Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANALIZA | Zjarri ngroh trupin, libri ngroh shpirtin

Zjarri ngroh trupin, libri ngroh shpirtin

Font size: Decrease font Enlarge font
image Zjarri ngroh trupin, libri ngroh shpirtin

Zjarri ngroh trupin, libri ngroh shpirtin

Nga Bashkim Saliasi

Fillimi vjeshtës së tretë!

Kohë zjarri për të ngrohur trupin dhe për ta mbrojtur nga të ftohtit. Pasi ndeza zjarrin i drejtohem bibliotekës dhe dora më zuri librin “Kur lexoj një libër” të autorit Kadri Tarelli.

Në krah të kësaj vepre qëndron botimi i parë i z Kadri “Misionarët e dijes”, një libër me vlera artistike për të cilin kanë shkruar jo pak lexues në mediet elektronike dhe shtypin periodik.

 

Porsa e merr në dorë librin të tërheq si me magji që nga ballina e bukur dhe e punuar me finesë nga Fabia Osmani, e ilustruar me thënie të kolosëve të letërsisë Sami Frashëri, Ullmar Qvick, Leon Tolstoi, Honore De Balzak, Dritëro Agolli, Gjergj Fishta, Frederik Shileri dhe në ballinën e pasme me një thënie kuptimplotë të mikut të madh të shqiptarëve, suedezit Ullmar Qvick, ku shkruan:

-Z. Kadri!

“-E mora recesionin tuaj kushtuar librit “Më shumë heroizma se grurë”. E lexova me kënaqësi të jashtëzakonshme. Ju keni kuptuar drejt, synimin e librit tim. Ju keni bërë një nga analizat më të mira në shkrimet tuaj dhe, vetëm ju keni vënë në dukje formën, (konstruksionin teknik), të librit tim dokumentar. Ju keni kuptuar, se qëllimi im ka qenë jo vetëm të jap fakte, por edhe të jap emocione”.

I solla këto rreshta për të zgjuar kureshtjen e lexuesit që të binden se libri përmban vlera dhe super vlera që i bën apel medies së shkruar të bëjnë kujdes me ruajtjen e gjuhës shqipe.

Nisa të shfletoj faqe pas faqe dhe pse artikujt kritikë, opinionet dhe reportazhet e mikut tim Kadri Tarelli i kam lexuar në botimet në shtypin e shkruar dhe mediet elektronike t`i rilexoj dhe në mendje më mbeti apeli që bën autori: Mbroni gjuhën shqipe!

Nuk jam kritikë dhe mësues letërsie, por një dashamirës i letërsisë dhe më pëlqen që ato mbresa që më mbeten në mendje ti hedh në letër, e pse jo ti publikoj.

Më mirë se ç’e ka thënë ish kolegja e z Kadri, zonja Fatmira Beqja (Veseli) në parathënien e librit, ku midis të tjerash shkruan: “Jam e bindur se të gjithë shkrimet do t’u pëlqejnë, sidomos ato që i kushtohen poezisë, por po kaq, mbase edhe më shumë do qëndroni tek opinionet dhe intervistat, pasi ai aty shpreh vetveten, përballë figurave të njohura të shkencës dhe të letrave shqipe”. Faqe 11.

Më tej z Fatmira shkruan se: Vetëm dy fjalët e fundit të kësaj poezie të thjeshtë, që më lindi rrëmbimthi, ngaqë më përfshiu arti dhe magjia e fjalës, i japin përgjigje atij frymëzimi të autorit. –Shkaku? - Do thotë dikush. –Shpirti i artistit dhe shkrimtarit, që nuk plaket as nga mosha, madje edhe dehet nga shija e poezisë që nuk ka moshë. Besoj se cilido më kupton, kur po citoj vetëm dy vargje nga autori, të përdorura për ilustrimin e një shkrimi të tij, shkruan zonja Fatmira Beqja.

“I trishtuar trazoj prushin fshehur nën hi,

S’më vjen ligsht se u plaka,

Më vjen keq që s’jam i ri”.

Kam vite që e lexoj mikun tim Kadri Tarelli dhe ndihem mirë që një mësues historie sikundër jam edhe unë mësues biologjie, lëvron letrat shqipe dhe nuk nguron të bëj apel për ruajtjen e gjuhës shqipe nga huazimet dhe përdorimi i fjalëve të huaja të panevojshme kur ato kanë fjalët përgjegjëse shqipe.

Nuk prirem të bëj kritikun, por të jap opinionin tim për këtë vepër letrare me vlera, ku spikat gjuha letrare e shkruar bukur dhe pastër pa huazime dhe ujëra të tepërta.

Libri përmban 350 faqe i shkruar me një shkrim mjaftë çlodhës në madhësinë 14 dhe i ndarë në tre kapituj: kritika letrare, opinione, intervista dhe reportazhe.

Në çdo shkrim do gjeni thënie të mençura të përdorura nga autori në përshtatje me tematikën e shkrimeve. Zoti Kadri mendohet mirë kur hedh për botim librin dhe konsultohet me miqtë e shokët para se të bëj botimin.

Duke pasur miq të mirë dhe dashamirës të letrave shqipe si konsulent ka punuar z Viron Kona, redaktor Shpend Topallaj, korrektore dhe përgatitjen e parathënies z Fatmira Beqja, me ballin të punuar nga Fabia Osmani dhe ilustruar me fotografi nga shkrimtari më përvojë në botime z Viron Kona.

 Zoti Kadri Tarelli me botimin e tij pasuron dhe  zbukuron bibliotekën e çdo lexuesi dhe dashamirësi të veprave letrare.

Libri është një thesar që i shtohet letërsisë shqiptare për nga vlerat që ai përmban. Gjithkush që do ketë fatin ta lexoj nuk do mbetet i zhgënjyer nga mendimet e mija që shpreh pas leximit të librit të Kadri Tarellit.

Tashmë duke pasur një përvojë në botim, autori vjen para lexuesit me librin e dytë,  “Kur lexoj një libër”! më i kompletuar dhe bën kujdes që libri të jetë një metodikë në shkrimet e shkruara, pa gabime ortografike dhe me shënimet përkatëse.

Autori e pajis librin dhe me një bibliografi të pasur, gjë që tregon se ai është një studiues i mirëfilltë i letrave shqipe, por dhe jo pak i kualifikuar dhe njohës shumë i mirë i medieve elektronike. Nuk dua të heq kureshtjen e lexuesit dhe të bëj analizë të veprës, por dua t`ju ftojë që të lexoni dhe të kuptoni mesazhet plot kolor që z Kadri i përcjell lexuesit me një gjuhë të kulluar letrare.

I uroj mikut tim të mirë dhe shembullor Kadri Tarelli suksese dhe në botime të tjera, që e bëjnë njeriun të mos njohë moshë, por të punoj me vullnet dhe përkushtim duke e mbushur kohën me vlera artistike...

Urime, veç urime z Kadri. 

Tiranë, më 12.11.2017

 

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 19/11/2017 22:20:36
avatar
"Trinitrine" miqsh,mes Torntos marre !

Kus ka provuar emigracionin,ma pranon ,titullin e komentit...
Vertet "trinitrine"te cilesise pare, marre nga miq e shoke,me rrenje sa me dege,miqte e mij, peruruar kete liber. Po nga qe kam kohe pa komunikuar me Bashkim Saliun,njeherreshn bashkenxenes ne ate fshatin e tyre rreze Papingut maje,(Pellumbar Strenec),me Natashen, bashkeshoreten time,tashme kaluar te 70tat,kujton vite shkolle e,ate djale, per ta pire ne kupe,dale ofice ajo mesuese.Bere miq familiare ne Tirane.Na ndau emigracioni,mire qe,botimet e tij, jane ballore ne bibliotekat tona,deri ketu tej oqeanit ne Toronto te Kanadase. Faleminderi i nderuari Bashkim,sa Autori librit me koleget bashkepuntore,shoke e kolege,komunikuar e uruar,per sa bejne-rinuar te gjithe.
Keq me vjen,liber te Kadri Tarrellit akoma nuk kam ne dore,po"Fjala e lere" ,ai kryefjale nga shqiperia,perdite komunikoj.Tek shtepia e te vellait te ndiere,Ytbi Tarelli,shkuar,po dhimbie a aty marre,nga humbia e jetes tij,ne kulmin e krijimtarise,me ka vrare. Me dhimbie perkujtuam ate ne 4 nendor,1 vjetorin e ndaries nga jeta,ketu ne Toronto.Ku bashkeshortia,na e lehtesoi dhimbien me ate interviste dhene ne TV 'Pasqyra shqiptare",mare,Ilir Lena.
Gjithe te mirat miqte e mij dhe na kujtoni,ne qe jemi tej oqeanit po me mendie aty ne atdhe,sidomos kete muaj; MUAJIN e NGADHNJIMEVE shqiptare ne shekuj.NENDORET e viteve 1444-1912 me kryenendorin 1944,Clirimin nga pushtuesit,pas 4 vjet luft legjendare.
Vertet nga NGROHET shpirtin te nderuar miq sa na ofroni dhe si urim te festave te NENDORIT. Ju pacim.
Me JU.
Dhimiter Xhoga(Guri Naimit D)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1