Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Bashkëkohorja në krijimtari

Bashkëkohorja në krijimtari

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Bashkëkohorja në krijimtari

(Në vend të hyrjes)

Dr  Fatmir Terziu

Kritika e sotme dhe analiza e veprës letrare ka prekur dimensione të ndryshme. Mendime të ndryshme janë shfaqur e dhënë për këtë nga shumë studiues, nga shumë kritikë e analistë. E përgjithshmja është se mendimet konvergojnë në një pikë; bashkëkohorja në krijimtari, si thelb ushqyes për bashkëkohoren në kritikë dhe analizë të veprës letrare. Është koha kur letërsia dhe natyra e saj janë bërë një hapësirë më e prekshme në krijimtarinë shqiptare, përpos shumë hapësirave që janë krijuar në këtë fushë.

Dhe si pasojë e shtimit krijues, edhe ‘inkurajimi’ apo motivimi nuk është më i rëndomtë, por një mënyrë e re, një mënyrë e lidhur me vetë letërsinë dhe natyrën e saj. Dihet tashmë se objekti i letërsisë është njeriu, por kuptohet qartë se edhe njeriu ka objekt të vetin krijimtarinë. Në këtë ndërlidhje jetike prania dhe shfaqja e vlerave krijuese ende ka mbetur në anën e pritjes, më saktë në anën seleksionuese.

Një metodë e tillë, që sjell dualizimin e kritikës, pra ndarjen e saj në dy pjesë: ku kritiku vlerëson dhe kritikon, duket se ka krijuar problematikën e saj. E natyrshme është që të synohet, apo piketohet një anë e paarirë, apo e parealizuar nga ana e kritikut për krijuesin, por a nuk do të ishte më mirë që të bëhej kapja e anëve më të arira, më pozitivet tek krijuesi, për të shtuar arsyen në shtysën e krijimtarisë?

Profesori John Lye tek libri i tij “Leximi kritik: një guidë” (Critical Reading: A Guide) thotë se “një analizë e sotme bashkëkohore, shpjegon se si një krijimtari kuptohet, dhe se si ajo e kupton atë, ajo është një artikulim esencial i një interpretimi që tregon se si burimet e literaturës janë shfrytëzuar për të krijuar plotëkuptimin e tekstit”. Më tej duke lexuar Lye kuptojmë se gjatë një analize të tillë, synohet ajo që quhet ‘ndryshe’, pra e palëvruar më parë, synohet nxjerrja në pah e vlerave kulturore, pa humbur kohë në gjetjen e anëve të paarira, apo dhënien e orientimeve nga këndi i syrit personal.

Lye vazhdon: “ka njërëz që rezistojnë në kuptimin e tyre se analiza, besohet ashtu si një pjesë pune të artit, pra dihet se një punë arti është një artificë, ashtu siç është, është bërë nga dikush me një fund në shikim: si një krijim, ajo duhet të jetë dhe duhet të analizojë ashtu siç pëlqehet.” Sipas profesorit Lye janë këto arsye që përcaktojnë kritikën ndryshe sot. Dhe “kritika ndryshe” sot ka disa mënyra për të shtjelluar krijimtarinë letrare. Lye gjen katër më të detajuarat, të cilat kanë qenë udhërrëfim në këtë libër.

E para është kuptimi i thellë i letërsisë, duke mësuar të shikosh më shumë, të zbulosh të pasurën, të shtrenjtën, kuptimin dhe arritjen më interesante.

E dyta, pasi dimë që letërsia përdor gjuhën, imazhet, proceset esenciale të kuptimit, analiza përdor zbulimet dhe kapjet më të kuptueshme të krijimtarisë së autorit të përzgjedhur.

E treta, synon të japë sinjalin e të paturit kujdes nga delinacionet kulturore të punës, nga aspektet e tyre ideologjike.

E katërta është me ndihmën që na krijohet ne të shohim ndryshe një vepër letrare, një krijim apo edhe një krijimtari të tërë, nëpërmjet leximit në detaj dhe nëpërmjet refleksioneve, kuptimit të rrugëve ku ideja përçon kulturën tonë shqiptare apo e përcjedh atë në mesin e kulturave të tjera në kohën e duhur, duke dhënë tek ne sensin e botës komunitare, jo vetëm në llojshmërinë e ideve që ata kanë për jetën, por edhe të rrugëve se si ata ndjehen për to, për rrugët që imagjinojnë, për rrugët që lidhen me aspektet e tjera të jetës së krijuesve në krijimtarinë e tyre.

Krijimtaria nuk është e përhershme dhe as kohëpakët, por është e përqëndruar historikisht, në mënyrë sociale, intelektuale, e shkruar dhe e lexuar në kohë të caktuar, me një synim të caktuar, nën kondita të njohura historike, me synim historik, kulturor, personal, racor, seksor, klasor dhe në gjthfarë perspektivash. Nëpërmjet krijimtarisë ne shohim ideologjinë në operim.

Kjo mund të jetë një mënyrë të kuptuari të kulturës dhe kohës sonë, por ka një aplikim historik gjithashtu. Kjo është arsyeja e punës sonë në këtë këndvështrim kritik dhe analizues të një pjese të krijimtarisë shqiptare që është lëvruar dhe lëvrohet sot në prozë dhe në poezi.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1