Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Presidenti Hashim Thaçi dhe diskursi i shtetarit modern

Presidenti Hashim Thaçi dhe diskursi i shtetarit modern

Font size: Decrease font Enlarge font
image Shteti i Ri, Shtetari Modern Hashim Thaçi është një libër i tipit Biografi dhe është shkruar nga nga Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Presidenti Hashim Thaçi dhe diskursi i shtetarit modern

 

Shteti i Ri, Shtetari Modern Hashim Thaçi është një libër i tipit Biografi dhe është shkruar nga nga Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

 

Dr Fatmir Terziu

 

Shkruesit e librave të karakterit biografikë janë gjithmonë duke e riorganizuar ndjenjën e marrëdhënieve të ndryshueshme ndërmjet një individi dhe një shoqërie. Të gjithë burrat dhe gratë janë të formësuar nga bota në të cilën jetojnë, ama ende mbetet e paqartë se deri në ç’masë edhe figurat që qasen në togfjalëshin “më të mëdhenjtë”, Churchilli ose Prousti, kanë precipituar, apo vetëm kristalizuar vlerat, ose vizionet me të cilat ata janë të lidhur në mënyrë të pashmangshme. “Një herë tjetër ka jetë të tjera për të jetuar”, vëzhgonte dikur W. H. Auden. Vërtetë e mjaftueshme. Por deri në çfarë mase mund të transformojë një person një kohë të caktuar, madje ta kthejë atë në një kohë tjetër? Pyetja është debatuese, por ama akademike. Dhe kur një subjekt i biografit është një Lider i shekullit që jetojmë, që dëshiron të bëjë shenjën e tij në këtë fushë të debatuar, të kritikuar, ama të vlerësuar, a është vërtet histori për një udhëheqës të ri të një shteti të ri? A ka raste kur triumfi personal në të vërtetë sjell një transformim shoqëror? Apo shumë prej këtyre tregimeve përfundojnë me një ndalesë, Presidenti, njëkohësisht, fitimtar dhe viktimë, duke përfshirë brenda një shoqërie mundësi të reja që mbeten në shumë aspekte pamundësitë?

            Jeta e Presidentit aktual, të pestin në numër, që ka sjellë vota demokratike në shtetin e ri të Kosovës, natyrisht nuk mund të analizohet pa jetën e djaloshit, studentit, luftëtarit dhe liderit politik dhe as që bëhet fjalë se mund të kuptohet pa konsideruar pyetje të tilla, të lartcituara. Leximi “Shteti i Ri, Shtetari Modern Hashim Thaçi - biografi” (“New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”) të shpie menjeherë tek e para e kryesores që shkon në shkallë të plotë të këtyre udhëve dhe monopateve ku ka shkelur arsyeshëm vetë jeta jashtëzakonisht e komplikuar. Unë duke lexuar mund të shoh qartazi, se autorët, Roger Boyes dhe Suzy Jagger, nuk kanë pasur kohë të lehtë për të pajtuar energji në lidhje me subjektin e tyre, përcaktimi dhe suksesi i ndjeshëm me të gjitha arsyetimet dhe skepticizmin që hasën elementët masivë, politikë, ushtarakë, globalë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ndaj jo më kot Senatori Bob Dole, Kandidati Republikan për President të SHBA-së në vitin 1996 e thotë qartë dhe saktë: “Udhëtimi i Thaçit është udhëtimi i Kosovës”. Libri nxjerr në pah faktin se më pak se njëzet vjet më parë, një udhëheqës i ri etnik, një student shqiptar i quajtur Hashim Thaçi, udhëhoqi një revolucion kundër Sllobodan Millosheviçit, tiranit serb me forcën më të madhe ushtarake në Evropë, dhe e bindi Perëndimin për të bombarduar Beogradin jashtë Kosovës. Bombardimi ajror i bëri parapritë një periudhe paqeje të pakrahasueshme në Ballkan, të cilën udhëheqësit perëndimorë e kërkonin edhe më pas për të përmbysur tiranitë e tjera në vende të huaja, ndaj edhe sot e shohin me zili si një model të rrallë të suksesshëm. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, e udhëhequr nga Tony Blair dhe Bill Clinton, rezultoi në demokraci dhe sundim të ligjit.

            Leximi më i thellë dhe më i detajuar i “Shteti i Ri, Shtetari Modern Hashim Thaçi - biografi” na reflekton më së miri dhe si një studim që kërkon të tregojë me fakte reale faktin se si një përfshirje Perëndimore në një tokë të huaj, nëse ajo është mbështetur nga një qëllim i fortë mund të quhet e suksesshme dhe duket qartë se punoi realisht në Kosovë, dhe do të funksionojë kudo. Pra me një lexim të tillë të detajuar, shohim se ky libër nuk është thjesht historia e suksesit të rrallë të ndërhyrjes ushtarake perëndimore dhe as ajo që ceket si leximi dhe paraqitja për biografinë e parë të Presidentit të ri të Kosovës, shtetin më të ri në Evropë, por një diskurs i tërë jetik për një angazhim modern të formave demokratike për të vënë në lëvizje strukturat efikase demokratike të jetës së një populli nën vuajtje. Në libër del fakti pos kësaj preambule, se nga ana tjetër, megjithë, përpjekjet e George W. Bush për efekt ndryshimi të regjimit në Irak dhe Afganistan, po aq dhe nga Amerika, Britania dhe Franca për të bërë të njëjtën gjë në Libi, kanë lënë vakuume në synimet aprioritare, duke lënë mjaft fakte vdekjeprurëse, pushtet të uzurpuar me kryengritës islamikë, gjë që ka sjellë dilema edhe tek vetë udhëheqësit perëndimorë. Ndryshe shikohet në libër, duke parë dhimbjen dhe dhunën që krijoi regjimi i Millosheviçit tek populli shqiptar i Kosovës, duke parë ende faktet tronditëse për eksodin më të madh të emigrantëve që prej Luftës së Dytë Botërore, intervenimi i NATO-s në Kosovë mbetet një shembull unik dhe i suksesshëm i një procesi që çoi në një kalim paqësore nga lufta e egër etnike drejt demokracisë moderne.

            Të gjashtëmbëdhjetë kapitujt e librit, duke përfshirë parathënien e shkruar nga Bob Dole dhe hyrjen e librit flasin qartë dhe ndjeshëm me atë që Joe Biden, zëvendës-Presidenti i SHBA-së (2009-2017) pati deklaruar për Presidentin Thaçi se “është Gerge Washingtoni i Kosovës”. Libri  në fjalë edhe pse ka zgjuar debat edhe në Kosovë u promovua të martën në “12 RICS Parliament Square” në Londër. Me një prani të gjerë të figurave të shumta akademike, politike, mediatike, ushtarake, diplomatike libri i cili flet për jetën dhe karrierën politike të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi u promovua nga autorët e kësaj biografie, Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Me një pjesëmarrje të shumë personaliteteve të jetës politike dhe publike në Britani të Madhe u vërtetua fakti se ky libër është pritur me mjaft interes dhe ka një arsye më shumë të jetë si i tillë. Duke i ritheksuar thëniet libri me një gjuhë të qartë e të saktë, të kujdeshme shkon përtej diskursit të një libri të tillë pasi “Rrugëtimi i Thaçit është rrugëtimi i Kosovës. Rrugëtimi i Kosovës ishte mahnitës, dhe një njeri vendimtar për zhvillimin e këtij bastioni të demokracisë në Ballkan është presidenti Hashim Thaçi.

Derisa Lordi Robertson, Ish Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar ‎1997-1999 dhe ish Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s Thaçin në këtë libër e përshkruan si një student i pasionuar disident e deri te Komandanti i UÇK-së, Kryeministri dhe Presidenti i shtetit të tij. Sidoqoftë ashtu sikurse citohet dhe në libër “Rrugëtimi i Hashim Thaçit ka qenë i jashtëzakonshëm, plot ngjarje, dhe nganjëherë kontrovers, por, Kosova sot mbetet një temë aktuale dhe kjo histori e sinqertë e një lideri madhështor të një shteti të vogël përplot histori nuk pasqyron vetëm të kaluarën e jashtëzakonshme, por edhe të një të ardhme shpresëdhënëse.” Edhe ish sekretarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright ka folur për Thaçin në këtë libër. “Kam thënë gjatë Konferencës së Rambujesë së Hashim Thaçi është një politikan i lindur. Angazhimi i tij gjatë dhe gjatë luftës ka forcuar mendimin tim se ai është një politikan i aftë. Kam besim në vizionin e tij – një vizion që i mungonte Kosovës.” Për rëndësinë e Thaçit në proceset politike për Kosovën, në libër është cituar edhe ambasadori Ëolfgang Ischinger. “Hashim Thaçi shkroi një kapitull të rëndësishëm në historinë bashkëkohore të Evropës përmes dy ngjarjeve kryesore: duke i prirë Kosovës drejt shpalljes së pavarësisë së saj dhe, pesë vjet më pas, drejt marrëveshjes historike mes Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve midis dy fqinjëve”. Libri me autorët e mirënjohur britanikë ka zgjuar debat në arenën politike dhe emdiatike shqiptare, derisa pas Londrës pritet të promovohet edhe në kryeqendra tjera botërore. Mësohet gjithashtu nga promovuesit se libri tash e disa muaj është vendosur në platformën më të madhe online Amazon dhe mund të blihet edhe nëpër librari të ndryshme në botë.

Sakaq duke përfunduar duhet të theksojmë qartë atë që vjen nga leximi i këtij libri të shkruar nga britanikët me mjaft emër në këtë fushë, se Presidenti Hashim Thaçi dhe diskursi i shtetarit modern na japin të nënkuptojmë se ne jetojmë në një botë tërësisht të ndërvarur, askund më shumë se në Evropë. Prosperiteti bashkëkohor i Evropës, dhe gjetkë gjithashtu, bazohet në përdorimin e gjerë të ndërlidhjeve ekonomike. Ndërsa varfëria dhe pabarazia e papranueshme që vazhdojnë në pjesën më të madhe të botës, përfshirë Kosovën, sigurisht kërkojnë angazhim më të mirë të menduar nga politika, institucionet, problemet mund të zgjidhen më mirë pa u izoluar nga ekonomitë në vendet fqinj. Ecuria e përbashkët e debatuar edhe kohët e fundit, nga një numër çuditërisht i madh ekonomistësh ballkanas, që sjellin mendimet e shkollave të ndryshme, se Kosova do të ishte një budallallëk i jashtëzakonshëm nëse nuk bëhej pjesë integrale e vetë vrullit ekonomik, jo vetëm e njohjes së plotë në Ballkan dhe asaj nga pesë shtetet e Europës, pasqyron një vlerësim të këtij realiteti të shndritshëm, të cilin pjekuria e Presidentit Thaçi e ka qasje të direktivave të tij. Përveç tregtisë dhe shkëmbimit ekonomik me vetë Evropën, Kosova është aktualisht e përfshirë në një numër të madh marrëveshjesh globale si pjesë e integrimit në tërë strukturën e Bashkimit Evropian. Kosova mund të bëjë shumë  për vete dhe për Rajonin, po aq dhe më gjerë për të korrigjuar disa nga gabimet e mëdha të politikave ekonomike që ende mbajnë në dilemë shtetin e ri.

Comments (1 posted):

Illo on 13/03/2018 18:40:08
avatar
Pa UCK , Kosova do te vijonte te ishte nen Serbine . Kur flasim , per UCK , kujtojme H. Thacin . Ka qene ne kembe , per c'do pune , qe i ka kerkuar Atdheu . Ka urtesine e Ismail beut. Ndjehem krenar , qe e kam bashkatdhetar. I. Foto

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1