Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | ROMANI “UNAZA E DIAMANTE” I SHKRIMTARIT EDMOND SHALLVARI

ROMANI “UNAZA E DIAMANTE” I SHKRIMTARIT EDMOND SHALLVARI

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ndue Hila

Analizë kritike nga Ndue Hila

 

sizma epokale që rrëzoi një komb

abuzimi i arsyes

pesimizmi, viktimizmi dhe titanizmi...


Për cilin-do, do t'ishte e vështirë të jepte parametrat e nevojshëm për interpretimin e një vepre moderne artistike, të një stili të ri, të pa praktikuar. Në procesin e krijimit e të perceptimit të veprës, çdo autor, mban një qëndrim të përcaktuar e preferencial ndaj një realiteti, duke sjellë në kohë të ndryshme, art të ndryshëm. Kompetentët e letërsisë, nënvizojnë se “përtej realizmit, s'ka tjetër -izëm, por ka pluralitet eksperimentesh e tentativash artistike, që gjejnë hapësirën e tyre tek publiku. 

Eshtë ky fakt, që pena e shkrimtarit Edmond Shallvari, impresionon e nxit interesin e lexuesit e më tej, të vëzhguesve... të analizës e kritikës. Eshtë thënë prej kohësh, se letërsia është një raport mes njerëzve, është një thirrje për lirinë e tyre, pra, është një “relacion...”.

Në këtë kontekst, shkrimtari Shallvari, ngjitet në majat e zhanrit të prozës, për të na dhënë një roman të një cilësie kontemporane, në stilin e sagës, që fillon e mbaron me një grup të specifikuar njerëzish, familje (apo fis...), që përshkojnë një epokë. Ndodh të lexojmë ngjarje në vende e kohë të tjetërsuar nga fantazia e lirë e krijuesit, por Shallvari, në narracionin e tij artistik, me një përkushtim të motivuar, na jep një roman nga një realitet krejt të njohur, në situata e momente historike preçize, me ngjarje të vendosura në ambjentin social, që i përjetojmë e na bindin me besnikërinë e përshkrimit të tyre.
Do t'ishte një vepër e mangët e s'do mjaftonin përshkrimet, pa ndërhyrjen e efektshme të ndërgjegjes e psikologjisë së autorit, që përbën të veçantën në artin e tij. Jo rastësisht, duke lexuar Shallvarin, më pëfytyrohen shkrimtarët novatorë F. Postoli e J. Xoxa ( t'epokave të ndryshme ), që dhanë aq shumë nga vetja e tyre, për t'i dhënë sensin dhe një impuls letërsisë cilësore e kulturës së mbrapambetur. Një hap të tillë, në këtë kohë ndryshimesh, kryen dhe shkrimtari Shallvari me romanin “Unaza e Diamantë”, si një seleksionim mes morisë së pa kontrolluar të prodhimtarisë letrare të kohës. 

Eshtë sinjifikativ impenjimi i opinionistëve dhe i artdashësve të huaj, të tërhequr e të interesuar për krijimtarinë moderne të Shallvarit jashtë Shqiperisë, ndonëse, vlerat autentike dalin së pari nga kritika vendase.

Për t'iu përgjigjur qëndrimit kontrovers apo snobist e indiferentizmit të “personaliteteve” përgjegjës të ditës... ndaj krijimtarisë artistike, rikujtoj dy rinovuesit e mëdhenj, Stendhal e Joyce (dhe këta të epokave të ndryshme), të cilët s'u pëfillën aq... nga bashkëkohësit, por s'u desh shumë, që ata të bëheshin modeli i letërsisë moderne. E thënë kjo... sepse nuk shihet interesimi i duhur, apo prioritet nga kritika apo institucionet përkatëse, pë krijimet e reja me vlera kombëtare. Proza esenciale, moderne e Shallvarit, ngrihet mbi bazën e një gjuhe artistike të zgjedhur (art-lang), që karakterizohet nga qartësia, nga preçizioni i përshkrimit dhe eleganca shprehëse, përshtatur me realitetin e ngjarjet. Ai na deklaron, në një roman tjetër të tij, “ “...rrëfehem sipas mënyrës sime në të shkruar...nuk më pëlqen e thëna “pa të thënë...” ku fjala vuan për gjakun dhe nervin e saj jetësor” “. 

Me këtë shije e impenjo, Shallvari përdor variantet me dialektet, deri te gjuha e drejtshkrimit, me larminë, nuancat dhe efektet më sugjestionuese. Gjetja e fjalës me ngarkesën origjinale ekspresive, frazat ndihmëse logjike, fjala e urtë, aforizmat e sentencat filozofike, pa lënë mënjanë një dozë të leksikut eterodoks, nxjerrin në plan të parë theksin autentik të reagimit e të mençurisë të njeriut të thjeshtë (që shpesh e quajmë popull), ndaj ngjarjeve e kohës. 

I pajisur me këtë bagazh artistik të domosdoshëm, Shallvari është në gjendje të na sigurojë më tej, zbulimin dhe spjegimin e gjithë proceseve psikologjike, me një pasazh filozofik origjinal, të personazheve e peripecive që kompletojnë veprën. Psikologjia e aplikuar në plan të zgjeruar, me metoda konstruktiviste, si rrallë në krijimet tona, bëhet stil e formë komunikimi e ndjerë e gjallë, bindëse dhe e besueshme për gjendjet, stimujt, motivet dhe shqetësimet e mëdha të një bote të përshkruar aq imtësisht, disi të jetuar, nga autori. Dhënia në detaje e kësaj dinamike, bëhet model estetik për autorin, i cili krijon një raport kompleks me lexuesin, duke krijuar dhe koduar edhe një skemë të menduari qytetar emancipues. Sigurisht, para se të shkruante romanin e tij, Shallvari ka bërë një analizë të hollësishme të ngjarjeve të epokës së pasluftës, pothuajse deri më sot, duke interpretuar epokën si jetë e një populli, nga ku, me një transparencë filozofike, reflektohet rezultati e finalizimi i një politike, të quajtur, vetëm sundim...
Përtej dukjes së thjeshtë, autori, zbulon aspektin shqetësues të realitetit, ku fshihet e pa kuptueshmja, enigmatikja e misteriozja, me përmbajtjet e tyre sofistike e diabolike... Pa iu shmangur tendencave e rrymës filozofike ekzistencialiste (aq e preferuar sot ), me teknika të reja interpretimi, si monologje të brendëshme të personazhit, leksik me origjinë psikanalitik etj. proza e Shallvarit, dëshmon një realitet të rëndë të individit  të thjeshtë, që lufton të ekzistojë në kushte të kufizuara, në situata pamundësie gjithë problematika, që presupozojnë rrezikun e jetës.
Ndërthurja në tërësi e ngjarjeve, është dhënë thjeshtësisht për lexuesin, në sekuenca lehtësuese interesante, që ndjekin një rend kronologjik mbi bazën e rrethanave historike që shkaktojnë dramën njerëzore të një populli të pa fajshëm e të pa fat. Në hapjen e librit, te Shallvari, nuk ekziston pompoziteti i gjëmave të ngjarjeve që do vijojnë, për t'eksituar opinionin publik, siç ndodh shpesh...
Thjeshtësisht, që në fjalinë e parë të librit, me metoden semiologjike, jepet shenja e qëllimit orientues, “luga e drunjtë...”, që ndërhyn në paqen natyrore, në ambientin pothuajse idilik, në ekspozicionin e thjeshtë të personazheve, si shprehje e inteligjencës e intuites popullore. “Luga e drunjtë... apo e Florinjtë... “ është ironi situate... që më pas, bëhet ironi e fatit, duke na ndjekur gjer në fund, si një pikëpyetje, pa një pikë përgjigje... thjesht, një iluzion! 

Kreshendo graduale në zhvillimin e ngjarjeve të romanit, na shkakton gjithnjë më shumë, emocione të forta, rritet tensioni i veprës si në akte drame, në komunikimin direkt me personazhet, sa me të veçantën, aq dhe në sensin e pëgjithshëm, duke na afruar e njohur aspektin më intim të gjendjes së tyre. Në tentativën e mundimshme për të ndryshuar situatën e vetes e për të ruajtur dinjitetin e qenies... autori, prevalon te personazhet forcën dominante, forcën e pa mposhtur nga asnjë forcë, dashurinë e madhe njerëzore. Në këtë forcë, ata gjejnë moton e motivin që bën të mundur sensin e ekzistencës.
Te personazhet e Shallvarit, nuk ka dashuri të sfumuar nga melankolia, s'ka dashuri jashtë realitetit, me partnerë ëndrrash e personazhesh mitikë. Ka ekuiliber, betejë ndjenjash e triumf, që sfidojnë mizorinë e fatit. Në këtë kohë brutale, shpesh, autori, na duket sikur ikën nga ky realitet e kthehet, këmbëngulës, në idealizimin e ekzigjencës e të deçizionit, të faktit se “jeta duhet jetuar”. Ky vizion i rinovimit shpirtror e i aspiratave, zë fill me sensin superior të sentimentit, ku manifestohet energjia vitale për ecjen në jetë. Pikërisht, është ky faktor edhe në konceptimin materialist të realitetit në rrethanat e vështira, deri në momente tragjike, ku autori, na zbulon esencën e jetës, në idealet e vlerat shpirtrore dhe i kundërvihet të keqes, me bukurinë, me ndjenjat delikate fisnike e me sublimacionin, që nxjerrin personazhin nga fataliteti, për të tejkaluar çdo kontradiktë. Kjo temë, me tone lirike e dramatike, si frymëmarrje përshkon romanin, pa velaturën e erotizmit të natyrshëm e frutdhënës, që përbën entusiazmin dhe gradën e qytetërimit të trevës së tij. Shallvari, nuk i ndan personazhet sipas traditës së letërsisë, në pozitivë e negativë. Personazhet e së keqes janë të pranishëm. Ata s'meritojnë përshkrime! Mjafton një metaforë, një similitudë apo hiperbolë, ose një grotesk i shkurter... Eshtë e mjaftueshme intuita ndaj kësaj prezence. Personazhet e romanit, të shumtë në peripecitë e të paktë në numur, pothuajse të idealizuar nga dashuria e autorit, janë ata që përballojnë këtë të keqe. Ata meritojnë gjithshka nga autori. Tek këta qytetarë të thjeshtë, sensi i të bukures e heroikes, nuk degjeneron asnjëherë. Përpjekja e rezistenca stoike “për të qenë “, u jep atyre përmasat e heronjve. 

Autori zgjidh enigmat tek komentet e monologuara brenda Unit të personazhit, që përbën (e na jep) polemikën sociale të censuruar e na thotë të verteten e hidhur që pësoi kjo shoqëri, duke sfiduar (virtualisht) informacionet e pa fundme prozaike kronikale, me devijimet ideologjike e doktrinale të regjimit. Shpesh, autori, merr pozicionin e Shopenhauerit pesimist e pa sukses, i cili premtonte zgjidhje optimiste të vështirsive të jetës. Edhe Shallvari ynë, në ondatën e mizeries, mbështetet te forca e besimit primordial të jetës, te optimizmi instiktiv, si produkt i përpjekjes së njeriut të thjeshtë për ekzistencë. Ai, nuk e deformon kurrë personazhin në mjerimin e tij... por i fikson dinjitetin, siç duhet të jetë, pavarësisht vorbullës e stuhisë së situatës.
Por... fatkeqësisht, kthesa e të kuptuarit të realitetit, ku ligji i forcës e dhunës shkel çdo liri e të drejtë, ku represioni policesk, bëhet fund i shpresave e pasiguria e mëpastajme... na syrgjynos në pesimizmin e madh, ku njeriu i thjeshtë, përveç meditimit, ndihet totalisht i pushtuar nga regjimi totalitar. Këtë situatë, autori na e parashtron me mjeshtëri, në dy linja paralele, që nuk puqen në asnjë pikë. 

Në plan të parë, është familja e traditave korçare, në procesin e bukur të civilizimit e denjë të përfaqësojë një shoqëri, në përpjekjen humane të natyrëshme, në misionin e saj për ekzistencë e vazhdimsi. 

Në planin “oposto”, paslufta, sjell regjimin e pa pritur antihuman, që traumatizon mendje e zemra në çdo skaj... 

Biri i Madh i kombit, që ndezi shkëndijën e shpresave me slogane e ideologji, shpejt u bë zhgënjimi, pabesia e tradhëtia e aspiratave të lirisë. Ai... “ndrequ e prishu” me kollosët e politikës “lindore”, me ata që e pollën, përfundoi në vetminë psiqike, me sintomën e delirit të madhështisë. Njëkohësisht i komplikuar nga skizofrenia e paranoia e humbjes së postit, u transformua në një bishë për sundimin territorial të këtij mikro-nacioni të humbur... ! Me egon e tij , “duhej” t'identifikohej një shoqëri e tërë edhe jashtë ekzigjencave e nevojave jetike, deri sa të bëhej e të njejtësohej me ndërgjegjen e një populli të nënshtruar. I Madhi ( i autorit tonë ), besonte se “onnipotenza” e manisë së tij, konsistonte vetëm në kufomat e kundërshtarëve. Kjo ishte materia e krijimit të “madhështisë”. Dëshira e tij, për t'u pranuar e për t'u dashur nga populli, u bë manipulimi e fallsiteti më enigmatik i ideologjisë e i propagandës. Ai u bë një monstër, që shpërndante terror rreth vetes! Pamundësia e përballimit fizik nga populli këmbë e duarlidhur, krijoi tek ai, iluzionin e të Madhit, duke imponuar frikën sociale më banale ! Ky ishte themeli në ngritjen e monumentit të kultit të tij personal. Autori, ka meritën e penetrimit, gjer në misteret e pavetëdijes së tij e të lobit të tij të korruptuar. Çdo kundërshti u pagua me pushkatim, varje, burgim, deklasim e për çdo fjalë e nxjerrë nga goja kundra, siç thotë autori, zbatohej teoria e praktika e rrezikshme e bumerangut, si shigjetë, në kokën e cilit-do qoftë. Kjo raprezalje u konfirmua herët me reformat tej-staliniane : me anullimin e autonomisë së individit, me zhdukjen e artizanatit e pronës private, me shpronësimet pa shpërblime, me divorcin dramatik me tokën e kafshët shtëpiake, që autori na i pëshkruan me aq dhimbje dhe së fundi, me sulmin absurd kundër lirisë së ndërgjegjes së popullit, me masakrën e priftrinjve e shembjen fizike të objekteve të kultit (kisha e xhamia ) që çuditi botën... sa, Wojtyla, zbret në brigjet e Adriatikut me kryq në dorë e mallkon këtë vend terrori ! Kjo ishte sizma epokale, që rrëzoi përtokë një komb. Ky ishte abuzimi i arsyes, nga faraoni me maskë komunisti ! Dhe akoma më keq... larva ideologjike e krijimit të “Njeriut të Ri ”, pësoi metamorfozën monstruoze, çoroditëse, të krijimit të njeriut të keq të nënshtrimit pasiv, të njeriut pa besë e fe, të servilit, të spiunit, që përbënte ushtrinë dhe skorten e të Madhit ! Ky ishte viktimizmi pa shembull në historinë e kombit. Fundi i vonuar i të Madhit, la pas vetëm mjerim, varfëri e eshtra të groposur, nën shkëlqimin e raketave mijëra milionëshe, që vetëtinin në qiellin e manisë së tij patologjike.
Ndërsa, personazhet e Shallvarit, në një korespondencë memece me botën, meditonin e përqeshnin :
“...dhe komunist dhe vrasës... dhe komunist dhe grabitës... dhe komunist dhe spiun e palaço...” duke injoruar vetë doktrinën e sistemit! 

Përkundrejt militantëve e mercenarve të pushtetit, personazhet e Shallvarit, kryejnë misionin e tyre, duke lënë pas, shpresën e vetme, bij e nipa e vdesin në heshtje, të përcjellë nga një tufë lule e nga dhimbja e madhe njerëzore, pa medalje në gjokse e pa ceremoni me fjalimet e pështira ideologjike. 

Si në konkluzionin e Kant-it, se “destini i njeriut është pafundësia”, autori, nga titanizmi i mbijetesës, me një flash vetëtime, na kalon te këta bij e nipa, ku për gjysëm shekulli, u trashëgua në vetëdijen e tyre, ndjenja e hakmarrjes së padrejtësisë e ditën e “resurrecionit” popullor, kthyen në tym... çdo gjë , që mbante firmën e të Madhit ! 

Pa kuptuar, pena sugjestionuese e Shallvarit, na bën të humbim nocionin kohor e të gjendemi në një realitet të pranishëm, të ngarkuar me shqetësimet e ngjarjeve, që i ndjejmë sikur na vinë direkt nga optika e memories së shkrimtarit. 

Filli i artë, tej-përtej romanit, rreth të cilit mbështillen ngjarjet, është unaza e diamantë, që dhurohet para një akti tragjik... e që përshkon dopio jetë e dopio dashuri, nga shpirti sublim i personazhit Dhimitra... e që sakrifikohet n'emer të ekzistencës së bijve. 

Por... në dorën e kujt përfundoi kjo unazë ? Autori na lë të nënkuptojmë, se kufoma e të Madhit, akoma vazhdon të fëlliqë këtë vend e këtë popull ! 

Gjithë këtë panoramë epokale situatash, shkrimtari Shallvari, na e shpalos me gjenialitetin e intuitës, pa konsumuar emra të rëndomtë e tekste banale historike e politike, duke na ofruar, mirëfilli, letërsi artistike, me një transparencë magjike të fakteve e ngjarjeve të verteta.


Nuhila Milano

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1