Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANALIZA | Ndikimet e Folklorit të Trevave të Labërisë në Poezinë e ALI ASLLANIT, NEXHAT HAKIUT DHE FATOS ARAPIT[1]

Ndikimet e Folklorit të Trevave të Labërisë në Poezinë e ALI ASLLANIT, NEXHAT HAKIUT DHE FATOS ARAPIT[1]

Font size: Decrease font Enlarge font
image Arqile V Gjata

 

Përmbledhje

 

 

Poezia lirike, si pjesë e rëndësishme e komunikimit dhe shprehje e botës së brendshme të autorit drejt lexuesit; prekja e thellë e problematikave përmes tematikave dhe mjeteve artistike të përdorura; gjuha në ligjërimin poetik dhe diskursi i fjalës së përzgjedhur, përbëjnë boshtin e kësaj kumtese duke iu referuar poezisë popullore labe, lirikave të dashurisë dhe atyre të natyrës tek poetët Ali Asllani, Nexhat Hakiu dhe Fatos Arapi nën ndikimin e pashmangshëm të folklorit të trevave të labërisë. Koncepti filozofik, nëpërmjet një analize semantike të frazës, ka vendin e vet në funksion të gjuhës. Deduksioni shihet si një nga metodat themelore për argumentimin dhe njohjen. Duke iu referuar të dy metodave për arsyetime, si qasjes deduktive dhe induktive në arritjen e një analize të thellë e të detajuar, metodologjia e përdorur përmes vëzhgimeve, si edhe nëpërmjet krahasimit analitik, realizohet përmes ilustrimit të shembujve edhe në rrafshin e poezisë lirike labe, edhe nëpërmjet ndikimit të saj tek poezia e këtyre autorëve; elementët përqasës, për të treguar ngjashmëritë në fushën e përzgjedhjes së tematikës, të mjeteve shprehëse gjuhësore, përdorimit të leksikut me tipare thellësisht popullore krahinore, të figurave letrare dhe të metrikës së përdorur, sjellin një tablo të poezisë së tyre, si një refren i përsëritur në stade të ndryshme kohore dhe vlera të cilat poezia i mbart e i përcjell tek lexuesi i saj, si shprehje të botës së brendshme të individit në marrëdhënie me botën që e rrethon atë.

 



[1] Botuar fillimisht tek Anas, 2016, revistë e Universitetit të Shkupit.

 

 

LEXO KETU ME SHUME

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1