Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | KUR METAFORA RREZATON MIRËSI UNIVERSALE

KUR METAFORA RREZATON MIRËSI UNIVERSALE

Font size: Decrease font Enlarge font
image “ Mbledhësi I mjegullave”

Dhimitri Pojanaku

KUR METAFORA RREZATON MIRËSI UNIVERSALE

( Vështrim mbi librin “ Mbledhësi I mjegullave” të poetit Sami Velcani)

 

Bukur,madje fort bukur kjo gjetje “mbledhja e mjegulla”, po, përse i  mbledh? Po dal njëherë se sikur po e nis nga fundi.A nuk është një thagmë letrare metafora " mbledh mjegulla?! A nuk mbetesh i habitur,gati i trullosur kur ndeshesh me këtë magji që shpik mendja njerëzore?! "Mbledh mjegull" thotë poeti,dhe na shtang që në fillim,sikur na vë të ecim mbi tokë si në filmat me magjira.Dhe kur e pyes nga e gjete këtë mrekulli ai hesht gati me një heshtje olimpike! Të isha unë do thërrisja nga gëzimi sa të zgjoja edhe pyjet më të fjetur.Do u vija një kurorë tekave e kapriçiove,edhe pse i kam me aq bollëk.

Dhe kjo bëhet shkak të bëj një pyetje qe ende më torturon nëse duhet ta bëj,edhe nëqoftë një lajthitje nendore e çatit, pra sa të më mbetet merak për kushedi sa vjet,perse  nuk e thashë po e plas tani :

A mundet metafora ,meqë ngjizet në shpirtin e poetit,të na tregvje edhe portretin e Tij, ,madje edhe karakterin ashtu si shprehja “  çka zemra e tregojnë sytë?!” 

 

II

 

Tani mund të kthehemi tek pyetja si dhe. përse i mledh,që unë u nxitova rrëmbimthi në fillim. I gjuan kur janë ende si lehona në shtratet e luginave,kur brerojnë majat e maleve,trazojnë sqetullat e pyjeve?!I mbledh mos mbulojnë diellin në një vend,i dënd e I  kthen në shi për toka të zhuritura?

Po prit,prii,do thoni ju,këtë e kryen vetëm dora e Zotit! Po unë i përjetoj mirësitë nga dora e njeriut. Nuk ish mirësi dora e tim eti tek piqte bukë avuj të ngrohtë, e nëna Vasës, që i jepte çdo fëmije që i kalonte para portës mollë nga qilari, skanë mirësi doçkat e Asherit, pinjollit më të vogël të fisit Tim,tek të përkëdhelin?

Nëse i mbledhim gjithë këto mirësi nga një mëhallë në tjeyrën,nga një qytet në tjetrin, a nuk formojmë një dorë si ajo e Zotit mbi tokë?!

Me kujtohet kur shkonim aksioneve,mbaj mend se jam mbledhur pambuk në Plug.

Noshta tek i shihja grumbuj-grumj mund t’i krahësoja me re të bardha,se edhe unë kam shkruar që aher dhe më parë,por kurrsesi nuk do më shkonte muza tek mvledhja e mjegullave. 

Sa mistere pasja  bota e poetit,të jep ca fije ngjyra-ngjyara, e të thotë end në vegjë çfarë të duash:thurr një qilim fluturues e pushto botën,nese do pak vetmi shtro një rrugicë ëndërrimtare në korridoret e shtëpisë,e nëse ke fantazi me tepri,ndërto  një pallat të xhamtë me princa e dukesha,luaj atje komedi gazmore ose edhe ndonje skenë makbethiane, bëj gjithëçka që hyn e bindur në kornizat e jetës ose dek prej andej mospërfillëse e plot triumf.

 

III

M' u bë sikur atë që do u thoja tani e kisha çikur pak më lart dhe u gëzova që nuk isha para një përsëritje që më duket se të shtërngojnë syrin si ca këpucë fringo të reja,që edhe pse na rrinë pak të vogëla,duam t’i veshim se s’bën!E meqë jemi tek këpucët, poeti na çudit përsëri, se “ mbath e zbath këpucët e erës” ! Edhe pse e kisha kaq përballë këtë metaforë gati sa s'klitha: Ben be,vërtet e ka thënë?! Si mundi?! Dhe vërtet, si

Si mundet poeti ,që kur dëshiroka ja mbath dhe ja zbadh këpucët erës?! Ja heq këpucët kur e sheh që është lodhur duke u endur mbi kurrizet e botës?! Kur parandjen ndonjë stuhi rreqethëse?Duhet të pyes poetin por mendja ma thotë se do jenë këpucë jo vetëm pa lidhësa por edhe pa numur.po sikur ti'a kërkoja unë ato këpucë për një shëtitje nëpër atdhe,se kam qënë Manhattan e nuk kam parë magjinë e Valbonës, kam qënë Rome,Milano, e nuk kam parë Vermoshin?!

Qan era për këpucët si fëmijët kur duan të dalin jashtë edhe në suferinë? Mendoj se nuk do jenë këpucë patinatoreje apo atletësh, me gjasa të shumta duhet të jenë si ato papucet e balerinave të thurrura me petale lulesh të bardha e vjollcë që i mban të freskëta  shpirti krijues.

       Ku do shkoja tjetër me këpucët e erës, që ne mos m'i dhëntë poeti me dëshirë do bie në mëkat e do i'a vjedh veç për pak?  Do doja të merrja me të ca urrejtje,edhe pse ne hak,t’i vërtitnim si fugë dhe asnjëherë mos u shihja bojën!

IV

Mahnitjen që më sjell rënia e një ylli më sjellin edhe metaforat që sikur vijnë tek ne nga hapësirat ku bnojnë muzat e poetëve.

“ fjollat e tymit,/u japin qiejve dhimbje’'

 

        Të jetë ky tymi i vatrave njerëzore? Atje ku drutë bëhen flakë e prej ndonjë dhimbje të thellë flaka bëhet tym?! E zemë se qënka kështu po aher, përse poeti u çon këtë dhimbje qiejve? Patjetër që edhe kjo ka shpjegim dhe nuk cënon aspak teorinë time se metaforat e poetit rrezatojnë mirësi universale

Qiellit i duhen t'i përcjellë dikush një dhimbje nga toka.Kjo do e zgjonte nga ajo gjumesi e thellë, nga indiferenca absolute. Do ja praronte më tepër kthjelltësinë. Të jetë kjo poet?! Dhe përsëri poeti veç më sheh e nuk flet. Sytë vringëllues thotë se ti japësh dikujt një dhimbje për ta rizgjuar, një dhimbje nga toka si për ta qshkundur e për të parë ç'bëhet mbi tokë, a nuk është kjo një mirësi?!

Mund të thosh se avionët i çojnë qiellit dhimbje, pot jo.! Poeti kërkon një dhimbje të drejpërdrejtë, që duke e përshkruar tej e tej, ta ndiejë, përjetojë. Dhimbjet njerëzore që mund të qëllojnë në aeroplan, janë si nën koracë, nuk prekin dot nervin e qiellit. Fjollat e tymit,po! Ato kanë magjinë që duke e përkedhelur t'i rrefejnë dhimbjen.

V

 

Metaforat në libër t’i rrëmbejnë sytë ashtu si grimcat e floririt rërës  ndanë brigjeve të një lumi të pasur.

 

Por  meraforat e goditura ashtu si sendet me  burime drite,nuk duhen vështruar pa u'a ndarë  sytë për një kohë të gjatë. Duhen parë kohë pas kohe, ç'ka  shton ëndjen.

 

 

      Ndaj,duhet  të  pushoj pak…

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1