Mihalit,Lilit, Andras dhe Lines 4 vjecare...
Sa shkuam e pa besueshme.Varrin e kishin hapur dhe marre gjithcka qe trimi kishte me vete.Gerdanin e bukur prej meshini,sa portofolin,ku zakonisht trimi,mbante sende me vlere .
Kishin tentuar deri ti prisnin Koken mercenaret vendas,dihet per tua cuar grekeve pushtues,per nonje grushtflori qe do te mernin mercenaret,qe si duket,s'arriten ta benin,shkuar ne per te mare trupin...
* E varrosem,me lot ne sy e dhimbie, (sa urrejtie ne zemer per armiqte,qe na vrane trimin tone).atje ne Zavalan vendlindien e Tij.ku eshtrat e tij prehen,sot e kesaj dite,tek vorrezat e Kishesh fshati.(fatkeqesisht djegur ajo me 1971..)-flet xha Vasua e ne na eshte shtuar ankthi,ate mesnate qe jetonim ate akt herroizmi.Ai do ta perfundonte ligjeraten e tij,mbajt ore te tera,me fjalet AMANET:
-Asgje nuk eshte bere per ta nxjerre ne mejdan ate heroizem te Kapedan Janos edhe deri tani qe po flitet;se hyme ne demokraci,thuhet(1992 biseda) .Kate se marr vesh une po nje gje do ta them:
-Mos e beni si nje nga"tuajt"ne Zavalan,(AP.sa keshilltar)qe kur shkoi nje grup studiuesish nga Gjirokastra dhe pyeten per kete Hero,(po e quaj une),ai u tha:
-Nuk e njohim e sak lene njeri ketu ne fshat nga pasardhesit."
-Po sa di une,ai ishte gjaku i kapedanit.Harram i qofte! Ate e therresin dhe"KOMISAR" i fshatit si ju thoshin atyre krereve te partise..
-Bejeni Ju o djem,te dale ne driete ajo figure trimi e paharruar,dhene jeten per lirine e PV e Vatanit.(sa shume te tjera).
Kete porosi kam !Mua po me mbarohet Kandili i jetes..-teksa ashtu gjysem i verber,nuk i mbante lotet.
Na impresionoi te gjitheve.. une i them duke e perqafuar:
- Jo Xha Vaso!thene me nderim horazi gjithe pjesmarsit,dhoma plot.
-_Mos e thuaj ate fjale .Ju jeni "Luftetar i Shekullit",siJano kapedani dhe ju, jeni te PAvdekshem!( nga libri: "Kuvendim me trimat dhe engjejt e Zavalanit"botim 2017 e ribotim 2018.

**Teksa hedh keto rradhe ne kompjuter ,tashme i vemi deshmimtar per mua sot 82 vjecar,do ju njoftoj lexuesit sot pas plot 30 vitesh Ai dajo Vaso,ndare nga jeta,do ringjallej,mare noftimin per nderimin bere atij "Heroi"sa Qarku i Gjirokastres,Komiteti Pergjithshem pergjithshem e veteraneve ne Tirane, kane nderuar Kapedan Janon:
Qarku Gjorokastreme titullin "MIREnjohiE" ne 100 vjetorin e renies 1913 dhe Komiteti Vetraneve Tirane. "Deshmos"25 maj 2018.ne 105 vjetorin e renies.
Mirenjohie sa amanet BREZAVE lene.

Pasuesi Veteran
(82 vecarari nipi kapedanit)

Toronto10-07-2018 Dhimiter M Xhoga.
Dhimiter M. Xhoga(Guri Naimit D.) on 11/07/2018 16:26:12
avatar
Pasardhesit e Kapedan Janos-ne gjurmet e tij.
(Tregimi"Luftetarit te shekullit",tashme mbi 90tat.)

-Ndaria ne nje moshe te re me Kapedan Janon,kur,sa kisha hedhur ne sup pushken ,(manxerrin,ne vitet e para te PV-se.)
me ate trim,me brengosi.
Isha 15-16 vjecar.Dite a jave,u mbylla ne shtepi si i shushatur.Perfytyroja kollosin Jano qe e adhuroje sa,luftimin e fundit,pare e vrare qe nuk me besohet.
Nje jete jetoj me ate pamje trimi,me tallaganin e bardhe dhe fustanelle,qe ia dyfishonte pamjen jeleku i qendisur sa, gjerdani me fisheke e nagantin ne brez, qe si hiqte kurre.As brezin e tij te meshinte,portofolin me ngjyre mjalti,ku mbante dhe ne beteja,sendet e tij me vlere qe nuk i harroj.
Nuk mund te harroj as varrimin,me qafen gjysem te prere,fytyren e tij si te nje engjelli,me syte geshtenje qe flisnin shume.(s'arriten tia marin qafiret,se shoket ia mbriten nga ishin e s'ishin.)
Me ben te ve duart ne koke si atehere, pare mbi mitrolozin maje shkembit,si te ishte i gjalle.Qetesohesha,kur perfytyroja kapedanin,ne lufte,sa mes luftetareve,bisedat si trimi me trimat.
*Baba Vangjeli u merakos shume per gjendien time,ndaj i dergoi lajm mikut te Janos,zv.i tij Mit Koblara,qe ishte vendosur me ceten,ne malin e Golikut, rreze kullotave te Zhejeve tere pisha.
-Teksa une incizoja,c;flet dajo Vaso, mbesa 10 vjecare Zoica,sia ndante syte si im bir Ariani.Une regjistroja fjalet e tij:
-Mit Koblara,tashme krye cetes se Janos,
erdhi drejt tek dhoma e katit te dyte,te kesaj shtepie,ballkon i Micanit,qe si e shikoni,sheh nga lind Dielli,(sot ballkoni shtuar),une pa e degjuar hapien e deres,mendien e kisha tek"Ura Benjes", ku ra Herroi Yne,tashme perfshire nga luftime e cetave kundra synimeve te fqinjeve,qe synonin te coptonin atdheun tone-Shqiperine,sapo shpallur Pavaresin. Miti me pershendeti deri perqafuar,me ate doren e tij te fuqishme me ledahtoi si femije,duke me ferkuar zverrkun tim te bardhe qumesht,skuqur nga mendimet enderrimtare,si te me zgjonte nga ai "gjume enderash",me thote:
-Ngrehu bir,se trimi na therret!Te presin shoket,keshtu se kane trimat luftetare.- e me puthi ne balle.
Kuptova pas kesaj se kush ishte shoku e miku i armeve te Kapedan Janos,sa i baba Vangelit...S'shkembava fjale vec,ashtu si i turperuar,dola ne ballkon,nga nisi rruga ime me pushken ne krah...
Aty plotesova "enderren time",duke
e pare malet e Dangellise,ato tej Osumit,sa Tej Golikut,Melesinin e Kokojke me karshi Radomin ne lindie me qark Vosen qe na therrisnin:
-Shqiperia do sot DJAMTE per QENDRESE!
...Vijon.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1