Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | "Trekëndshi i BERMUNDËS" në romanin "Apoliptik" të PETRAQ PALIT!

"Trekëndshi i BERMUNDËS" në romanin "Apoliptik" të PETRAQ PALIT!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përparim Hysi

"Trekëndshi i BERMUNDËS" në romanin "Apoliptik" të PETRAQ PALIT!
                       (ese)

Nga   Përparim    Hysi

 Emërtimi im është disi metaforik. Sado metaforik,por analogjia është e qëlluar. I ashtuquajturi,"Trekëndshi i Bermundës" është vendi mister ku"humbin pa nam e nishan" avionë a anije dhe,po kështu, në këtë roman humbin pa nam e nishan  shkatërrohen  tri familje.
Ngjarjet zhvillohen me aq shpejtësi,sa të duket që çdo  kapitull në roman mbaron  brenda 24 orësh.Tema është aq intringuese sa ti, si lexues, e humbet njësinë kohë. Në vështrim të përgjithshëm, duket se autori jeton me   gjithë ciklin e romanit dhe, pa menduar se bëj pak emfazë, më duket si ajo gruaja shtatëzënë që nuk i durohet  sa të lindë. Është një lloj agonie që,MAJA ANGELON,e ka thënë kështu:"Nuk ka agoni më të madhe se të mbash  përbrenda   një histori të patreguar". Dhe para se të flasim për   këtë "Trekëndësh të BERMUNDËS" made in PETRAQ JANKO PALI , le të flasim  dhe dy fjalë për autorin.
                                                      *     *   *   
Petraq JANKO PALI është nga ata njerëz, që e ka filluar krijmitarinë letrare, pasi u përmbys diktatura. Për të qenë më i drejtpërdrejtë me lexuesin, e gjej me vend që të përshëndes një koleg cilësor të shkrimeve, ROBERT MARTIKO, që ka gjetur një emërtim nga më të goditurit: shkrimtar pas "Rënies së Murit të BERLINIT". Pra,PETRAQ PALI, në këtë kategori  shkrimtarësh futet. Është krijues shumëplanesh: në poezi (poezi e poema); në prozë:tregimin e shkurtër, novelë, romane; mjeshtër për reportazhe dhe,veç tyre, është autor i një monodrame. Veprimtaria e gjithanëshme: edhe në emigrim i kudondodhur: përdisa vjet nme radhë ka qenë sekretar i SHOQATËS TË SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË; anëtar i klubit të  SHkrimtaëve"Petro Marko"në Vlorë; prej kohësh drejton shoqatën "Lidhja Qeparotase edhe miqtë e saj". Është promotor i kësa shoqate. Në Virxhinia të SHBA-së, me shpenzimet e veta qe drejtues i shkollës Shqipe"Janko Pali";prej vjetësh është  korrespodent  në emisionin shqip tek Radio "SOFJA". Është mjeshtër me duar të arta për  skalitjen e gurit. Atë që nuk e arriti në kohën e diktaturës, për shkaqe sa objektive dhe aq subjektive, e arriti atë në moshën 64 -vjeçare: u diplomua si  jurist pa shkëptuje nga puna. Sado që famijarisht banon në Virxhinia të SHBA_së dhe, sado që është dhe nënshtetas amerikan, është aq i lidhur me Shqipërinë, Vlorën dhe, sidomos,me QEPARONË,ai,sikur e ndan jetën përgjysëm: tani që ka dalë në pension, një pjesë të mirë të vitit e kalon në Shqipëri.
    Është shumë dinamik dhe jo sikur e jeton jetën,por sikur vrapon. I padikuar nga çmimet e vlerësimet  për librat,qoftë në prozë apo poezi, ai e ka kaluar me sukses  atë rrezik që ndodh në demokraci: gati shkruajnë të tërë dhe ka firo cilësore. Është aq i çuditshëm në temat që trajton,sa, pasi lexon një libër, të dalë nga duarët e tij nuk do që të ndahesh. Jam një nga ata lexues që,pothuaj, i kam lexuar të gjitha librat e tij dhe në një gjykim timin,ashtu kalimthi, për PETRAQIN që nuk ka mbaruar për letërsi,por prodhon letërsi, më duket se ka ndodhur ajo që thotë LUI ARAGON:"Më morën fjalët prej dore".
E morën "prej dore" Petraq JANKO PALIN,por jo vetëm nuk e humbi pusullën,por e gatoi artistikisht,e skaliti ashtu si gurin apo e qendisi si me bizë në gjergjefin e LETRAVE. Nuk shkruaj me superlativa, por nisem nga fakte shumë domethënëse: dikur e kam quajtur "ZHorzh Simenon" se dhe ky,Petraq Pali, kishte atë"Komisarin Megre" shqiptar.
                                                             *      *    *   
Pikaso thotë:"Arti shplan nga shpirti pluhurin e përditshëm". Unë nuk e di nëse PETRAQ PALI e di këtë thënie të PIKTORIT TË MADH,por në gjykimin  tim, në librin"Apokliptik" ai  sikur këtë "pluhur të kohës së diktaturës" heq, duke trajtuar një idil dashurie. Flasim për një kohë kur shteti shqiptar ishte i "NJËSHIT". Përmjet "Trekëndshit të BERMUNDËS" autori thotë (përmjet ngjarjeve tragjike që ndodhin "brenda këtij trekëndshi") atë  që aq bukur e ka thënë SOFOKLIU:"Një shtet nuk është më shtet,po i takoi  një njeriu". Dhe, nëse vazhdoj  me arsyetimet e mia (mbëshetur tek romani,sigurisht),ndodh ajo që dihet botërisht: në shtetin diktatorial çdo njeri survejohet dhe,ç'është më e keqja:diktatura jo vetëm i  do njerëzit të nënshtruar, por dhe ca më keq: të nënështruarit duhet të hiqen të lumtur. Të gjithë këtë panoramë disi absurde e gjen në faqe të romanit. Befasitë në roman janë tronditëse. Merni me mend, një studente si YLLKA ende është nën tutelën e prindërve, kur vendoset për jetën e saj; kjo nga prindërit, prindërit tek partia se është ajo kohë" kur të digjej shtëpia" dhe, në vend të të dridhej mjekrra për hallin që të ka gjetur, do tregoheshe "ilumtur":-Të rrojë partia dhe,pa dyshim,"njeriu që kish më shumë merita",(kur bërtiste MIGJENI): -Të rrojë shoku Enver! Kish lindur"homosapiensi komunist". Kur titulli"komunist" u  bë gati si profesion. Mos largohemi nga "trekëndshi" YLLKA dashuron Agmin; në të njëjtën kohë YLLKËN e donte profesori i saj,SHPËTIMI. Dhe ja befasia e madhe: të dy"dashnorët" (nëse i emërtojmë kështu) janë vëllezër nga një nënë e nga një babë, të divorcuar prej kohësh dhe,dy vëllezërit as që e njohin njëri-tjetrin.
Robert Frost thotë:" Nëse nuk ka befasi tek shkrimtari,atëherë nuk ka befasi as tek lexuesi".Këtu. tek befasia për lexuesin, vihet re dhe mjeshtëria e shkrimtarit. Ai, si për ta shpëtuar këtë dashuri, fut si"amortizator" për ta zbutur situatën TEFTËN, një shoqe të YLLKËS. TEFTA është "martirja" që sakrfikohet për të bërë të lumtur shoqen e saj. Tefta,sado që dhunohet nga Shpëtimi, është ajo femra e nënshtruar shqiptare që ruan"nderin" e burrit.
Për të mos e lodhur lexuesin e këtij shkrimi modest:dashuria e sinqertë YLLKA dhe AGIM shkatërrohet.Skizofreni Shpëtim që desh  të mbytte martiren TEFTË,vret me thikë YLLKËN; Vojsava nëna e vëllezërve vret veten dhe po kështu marrin rrokullimën njerka e Shpëtimit me dy motrat e tij të ftohta(përfundojnë semaforëve);thjeshtri i Agimit,inxhinier Oresti,dyfytyrësh e shëmtim nga  ana morale.Por, pse ndodh kështu? Se ende civilizimi është larg.Se shoqëria është paternaliste. Se, siç thotë Kadare" Ende jemi pasgjerë të mesjetes mbi trena modernë".Pra, në gjithë këtë"trekëndësh" ka vërtet ngjashmëri  me atë nominim timin.
Por, në fund të fundit, kjo është dhe merita e autorit. Dhe tek mendoj autorin,si një krijues gjithë planesh (autor i 22 librave), më vjen ndërmend ajo që thotë CVAJGU:" E dua njerinë që bën të pamundurën". Dhe kam arsye që ta dua dhe tek e mbyll këtë shkrim modest, për romanin"Apokaliptik", me PETRAQ JANKO PALIN, them pa frikë se me të ka ndodhur ajo që aq bukur e ka thënë me kohë GUSTAV  FLOBERT: "Autori në veprën e vetë duhet të jetë si PERËNDIA: kudo i pranishëm dhe askund i dukshëm".Lexojeni dhe,po e vutë re autorin, do t'u kërkoj ndjesë.

                           Tiranë,8 maj 2018
   

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1