Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Çapkën/e

Çapkën/e

Font size: Decrease font Enlarge font
image “Çapkënët e Mëhallave të Botës”

Çapkën/e

 

Dr Fatmir Terziu

 

Çapkënët në shumësin e tyre “mental” pasojnë përcjelljen e butë morfologjike pas zanash djallëzore në folklorin anglez, i cili është gjithashtu një karakter në “Ëndrrën e Natës së Mes-Verës” së Shekspirit. Liriku i tyre është “Mëhallave të Botës” si pasojë e estetikës që pason forma morfologjike e fjalës së Thani Naqos. Në ndjesinë e shiut fajtor me një premtim dhe dëshirë që atë, të dashurën e zemrës të mos e lag, “çapkëni” i vargut rimor të Naqos ka një arsye të ndalet lirshëm e të përcjellë atë që fjala e bën natyrshëm vetëm me vargut poetik. Ngjashëm në ttë tre rastet, tek Shekspiri, folklori anglez, po aq dhe tek konteksti poetik i Naqos, “çapkën” ka dhe një qasje timbri, që përcjell mesazh, sidomos në një mënyrë “djallëzore” në sensin e mirë të përcaktimit zbutës. Në të tre rastet ka dhe këtë kumt si “një ndjenjë e humorit” me rrënjë zbutjen melankolike të qëllimit. Pra, “çapkën” në një udhëtim morfologjik kap mjaft sense të ndryshme dhe ëprdorimi i tij, natyrshëm falë penës që e përdor shkon përtej fjalëve që marin ngjashmëri: djall, majmun, gjarpër, majmun e mjaft të tjera, por që në arsyetimin e Naqos nuk shkojnë në orrigjinalin e tyre, por në qëllimin e tyre të destinuar. 

            Nëse nuk do të lexonim “Çapkënët e Mëhallave të Botës” (Naqo, 2008, Toena) natyrisht që do të mbeteshim në kuptimin e fjalës së dyzuar, pasi serenata në Florida, koka e hashorëve, po aq dhe dollia e djemve fshatarë do të mbetej thjesht si një lexim, jashtë kuotimit që qas vetëm poezia. Poezia e mirëfilltë e Naqos! Ajo poezi e tërësishme, e kuptueshme, e bukur tek “Çapkënët e Mëhallave të Botës” që kërkon një hije mes kulturave për të bërë muzikalitetin e duhur, artin e bukur të komunikimit. Poezia e tillë është një jehonë, që është gjithnjë në udhën për tek lexuesi duke kërkuar një hije për të kërcyer. E kërcimi vazhdon si në arsyen e Shekspirit, po aq në sitën e pasur të folkut britanik, që kapërcen vetë kumtin e fjalës “çapkën”. E tillë si fjalë, nuk është thjesht korçare, nuk është thjesht e një vargu të zakonshëm, e tillë është dhe mbetet një fjalë e madhe, fuqimisht globale, po aq sa “puck” e Shekspirit që shumëzoi vlerën për “puckish” (çapkën). Formimi zbutës, ledhatues i fjalës ka shkuar kulture pas kulture. Në folklorin anglez, “Puck”, nganjëherë i njohur si Robin Goodfellou, është një zbutjak shtëpiak tejet  natyror, me qasje ose prejardhje demonësh ose zanash. Një grin i çuditshëm ose një ndjenjë e humorit është një shtjellesë djallëzore ose çamaroke mes kësaj fjale. 

E fundit, çamaroke, po aq sa dhe çapkëne në vetvete shkon dhe për gjininë tjetër, të cilën Naqo e zhbiron “në mullarin me bar” ku “kurmin vajzëror mbi gjunjë përkund/ofshamë e virgëjreshës …”. Dhe për ta plotësuar kumtin e saj shton: “Ah, këto bukuroshkat e kësaj treve gjithkund/i gjen fushave, kodrave, i gjen pyjeve/manykir i buzëve është qershia dhe molla/burimeve të ftohta pëlqejnë të mbushin ujë/nën cibunin e leshtë, këmishë tejholla/me turp zhvishen në lojën “grua e burrë”. Kaq mjafton në origjinën e kësaj fjale “çapkën/e”. Ndoshta dhe poetikisht me stilin e Naqos. “Çapkënët e Mëhallave të Botës” nuk ka sense melankolike. Është tipologjik në gjuhë, qasje, kontraste dhe formë. Thani Naqo është një shkrimtar dhe poet jo më thjesht serioz, por depërtues në folklor, traditë dhe modernizëm, madje po aq edhe me një varg tërheqës melankolik. Megjithatë ai gjithashtu ka një rrymë në orientimin e tij drejt tipologjisë. Ai e kontrast veten me poetët më në zë të lirikës tradicionale. Naqo po shkruan për të lënë një kolonë me sens e logjikë të bazuar tek fjala e bukur shqipe.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1