Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANALIZA | DORË E FEMRËS

DORË E FEMRËS

Font size: Decrease font Enlarge font
image QAZIM SHEHU

Poezi 

QAZIM SHEHU

DORË  E FEMRËS

Dorë e saj, dorë Kleopatre,

 lule që mbin prej vatre;

rreze mbrëmje mbi ujë

 gënjeshtër pa bujë,

Dorë e fatit,regëtimë delikate

Këputet si një gjethe prej flake,

Bisht fshikullues palloi

Bie mbi një manushaqe,

i kap ajo  burrit

Çfarë i vidhet  gjumit…

 

ngrihet në ajër,për ritakim,ndoshta dhe për ndarje,

 trill,

Mugullon si ngjyrë e vjedhur në prill.

+++

Atje tej

Ma bëri ajo me dorë.

Treni me forcë turfulloi.

Dorë e saj më mbeti,

Gjethe e ngjitur në xham

Nga stuhi e ndarjes

Në stacion…

+++

 

Shpirti është ujë vorbullues

Derdhet në gotën e së qeshurës.

Kur gotën e kafshon me buzë,

Ciflat presin

Rrënjët e helmeve…

 

+++
U zhyta në largësi të paarritshme

Afër meje ndodhesh ti,

Kaq afër dhe kaq e pangishme,

Sa s`të zbraz asnjë largësi...

 

UJËVARË 

…ndjenjat tona

Bien ujëvarë e gërryejnë

Veten, dhe atë që na do.

Ndalin pak vërshimin

Për të mos e imituar atë…

 

HARBIMET

 

 

 Harbimet kokëshkreta

 sulmojnë kur ftohet jeta,

 e ndjenjës dhe  rrëfenjës

zjarr në  kokrrë të gështenjës.

Një zili të sulmon ngaherë

Si një zjarr  kur fryn erë.

T`i djegësh  pse nuk u zgjatën

kur gjunjët fuqi nuk patën,

zjarrfikësi mendim u hedh shi

para se të të shndrrojnë në hi…

 

 MALLI

Një takim mbaron  pa një tjetër 

malli mbetet i vjetër,

 Të rri  pranë  si bishë

Në duar mban një pishë.

Të ndriçojë një gjurmë të shlyer,

Botën në errësi gënjyer…

 

 

DIKUR

…rrobat e e  njëri tjetrit vishnim me dëshirë,

 Pa rroba ishin  raftet…

Ishim të varfër ,po rroben e shpirtit të lirë

E kishin të shtrenjtë e të pasur…

Sot,kemi rroba të  shtrenjta e më të bukura,

Po shpirtin krej  të varfër,lakuriq,

Edhe maska i largohet fytyrës së humbur,

Sa fytyra e njeriut të sotëm maskën bezdis…

 

 

KULPRA

 

njerëzit përdredhjen ia  duan

 njomështinë e gjetheve të strukura.

Sa…, për përdredhjen e tyre vuan

Kulpra…

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1