Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | NJE LIBER ME TREGIME, LEXUAR NE NJE KOHE LODHJEJE NGA LEXIMET

NJE LIBER ME TREGIME, LEXUAR NE NJE KOHE LODHJEJE NGA LEXIMET

Font size: Decrease font Enlarge font
image Harallamb Fandi


 

  

I tillë ishte vëllimi “Rruga Miss Durham” i shkrimtarit Viron Kona.

Shpeshherë e kam pyetur veten se ku qëndron sekreti i leximit me ëndje i mjaft librave të tij, jo vetëm i atyre për fëmijë, ku Bubulinoja është më i suksesshmi i heronjve të vegjël, por edhe mjaft tregimeve per të rritur. Pa e zgjatur, përgjigjen e kam gjetur te sinqeriteti i kulluar që rrjedh natyrshëm në gjithçka që ai shkruan e përcjell. Por, me kohë, kam venë re që sinqeriteti i tij do të ishte vlerë e vetmuar, pa u shoqëruar me cilësi të tjera, mungesa e të cilave, gjithsesi, do ta bënte veprën letrare të vuante. Po cilat do të ishin ato? Fillimisht e lashë mënjanë përqëndrimin për t’i gjetur, sepse e thashë që në krye që, gjatë këtyre javëve kisha nevojë të shlodhesha , por gjatë leximit, sa shlodhes aq dhe ngarkues me pesha emocionale, nisi të më përvijohej përgjigjja e parë dhe, ndoshta, më e qëlluara për pyetjen që i bëra vetes : njeriu, jo shkrimtari Viron Kona, më kish marrë  lehtësisht për krahu dhe duke  më “shëtitur” në vende të shkelura e të pashkelura  më fliste si të ishte në një bisedë midis miqsh . Ndërkaq, pa më lodhur, ai më rrëfente gjëra që syrit  dhe vëzhgimit të tij si shkrimtar, ndryshe nga i mjaft të tjerëve, nuk i fshiheshin dot. Në panoramaën e gjerë, shpesh filmike, të sjellë nga fëminia e tij, bashkë me dritën dhe kaltërsinë e detit vinin ngjarje e zbuloheshin portrete të larmishme, të depozituara kush e di se prej sa kohe në brendësi të qënies së tij.  Veç, edhe pse është i ndërgjegjshëm që duhet të paraqitet si shkrimtar, kur i duhet të futet thellë në botën e të vegjëlve ai të le përshtypjen sikur harron, ndërsa flet me një të rritur dhe, në këtë mënyrë, e bën të rriturin ta harrojë për disa çaste moshën e tij. Shkurt, kur lexojmë tregimet e Viron Konës  me kohën e fëminisë, ne shpesh e ndjejmë veten njëlloj si fëmijët. Se sa ndikon këtu natyra e çiltër e shrimtarit ndaj mjeshtërisë, kësaj here nuk e shoh me vend të thellohem. Fillimisht me mjafton rezultati.

Një veçori tjetër, që gjithashtu vihet lehtësisht në dukje është kendvështrimi  me syrin e fëmijëve i ngjarjeve që zbulojnë vështirësitë, zhgënjimet dhe dhimbjet e shkaktuara  mbi ta në kohën e diktaturës (“Dita e tollonit”, “Rruga MIS DURHAM”etj) . E parë në këtë mënyrë, gjithçka e dhimbshme, e grumbulluar në thellësi të ndërgjegjes së shkrimtarit, e gjen më me efikasitet rrugën e duhur për te zemrat e vogla. Këtu do të ishte me vend të shtonim se, pikërisht në sajë të këtij  këndvështrimi, autori arrin të shkojë deri në limitet midis të besueshmes dhe të pabesueshmes në trajtimin e disa subjekteve (“Breshka spiune”, “Xhaketa prej stofi”, “Fuçia” etj).

Së fundi, po lë gjithçka tjetër pë të theksuar më mirë një cilësi që është karakteristike dhe vërtet vlerë në tregimet e Viron Konës. Ai  di “të bëjë përzgjedhje “ dhe të sjellë si duhet nga jeta ngjarje ku zbulohet bukur dhe me shume dashuri njeriu i mirë. Ndonëse në libër ka disa të tilla, portreti i shoferit Foto dhe sidomos  novela  rrënqethese “Shtëpia e njerëzimit”do të mjaftonin për të ta dhënë kënaqësinë e këtij zbulimi, që e bën shkrimtarin ndër më të dashurit për lexuesin. 

  

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 06/07/2018 13:07:30
avatar
ne kete pleqeri zne mua rrugeve te emigracionit,"Trinitine"jane shkrimet sa lexoj,(jo ato lajmet makabre nga atdheu fatkeqesisht)si kjo e Harralllamb Fandit,vertet me ripertesijne.Jane"safi"(te verteta, per tu lexuar,sidomos kur flitet per PENA si Viron Kona,tashme bere kreaole pene sidomos per femije,sa ai realiteti qe paraqet ne to. Faleminderit sa na percillni z.Harrallamb,Vironi dobesi e te gjithe lexuesve-lexues...
Te tillet ju shoqerofshin.Per mua "TRINITRINA"tej oqeanit.
Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1