Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Pak Ndryshe

Pak Ndryshe

Font size: Decrease font Enlarge font
image Aida Dismondy

Pak Ndryshe - Reçense 

 Aida Dismondy 

 Si mund të përmbledhësh dimensione të ndryshme të  rrjedhojave e ngjarjeve të një vendi në një libër? Një mënyrë është të shkruash një libër historik që ndjek  një zhvillim apo zhvillime të ndryshme dhe të fillosh nga një pikë e të mbarosh në tjetrën. Por sikur diçka e tillë nuk mjafton sepse një vend ndërsa i ngujuar në një pikë gjeografike është në ndryshim të vazhdueshëm politik, social, ekonomik, psikologjik, dhe ekonomik.

 Duket se ka një zgjidhje më të mirë: të shkruash ese, kritika, meditime e observime për elementet më të rëndësishëm të një vendi që perfshin qeverisjen dhe individin, dhe marrëdhënien e tyre me njeri tjetrin dhe vendin. Është një ndërrmarrje kolosale për një njeri

 të merret me këto dinamika që janë gjithmonë në lëvizje dhe ndryshim.

 Së fundmi më ra hera të lexoj përmbledhjen me ese, meditime, kritika, “Pak Ndryshe” të Astrit Lulushit.

 Pasi për nga volumi dhe llojshmëria e temave do të ishte e pamundur të shkruhet mirëfilli për sejcilën, vlen të përmendet se jo shpesh më ka qëlluar të lexoj të shkruar preciz dhe konciz. Çdo fjalë në shkrimet e prezantuar është zgjedhur me kujdes dhe asgjë nuk është  e tepert. 

 Më e rëndësishme, në historinë tonë të vonshme letrare, mendoj, që pak kush mund të gjendet t’i jetë përkushtuar tërësisht problemeve politike, historike, shoqërore të Shqipërisë përgjatë kohërave e veçanërisht në kohë të këtyre pas viteve të diktaturës. Nuk mendoj se Lulushi, detyrimisht i ka zgjedhur temat për të cilat shkruan. Mendoj që ato kanë rrjedhur natyrshëm nga kërshëra e tij për të gjetur një zgjidhje për atë temë që shkruan. Lulushi është i vetëdijshëm për rëndësinë që ka të shkruarit: libri hapet me vargjet kushtuar fjalës. 

 Fjala e shkruar e të tjereve zë vendin e saj gjithashtunë këtë volum. Madje, ky vështrim do të ishte i mangut po të mos përmendnim dhe kritikat letrare të Lulushit për libra të ndryshëm që ai ka lexuar, kryesisht të autorëve shqipëtarë. Si dhe perkthimet e tij të Soneteve

 të Shekspirit një përpjekje kjo e ndërrmarrë nga pak kush pas Nolit. Mendoj që dhe në këtë përpjekje është autori që ngulmon të sjelle ç’nuk është prezantuar

 më parë.

 Ndërsa lexon “Pak Ndryshe” arrin në konkluzionin se ky përkushtim ndaj vendit, ku me precision kirurgjik ofrohet dhe ç’është e mundur për të arritur ç’duhet në atdhe, mund të vije vetëm nga dy gjëra: dhimbja për çdo dhimbje e pamundësi të vendit dhe dashuria për çdo gjë të arritur dhe që mund të arrihet brenda vendit e për  atë vend.

 Në qendër të çdo shkrimi është një iluminim i ofruar

 njeriut: ndrysho ti të ndryshosh vendin e të ndryshojë  atdheu. Ndërsa kjo mund të jetë përgjigjia që ofron

 autori mendoj që Astrit Lulushi s’pranon se ka gjeturzgjidhjen për problemet e Shqipërisë. Mbase kjo është  dhe arsyeja pse poezia e fundit është “It”. 

Comments (3 posted):

faruk myrtaj on 06/04/2018 16:06:23
avatar
Jeni, gjithashtu, koncize,fjalesakte, Aida, sic shpreheni per essete dhe shqyrtimet letraro-historike te Astrit Lulushit.
Ne librat e tij, qe mbajne si kurore Fjalorin, por gjithnje e ne proces rritjeje, gjer edhe ne esste e mbrame te tij, verehet pikerisht thellesia e kqyrjes, mevetesia e te menduarit per cfare ka ndodhur dhe po aq sakte sugjerimi qe vini ne dukje ju: behuni si qytetare te tij dhe nderkaq keshtu eshte bere Atdheu!
"Pak Ndryshe" eshte ajo cfare secili mund te shtonte ne Energjine e Madhe per rimekembjen "shume ndryshe" morale, kulturore,mepastaj fare te kollajshme materiale ekonomike te atij qe quhet Memedhe.
Astrit Lulushi shkruan shkurt, a thua sikur mezigdhende ne lende te forte, qe mund te jete dru, gur, mermer, me nje lloj kujdesje si te paqellimte, por deri ne fund te vetedijshme per tu lexuar gjithmonshem si pergamene.
Madje, duke respektuar natyrshem kritere te eperme te shkruari, edhe kur shkasi merret nga subjecte thjesht shqiptare, perfundimet etiko-morale te esseve te Astrit Lulushit ngerthejne dimensione shume me te gjera". Heroi, Personazhi, gjer edhe Kombi i Astrit Lulushit eshte vete NJERIU. Pak rendesi ka nese dhimbja eshte vetiake, sociale, e shqiptareve apo qytetareve te gjithe botes.
Ne te vertete, kjo eshte edhe me e sakta menyre e integrimit" permes dijes, kultures, iluminimit qytetar.
Pohime te tilla, si juaji, Aida, u bashkohen energjive te tilla, qe ofrohen heshturazi, fisnikerisht...
Aida on 07/04/2018 13:45:31
avatar
Faleminderit Faruk!

Eshte nje gje ta lexosh Astrit Lulushin nje artikull ketu nje atje e tjeter te lexosh punët e tij ne kete permbledhje. E drejte, Astrit Lulushi eshte mjeshter i fjales se shkruar, gdhend materialin pa krijuar gje te tepert: shkurt e sakte.

Respekte,

Aida
julia gjika on 07/04/2018 22:10:36
avatar
E dashur Aida.
Gezohem qe te lexoj, pak ndryshe ne stilin e krehjes.
Urime per gjithcka te bukur qe shkruan .
Pena jote kish zene pak pluhur, por me nje fryrje te lehte, shkelqeu e florinjte si gjithnje.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.67
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1