Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Me skicat e Llaçit shohim ambientin me sy të ri

Me skicat e Llaçit shohim ambientin me sy të ri

Font size: Decrease font Enlarge font
image Edmond Llaçi

Me skicat e Llaçit shohim ambientin me sy të ri

Dr Fatmir Terziu

 

 

Skica letrare e autorit shqiptar, Edmond Llaçi, na jep një argument që në fillim të herës, se është një lëvrim krijues e artistik, që duhet të vlerësohet më shumë se zakonisht. Themi kështu, pasi lëvruesit e skicës letrare, janë disi më të pakët në numër, janë disi më të rezervuar në këtë gjini letrare. Nëse leximi dhe shkrimi i tij e sjell atë përsëri mes lexuesit shqiptar, ajo në këtë mënyrë dëshmon vlerën e saj një mijë herë të rilindur e të dedikuar në rrugën e saj të hershme. Arsyeja, natyrisht, që skicat kanë shijen dhe pëlqimin ndryshe, pothuajse janë të paktë ata që i shkruajnë, sikurse cituam, ama tregojnë se janë një zhanër narrativ dhe se çdo transmetim është rastësor dhe zakonisht mbetet vetëm një pjesë e kornizës, edhe pse natyrisht në skicat biografike ato zënë një vend më të madh. Skica duke qenë një përshkrim impresiv i përshtypjeve të një mendjeje të ndjeshme, tregon në fakt, se është një skicë e jetës së zakonshme  dhe kështu ndodh që shumë njerëz gjejnë një përshkrim të zgjeruar në prozë letrare të mërzitshme, duke pasur ndjeshmëri të çmuar në atë që sillen me termin “pak” tekst. Kjo, e afron skicën me poezinë didaktike si qasja më e lehtësuar estetike në mendjen e epokës që jetojmë. Kaq, ndoshta vetëm kaq është duke thënë mjaft. Është e domosdoshme së pari të ndalemi shkurt tek rrugëtimi skicës. 

Skica letrare, ose ashtu sikurse njihet më gjerë është tregimi i shkurtër, ose një lloj i shkurtër i prozës. Në botën Perëndimore shpesh skica letrare është një tregim zbavitës i një aspekti të një kulture të shkruar nga dikush brenda kësaj kulture për lexuesit jashtë saj. Si shembull mund të sillen anekdotat e një udhëtari në Indi të botuara në ndonjë revistë të një vendi Perëndimor apo dhe më gjerë. Por ajo që duhet mirëkuptuar, skica është joformale në stil. Skica është më pak dramatike, por ama është dhe duhet të jetë më analitike dhe përshkruese sesa një përrallë, apo edhe vetë dhe tregimi i shkurtër. Një shkrimtar i një skeme të tillë, mban një ton të zhurmshëm dhe të njohur, duke nënkuptuar pikat e tij të mëdha dhe mbetet gjithnjë duke sugjeruar, në vend që të thotë e të japë, përfundime. Një variant i zakonshëm është skica e karakterit, një formë e biografisë rastësore që zakonisht përbëhet nga një seri anekdotash rreth një personi real apo imagjinar. Skica u prezantua pas shekullit të 16-të në përgjigje të interesit në rritje të klasës së mesme në realizmin social. Forma arriti kulmin e popullaritetit në shekujt 18 dhe 19 dhe përfaqësohet nga skica të tilla të famshme si ato të Joseph Addison dhe Richard Steele (1711-12). Ata krijuan karaktere si Z. Spectator, Sir Roger de Coverley, Captain Sentry dhe Sir Andreë Freeport, përfaqësues të niveleve të ndryshme të shoqërisë angleze, të cilët komentojnë mbi sjelljet dhe moralin e Londrës. Libri i skicës së Geoffrey Crayon, Gent. (1819-20) është tregimi i Irving mbi peizazhin dhe zakonet angleze për lexuesit në Shtetet e Bashkuara. Në Shqipëri dhe në trojet e tjera etnike me shqiptarë, mjaft autorë me emër në vite i janë përkushtuar skicave. Emra të njohur dhe të tjerë kanë lëvruar skicën letrare për të treguar pikërisht atë që synohet me shkrimin dhe lëvrimin e  saj. Sulejman Mato, ndërsa ‘këshillon’ për njehjen e dhe interpretimin e saktë të skicës letrare, me të drejtë shprehet se “Skica letrare nuk është ekuacion matematike, as ligje kimike dhe as njohuri biologjike. Skica letrare  është një krijim ku vlerësohen aftësitë e shprehjes së lirë.”

Duke parë këtë hyrje të shkurtër, jo thjesht sqaruese, por dhe të domosdoshme në arsyen e shkrimit tonë, duket qartë se shkrimi i Edmond Llaçit, angazhimi i tij në skicat letrare, është sa racional dhe po aq i formatuar, pasi ai apriori zbaton preambulën se para se të fillojë të shkruajë, është mirë i siguruar se mendimet e tij janë të organizuara si duhet. Mjeti më i mirë i kësaj rruge të shkrimit të këtij autori natyrisht mbetet, jo thjesht ajo që është për të organizuar mendimet në këtë çast dhe që është skicimi, pra rrugëtimi i parë deri tek skica letrare, por tërësia e akumulimt dhe shtrydhjes së mendimit në një sitë të veçantë të talentit të tij për të riformatuar mendimin dhe për të dhënë skica të lexueshme e të pëlqyeshme. 

Në një farë mënyre, skica e Llaçit në vetvete është një lloj projekti për variantin apo kopjen përfundimtare të mendimit të tij. Autori për të ndërtuar një skicë të ideve të tij, e cila duket qartë se kryen më pas dy anë të menjëhershmë, e ndihmon vetë autorin në shkrimin e skicës, dhe lexuesin në interpretimin dhe kuptimin e saj, pra vetvetiu autori kalon në sitën e tij fjalën, respektin për fjalën e gjetur, angazhimin e vetë fjalës në funksionin e duhur, rimodelimin e saj në rastin e skicave autoriale dhe portretore e më tej deri në krasitjen e vetë fjalës së tepërt. Përmes fjalës autori ka një detyrë specifike tek skica letrare, që të gjej dhe formulojë bukur titullin. Përmes leximit të skicave të këtij autori shohim se titulli është një element që i jep unitet dhe kuptim, por që shpesh kalon pa u vënë re dhe nënvlerësohet, duke bërë kështu që mjaft skica të kalojnë në një dualitet kuptimi. Kjo në raste të vogla kur titulli i shkurtër qas një mendim të atillë që pret nëntitullin të saktësojë dhe anasjelltas, sikurse ndodh tek skica “Premtimi pashprehur”, me të cilën nëntulli “Kushtuar Antikes motrës të Bilal Xhaferrit” na kujton se titullin nuk duhet të vihet në thonjëza dhe është mirë që titujt të jenë të shkurtër. Edmond Llaçi është i kujdesshëm dhe mjaft i sinqertë kur vendos dhe zgjedh titujt e skicave të tij “Të çmëndurit”, “Porosia”, “Rrëfimi i një arxhiu”, “Në ato netë”, “Iriqi i detit” etj. Krahas strukturimit të saktë të titullit tek skicat letrare të këtij autori gjuha letërsia është themeli i procesit të të nxënit, i komunikimit, i formimit të identitetit personal e kulturor, si dhe i krijimit të marrëdhënieve shoqërore, në një kënd që ai e sheh dhe e parashtron si të rrëndësishëm në tërësinë e tij të dhënies së mesazhit dhe komunikimit me lexuesit.

Përmes gjuhës vetëkuptohet se autori ka një objekt të veçantë që të paraqesë dhe të shkruajë fjali të thjeshta dhe të përbëra për të shprehur mendime të caktuara, ku shihet se shkrimi i tij, pra skicat letrare dhe mirështrimi i tyre letrar është i domosdoshëm për çdo nivel lexuesi. Brenda kësaj rregullsie skicat e autorit janë piktura efikase të ndërlidhura, që herë skicojnë natyrën, herë kujtesën, herë traditën, herë dëshirën dhe në të gjitha rastet kanë koloritin e duhur të domosdoshëm për të sanksionuar komunikimin letrar. Duket qartë nga leximi i skicave të tilla si “Vdekja e peshkatarit”, “Vazhdimisht i njëjti”, “Mëzi”, “Të çmëndurit” etj., se pika themelore e  tyre është, tek fjalët e skucuesit me emër Irving, mes të cilës kuptojmë se shkrimtari duhet të vëzhgojë “me vështrimin e zhurmshëm me të cilin të dashuruarit e përulur të shëtitjes piktoreske nga dritarja e një dyqani të shkruar në tjetrën, të kapur ndonjëherë nga delineacionet e bukurisë, nganjëherë nga shtrembërimet e karikaturës, dhe ndonjëherë nga bukuria e peizazhit”. Vetëm mes kësaj shkrimtari i skicave është ekuivalenti letrar i një artisti në Grand Tour (qoftë amator apo profesional, nuk ka rëndësi) duke tërhequr skica të rrënojave, skulpturave, njerëzve dhe të ngjashmërive, gjëra që janë ‘piktoreske’, ku duket qartë se ai ose ajo ndodhin aksidentalisht ose pothuajse aksidentalisht, jana ata ose ato, që pranojnë të vëzhgohen me një sy të qetë dhe reflektues dhe i japin një përshkrim evokues atyre që janë me ndjeshmëri. 

Skica e Edmond Llaçit përtej të gjitha ngjyrimeve dhe leximeve nga kënde të ndryshme, nuk është një zhanër moralist, por, siç mund të shihet në disa pika ajo afrohet tek skica e të madhit Dickens, duke na dhënë rastin të kuprojmë se skica mund të krijohet për të ngjallur mendime rreth virtytit ose gjykimit ose (siç është skica e Llaçit “Përmendorja prej gipsi”) ku reflekton më tej se qëllimi. Në duart e Edmond Llaçit ajo tregon se mund të jetë mjaft imagjinative, në të cilën Llaçi përshkruan gjithçka tej natyrës duke imagjinuar se të gjithë gjërat që sheh syri i përkasin një njeriu, dhe duke lexuar atë histori të njeriut jashtë tyre, lexuesi kupton fare qartë mesazhin e autorit. Sigurisht, ky është një pajisje përshkruese; është shumë e vështirë që të gjitha gjërat i përkasin një njeriu. Por, duke i trajtuar ata sikur të ishin, autori është në gjendje të sjellë çdo inskenim në një skicë të gjallë, të krijojë besim dhe mesazh të qartë. 

Skica e Llaçit, ashtu si dhe skica në tërësi nuk është një zhanër satirik, por një shkrimtar i tillë në botën e shkrimit të skicave mund të bëjë përshkrimin që ngjall një pamje satirike, cinike apo ironike të botës; disa nga skemat e tij janë shembuj i mirë i kësaj. Po aq skica e Llaçit nuk është një zhanër fantastik, por dikush brenda leximit mund të gjejë dhe vetvetiu mund të bëjë përshkrimin me fjalët që të emocionojnë fantazitë më të egra. Nëse, me piktorin dhe fotografin ndodh që fotografia është e përbërë artistikisht siç duhet, çështja e zakonshme e jetës mund të mbetet intime tek gjërat më të larta dhe më të ulëta, tek ato që krijojnë mundësinë të ndjellin gamën më të plotë të mendimit dhe idesë njerëzore. Gjërat e çmendura tregohen të jenë, siç thotë Dickens, “ushqim i pashtershëm për spekulime” dhe ne fillojmë ta shohim botën me sy të ri. Me leximin  e skicave të Edmond Llaçit ne dhe lexuesi e kemi këtë mundësi. 

Comments (1 posted):

timo on 02/06/2018 20:15:57
avatar
Pershendes z Fatmir Terziu per kete analize te krijimtarise se Edmond Llacit, krijimtari e c ila duhet pershendetur per prurjen dhe arritjen e saj. Kjo analize inkurajuese dhe nxitese per autorin e skicave, te ketyre perlave te vogla letrare eshte edhe nje pasqyre e shpirtit dhe talentit te vete autorit Fatmir Terziu, i cili gjithmon ka evidentuar dhe inkurajuar autoret me vullnet e talent.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1