Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANALIZA | "Ndaj duhet t'i kthehem shkrimit te hijeve..."

"Ndaj duhet t'i kthehem shkrimit te hijeve..."

Font size: Decrease font Enlarge font
image Zimo Krutaj

 

 

"Une paskam ende deshire per jete...

Ndaj duhet t'i kthehem shkrimit te hijeve..."

 

Edhe thjesht keto dy vargje do te mjaftonin per ta pranuar autoresine e Zimo Krutajt si te pashamngshme nder secilen prej antologjive qe ia ofrojne vetes fatin e kontribuesve te perfshire jo rastesishem. Zimo Krutaj, si krijues, perkthyes e studiues ka ardhur duke u mbrujtur, madhuar, pjekur e urtuar ne vehte, duke na sjelle, jo si befasi tashme, ate lende poetike sa me universale, ngaqe njeherazi thellesisht vlonjate, pra natyrisht shqiptare. Te nenshkruarat prej Zimo Krutaj duket se kane brenda si tharm, njeherazi, le te permendim, dherat e aromat e poezise se Ali Asllanit, nervin e matur te detit e memedheut te Fatos Arapit dhe nurin e kendshem ironik te Hyqmet Meçaj. Shpesh, enderrimet ne fushen e te shkruarit, bje fjala "desha te jem poet i shekullit te ri...", prishen per shkak te hijeve te bukura te paaraardhesve, qe jane bere nderkaq pjese e endrres tende... (Faruk Myrtaj)

 

SHKRIMI I HIJEVE

 

Zimo KRUTAJ

Unë paskam ende dëshirë për jetë

E s’dua ta kujtoj shkrimin e hijeve...

Po një lajm lufte më thotë: në anëdet 

Ka dalë prapë meiti i një fëmije.

 

Desha të jem poet i shekullit të ri

Të shkruaj për paqen me aromë shiu...

Po shkrimin e territ ma lyp ky fëmijë,

kjo ikje e njeriut nga antinjeriu.

 

Ky fëmijë ma kthen baticën e vargjeve

Në kronikë varresh lundruese pa emër;

Ndaj duhet t’i kthehem shkrimit të hijeve,

Vrimave të zeza që kishim në zemër.

 

Pse e karfosëm në kujtesë Aushvicin

Kur hijet po i ngremë si llavë e zjarrtë?

Si mund të mbijnë kërpudha Hiroshime

Në Tokën ku rridhte qumësht edhe mjaltë...!?

 

Gjëmat që dëgjoj s’janë zëra ujërash 

Po klithma foshnjash thellë rropullive;

Kjo rëngë e gjatë si jeh humbëtirash

Na kthen në motet e shkrimit të hijeve.

 

Ne s’mund të themi: jemi dorë e shtrirë,

Kur shembim urat që vetë kemi ngritur;

Kur dora tjetër vërvit në errësirë  

Të tjerë trupa engjëjsh të parritur.

 

Zot lufte në je a djall lakmie pa fré:

Besoja se shkrimi i hijeve kish sosur;

Sot druaj se deti do flakë në steré

Meitin e të ardhmes sonë të nxirosur...

1

PËRCËLLIMA

 

Të gjelbrit

vunë kujën për shkurrishtën,

murrizat

dhe barin e djegur nëpër brinja.

 

Për tri ditë rresht

gazetat

u shkruan me shkrumb Karaburuni;

Era

fryu në ekranet e TV-ve

hirin e kronikave ekologjike;

Portalet

u grindën si gra të përdala,

për të drejtën legjitime

të zisë

dhe blozën e fibrave optike.

 

Në mitingje

digjeshin sytë e kuq të kamerave

nga zjarri i oratorëve

që mbanin kostume e fjalime jeshile  

për ekosistemin e brishtë

dhe ekspansionin e krimit mjedisor.

Ushtonin

tribuna e sheshe

ormisur

me tufa bari artificial,

me luledele plastike të bardha borë...

 

Ato ditë,

Parlamentit

i shkonte shumë zia.

Dhe mërzia

e përzishme

e minutave të heshtjes epike:  

për amshimin e barit,

lavdinë e lagët të blerimit

dhe mallkimin e zjarrit.

 

Në stanet e Ravenës

(të katërtën ditë!)

U bë kurban një milor i zi:

Barinjtë

e shtrinë

në një shtrojë me gjethe mërsine;

ia prenë

fytin e kthyer nga Dielli;

e mirosën

me borzilok e trëndelinë;

e namatisën me iso

e ngritën dolli

për Marinën – leshverdhën e bukur perrí –

që bënte dru në përcëllimë.

 

Po atë ditë,

me t’u falur drita

një shi i beftë vere shoi gjithçka.

U pre

kuja e të gjelbërve:

shkrumbi i gazetave, zgjyra e ekraneve

u la.

 

Dhe zjarrmia e fjalimeve

si bloza e portaleve,

ra.

 

Veç ajo vezullonte

në shkëlqimin e saj të zi:

Përcëllima - 

mitra nga rrjedh kulloshtra e zezë

e farës së barit të kullotave të ardhshme. 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1