Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Ëndrrat që morën "peng" Poeten ELIDA PRIFTI

Ëndrrat që morën "peng" Poeten ELIDA PRIFTI

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përparim Hysi

Ëndrrat që morën "peng" Poeten ELIDA  PRIFTI
                          (ese)

Nga  Përparim   Hysi

   Më së fundi,poetja  ELIDA  PRIFTI, ia doli të dalë me vëllimin e dytë poetik "Më morën ëndrrat". Sa vë re, pas një leximi thelbësor, ky vëllim krahasuar me librin e saj të parë, po me poezi "Ç'kërkojmë nga kjo botë?", shënon një rritje ciësore jo vetëm nga gama dhe tematika e  larmishme të poezive, por dhe nga ana artistike. Siç duket, ajo thënia proverbiale që, po u bëra dhe njëherë nuse, e di vet se si nusëroj, i jep përgjigjje pozitive këtij "nusërimi" për së dyti. Këtë radhë "nusja" ka dalë më e bukur dhe"paja"  që ka sjellë kjo"nuse e bukur", është ku e ku më sinjifikative. Këtë radhë,sa vë re unë, poetja është më lakonike dhe më me këmbë mbi tokë.
Poezitë e këtij vëllimi janë lirike dhe tematika e larmishme. Sado në emigrim,poetja nuk është kozmopolite dhe, vete nga vete, "shtëpinë e Atdheut" e mban mbi vete. Ashtu si vete gjuha ku dhëmb dhëmbi, ashtu dhe ajo jo vetëm e ka Atdheun mbi shpinë, por  jeton  e përjeton me hallet e Atdheut. Rënkon dhe shfryn me vargjet e saj,kur sheh që ka" më shumë parti/se sa qytete/ se partitë shtohen si krimbat pas shiut... dhe,tek sheh që gjithë liderët e partive janë kthyer në"tregtarë sharlatanë apo janë kthyer në "syfete",ndaj poetja tek e mbyll poezinë e saj "Paradoks",lëshon anatemën mallkuese:-Bir,Selman i nënës kë të qajë më parë?!!!
Si e emigruar prej kohësh, malli për Atdhenë është ai guri mitologjik i Sizifit që më kot mundohet ta heqë nga supet,por ja që nuk mundet.Këtë gur e zhdrron në jastëk ku mbështet kokën:"Gurin e vendit tim/e dua jastëk për kokë dhe më tej një varg sa sinjifikativ,aq dhe imperativ; dominues që i jep poezisë një vlerë të epërme:"Nuk ka si Shqipëria tjetër vend në botë/ dhe këtë e ndjen vetëm, kur je larg.

                                                    *     *    *   
Nëse metaforokisht poeten e"marrin ëndrrat", mos kujtoni se është ose somnabull,ose aluçinante. Jo.Është e kthjellët si dita plot diell, por turbullohet dhe nuk mbyll sytë rehat, se,siç thotë poetja"një sy e mban hapur". Tek e lexon, menjëherë si lexues të lind pyetja e drejtpërdrejtë:-Përse poetja nuk fle rehat? Dhe,përmjet vargjeve të vjen përgjigja:- se,metaforkisht ajo një sy e kthen në lupëvëzhguese të halleve të popullit/ ose,siç vëren në një poezi tjetër,ajo kthyer në atë Diogjenin e lashtë që kërkon njeriun, vëren me keqardhje se mungon njeriu apo  siç e thotë me vargje:"... ka humbur njerëzillëku dhe ka lindur jazëku"!!!
Në temat sociale ajo bëhet më e prekshme me poezitë e saj.Fryn e shfryn,kur sheh  se në Shqipëri ka më shumë "Sokratë të vuajtur" se sa"derra të kënaqur".Këta,"derrat e kënaqur",  njësoj si Dantja do  t'i shoh në FERR. Për të treguar neverinë e saj i  stigmatizon si"lakuriq të natës" që i tremben dritës.
                                                    *      *     *
Ajo që dua të vë në dukje tek kjo poete lirike, është fakti se ajo si familjare e mirë,ende nuk e ka arritur atë guxim qytetar të"unit" poetik të saj. E quan "mëkat" sikur të guxojë e t'i drejtohet një miku iks. Vuan atë"sindromën" e moralit puritan apo vargjet e një"intimiteti poetik" si "fakt i kryer". Kjo "drojë" është deviza që nuk i shkon kostumit të saj të vjershërimit. Nga kjo"lloj droje" ajo duhet të çlirohet pa tjetër.
Nëse unë nuk po vazhdoj  e të citoj poezi të tjera të poetes ELIDA PRIFTI,e bëj qëllimisht.Kureshtarët majftojnë t'i mbajnë "kredencialet" me autoren për librin dhe kanë për të parë se atje kanë për të gjetur dhe "ëndrrat e tyre". Unë që po shkruaj për të, ju siguroj. Poezitë e POETES ELIDA PRIFTI janë si një aperativ që ju relakson. Provoni dhe nuk do mbeteni të zhgënjyer.
Si redaktor i këtij libri, dua të falnderoj punën e mirë dhe aq cilësore të botuesit "ADA", zotit ROLAND LUSHI që jo vetëm është i përpiktë si sahat "OMEGA",por dhe një profesionist i zoti.

                 Tiranë, 5 maj 2018

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1