Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Tradita dhe avant-gardja e pikturës së Petro Dhimitrit

Tradita dhe avant-gardja e pikturës së Petro Dhimitrit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Tradita dhe avant-gardja e pikturës së Petro Dhimitrit

Tradita dhe avant-gardja e pikturës së Petro Dhimitrit
Dhe ne me këtë gjuhë të penelit të artë të Petro Dhimitrit duhet të zgjerojmë më tej vlerat që ka piktura e tij

Tradita dhe avant-gardja e pikturës së Petro Dhimitrit është një ndalesë e detyruar arti. Një ndalesë e ndjeshme me pikëqendër komunikimin semantik me gjuhën e pikturës që prodhon vetë artin. Artin që shpeshherë të lidh me personin. Me personin krijues, që, pra natyrshëm, të lidh gjuha e pikturës. Ajo gjuhë që Barthez tek “Kamera Luçida” e quajti gjuhë të veçantë njohjeje (Barthes, 1981:67). Ndërsa Jean Baudiullard e quajti ‘gjuhë me procese semantike’ që afrojnë njohje (Baudiullard, 1983:126). Në fakt unë kurrë nuk e kam njohur këtë autor shqiptar. As kam komunikuar ndonjëherë. Zoti Dhimitri vetë deklaron se “Ashtu si unë për ju, edhe ju për mua jeni krejt i panjohur. Kështu është më mirë, se mund të analizoni punimet, pa patur presionin psikik që rrjedh nga detyrimet e miqësisë. Rastësisht ndoqa me syrin kritik disa piktura të tij. Rastësisht këto krijime u bënë stacioni i duhur i artit. Në këtë stacion artistik, natyrshëm veç kurreshtjes për autorin, siç ndodh rëndom, vjen interesi që përshtjellohet tek piktura. Piktura që veçohen nga perceptimi artistik i përdorimit të ngjyrave. Përceptimi artistik që merr jetë nga vetë ngjyrat (Baudiullard, 1983:28). Ngjyrat në këto piktura janë fraksione tipike arti që të zbulojnë gjeografinë e telajuar të autorit Dhimitri. Këto fraksione arti që shpalosin një tension midis traditës dhe avangardes marrin disa forma. Rebelimi aktual i këtyre fraksioneve avangarde i jep një arsye tjetër kësaj ndalese në stacionin artistik të Petro Dhimitrit (Home, 1991:187). Ka lindur në Tiranë, Shqipëri. Në 1956 ka mbaruar kolegjin e artit figurativ në Tiranë, dhe pas kësaj u diplomua nga Universiteti i Tiranës si mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe. Që nga viti 1962 ka punuar si gazetar, deri në 1993 kur doli në pension. Në të njëjtën kohë, si një artist, ka marrë pjesë në shumë shfaqje të artit lokal dhe kombëtar. Në 1995 ka pasur një ekspozitë personale në Tiranë. Në Toronto, është anëtar i “Klubit Don Art”, si dhe i “Lidhjes Qendrore të Art Club”. 
Duke ndjekur hap pas hapi ‘rebelimin’ avangard të pikturës së Dhimitrit nëpërmjet asaj që njoftohet si ndryshesë artistike e komunikimit mes tradicionales dhe modernes, pikturat e tij paraqesin jo vetëm interes artistik, por edhe logjik përsa i përket gjeografisë që trajtohet dhe konfiguracionit të gjuhës që ata prodhojnë (Burgin, 1986:29 & Sontag, 1978:22). Po të shihet në planin e thjesht, piktura e Petro Dhimitrit, nuk është një soj i ngjizur i pikturës moderne. Aspak i asaj pikture që ka dominuar në zhanrin e saj me këtë emërtesë. Është një pikturë që komunikon me gjuhën e ndjeshme të artit, në një ‘fushë disiplinore më të gjerë’ (Burgin, 1982). Piktura të tilla si “Deti Adriatik” (Vaj) apo “Arktiku i Kanadasë” (Vaj) kanë një detaj të përbashkët në këtë pikë. Ky detaj është argumentues, madje edhe adekuat për të parë këtë gjuhë të ndjeshme komunikuese të artit. Tek “Deti Adriatik” është një simbolikë e një reje të bardhë në qiellin blu, ndërsa tek “Arktiku i Kanadasë” janë dy arrinj të bardhë që thuajse flasin me të njëjtën gjuhë dhe zbulojnë të njëjtin dimension perceptues. E bardha e rrethuar nga bluja në të dy rastet është një kontrast. Është kontrast jete, në një hapësirë ku ngjyra është një spektër i dukshëm e shtrirë mes kontrastit të së gjelbrës dhe vjollcës, që në syrin e njeriut komunikon si një energji rrezatuese me gjatësi 420-490 nanometra. Në pikturat e cituara ajo vjen me një butësi dhe me një mbushje kontrastore, që nuk paraqet vetëm ‘britmën’ boshe të qiellit por edhe ‘melodinë’ sinkronizuese të gjeografisë mes ujit në të dy rastet, që diferon nga ngjyra dhe theksi i saj. Në këtë dallesë aspekti psikologjik është një arsye më shumë dhe një ‘detaj elementar’ që forcon këtë aspekt artistik (Foster, 1987). Një aspekt artistik që mbetet një reaksion social dhe politik i ndrydhur brenda ndërgjegjes së autorit. Brandon Taylor e citon kështu për të na ardhur në ndihmë: “pikëlidhja që rezulton, me një interes të përzgjatur publik në artin bashkëkohor është një tendencë e pashprehur poltike dhe një reaksion social” (Taylor, 1995:10). 
Piktura me një afimitet më konçiz në këtë pikë janë arritjet profesionale të Dhimitrit si piktura “Një nude nga Perry Sound Islands” (vaj në kanavacë, 16 x 20 inç), “Një grua me pupin e saj” (vaj në kanavacë, 16 x 20 inç) apo edhe “Syri i Sarandës” që prodhon një semantikë të qartë artistike, jovetëm mes ngjyrave dhe prej gjuhës së tyre, por edhe me anë të forcës që penelohen e ‘rebelohen’ kundra lidhjeve traditë-avangarde në pikturë. 
Më tej piktura të tilla si “Një pamje nga Ulqini” (Mali i Zi), vaj në kanavacë, 14 x 20 inç, nga Petro Dhimitri, koleksion privat i A. Dhimitri, Strazimiri dhe “Gurë në Detin Jon”, qarku Vlorë, (vaj në kanavacë, 22 x 17 inç) krijojnë një atmosferë semantike më të detajuar që lidhet tek funksioni i ngjyrave. Grija e racionuar, por e fokusuar në rastin e parë mes reve, dhe në rastin e dytë mes gurëve, forcon një aspekt ‘instalues’, por edhe përcjell një lidhje të detajuar të forcës së gjuhës së prodhuar prej penelit të artistit shqiptar. E bardha që përfaqëson dallgët në të dy rastet ka një dimension të dukshëm përdorues. Ky dimension dikton, forcën shprehëse, gjeografinë, pozicionin e vendit, hapësirës dhe kohës duke na dhënë kështu një komunikim tejet pefekt. 
Me piktura të tilla si “Limonë dhe mollë”, (vaj në bord, 22 x 24 inç), peneli perceptues i artistit shqiptar, nuk jep thjesht një natyrë të qetë, por një mesazh kognitiv të plotë që shërben si një lidhje filozofike mes dy skajeve gjeografike të vendlidjes së tij, Jugut që prodhon limonin, dhe veriut që prodhon frutin e mollës. Ky mesazh perceptues forcohet edhe në njohurinë e gjerë historiografike të artistit. Piktura të tilla si “Një urë e vjetër e zonën e Elbasanit” (Shqipëri), vaj në kanavacë, 20 x 24 inç dhe “Kalaja Krujës” (Shqipëri), vaj në kanavacë, 20 x 24 inç) na fuqizojnë më shumë këtë pikasje të detyruar nga ndalesa jonë për të shtruar vlerat artitike të artistit Petro Dhimitri. 
Vetë në një komunikim me artistin Dhimitri mësojmë se ai në të dy klubet e artit të Torontos ku është anëtar e respektojnë për punimet që bën. Madje një nga koleget e tij një ditë më pyeti: "C'farë shkolle ke bërë ti, Petro?!" Në ekspozitën e vjetme të Don Valley Art Club-it, portretit "Mëngjesi i bujkut" iu dha çmim nderi. Në atë klub janë 200 piktorë.
Artisti ka kryer një rrugë të gjatë. Ka bërë kështu një detyrë të lehtë e të lodhshme si një pjesë e jetës së tij për të shpalosur vlerat mes një talenti dhe profesionalizmi të ushqyer nga kulturat. Gjuha me të cilën ai komunikon është e qartë. Dhe ne me këtë gjuhë të artë të penelit të artë të Petro Dhimitrit duhet të zgjerojmë më tej vlerat që ka piktura e tij. Po e mbyll këtë analizë me një nga punimet e kohëve të fundit që pret radhën për të hyrë në blogun e tij.

Comments (1 posted):

faruk myrtaj on 15/04/2018 11:56:30
avatar
"Jugun qe prodhon limonin, me veriun qe prodhon mollen", veren Fatmir Terziu, ne perpjekje per te njohur dhe paraqitur Petro Dhimitrin, nje autor shumeplanesh zejet ne jeten dikur te te cilit vetem se shfaqin mozaikun, por nuk e shterojne dot ate.
Petros se dikurshem, le te themi atij qe kreu kolegjin e artit dhe me pas gazetarin qe shkeli pothuaj gjysem shekulli ne truallin e minuar per gazetarin shqiptar, do duhet t'i shtojme ate te sotmin, Petron emigrant, qe Terziu arrin megjithate ta marre me mend qofte edhe thjesht on line.
Limoneve te jugut shqiptar dhe molleve te veriut po aty, do duhet t'u shtojme natyren e jugut te Ontarios, Toronton si Tironen, bejme shaka ngjashmerie ne te ketushmit, dhe Arktikun si Tropojen qe tepron per Shqiperine dhe behet edhe pjese e Kosoves, kur kjo e fundit eshte mbase i vetmi vend/shtet ne bote qe tjeter flamur tund ne tribunat dhe tjeter eshte ai qe valavitet ne sheshet e mbushur me plisa te bardhe bore!
Petro e ka marre me vehte kete natyre dhe pikerisht keto muaj, njeriu i lindur pertej mes-shekullit te kaluar, eshte e veshtire ta takosh in person se te thone qe eshte duke kryer prova, teste, marre nje tjeter patente shoferi! Eshte po ai ish gazetari qe nxitonte ta "braktiste" Tiranen e kurtheve per tu mbushur me polen ne rrethet, sic po ai qe edhe nen llojin e demokracise qe erdhi me pas nuk zuri dot karar me natyren e tij! Liria personale e ka nje cmim per tu paguar, dhe Petro eshte gati ta paguaj ate.
Ka humbur nje mikun e vete keto kohe dhe Petro, sic e do ai njeriun, sidomos ne dite te rishta i gjendet gjithkujt- nuk e fsheh dot trishtimin e tij.
Duket sikur Fatmir Terziu ia ka ofruar kete intimitet, deri ne fund publik.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1