Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | NJË LIBËR I RI STUDIMOR I SPIRO GJONIT

NJË LIBËR I RI STUDIMOR I SPIRO GJONIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Pandeli Koçi

 

 

 

Ditët e fundit, nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë janë botuar dhe kanë dalë në qarkullim disa vepra të reja shkencore të një sërë studiuesish të gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Veprat, botuar në kuadrin e vitit të Skendërbeut, janë monografi, punime shkencore apo përmbledhje me artikuj e vështrime të karakterit shkencor. Ndër to do të përmendim dhe monografinë studimore - letrare “Tregimi i viteve ‘80” të Prof. as. Spiro Gjoni.

Libri në fjalë, brenda 190 faqeve të tij, sjell një vështrim të përgjithshëm mbi gjendjen, ecurinë dhe zhvillimin e këtij zhanri të prozës së shkurtër shqipe, në dhjetëvjeçarin e parafundit të shekullit të kaluar, periudhë e cila përkon dhe me fundin e një stadi zhvillimor të letërsisë që mbështetej në metodën krijuese të realizmit socialist dhe shenjat e elementet e para të një kohe të re që do të mbështetej tek krijimtaria e arti i lirë jasht dhe larg -izmave e diktateve ideologjike. Autori nuk ka synuar të bëj një autopsi të thellë të gjithë krijimtarisë në prozën e shkurtër të kësaj kohe. Por, ai, duke mbështetur në krijimet e përmbledhjeve më të veçanta, ka arritur të hedhë dritë në karakteristikat e tiparet dalluese të tregimit të kësaj periudhe, pa harruar dhe injoruar edhe të metat e dobësitë e shfaqura. Duhet theksuar fakti se studiuesi nuk ka marrë për bazë vetëm përmbledhje të arrira apo përmbledhje autorësh në zë. Përkundrazi, dhe kjo e bën studimin e konkluzionet që autori paraqet, më realist dhe më objektiv. 

Në libër krahas autorëve me emër si: I. Kadare, Dh. Shuteriqi, T. Laço, N. Prifti, K. Kosta, N. Lera, K. Blushi, Z. Çela, A. Kondo, V. Koreshi, përmenden dhe analizohen edhe autorë të rinj apo më pak të njohur si: D. Çuli, Th. Jorgji, A. Isaku, S. Mato, G. Hoxha, Ll. Nano, S. Pone, E. Jorgo, Sh. Tigani, N. Gjini, Y. Xhaferri, P. Zoto, V. File, etj.

Studiuesi, nëpërmjet një strukture të menduar mirë dhe mjaft funksionale arrin që, krahas një panorame të përgjithshme, të trajtojë si pjesë kapitujsh të veçantë dhe tematikën e pëlqyer nga autorët krijues, duke evidentuar dhe problematikën që spikat në krijime të ndryshme.

Në këtë kontekst janë zgjedhur e pasqyruar krijime autorësh të ndryshëm në fokusin e të cilëve janë ngjarje nga e kaluara e largët dhe e afërt e historisë së popullit tonë, kthyer tashmë në vlera artistike. Natyrisht, autori nuk ka lënë pa analizuar dhe atë pjesë të krijimtarisë së kësaj periudhe, tema dhe problematika e së cilës lidhet me aktualitetin. 

Strukturës së librit i jep formë më të plotë dhe trajtimi i çështjeve të poetikës së tregimit të kësaj kohe si dhe evidentimit të individualiteteve më të spikatura në këtë zhanër. Të gjitha këto së bashku janë sintetizuar natyrshëm në pjesën e fundit të librit i cili përfshin një sërë përfundimesh që shënojnë vlerat, të metat dhe dobësitë e zhanrit të tregimit në vitet ’80.

Libri një tjetër kontribut i këtij autori në fushën e studimeve letrare, është shkruar me një gjuhë të rrjedhshme dhe një nivel ku spikat korrektësia shkencore si në përdorimin e një terminologjie të saktë ashtu edhe argumentimin e mendimeve dhe tezave të parashtruara.

Comments (1 posted):

Dashamiresi D. on 04/07/2018 16:45:04
avatar
Libri paraqet interes,
faleminderi autorit.
Me falni;per lexuesin do ishte me ineres;Kush eshte Spiro Gjoni?!
Suksese i nderuar Pandeli Koci.
Dashamiresi D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1