Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANALIZA | Sadik Bejko: Faleminderit për Lamtumirat

Sadik Bejko: Faleminderit për Lamtumirat

Font size: Decrease font Enlarge font
image Sadik Bejko

Faruk Myrtaj

Sadik Bejko: Faleminderit për Lamtumirat

Sadik Bejkon e kam lexuar herët, udhëve të nëndheshme; e kam takuar të rikthyer në Tiranë: dukej sikur edhe në kryeqytet lëvizte si me merakun e udhëve të nëdheshme të minierës së Memaliajt; kam filluar ta njohë vonë –  deputet jo aq komod, së paku jo aq se kur u rikthye tek mësimdhënia në Universitet: historia e kulturave diverse dhe komplementare të Ballkanit, letërsia e tij pothuaj e ngopur me nobelistë, në leksionet e tij ta mbanë frymën; vazhdojmë të këmbehemi mesazhesh edhe pas mërgimit…

Tërë këto fjalë, s’thonë dot se nuk njihemi dhe, tjetër fare nga ç’themi, s’merret vesh kush ka mërguar më herët!

Bejkon s’mund ta çmosh pa e dëgjuar. As si poet, veç tjerash. Bisedash/bisedave pra, ai shpallë virtyte prozatori: njohja e gjërave që rrëfen, siguria e dijes së ardhur prej qëmtimesh të pafundme, të cilat si rrallëkush ai është në gjendje t’I deklamojë, dhe sidomos zëri…zëri I tij, t’i bën të pangjashme.

Sadik Bejko ka fëmijëri krejt të gurtë, dhe dihet që shkrimtari, aq më shumë poeti, ngjizet në fëmijëri. Aty profilizohet natyra, aty nis jeta, pra stili. Poezitë e Bejkos për GURËT janë rrasa e poezisë së tij. Edhe lulet e tij janë të gurëve të fëmijërisë. Në ndodh që fëmijëria mërgon, s’mund të mos ndjehet Ikja, edhe në poezinë e fëmijës që është mirëseardhur pastaj larguar pa hijeshi nga sofra e parë e fjalës, për ta ripranuar më pas, por asnjëherë përfundimisht...

Ngaqë kam ndenjur gjatë me Sadik Bejkon, ndonjëherë më besohet se e kam të lexuar krijimtarinë e tij, edhe pa e lexuar atë, madje edhe pa e shkruar ai. Jam pothuajse i sigurt se shumica do bëjnë të habiturin nëse themi se S Bejko është prozator i fuqishëm: një libër të tij për Gjirokastrën nuk e ka shkruar dot askush si ai...(Ata që e njohin familisht, e dinë arësyen, ia nderojnë frymëzimin!)

Sic unë e kam të gjallë si imazh, babanë e tij, të cilin s’ndodhi ta takoja kurrë: nga zëri i të birit, Sadikut, më bëhet se e kam njohur, së paku e kam dëgjuar teksa i pëshpëriste të birit, ne kujdes, për ta ruajtur nga hijet e kohës: “Këta ma vodhën edhe Zotin, or bir...” I

Biri, s’përton ta shkruaj copë, edhe si Solomon, mu në mes të odës së poezisë: “ata, komunistët!” Paçka se u bënë thuajse tri dekada që kam lexuar prej tij poezi të maturuara, gjithnjë të rrepta, prej urtësisë antike e më herët akoma. Ndërsa dikur na ofroi Letrat e Hamurabit, tashmë na rilindet me Këngët e Solomonit. Rrembat e gurëve të vendlindjes nuk rrijnë dot pa ngritur krye...

E lexon librin e Solomonit përmes vargjeve të Sadik Bejkos, vargje që tashmë janë bërë ca më të matura, më të rënduara në hapin e tyre; të bëhet se kanë firuar ca lirizëm, por fare kollaj mund ta vëresh nuancën lirike të Bejkos edhe kur dëgjon trishtimin apo dhimbjen, arrin ta zbulosh hallin e madh të Njeriut përtej rropatjes së përditshme për harmoni individi, cilido qoftë ai. S’është aq kollaj të mbetesh i paanshëm në një mjedis kur fusha energjitike është nën tension të lartë dhe polarizimi nuk kursen kërrkënd...

Ende rrekem të besoj kur them se di ta arsyetoj autorin e Tiranës, jo veç Sadik Bejkon, edhe kur vargjet apo prozat e tyre, kanë fituar ca lexues me më pak pasion, apo kanë humbur lexues të dikurshëm me ndoca zhgënjim për arsye jashtë letrare. Në këtë botë krejt-e-krye lindore me sytë nga perëndimi, pikerisht për këtë ia vlen të jesh, të jetosh, të bëhesh dhe të propozosh bërjen, becoming ëithout conditions, bërjen pa kushte, përmes pranimit të gjithëçkaje që është sic është, siç s’mund të mos jet dot, sie bëjmë ne vetë, pra jo sic pretendojmë e deklarojmë se e duam ne...

Edhe nëse bjemë në masë dakord, ka qenë tmerrisht vështirë Pardje, nën monopartizëm, as në demokracinë e dekretuar s'ishte aq lehtë, përderisa sot e kësaj dite nuk mbajmë mend kur ka nisur tranzicioni dhe kur ka për të na rrëzuar marathonomakësh përdhe, pa frymë...pa thënë dot Fituam! Gati-gati janë, gati ta lenë mënjanë termin “diktaturë”, si tepër special, dhe vetëshpjegohet më afat-gjatë, se ne tërëkohshëmrisht jemi sunduar prej Njëshash, në tërë fushat e Jetës dhe jetësimit. Të shpëtosh nga Sundimi i Njëshave qenka liri e madhe shumë, mrekullisht e paarritshme, thjesht ngaqë duket sikur as vete ne s'e duam, përderisa me çdo çmim e moshë, ç’nuk jemi gati të bëjmë, mjaft t'i kemi sic i kemi pasur...

Sadik Bejko e ka përballuar të ftohtët e gurëve dhe më pas radhojte e shkronjave sa më natyrshëm, teksa duhej të mbijetonte pa bujë, edhe në midis-betejat ua ka bërë tërë shërbimet, mirënjohjet ei ka shndërruar në art fjale, gjer edhe në tepri të pamerituar prej Njëshave... Mbase pikërisht qëndresa e gjatë t'i ruan të tillë edhe kundrat, sic edhe miqte...

Prej Solomonadave, hoqa mënjanë ca faqe nga libri, si pjesë e mjaft për shijen time, dmth për kohën dikur, kur uleshim në orët e avash-avashme të Tiranës dhe molloisnim universin si dynja të cilën as filosofët e as poetët s'e ndryshuam dot...

====

Këngë të Solomonit

Nuk e mohova: isha kundër natyrës, vetes sime.

E vetes më parë se gjithçka.

(Thonë sot) barbare, (thonë sot) primitive...

Nën mjegullimin e rrudhave si në fundin e pusit, tej fijeve të merimangës,

bukë bajate që nuk e ha as qeni...

ky ashti im i drejtë, ky vështrim matanë trishtimit.

Frut i vdekur që kohërat nuk e tresin.

Kockë e hedhur tej dheut, pa qiell sipër, pa ajër, pa truall a taban.

(Trupin ma pret dheu me gurin, arkën, pëlhurën savan).

Një mohuese e jetës? Jo... një fat njeriu.

Fat, që keq a mirë, e zgjodha, e mbarta.

Veç të tillë mund ta kisha. Dhe e kam.

Letër mikut të mërguar

Mik i dashur, faleminderit që më kujtove! Jetë dhe shëndet të uroj ty...

Të mbaj mend miqësor, të brishtë, fëmijë i vendlindjes sonë

asaj shtjelle dheu e shkëmbi që ende e kam brenda meje e blegërin si një dele

LEXO TE PLOTE KETU

Comments (2 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 03/12/2017 23:11:13
avatar
Faleminderi i nderuari Sadik Bejko;
sidomos per ato tre rjeshtat;
"Leter mikut te merguar"...
Me to ju pershendes; ; te DYVE-PENA te nderuara.

Guri Naimit D.
Vasil Vasili on 03/12/2017 23:48:33
avatar
Faruku ka dhuntinë të ndërthurë kujtimet me gjykimiet për artin dhe shkon më tej,tipizon edhe njeriun.
Unë s'e kam këtë dhunti, shpirti im kërkon gjëra të pastërta, përgjithsisht bëj koment për veprën.
Por këtë herë do them ca mbresa që më kanë mbetur nga njohja me Sadikun.
Ne kemi punuar në Minerën e Memaliajt, në të njëjtin front, në 5-sën Jug, Sektori 250. Sadiku në turnin A unë në turnin B.
Ai e linte turnin dhe shoqëronte vagonat e fundit me qymyr,unë futesha nga lart, nga Ajrorja për të shpënë drutë në front. Kështu kaloi një kohë pa e ditur se autori i Rrënjëve punonte në një front me mua.
Mbaj mend se një paradite, para Drejtorisë së Minerës po bisedonim, dhe po na kqyrte operativi i qytetit. Sadiku më tha disa herë të ikja, për arse të kuptuesme atëherë.
Pastaj Sadiku iku nga minera.
Kryetari i PD-së së rrethit donte më shumë informacion për të bërë një biografi për ta paraqitur për kandidat për deputet.
Pastaj e shoqërova Sadikun, kandidat për deputet në disa fshatra. Ndërsa Pertef Liçi, shoku ynë i përbashkët e shoqëroi gjatë gjithë fushatës.
Kur botoi librin e parë pas Dënimit, isha kryetar i degës së Lidhjes dhe organizova diskutimin e librit me poezi.
Pastaj s'jemi parë më.
Unë, kur kam mundur, i kam lexuar në shtyp gjithçka me interes.
Faruku thotë për një libër në prozë për Gjirokastrën. Pertef Liçi më ka folur për një libër në prozë të Sadikut.
Unë i besoj shijeve të tij. Ai më ka folur për një libër shumë të mirë.
Po të mbyl sytë,Sadikun e përfytyroj si kur e kam përpara.
Po,nëse ka dy gjëra shprehëse, që unë i veçoj janë sytë e ujshëm dhe të përvuajtur dhe buzët. Për buzët do të thosha se edhe ato janë të ujshme dhe të përvuajtra. E gjithë silueta e Sadikut ka një maturi. Ai të jep idenë e një prifti laik. Ai s'e shpreh menjëherë mendimin. Bashkbiseduesi i vëmendshëm mund ta shikojë se si vjen mendimi në fytyrën e Sadikut. Ai e shoqëron me dhimbje çdo fjalë dhe me pak emfazë të domozdoshme.
Besoj se Sadiku kështu ka lindur, nuk e bëri jeta, qoftë edhe dënimi. Edhe të mos ishte dënuar, Sadiku ka lindur për të dëgjuar më shumë se sa për të folur.
Rrënjët e fisit të tij janë pleksur në karakterin e dlirë fshatar, dhe ai është përfaqsues i spikatur i atij fisi.
Ai e shpreh krenarinë e fisit me të gjitha trajtat në poezinë e tij.
Sadikut, asgjë s'i ka dhënë Tirana, Gjrokastra, Berati... veç kujtimeve.
Sadiku ka ardhur nga fisi i tij në poezi.
Buzin, krahinën e fisit të tij, e kam parë nga larg mijra herë, e kam shkelur vetëm një herë.
Por fshatrat e Buzit i kam parë në ëndërra si fshatrat më të çuditshëm në botë ku përzihej arkitektura e lashtësisë, e krishtërimit, modernja që s'ka arritur të ndërtohet, e gjithë kjo arkitekturë ishte e mbrujtur me simbole shumë domethënse dhe shumë të habitëshme. Kur i kujtoj ëndërat që mi vendosnin fshatrat afër e afër, po çdo fshat ishte më i çuditshëm se tjetri, habitem.
Nuk e di se sa janë të ndikuara këto ëndërra nga poezia e Sadikut.
Sot dola jashtë etikës time, ndoqa Farukun, për të kujtuar Sadikun.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1