Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Apokaliptik i autorit Petraq Pali

Apokaliptik i autorit Petraq Pali

Font size: Decrease font Enlarge font
image Apokaliptik

Apokaliptik i autorit Petraq Pali

 

Gëzim Llojdia

1.

I njohur në botën letrare si shkrimtari amerikano-shqiptar,Petraq Pali,një krijues skrupuloz , prej disa vitesh shkruan në gjininë e romanit,mirëpo po kështu ka lëvruar edhe tregimin e gjatë dhe të shkurtër,por  mund të quhet befasi në prozën shqipe.P.Pali ndryshe nga shumë autorë të tjerë  shqiptarë,çdo vepër e tij letrare ka në epiqendër, fabulën që bënë romani dhe krejt krijimin  e tij tërheqës  .Autori nuk e krijon fabulën por e sjell atë  nga realiteti i sistemit të shkuar në Shqipëri.

2.Apokaliptik në kuptimin e gjerë do të thotë:Që ka të bëjë me apokalipsin, që paralajmëron e paraqet fundin e botes  siç përfytyrohet në paragjykimet e fesë së krishterë. Në fakt apokalipsi ngjau nëse e shpie deri në fletën e fundit romanin. Gjithë ajka dhe bukuria e romanit vdes tragjikisht nga një shpim thike nga dora e njeriut, që e deshi,mirëpo nuk e pati asnjëherë për vete,mësuesi i saj i verbuar  prej sëmundjes së çmendurish i morri jetën që i jep Zoti vashës që dikur e deshi marrëzisht. Me pak fjalë.Yllka në vjeshtë niset në fakultet. Ishte koha e fillimit të studimeveve universitare.Atje ajo njihet me një djalë bukurosh të heshtur që quhej Agim,mirëpo  nuk ishte gjë tjetër, përveçse vllahu me nënë i djaloshit që la në qytetin V,mësuesit të saj të shkollës që i hodhi befasisht propozimin për fejesë,në mbrëmjen e fundit të maturës.Drama që rrjedh në këtë roman.Ngjarjet kanë disa qytete paralelisht mirëpo nisin diku në jug. Autori shpesh në veprat e tij sjell ngjarje jetësore nga qyteti jugor detar V.Yllka,sportiste,gjimnaziste,bukuroshe në përfundim të maturës pas mbrëmjes së fundit të lamtumirës mes emocioneve dhe festës,trokitje së gotave ,rrëmetit dhe zhurmës së orkestrës,brohoritjeve dhe çastit  ekstazë ,Zoti  i ndaluar por për ata ishte ay kulm në atë kulvi ,ekstaza rinore në shpërthim dhe pavedijes se çdo të ndodh pas kësaj nate të fundit,çuditërisht  merr një  propozim martese  nga mësuesi i saj, Shpëtimi.Në këtë natë të bukur hënore,shkëlqimi i saj mahnitës argjendëronte gjithshka në tokë,energjia e saj godiste brigjet dëshmitare të personazhe të këtij romani .Mësues Shpëtimi një djalë nga një familje e respektuar,me njerkë një mjeke spitali, gjendej në cektinën e parë të fillesë dashurore. Bukuroshja ,basketbolliste e skuadrës kampione të qytetit i kishte prishur mendtë. Ikja në Tiranë dhe lidhja me një djalosh tjetër student e trondit familjen e Shpëtimit.Paralelisht,autori sjell dramën e nënë së Shëptimit.E lënë në hije,Vojsava e ndarë nga burri gjendet në një periferi të qytetit diku ku punohej për minierën.Me një morri problemesh ne jetën epërditshme të një opinioni q ngjason me natën me hënë të Kadaresë,ajo ishte futur në guacën e saj të pashëmbte deri në momentin kur Oresti, inxhinieri i huaj i vënë në shërbim të shërbimit sekret,martohet ,ndërkaq ikën në veri pas bashkëshortit të saj.Ngjarjet rrjedhin lirshëm duhet theksuar pena e çliruar e autorit që sjell ngjarje pa rëndesa artificiale. Djali i ciftit Vojsava-Orest ishte vllahu i Shpëtimit mësuesit që kishte mbetur në dilemë dhe pa shpresë nga basketbollistja.Agimi kërkon të fejohet me vashën e bukur sportiste të qytetit jugor dhe aty rrëfehet i gjithë misteri. Në fund të tunelit,dritë ka.Agimi, ishte djali i dytë i Vojsavës. Shpëtimi i ishte djali i parë i Vojsavës.Dy motrat nga nëna Shpëtimit dhe njerka  e Shpëtimit, autorit të romanit,deri në fund tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë duke u martuar Artemisin me Orestin,ndërkaq vajzat e shfaqur fare portretit i t re në këtë roman,marrin rrugën e  semaforët ku shitej  mishi i bardhë  si shumë fatkeqe të tjera të këtij vendi,shtegtuan për një jetë më të mirë duke përfunduar ndër semaforë .Yllka ajo sportistja bukuroshe e lakmuar nga dy vëllezërit me fate të ndryshme shkoi përgjithnjë në varrezat publike në kodrinën e qytetit.Lulet dhe lotët i ka përherë nga shoqja e saj më e mirë, Tefta.Ka edhe mjaftë rethan dhe situata të tjera të cilat lexohen këndshëm.Personazhet që sjell autori duke i vendosur  sipas rrjedhës në roman Shpëtim-,Yllka. Yllka – Agim.Artemis-Vojsava.Sulo-Orest.Tefta-Shpëtim.Orest-Artemis,etj.

3.

Autori Petraq Pali,shtonë në morinë botimeve të tij edhe romanin e fundit:”Apokaliptik”.Është një autor, që ka nevojë për vëmendje nga kritika e cila sot ka mbetur pezull. Është autor,i që ka sjellë në krijimet  e tij ,dramat e vogla apo të mëdha të jetës ,familjes shqiptare në sistemin  e kaluar,ku mungonin mjaft nga liritë dhe të drejtat e njeriut. Shumë romane dhe krijime të tij janë marrë nga ngjarje reale të jetë shqiptare në 60 vitet e fundit. Duhet theksuar se autorët, që kanë rrëfyer këto ngjarje janë ende gjallë dhe e kanë  parë me sytë e tyre realitetin e kohës.

Comments (1 posted):

Bilbil on 28/06/2018 12:36:01
avatar
O Gëzim, në qoftë se është kjo letërsia ..... në ferr shkofshin shkrimtarët!
Përse bëni sikur nuk keni lexuar kurrë libra të vërtetë?!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1