Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANALIZA | Krijimtaria e shkrimtarit Ramazan Hushi dhe qyteti i tij.

Krijimtaria e shkrimtarit Ramazan Hushi dhe qyteti i tij.

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Minguli

Krijimtaria e shkrimtarit Ramazan Hushi dhe qyteti i tij. 

 

                                       Unë të them: në se në venat e tua nuk qarkullon trashëgimi i 

 

                                        mijravjeçarëve dhe se në zemrën tënde nuk këndon poema e 

 

                                        kujtimeve të largëta, ti nuk je më një njeri dhe nuk përfaqëson 

 

                                         një popull dhe nuk mund të mburresh se je antar i një qyteti  

 

                                         fisnik.  

 

                                                             Çesare Teofilato 

 

Ramazan Hushi duke botuar librin me tregime humoristike " Zyra e gënjeshtrave" ka treguar se është i vendosur për të vazhduar punën e tij krijuese, të filluar në vitin tashmë të largët, 1981, kur botoi librin me tregime për fëmijë " E shtuna e bukur". 

 

Mbas këtij libri të parë ai ka botuar dhe 11 libra për fëmijë, 5 libra me letërsi humoristike, 2 libra me letërsi erotike, 3 më prozë për të rritur, (tregime dhe romane), 5 libra me studime që lidhen me qytetin e Kavajës dhe për njerëz të shquar të saj. 

 

Duke lexuar librin " Zyra e gënjeshtrave " shpreh mendimin se tregimet e reja të Ramazanit, janë në nivel më të lartë artistik dhe japin vetë profilin krijues të këtij shkrimtari të prozës. Nuk është fjala se katër tregime si ai me titull" Si ma botuan tregimin" të këtij vëllimi, kanë subjekte nga puna e shkrimtarit dhe peripecive që vuajnë sot shkrimtarët në vendin tonë, por për të gjithë tregimet që përfshihen në këtë libër të ri.  

 

Jo vetëm këto tregime por dhe të tjerët që ndahen në pjesën e parë të librit ndjehet qytetari i ndjeshëm për gjithë sa ndodhin në kalvarin e viteve të tranzicionit, ku si prototop është tregimi " Kush jam unë’’ dhe autori troket në dyert e njerëzve të thjeshtë dhe i rikujton fisnikërinë njerëzore, të kaluarën të konvertuar në të tashmen. 

 

Humori, kjo armë e fortë e shkrimtarit Ramazan Hushi, ushqen tregimet e tij, njerëzit e thjeshtë dhe artistët e humorit bashkë me ta janë lënda e parë, ngjarjet janë lidhësi i narracionit për prozën e begatë të Ramazan Hushit. Por të tre këta komponentë nuk do bënin krye pa fantazinë dhe përkujdesin e autorit i cili di ti ekuilibrojë në mënyrë perfekte, duke i dhënë dritë këtij triniteti i cili është i pranishëm pothuaj në shumë libra të tij.  

 

Në pjesën e dytë të librit ‘’Zyra e gënjeshtrave’’ janë thurur tregime të bukura, shumë tërheqëse, të vetme në lloin e vet, ku Nikolin Xhoja, Fadil Hasa, Mit Marku, Rrem Hoxha, artistë të zonës sonë, janë ‘’ implikuar ‘’ në ngjarje të çuditshme sa të tipit aventurë aq dhe brenda konceptimit shqiptar. Si këta artistë janë dhe shumë të tjerë në këtë libër e që përfaqësojnë qytete të tjera të Shqipërisë.  

 

Libri ‘’ Zyra e gënjeshtrave’’ ka ndriçuar më tej portretin narrativ të Ramazan Hushit në gjininë e prozës në përgjithësi dhe në atë të tregimit në veçanti. Duke qenë një shkrimtar që e do qytetin e tij, njerëzit e Kavajës, ai dhuron ngrohtësi te lexuesi. Jeta e tregimeve të Ramazanit e ka zanafillën te rrugica e Caruqve në lagjen Zguraj me kafenenë e çuditshme të xha Hamitit dhe më tej hapet në gjithë Kavajën dhe Shqipërinë e shkon drei në Itali ku djemtë dhe vajzat kavajase kanë ndërtuar jetët e tyre.  

 

Fakti që Ramazan Hushi është një shkrimtar i fortë i prozës e vërtetojnë tre librat e tij ‘’Lotët e kuq’’, ‘’ Në orën e hartimit’’ dhe ‘’ Trekëndëshi i Bermudes’’, libra që kanë shënuar një stad të lartë në krijimtarinë e tij. Tek këta libra proza merr forma të reja dhe njëkohësisht dhe një narracion ndryshe, ku qetësia personale e autorit i hap rrugë shpërthimeve të ndjenjave, shpërthime plot me figura artistike, ku alegoria dhe metaforat janë mbizotëruese. Ndërsa nga pikëpamja e ndërtimit të subjektit Ramazan Hushi përdor artificën e të ‘’papriturës’’ çka e bën lexuesin të ndjekë leximin me interes. Janë pikërisht këta faktorë në krijimtarinë e Ramazan Hushit që e bëjnë stilin e tij të personalizuar nga një libër te tjetri. 

 

 Puna e palodhëshme e çon Ramazan Hushin të kontribuojë edhe ndryshe për qytetin e tij. Janë librat studimorë tashmë të njohur mirë në publik si Antologjia ‘’Zërat e qytetit tim’’, ‘’Lëvizja kultorore- artistike në Kavajë’’, ‘’ Fahri Berberi’’, ‘’Apologji për qytetin tim’’ dhe libri Usta Muratit.  

 

Me këto botime studimore Ramazan Hushi e bën veten e tij një nga përfaqësuesit e qytetit të Kavajës, para në aspektin e krijimtarisë letrare. Eshtë me vend të përmend se edhe në këta libra studimorë vërehet po ai kujdes në ndërtimin struktural, njëlloj si në librat letrarë të tij si dhe nuk shfaqen kurrsesi shenja të euforisë e të shtesave të paqena. Ka një intersektim midis këtyre librave ku shfaqet po ai përkushtim i Ramazan Hushit edhe si mësues, edhe si shkrimtar, edhe si prind edhe si antar i qytetit fisnik të Kavajës.   

 

Në këtë vëzhgim mbi krijimtarinë e Ramazanit, do të doja të theksoj se libri ‘’Zyra e gënjeshtrave’’, ndonëse është nën okielon e humoristikës, paraqet probleme të fuqishme që deshin njerëzit tanë në kohët e trazuara, por që Ramazan Hushi ka ditur ti qëmtojë e ti paraqesë me elegancë dhe me vërtetësi ato të meta qoftë të njerëzve të veçantë, qoftë dhe të njerëzve të politikës shqiptare. Ky libër është edhe si një dëshmi, si një rrjedhojë e 27 librave të shkruara nga ky autor në 36 vite radhazi. 

 

Durrës 9 tetor 2017

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1