Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANALIZA | Atdhedashuria është top që shëmb çdo kështjellë

Atdhedashuria është top që shëmb çdo kështjellë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Monografia që i kushtohet prijësit popullor Cane Miftar Smokthinës

 

 

Atdhedashuria është top që shëmb çdo kështjellë

 

Nuri Dragoj

 

Monografia që i kushtohet prijësit popullor Cane Miftar Smokthinës, na njeh krahas jetës dhe veprimtarisë së këtij trimi, edhe me lëvizjet antiosmane të shqiptarëve në trevat jugore, të cilat erdhën duke u organizuar dhe qartësuar në kërkesa. Autorët e librit, profesor Bardhosh Gaçe dhe Eqerem Canaj, e sjellin personazhin në fjalë në rritje graduale, të pashkëputur nga fshati dhe treva ku u lind, një zonë me banim të lashtë sa vet jeta, ku vështirësitë natyrore, dimrat dhe terreni malor, gërshetohen me ato të krijuara nga qeveria osmane me anë të taksave të shumta, dërgimin e djemve nizam në vende të largëta, zinë që shoqëronte mos kthimin e tyre, problematikat e kohës, mosmarrëveshjet me pushtetarët vendas etj. I shkruar me gjuhë të pastër letrare, rrjedhshëm dhe mjaft tërheqës, të pasur në fjalor e shprehje të vjetra, përdorur nga banorët e fshatit Bashaj, Smokthinës e gjithë Labërisë, ia shtojnë edhe më shumë vlerat librit, duke e bërë atë mjaft interesant. Ai ka vlerë jo vetëm pse zbardh jetën e një figure të shquar të asaj treve, por edhe sepse i shërben brezit të ri të njihet me traditat përparimtare dhe luftarake të të parëve të tyre, ndihmon në pasqyrimin e ngjarjeve dhe plotësimin e figurave të panjohura apo pak të njohura, në një kohë që ndihmesa e tyre ka qenë e çmuar.  

Autorët kanë ditur të na japin cilësitë e Cane Miftarit që në moshë të vogël, zgjuarësinë dhe veprimet çapkëne, tendencën për jetë të pavarur, guximtar dhe kokëkrisur deri te ai. Një djalë që kërkon të provojë e eksperimentoj, kureshtar për ujin e pijshëm dhe të fshehtat brenda malit, eksplorues i natyrës dhe mjaft këmbëngulës në arritjen e qëllimeve të veta, duke filluar me provat e para të kalërimit, rrëzimet dhe ngritjet, dëmtimin e krahut dhe mospërfilljen e dhimbjes, daljen kaçak a firar në mal në moshën adoleshente, peripecitë e shumta me të cilët është përballur, e ku i dihej fundi rrugëtimit të tij. Ndaj dhe i ati merakosej, e ndjek hap pas hapi, e këshillon disa herë dhe më në fund i nënshtrohet vullnetit a fatit të tij, e lë në jetën e vet.

Shkruesit e monografisë janë njohës të mirë të ngjarjeve, të zhvillimeve osmane në tërësi dhe atyre që ndodhnin në Shqipëri, me kulturë të gjerë dhe penë të artë, shkrimtarë dhe poetë për nga mënyra e të shkruarit, njohës të toponimisë, etnografë të kualifikuar, duke na e dhënë të skanuar një periudhë të caktuar kohore, në të gjitha planet. Duke ecur me Cane Miftarin, mësojmë dhe zhvillimet historike, shkaqet e qëndrimeve të ndryshme të kabineteve qeveritare, rrebelimeve, ndarjeve, aleancave dhe ftohjeve, kryengritjeve të organizuara mirë por dhe kurtheve e tradhëtive, që i kanë shoqëruar shqiptarët përherë. Kemi të bëjmë me një burrë të labërisë që nuk pajtohet me padrejtësinë. Duket se Cane Smokthina ka qenë i ditur dhe është pajtuar me thënien e Roussau: “Kush duartroket padrejtësinë,është fajtor më i madh se ai që e kryen”. Sepse në një farë mënyre të gjithë kemi tendencën për mëkate, qoftë si individ, qoftë si shoqëri, dhe siç thoshte Napoleon Boboparti “Virtyti i pare është dashuria për atdhe”.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                        

Në fundin e shekullit të 18, kur Cane Miftari shkollohej, rritej fizikisht e mendërisht, mësoi një pjesë të të vërtetave që lidheshin me Portën e Lartë. Pas vdekjes së Katerinës së Dytë, qenë përmirësuar dukshëm marrëdhëniet e Rusisë me Perandorinë Osmane, pasi ishte rënë dakord që rusët të luanin rol mbikqyrës mbi komunitetet e krishtera që jetonin në territorin e perandorisë. Gati të njëjtin rol luanin dhe francezët. Politikën e Katerinës e ndoqi dhe Pavli i Parë, i cili qe kundër rritjes së ndikimit francez. Për këtë i erdhi në ndihmë ekspedita e organizuar nga Napoleon Bonoparti, kundër Portës së Lartë, e cila i prishi marrëdhëniet midis Francës dhe Perandorisë Osmane. Si kundërpeshë, Stambolli lidhi aleancë me Anglinë dhe Rusinë dhe, në vitin 1798, i shpalli luftë Francës. Ushtria osmane e theu sulmin e Napoleonit, konfiskoi pasuritë franceze dhe gjithë ishujt e detit Jon u pushtuan nga osmanët. Por armiqësia nuk shkoi gjatë, pasi në vitin 1802 u nënshkrua paqja me Francën, së cilës iu njoh e drejta e lundrimit në Detin e Zi.

Nisur nga fakti i dobësimit të Francës dhe kërkesës së Anglisë dhe Rusisë për marrëdhënie të mira, u duk sikur sulltan Selimi i III-të do të sundonte i lumtur, por nuk ndodhi kështu. Ahmet Pashë Zhezari në Palestinë dhe Tajar Pashë Xhanikliu në Anadollin Verior, të nxitur nga Rusia, kërkuan të ishin të pavarur nga Perandoria. Rebelime më të rrezikshme qenë ato të provincave europiane. Çetat e cubave në Bullgari mbillnin trazira pa shfaqur qëllim politik, në një kohë që nacionalistët e rinj, të përkrahur nga Austria dhe Rusia, punonin për pavarësi. Ismail Pashë Tirsanikliu dhe zëvendësi i tij, Mustafa Bajraktari, vendosën sundimin e tyre mbi popullsinë vendase. Të njëtën gjë bëri dhe Osman Pazvanogllu në Bullgarinë Perëndimore dhe Serbinë Lindore. Por ajo që e shqetësonte me të vërtetë qeverinë e Stambollit, ishin lëvizjet e sundimtarit të 

 

LEXO KETU

Comments (1 posted):

kadri tarelli on 06/12/2017 20:23:51
avatar
Urime Z. Nuri!
Është bukur kur shkruan për heronjtë e shqiptarizmës. Ata duhen përjetësuar nëpër monumente të historisë sonë të munduar e të përgjakur.
me mirënjohje!
Kadri Tarelli
Durrës

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1