Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANALIZA | DRENICA E PUSHKËS DHE E PENËS

DRENICA E PUSHKËS DHE E PENËS

Font size: Decrease font Enlarge font
image Xhemail Peci

Shkruan: Xhemail Peci

DRENICA E PUSHKËS DHE E PENËS

(Vështrim për librin e Bedri Tahirit, Toponimia e Galicës, Prishtinë, 2014)

Prelud

Pena mëmëdhetare gjithmonë u ngre një himn pushkëve liridashëse, krismave të saj që kumbuan si himne lirie, në mbrojtje të pragut stërgjyshor, prandaj në sfondin e një simbolike të veçantë, Bedri Tahiri bashkon tehun e sopatës, grykën e pushkës dhe majën e penës.

Ai bashkon në sfondin e penës së tij atdhetare, në qëllimin e tyre të shenjtëruar: Ahmet Delinë, Azem Galicën dhe Hasan Prishtinën. 

Prandaj, kjo penë e cila e bën mishërimin e së djeshmes me të sotmen dhe gjithsesi edhe me të nesërmen e këtij trualli të larë me gjak fatosash të lirisë, kjo penë e cila përndritë flakët e pushkëve kryengritëse, është gjithë gjakim e frymëzim në shpalim të epikës së një heroizmi që rron ndër shekuj e që përkon aq shumë me atë të eposit të kreshnikëve.

Kjo penë, jo rastësisht, sikur takohet me lahutën për të gdhendur në kujtesë kronikat e ditëve të përgjakshme. Si nëpër mitet dhe legjendat, edhe pena e shkrimtarit dhe studiuesit ndalet tek numri shtatë. E përkushtimi për ta përshkruar Rrethimin e Shtatë të Galicës, nuk ka se si të mos na e përkujtoj përkushtimin e Marin Barletit për ta përshkruar Rrethimin e Shkodrës.

Galica kalon nëpër rrathët e ferrit që ia kanë ngritur hijenat grabitqare, por kjo penë që u rri si një sogjetar amshimi kokave krynegritëse të Galicës sy-shqiponjë, dëshmon se Galica, e me të edhe e gjithë Drenica trime, ngjallet herë si feniks prej hiri e herë si salamander prej zjarri:

“Në mesin e këtyre vendbanimeve me tradita luftarake e patriotike, emri i të cilave na ngjall ndjenja të veçanta respekti e admirimi, qëndron edhe fshati Galicë. Galica, me gjakun e bijve dhe bijave të veta, në çdo gur e në çdo shkëmb, e shkroi historinë e pashlyeshme, e cila i sfidoi të gjitha historitë borgjeze e tendencioze që patën karakter falsifikues e denigrues.

Galica shtrihet midis kodrash e brigjesh gjysmë të zhveshura në verilindje të Drenicës së Kuqe, mu në mbarim të vargmaleve të Qyqavicës mitike.”

Duke nxjerrur në sfondin e historisë kryetrimat e lirisë së mëmëdheut, Bedri Tahiri dëshmon se nuk shkruan për pupla të buta e as për sallonet mbretërore me shkëlqimin e tyre verbues. Përkundrazi, ai shkruan për fatosat e kombit, për prijësit legjendarë, për udhëheqësit dhe komandantët të cilëve, siç do të thoshte Bajroni për trimat e Sulit, armiku nuk ua pa shpinën kurrë.

Bedri Tahiri është studiuesi dhe kronisti që kujton emrat-emblemë, tek shpalos historitë e tyre. Ai dëshmon për dhembjen e murosur si nëpër mitet dhe legjendat, por në mënyrë të veçantë ai shpreh dashurinë e tij për çdo pëllëmbë të kësaj toke që e lindi dhe e rriti, madje-madje duke shënuar jo vetëm për rrjedhën e krojeve e të burimeve, por edhe për fatin e gurëve të vendlindjes.

Është prandaj e natyrshme të thuhet se ai ka shkelur çdo shteg e ka rrahur çdo rrugë, ka bredhur çdo mal e kodër të vendlindjes, duke mbajtur shënime e duke shpalosu kujtime brezash, në mënyrë që dëshmitë të mbesin jo vetëm përmes asaj që thuhet, por në mënyrë të veçantë edhe nëpërmes asaj që shkruhet.

***

Libri i Toponimia e Galicës, i shkrimtarit, publicistit dhe studiuesit të pandalshëm Bedri Tahiri, nuk është thjesht vetëm një studim për toponiminë e Galicës. Më shumë se kaq, ky libër është një sintezë e një studimi të mirëfilltë nga aspekti gjuhësor, por gjithsesi i shkrirë 

LEXO KETU ME SHUME DHE TE PLOTE

Comments (1 posted):

Bujar Vokshi on 02/12/2017 09:08:22
avatar
Hartim i shkruar nga nje nivel nentevjecar, saqim shkruesi ka nguc sopaten me pushken, kshu qe na duhet me thane se ka shkrim te qellum ne ajer. Urime te dyve. Une nuk kuptova asgje. Faleminderit

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1