Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Emmanuel de Las Cases "Memoriali i Shen Helenes"ne Shqip

Emmanuel de Las Cases "Memoriali i Shen Helenes"ne Shqip

Font size: Decrease font Enlarge font
image Faslli Haliti

 

Nga Botimet "Vllamasi" doli botimi me i ri i Memorialit te Shen Helenes i biografit qe ndoqi Perandorin deri ne Shen Helene, Emmanuel de las Cases. Memoriali i Shen Helenes eshte perkthyer nga Zoti Xhemil Demiraj  dhe eshte plotesuar nga i biri Tahsin Xh. Demiraj. Ky eshte botim i ri- perkthim i kompletuar fillon me humbjen e madhe- tragjike te Waterlose, abdikimin dhe odisene e madhe per ne Shen Helene, nga nuk do te kthehej i gjalle..

            Ne kete Memorial pershkruhen pjese nga disa beteja, me te rendesishmet, te nxjerra nga historia e pergjithshme per te garantuar te verteten mbi ata qe na akuizojne se jemi te njeanshem. Gjithashtu edhe episode e ngjarje historike me karakter te veçante qe me ka diktuar vete Sovrani,  fjali, fraza e deri fjale te shkeputura siç kane dale nga goja e Tij.

Nga parathenia e autorit ne botimin e pare  te vitit 1821.

Perkthyesi dhe jeta e tij plot peripecira te dhimbshme, tregon force karakteri, dashuri  per temat historike e aq me teper per nje nga figurat e spikatura te Historise Boterore, Siç eshte Napoleon Bonaparti.

            Domethenia e vepres se perkthyer dhe vete jeta e perkthyesit ka nje kohezion te brendshem.

            Tema: ayrgjynosja, arrestimi. Prandaj Xhemil Demiraj. Oreve te vetmise se tij, largimi nga realiteti i njeriut te interrnuar e te persekutuar, jo vetem gjen “ngushellim” ne te ashtuquajturen ”mergim“ te tij nga realiteti, por dhe jep me perkthimin e tij te kujdesshem, nje dhimbje te Njeriut qe beri emer ne histori, Napoleon Bonaparti.

            12 vjet burg e 7 vjet internim familjar, qene vite stermundimi, por, e çuditshme, - u zbardhen- por nuk e vyshken intelektualisht ate dhe gruan e tij Metikon, mbi shpatullat e se ciles rendoi jeta e familjes. Vullneti i tij dhe mbeshtetja e gruas qene burimi i jetes intelektuale letrare qe e motivuan ate per jeten e tij e te familjes plot privacione.

            Motivin per ndermarrjen e nje pune te lodhshme e me peregjegjesi per te sjellur ne shqip vitet e interrnimit te Bonapartit, perkthyesi e ka shprehur qarte ne parathenien e tije:

            “E nisa kete perkthim per te ngushelluar veten dhe nje shenje dashurie dhe respekti  per te gjitjh shoket e mi, bashkevuajtesit e burgosur politik, te denuar dhe te keqtrajtuar vetem se ishim atdhetar, vetem se e donim Shqiperine sa ç’donim edhe Zotin”.

            Personaliteti i Xhemil Demiraj na behet me dije se perveç vepres qe prazantohet sot ka lene edhe dy vellime te tjera, te perkthyera, titulluar”Fiziologjia e gruas” dhe “Fiziologjia e dashurise”. Ajo qe na intrigon per personalitetin e tij, na njoftohet se ky autor ka lene ne doreshkrim vepren autobiografike:” Kujtime te nje jete” dhe “Kur ngjarjet merrnin tatepjeten”. Shpresojme se familjaret, femijet trashegimtare e tij, Tahsini, motat dhe  niperit,  do ta botojne krimtarine e babait dhe gjyshit te tyre!

            Per vepren”Memoriali i Shen Helenes”, si lexues, nisur nga cilesia e kujdesi i perkthyesit, do te thoja se eshte nje veper mbreselenese, me nje konstrukt te veçante narativ e analizues, duke futur natyrshem naracionin, retrospektiven, meditimin dhe mesazhin historik. Figura e Gjeneral Bonapartit na skalitet ne menyre monumentale, ushtarak e filozof. Ne liber na vjen e skalitur figura dominuese e ketij personazhi historik i paperseritshem, qe siç thote nje nga bashkeshoqeruesit e tij ne kete internim: “ Ne mendjen e Napoleonit kishte tre atlante kryesore te pajisur me nje kujtese te forte e te jashtezakonshme”. Kjo veti e Tij pasqyrohej ne keto tre atlante: i pari ushtarak, i dyti civil, i treti nje album voluminoz biografish si nje arkiv i madh policie, ku qene regjistruar individe, çdo grup e çdo klase profesionale- shoqerore”.Ai i vinte rendesi kujteses:”Nje koke pa kujtese eshte si nje keshtjelle pa garnizon”.

            Thenia e shkrimtarit te madh, bashkekombas i Napoleonit, Viktor Hygo, shpreh kete vleresim per personalitetin e tij:

            “Ishte koha qe ai njeri madheshtor te binte.

            Pesha e jashtezakonshme e atij individi mbi fatet njerezore turbulloi ekuilibrin.

            Ai udheheqes, i llogaritur vetem per vetem, numeronte me teper se kompleksi universal. Ajo mbingarkese e gjithe aftesise vitale njerezore e koncentruar ne nje koke te vetme, bota nen pushtetin absolut te trurit te nje njeriu: per te shkuar me tutje, kjo do te ishte vdekjeprurese per qyteterimin…

            Napoleoni ish denoncuar nga gjykimi i pafundme dhe renia e Tij, tashme qe urdheruar.

            Ai i jepte shqetesim, bezdiste Zotin.

            Vaterloja nuk eshte nje beteje, fushate, lufte; eshte nje ndryshim i ecjes se universit”

            Ka diçka te veçante perkthimi i ketij libri.

            Vete perkthyesi Xhemil Demiraj, ashtu si Napoleoni kishte qene ushtarak me akademi dhe nje lloj si ai u interrnua ne ishullin e Shen Helenes, ndodhej ne interrnim ne Kuç te Vlores, ne çastin kur i lindi ideja qe te perkthente ne shqip kujtimet e te interrnuarit te madh.

            Ai mund te luante tavell apo me letra por geni i tij intelektual beri qe ai ti vihej perkthimit te “Memorialit te Shen Helrenes”.Dhe duke u marre me kujtimet e gjeniut te interrnuar, ne perkthim e siper, Xhemili perhumbi ne peripecite e Napoleonit duke harruar se edhe ai vete ishte nje ushtarak ne interrnim, pavaresisht nga permasat dhe peripecite me te medha apo me te vogla.

            Perrputhje te çuditeshme fatesh te njejta.

Ne dimrin e viteve 1945-46 arrestohet dhe, pas nje hetuesie te gjate, u denua me 30 vjet privim lirie. Pas burgut erdhen vitet e interrnimit ne Kuc te Vlores- 7 vjet-. Sic shihet, nje jete e tere vuajtjesh e mundimesh neper burgjet dhe punes se diferencuar si armik ne kooperativat e mjerimit, dyfish me rraskapitese per personazhin tone, qe e perjetoi luften e klasave ne ate ndarjen kundernjerezore, specifike veçanerisht per vendin tone,- si ne asnje vend te Europes juglindore pas periudhes antistaliniste- prej nje te treten e shekullit.

Libri i Las Casses-it-Las Kasit-, ‘’Memoriali i Shen Helenes’’ eshte vepra me e rendesishme per Napoleonin, pas asaj te Tarlèse.

Historikishte Franca sa kishte dale nga kthetrat e Revolucionit Francez dhe te terrorit te Robespierrit dhe te Maratit. Pavaresisht se Robespierri vete kishte perfunduar ne gijotine dhe Marati ishte vrare ne banjen e tij nga guximtarja Karlota Kordej, tashme Franca ishte e rrezikuar nga te gjitha anet, Tanime korsikani Napoleon, nje oficer i gradave te ulta e shpetoi Francen nga disa shqetesime  te njemendta per sovranitetin francez. Por reziku i qendronte, sidoqofte, mbi koke Frances…Napoleoni u be konsull i Pare dhe pati luftera mbrojtese qe i habiten francezet per aftesine e tij strategjike. Ne Shen Helene e brente ndergjegja per vrasjen e nje personi te vetem qe doli i pafajshem nga dokumentet e mevonshme. Ky qe duka d’ Hengien. Napoleoni nuk ia falte vetes kete lajthitje. Dhe e thoshte publikisht, me ndershmeri. Po E. H.-a sa veta ka vrare, duke e ditur se ishin te pafajshem…Ne ate kohe si edhe me pare, doemos, lufterat ishin te medha. Timur Lengu kishte zaptuar territore te medha sa nje kontinent. Rusia shtrihej gjithmone e me teper dhe mund te pushtonte edhe Francen, teresisht. Turqia ishte e shtrire ne dy kontinente. Ballafaqimet ishin te tilla qe ose do te me pushtoje plotesisht ose e anasjella. Napoleoni humbi ne Waterlo… Atje, ne interrnimin e larget, e kishte marre ne shqyrtim para miqve te tij qe e kishin shoqeruar ne ate ishull te humbur, se Waterloja do te ishte e fituar, po te mos kishte tradhtuar njeri nga gjeneralet e tij, qe u hodh ne anen e Velingtonit, duke e lene te hapur njerin nga krahet e luftimit, qe i solli humbjen. Megjithate Burbonet, qe erdhen ne fuqi, i bene francezet qe te qanin per Napoleonin. Viktor Hygoi e quante Napoleonin’’Napoleon le Grand’’ perkundrejt Napoleonit te III-te- Napoleoni i vogel-. La Bryieri kishte njeren nga maksimat e tij. Me e renda nga veset e njeriut eshte mosmirenjohja’’. Asnjeri nder vellezerit dhe motrat e Napoleonit nuk ia diten per nder qe i beri te gjithe mbreter dhe motrat dukesha. Paolina, me e vogla dhe me e pashmja, u duk si me e ndjeshme, por ishte e etur per luks te shfrenuar dhe per flirte. Vellezerit ishin megalomane dhe kujtonin se i kishin me hak ofiqet qe u kishte dhene i vellai. Por e keqja ishte se edhe ne ishullin e shkretuar, filloi nje grindje ndermjet atyre qe  kujtua se ishin te devotshem ndaj Perandorit. Natyrisht qe ata Napoleoni i vuri ne frè. Me teper donte Las Kasin, qe mbante kujtimet dhe ishte me i perkushtuari. Jeta e Napoleonit ne kete ishull te Djallit ishte sketerre, per zemerngushtesine e guvernatorit anglez Lou.

            Libri i ketyre kujtimeve eshte perkthyer me qartesi te shtjellimit te frazes, ne nje gjuhe te paster e te kthjellet, nga intelektuali Xhemil Demiraj, ne mjerim vetem se ishte atdhetar.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1